24/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 gusht 2000

Ollbrajt: Meta - kryeministër i ri, i aftë dhe afatgjatë

“Jemi shumë të kënaqur nga qeveria Meta dhe veçanërisht nga kryeministri” Kryeministri shqiptar takohet me Sekretaren amerikane të Shtetit dhe Prokuroren e Përgjithshme, Reno Kryeministri Meta është takuar dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Sekretaren amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt. Takimi që zgjati 90 minuta ishte i gjithë një deklaratë optimiste për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë. Edhe Meta edhe Ollbrajt theksuan se marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Sekretarja amerikane e Shtetit e vlerësoi jashtëzakonisht punën e Qeverisë shqiptare për vendosjen e Rendit, Stabilitetit dhe Qetësisë në vend, por edhe në shërbim të Stabilitetit në rajonin e në reformimin e sistemit gjyqësor. Ajo theksoi se kryeministri Meta i përket gjeneratës së re të politikanëve shqiptarë, ai është një njeri me mjaft energji që mund t’i përdorë ato më shumë në të ardhmen. Sekretarja amerikane e Shtetit u shpreh e kënaqur nga përpjekjet e qeverisë për të krijuar kushte për zhvillimin e biznesit. “Është i rëndësishëm një biznes i pastër dhe transparent”, tha zonja e hekurt. Ajo nuk mund të mos përmendte privatizimin e ekonomisë publike si një nga arritjet më të rëndësishme të qeverisë Meta. Në temën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, Sekretarja amerikane e Shtetit, vlerësoi mjaft përpjekje e qeverisë për të realizuar një proces transparent, për zgjedhjet të lira dhe demokratike. “Vlerësoj bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar dhe veçanërisht me ambasadorin Ahrens”, deklaroi Ollbrajt, duke garantuar gjithashtu mbështetjen amerikane me monitorues dhe logjistikë. (Vijon në faqen 3)

17-vjeçarja vret babain e përdhunuesit

Vajza merr hak se prokuroria e kishte pushuar çështjen penale pas zhdukjes së autorit Malësi e Madhe/Fshati: “Të lumtë pushka moj çike, por mirë ishte të vrisje atë maskarain” SHKODËR - E quajnë Drande Lamaj dhe është vetëm 17 vjeçe. Një muaj më parë, Pal Ukaj, një djalë nga Boriçi i Malësisë së Madhe e ka përdhunuar. E ndërsa priste që autori të binte në pranga, nga prokuroria merr përgjigjen se çështja penale ishte pushuar. Dhe me karakterin e një malësoreje të vërtetë ka menduar ta vendosë vetë drejtësinë në vend. Ka rrëmbyer një kallash dhe është drejtuar në shtëpinë e djalit, që ishte zhdukur, dhe ka marrë hak me mënyrën e saj tepër të veçantë. Ka qëlluar me breshëri ndaj 70-vjeçarit Ndrekë Ukajt, babait të Palit, duke e shoqëruar me fjalët: “Ti ke bërë kokën atij maskarai që si mu fisheht shkrepave. Atë s’mund ta vras, por s’rri dot pa marrë hak”. Prej këtij, momenti adoleshentja që për nga veprimi nuk mund të quhet kështu, ka shkuar në shtëpi e lehtësuar. Ndërsa fshati ia ktheu përgjigjen me një “Të lumtë pushka, por më mirë ishte të vrasë ai maskarai”. Por liria e vajzës nuk do të zgjasë shumë. Dje policia ia ka vënë prangat pa më të voglin kundërshtim dhe, më pas, ajo i ka rrëfyer të gjitha arsyet e vrasjes. “Vrava babain e njeriut që më mori nderin”. faqe 12

Fajet FMN: I gjithë faji ishte i Berishës

Organizmi më i madh dhe më i specializuar financiar në botë tregon se nuk i njihte skemat piramidale që po ripinin shqiptarët faqe 16 -17