14/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 shtator 2000

Plas sherri mes PS-së dhe PSD-së

Fatos Nano udhëzon degët e PS-së që t'u japin premtime kandidatëve rivalë. Aty ku nuk pranojnë, të kërcënohen derisa të tërhiqen Vasil Melo i PBDNJ-së: “Kandidatët tanë po kërkon t'i blejë PS-ja” faqe 2

Të reagojmë para, apo pas sherrit?

NGA EDI LESI Në çdo shtet demokratik, në fushata zgjedhjesh elektorale ka përplasje politike për alternativat që paraqiten para votuesve, ka ironi, sarkazëm, debate, ulje dhe ngritje sondazhesh, por kurse-

[Titulli i prerë] apo pas sherri?

Në çdo shtet demokratik, në fushata zgjedhjesh elektorale ka përplasje politike për alternativat që paraqiten para votuesve, ka ironi, sarkazëm, debate, ulje dhe ngritje sondazhesh, por kurrsesiu nuk përmenden për kundërshtarin fjalët: “kusar”, “bisha”, “voten ose kokën”, “i çmenduri”, “krimineli”, etj., fjalë të cilat nuk thuhen nga ndonjë politikan perëndimor dhe kurrsesi as që mendohen për sendërtimin e tyre në vepra, siç veprohet fatkeqësisht në Shqipëri. debate, ulje dhe ngritje sondazhesh, por kurrsesiu nuk përmenden për kundërshtarin fjalët: “kusar”, “bisha”, “voten ose kokën”, “i çmenduri”, “krimineli”, etj., fjalë të cilat nuk thuhen nga ndonjë politikan perëndimor dhe kurrsesi as që mendohen për sendërtimin e tyre në vepra, siç veprohet fatkeqësisht në Shqipëri. Tensioni elektoral në vendin tonë ka dhënë prova që është kthyer në kaos, si më 26 maj ’96, apo në mars-qershor ’97. Pasojat e këtyre rrëmujave kanë rënë mbi votuesit e thjeshtë, të cilët, të verbuar pas liderëve partiakë, vrapojnë kuturu sa në një kuti në tjetrën, pa e ditur saktësisht se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tyre. Them e ardhmja e votuesve të thjeshtë, pasi e ardhmja e liderëve partiakë është përjetësisht kjo e sotmja, pra, të kenë pas vetes para, vetura, roje, vila, vizita jashtë shtetit me paratë që, tek e mbramja, mblidhen nga taksat e votuesve. Kështu po ndodh edhe në këtë fushatë për zgjedhjet vendore të 1 tetorit. Ditët e para të fushatës Nano e Berisha, si dy njerëzit që prodhojnë reaksione zinxhir në politikën e dhunës, deklaruan se nuk do të përdorin fjalor të egër, fyerje apo të mendonin manifestim dhune. Nuk vonoi shumë dhe sulmet filluan; Nano i thotë publikisht liderit të PD-së se “bisha-Berishë duhet larguar nga politika”, ndërsa pas pak ditësh, njeriu i konvertuar në bishë, sipas Nanos, doli në një miting në Korçë e më pas në Shkodër e Durrës, ku kërcënoi fizikisht liderin socialist. Natyrisht që Berisha nuk bën shumë shaka kur është puna për djegie dhe eliminime fizike. Tashmë gjërat po trashen dhe vetëm një organizëm tjetër, jashtë politikës shqiptare, mund ta ulë ritmin marramendës të sharjeve e të rrezikut të përsëritjes së ndonjë 14 shtatori apo “plan siç e di PD-ja”. Përpjekjet e ndërmjetësuesve me rezidencë në Tiranë nuk kanë munguar deri më tash, por duken të pamjaftueshme për normalizimin e situatës. Atëherë thirrja në ndihmë e një organizmi që, të paktën, ende nuk është anatemuar nga njëri pol i politikës shqiptare duket se mbetet çelësi i vetëm për zgjidhjen e konfliktit dhe, në fakt, edhe kryesorja e politikës, pra parandalimi i ndonjë tragjedie të tipit mars ’97. (Mion në faqen 2)

Edi Rama: Kam treguar që di t’i mbaj premtimet

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës shprehet sërish në fitore “Zgjedhja jonë për të prekur gjithë Tiranën dhe për të komunikuar me njerëzit është më e mira dhe po i jep frutet e saj, edhe pse është një risi në traditën e pakët që ka politika shqiptare për organizimin e fushatave elektorale” Faqe 7

Kryetari i PD-së Berisha, mbrëmë në hotel “Rogner”, pas takimit me Ambasadorin amerikan, Limpreht. Foto: P. ILO