Grekët e Tiranës në gjunjë para grekëve të Athinës
Plani i Greqisë për krijimin e boshtit ekonomik Athinë-Beograd po realizohet me ndihmën e qeveritarëve shqiptarë
Nga pala shqiptare marrin pjesë: Anastas Angjeli, Edvin Rama dhe Makbule Çeço
faqe 19
Meta - Ollbrajt, ose bashkëpunim dypalësh
NGA MARTIN LEKA Vizita e fundit e Kryeministrit shqiptar, Ilir Meta, në SHBA është komentuar nga media dhe analistët përkatës në mënyra të ndryshme, duke dominuar shpesh edhe një lloj politizimi. Politizim që më shumë se sa të vërtetat rreth vizitës dhe bisedimeve që i dinë vetëm protagonistët e takimit kokë më kokë, apo më shumë se dominanca për të ndihmuar realist opinionin në këtë vend, ka të bëjë me fushatën elektorale, e cila nis zyrtarisht pas dy ditësh. Nëse do të mbanim në konsideratë tendencën që kanë forcat politike, si të pozitës, si të të opozitës në kushtet që thamë më lart, do të mbeteshim të besonim në dy alternativa. E para, që vizita e Metës në SHBA të ishte një vizitë e dështuar, një tërheqje vëmendjeje, një falsifikim deklaratash të bëra publike, etj., etj. Për opozitën shqiptare, shqiptare ama, kjo do të ishte normale. E dyta, që vizita e Kryeministrit shqiptar në SHBA të ishte vizitë e jashtëzakonshme, tepër e suksesshme, përkrahje për partinë e kryeministrit në zgjedhjet e afërta, etj., etj. Edhe kjo, për mentalitetin shqiptar do të ishte normale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë disa herë të qartë se nuk ndërhyjnë në preferencat e votuesve shqiptarë. Kjo është bërë e qartë besoj edhe për publikun, të pakten që ditën e ikjes nga Shqipëria të “fenomenit Hajerson”. Sot, ky qëndrim për Shqipërinë, përbën njëkohësisht edhe një tregues për rritjen e shkallës së demokracisë në këtë vend me shumë probleme gjatë këtyre dhjetë viteve kalim nga totalitarizmi në Shoqërinë e Hapur. Përkundër hamendjeve të shumta për vizitën e përfolur dhe takimin Meta-Ollbrajt, mendojmë se ka edhe një opinion tjetër më afër realizmit dhe më larg politikës. Opinion që ka në themel ridimensionimin e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Shqipëri. Bazë për një opinion të tillë rreth vizitës së Metës në shtetin gjigant përbën edhe fakti se tashmë Kosova ka një tjetër status dhe vetë Ballkani gjithnjë e më tepër po e humb “barutin e Fūqisë”. Nëse vizitat e mëparshme mund të quheshin si bashkëpunimin ndërrrajonal apo mëparshëm të bënin me zgjerimin e gjakrave në rajon, kjo e fundit nuk mendojmë se kishte një status të tillë. Dhe jo thjesht pse Ollbrajt ishte në sfondin e Flamurit shqiptar, por edhe pse ministri i Mbrojtjes Gjoni u ftua në Pentagon, por edhe pse Reno ishte e kënaqur që takonte qeveritarë shqiptarë që po punojnë për ringritjen e institucioneve. Qeveritarë shqiptarë që po punojnë për ringritjen e institucioneve. SHBA, nga vetë strategjia që përdor në dominimin e botës, edhe në rastin e Shqipërisë punojnë me një largpamësi admiruse, duke qenë “jashtë palëve”, sidomos në teatrin absurd të politikës shqiptare, ku si pa gjë të keq, nga partia që mund të humbasë zgjedhjet, vetë SHBA të quhet “imperializmi amerikan”(1)
Besnik Mustafaj i kërkon ndihmë Pollos
Kandidati i PD-së,me ndihmën e partisë së tij,të partive aleate dhe të Lëvizjes Reformatorë mund të mposhtë Edi Ramën
Faqe 3