Përgjigje e detyruar për kryetarin e PS-së, Fatos Nano
faqe 4-5
Linja antiperëndimore e Berishës, demagogji apo përcaktim strategjik
NGA FERDINAND XHAFERRI
Mozaiku politik i Berishës, sidomos gjatë aktivitetit në opozitë, ka evidencuar në mënyrë konstante një linjë antiperëndimore të qëndrimeve politike të tij. Pak ditë më parë retorika antiperëndimore u pasurua me përcaktimin se forcat e huaja nuk duhet të qëndrojnë në Shqipëri. Po të mbajmë në konsideratë edhe deklaratat dhe epitetet e përdorura për OSBE-në, PNUD-in, ODIHR-in, UNMIK-un etj. besoj se nuk ka vend për analizë për të projektuar apo jo pyetjen: Është apo nuk është antiperëndimor Berisha? Ajo që vërtet mund të analizohet lidhet me dhënien e konsideratave se si mund të klasifikohet linja antiperëndimore e tij. Pra është e një karakteri demagogjik, apo është një përcaktim strategjik.
Berisha e di fare mirë se dalja hapur sipas variantit bruto kundër Perëndimit, do ta linte edhe pa mbështetësit më të ngushtë të grupit të tij. Për të neutralizuar diferencat që krijojnë prononcimet antiperëndimore, në jo pak raste i duhet të përsërisë në një mënyrë artificiale slogane si: Poshtë komunizmi, pro NATO, etj. Kjo formulë neutralizimi mund të prodhojë deri diku efektet e synuara, vetëm tek një pjesë e mbështetësve të djathtë, që akoma besojnë tek antikomunizmi i tij. Pra i krijon mundësinë që si ish-komunist, të qëndrojë edhe për pak kohë në krye të një formacioni të djathtë. Por ata që merren më gjatë me politikë, nuk e kanë aspak të vështirë të zberthejnë se çdo të thonë formulime të tilla “forcat e huaja nuk duhet të qëndrojnë në Shqipëri”. Të gjithë e dimë se në vendin tonë nuk kemi forca ruse, kineze apo kubaneze. Tek ne janë vendosur vetëm forca të vendeve anëtare të NATO-s (pranë vazos vetëm FOR-t). Pikërisht këtu fillojnë dhe mbarojnë të gjitha derivatet politike të qëndrimit të Berishës së forcat e huaja duhet të largohen nga Shqipëria.
Nga sa më lart nuk është e vështirë të konkludohet se linja antiperëndimore e Berishës nuk ka të bëjë aspak me demagogjinë politike. Ajo është një përcaktim i qartë strategjik, që buron nga formësimi i tij apo i atyre që e mandatojnë.
Ditë në mitingun e Tiranës, Berisha me kandidatin për kryetar bashkie, Besnik Mustafaj Foto: P. ILO
Frouik: Asnjë parti nuk do të braktisë zgjedhjet
I dërguari i Ollbrajtit në Ballkan vjen në Shqipëri, për të garantuar zgjedhjet
faqe 2