RSH-të sjellin prostitutat nga kufiri në Tiranë
Raport i shërbimit sekret të Rendit. Prostitucioni i vajzave lindore në Shqipëri, implikimi i policisë dhe qendra sekrete e rehabilitimit
Trafikantët i strehojnë publikisht në vila brenda Kryeqytetit
faqe 8
Shoqëria civile, triumf mbi politikën
NGA MARTIN LEKA
Zgjedhjet vendore që po startojnë zyrtarisht, duket se po sjellin një risi, të cilën politika nuk e mori shumë seriozisht kur kjo filloi ta promovojë. Shumë kohë më parë, kur lideri socialist Fatos Nano foli për afirmimin e shoqërisë civile në strukturat politiko-administrative, kjo u duk si ide pa të ardhme ose që çënonte strukturat politike partiake. Thënë ndryshe, kjo do të çënontë militantizmin politik, mbi bazën e të cilit partitë rendin për të mbajtur apo për të rimarrë pushtetin. Tashmë mund të themi se shoqëria civile në politikë po konsolidohet. Afirmi i potencialeve nga kjo shoqëri u dhanë impulse kreatve qeverive të koalicionit Nano-Majko-Meta.
Duket tashmë se militantizmi tradicional i partive politike po humb terren përballë realizmit dhe potencialeve që ofrojnë njerëzit, të cilët nuk kanë teserë partie, nuk dinë të çirren përballë tribunave të politikanëve dhe nuk duartrokasin sa herë flasin shefat. Kur për postin e kryebashkiakut të Tiranës u kandidua Edi Rama, shumëkush mendoi se ai do të binte shpejt nga strukturat partiake. Por ndodhi e kundërta, madje edhe “kasketat” që janë identifikuar me pjesën më konservatore, e quajtën kandidatin që nuk vinte nga strukturat e PS si “pasardhësin e tyre të denjë”. Dje, socialdemokratët kanë përkrahur për kandidaturën e kryebashkiakut në Vlorë atë të Vladimir Fejzos, deputet i pavarur. Të njëjtën gjë, para pak ditësh, kanë bërë edhe demokratianët në Tiranë, në pritje të përgjigjes së deputetit të pavarur Lesi. Në reminishencë me të njëjtën ide, duket se po trysnojnë edhe demokratët në këto zgjedhje. Vetë kreu i tyre Berisha, duke u ndalur tek konkurrenca e opozitës në qytetin e Vlorës, apeloi për bashkim të të gjithë spektrit të opozitës rreth një kandidati të vetëm, duke lënë të nënkuptueshme se pak rëndësi se cilës parti prej së djathtës mund t’i përkasë ai. Ndërkaq, vetë fakti i afrimit të kandidaturës si ato të Musafjat apo Topit, nga ana e partisë kryesore të opozitës, tregon se shoqëria civile dhe profesionistët në politikë po priren dukshëm drejt zëvendësimit të militantizmit dhe politikës së vjetër përmes sfidës së angazhimit të përfaqësuesve të paangazhuar partiakisht. Dalëngadalë po veniten zërat e atyre që për merita tregojnë bërrylët e thyera nëpër protesta, nëpër të kaluara komisariate apo hosanarët kushtuar shefave të tyre. Dhe ky kapërcim mentaliteti mbërrin deri aty sa vetë dy forcat kryesore të spikatura për mentalitetin e fuqishëm militant apo për karakterin brutal të besnikërisë partiake, me një kapërcim të lehtë konkurrojnë me njëra-tjetrën me njerëzit më njerëzit e cilësishëm jashtë teserës së tyre.
E përditshme e pavarur · themeluar 1.11.1991 · Viti i nëntë i botimit · 199 (2144) · Çmimi 50 lekë, grek 400 dr., gjermani 3DM, Itali 1500 lire, SHBA 2 USD