27/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 gusht 2000

Luftë në Vlorë, Zani i ri vret 36-vjeçarin

Lavdosh Nurka dhe Elvis Zani përplasen në Pusin e Mezin[it?]. Nurka humbet jetën Ndërhyn policia. Plagoset autori i vrasjes dhe femra që e shoqëronte Lavdosh Nurka dhe Elvis Zani përplasen në Pusin e Mezin[it?]. Nurka humbet jetën Luftë në Vlorë, Zani i ri vret 36-vjeçarin Ndërhyn policia. Plagoset autori i vrasjes dhe femra që e shoqëronte faqe 7

Kemi Gabrielë, pa ka Carver

Nga Frrok Çupi Këtë ditë jam duke lexuar një libër me “udhëtime në Shqipëri”, shkruar nga një autor i huaj. Emri i tij është Robert Carver; ndërsa titulli i librit është “The accused mountains” që mund të përkthehet “Malet e mallkuara”, por edhe “Malet e neveritsh[ëm?]”. Megjithëse nuk është përkthyer ende në gjuhën shqipe, njeriu shqiptar vihet përballë këtij libri shpeshherë kur ndodhet mes të huajve. Tjetri të shikon ngultas, ndërsa ti nuk e kupton se i huaji po përpiqet të gjejë në fytyrën tënde tiparet që ka lexuar në librin e autorit Carver. Libri ka shëtitur dhe është shpërndarë aq shumë nëpër Evropë, fatkeqësisht. Mund të thuash se ky autor nuk ka lënë fjalë të keqe në botë na[?] në botë pa dedikuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, që e paska vizituar këto vitet e fundit. Në Shqipëri “të vrasin”, “të grabisin”, “të pjekin”... Para se të hynte në Shqipëri, diku pranë kufirit, një plakë që e mori vesh se autori i librit do të udhëtonte për në Shqipëri “filloi të qajë me ‘Oiii’ për vdekjen e sigurtë të djaloshit sapo të shkelte atë vend”... Në një nga 339 faqet e librit shkruhet se shqiptarët “të gënjejnë për të përfituar diçka dhe pastaj të mashtrojnë pasi të kanë vënë në gjumë për të besuar gënjeshtrën e tyre”. “Cinizmi është inteligjencë, ndërsa ndershmëria budallallëk” për shqiptarët, shkruan ai. Ndërsa për femrat ka një fjalor tjetër të rëndë. Thuaj një vajzë se ti, i huaji, do ta martësh me vete, dhe “ajo rendë. Thuaji një vajze ‘ajo është gati të të lajë këmbët e të t’i thajë me flokët e saj’”... Do të ishte e panevojshme të risillje shumë pasazhe nga ky libër, pasi fillim e fund është i njëjtë: cinik, përçmues dhe i pavërtetë. Por, në mendje të vjen një pyetje: Si e gaton tërë këtë fantazi autori Carver? Ky, sikurse ngjan, ka shkelur për herë të parë në Korçë. Aty ka takuar një “njeri inteligjent, që dinte çfarë ishin grupi Beatles, dinte ku binte Roma dhe Londra, dinte edhe kitarë e gjuhë të huaj...” Emri i këtij djaloshi na paska qenë Gabriel. Ky Gabrieli, “shqiptar i kulluar”, tregon se e ka shoqëruar autorin e librit cep më cep dhe paska ardhur nga goja “margaritarë” për shqiptarët. Në Korçë, ky Gabriel i paska treguar shkruesit të librit se “shqiptarët janë mësuar të jetojnë në një kile bukë për dy ditë çdo familje; kaq të lejojnë”. Madje në Korçë paska qenë edhe një furrë buke me emër “Furra e Vdekjes”, emër i vënë për shkak se çdo ditë vdisnin njerëz duke qëndruar në radhë për bukë”, sikurse tregon Gabrieli... Kur vjen në Pogradec, Gabrieli tregon një tregim krejt tjetër: “Në periudhën e komunizmit askush nuk lejohej të hante peshk. Po të kapehesh duke ngrënë një peshk, dënoheshe me 15 vjet burg”. (Vijon në faqen 4)

Breshëri automatik mbi Jozefina Topallin

Lajm i orës së vonë Dje në Peshkëpi të Vlorës është qëlluar me breshëri automatik në kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Eksponentja e Partisë Demokratike, që ishte në Selenci të Vlorës për fushatë elektorale, duke u kthyer është gjendur përballë disa kriminelëve - politikanë, të cilët kanë zënë rrugën duke shtirë në ajër. Më pas ata hapën makinën dhe duke bërtitur premtonin se nuk do të lejonin që PD të hynte më në atë zonë. Incidenti u mbyll me kaq. Por kjo ngjarje ishte një paralajmërim për një fushatë të ashpër.

27 gusht 1910, 90 vjet më parë lindi Nënë Tereza

Faqe 16-17

Këshilltari i ri i Berishës

Humor nga Filip Çakuli — faqe 30-31