Nano: Shkodranët, kokëulur para meje!
Lideri socialist do të zhvillojë miting në qytetin verior, duke sfiduar thashethemet se shkodranët nuk do ta lënë të hyjë as në Baçallëk. Forca të shumta policore e civile do të shoqërojnë hyrjen e kryesocialistit në qytetin problematik për socialistët
Lideri socialist do të zhvillojë miting në qytetin verior, duke sfiduar thashethemet se shkodranët nuk do ta lënë të hyjë as në Baçallëk. Nano: Shkodranët, kokëulur para meje! Forca të shumta policore e civile do të shoqërojnë hyrjen e kryesocialistit në qytetin problematik për socialistët. faqe 3
Incidentet brenda lojit, sinjal për tensionet elektorale
. Nga FERDINAND XHAFERRI. DEPUTET I PD-së. Fushata elektorale për zgjedhjet vendore ka mbyllur pothuajse krejtësisht fazën e konkurrimit brenda subjekteve politike. Aktualisht po përgatitemi të futemi në etapën më kulmore të saj, që lidhet me konkurrimin ndërmjet kandidatëve të subjekteve, si edhe të programeve respektive, në qoftë se do të ketë. Ndërkohë incidentet e shfaqura brenda dy partive kryesore, në procesin e seleksionimit të kandidatëve, na detyrojnë të mendojmë se ka tendenca të hapura për të krijuar një infrastrukturë zgjedhjesh të tensionuara. Gjithshtu ato informojnë më së miri se violenca nuk ka ngjyrim politik, apo më saktë se ngjyrimi politik përdoret si etiketë për të maskuar interesat ekonomike të grupeve. Sidoqoftë, këto incidente shërbejnë si paralajmërim që të gjitha palët, sidomos qeveria, duhet të jenë sa të angazhuara aq edhe të përgjegjshme, që situata të jetë domosdoshmërisht brenda kufijve të normalitetit. Kjo sepse në këto momente për të ardhmen e vendit nuk merr rëndësi të dores së parë se kush do të jetë fituesi. E rëndësishme është që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra, që shqiptarët të përcjellin dhe përforcojnë mesazhet. Së pari, se qëndrimi dhe emri i mirë që fituam gjatë krizës në Kosovë nuk ishte një sjellje e rastit. Së dyti, se manipulimin e zgjedhjeve dhe tensionin që i shoqëruar ato në këto vite të fundit kemi vendosur ta sistemojmë në arkivat e të shkuarës. Së treti, se kemi mësuar që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kushti i nevojshëm që duhet përmbushur, për të hedhur themelet të qëndrueshme në maratonën e mundimeve të ndërtimit të shtetit ligjor. (Vijon në faqen 4)