“Mafia 2000” në sulm: Evropa të flasë kineze
159 milionë kinezë priten të vërshojnë si krah pune në kontinentin plak
Në Romë, takim i Nismës së Adriatikut: si t’i pengojmë aziatikët. Shqipëria kërkon kamp refugjatësh
faqe 9
Lufta politike nuk e çënon pavarësinë e medias
Në mënyrën më banale, me një vendim të motivuar tërësisht nga arsye politike, Këshilli Kombëtar i RTV penalizoi mediat e Kompanisë “Koha Jonë”, TV Koha dhe Radio Koha.
Me të vërtetë, vetë ideja për ta bërë publike listën e mediave audiovizive që do të gëzojnë privilegjin e licencimit, në prag të fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 1 tetorit, është sa një “shpërblim” për mediat që e kanë kon- konceptuar mbijetesën e tyre duke “i bërë fresk” qeverisë dhe Partisë Socialiste, por dhe një ndëshkim për atë pjesë të mediave, të cilat janë në opozitë apo në rolin e opozitës, duke mos pranuar kompromiset në kuriz të dinjitetit dhe personalitetit. Duke gjykuar nga vendimi i kontestuar gjerësisht i KKRT-së, nuk është vështirë të kuptohet se kritere të tilla si profesionalizmi, aftësitë artistike apo potenciali teknik, janë injoruar krejtësisht, përballë servilizmit politik. Duke përjashtuar TV Shijak i njohur për lidhjet me opozitën si dhe TV Klan, i cili ka arritur nivele deri diku të larta, krahasuar me TV-të e tjera, mund të thuhet se kritëri bazë përsa i përket licencimit ka qenë predispozicioni proqeveritar i tyre. Konkretisht, në vendimin e para dy ditëve të KKRT dukej qartë përpjekja për të monopolizuar fjalën e lirë, me qëllimin për ta vënë në shërbim të forcave të koalicionit në pushtet. Në këtë aspekt, objektivi kryesor i censurëve të KKRT natyrisht që është media e pavarur. Dhe mediat e “KJ”, duke trashëguar mentalitetin e kultivuar nga gazeta “Koha Jonë” për të mos u vënë në shërbim të ndonjë force politike apo klaneve politiko-financiare, mund të thuhet se kanë qenë një lloj etaloni përsa i përket shkallës së pavarësisë. Edhe tani, në këtë moment, kur pritet të fillojë angazhimi maksimal i forcave politike në fushatën elektorale, mediat e Kompanisë “Koha Jonë” janë treguar tepër aktive në kritikat ndaj të dy krahëve të politikës, por sidomos dhe në publikimin në masë të informacioneve që flasin për abuzimet, shkeljet ligjore dhe papërgjegjshmërinë e njerëzve të pushtetit. Qëndrime të tilla nuk kishin si të mos zgjonin reagimet e një pjese politikanësh të veshur me pushtet, të cilët kanë lëshuar rebeshë kritikash e sharjesh kundër gazetës “KJ”, madje në ndonjë rast duke e quajtur dhe si “shtëpi kurvash”. Duke harruar se “KJ” është luftuar nga qeverisja i Berishës, shumë më tepër se pushtetarët e sotëm, të cilët nuk patën kurrë ndonjë nderin për të qenë një opozitë e vërtetë. Por, duke pasur parasysh forcën e fjalës së “KJ” dhe aftësinë e saj për të përpunuar opinionin, klane të caktuara në pushtet dhe në forumet më të larta të PS-së, prej kohësh kanë filluar të “luajnë gurë” për ta vënë atë në shërbim të tyre. Ndoshta sepse nuk parashikojnë rikthimin e kohëve kur toksinin si gjynahqarë në dyert e redaksisë së gazetës, të paaftë për t’u përballur me Berishën. (Vijon në faqen 2)
Rave Party 2000 Amsterdam
In the mix Blend Rama & Indry Dj-
Rave Party 2000
Amsterdam
Polici torturoi fëmijën
Avokati i Popullit Emir Dobjani denoncon
Konkurrenca e pandershme, barrierë për investimet e huaja
Flet përfaqësuesi i FMN-së në Shqipëri
Faqe 16-17
Tragjedi në Roskovec, zhduket një familje
Vret gruan, plagos vajzën, pastaj vret veten
Faqe 12