Ambasadori i SHBA: Liderët politikë të mos nxisin dhunën
Limp recht: “Është e papranueshme që partitë apo udhëheqësit politikë të krijojnë një atmosferë të tillë që do të vinte në rrezik punën e OSBE-së apo organizatave të tjera vëzhguese”
Dje ambasadori Joseph Limprecht lëshoi mesazhin publik për gjithë shqiptarët dhe kryetarët e partive
Limprecht: “Është e papranueshme që partitë apo udhëheqësit politikë të krijojnë një atmosferë të tillë që do të vinte në rrezik punën e OSBE-së apo organizatave të tjera vëzhguese”
faqe 16-17
Mesazhi Limprecht
Nga MARTIN LEKA
Dy vjet më parë, njerëz ia në Tiranë filloi t’i shikon te me rrudhje buzësh pasojat e ngjarjes së një dite më parë. Pastrime xha-mash nëpër rrugë e trotuare, larje dyqanesh të zhbarravitura nga balta, heqje makinash të djegura. Ky ishte sfondi i zymtë, ku tregtarët e pafajshëm nxitonin t’i blinin sendet e vjedhura në “revolucionin” e një dite më parë, “revolucioni proletar” që degjeneroi gjer në vjedhjen e prizave e çelësave të zyrave e dyqaneve nga orgjia e hajdutëve. Dy vjet më pas, gjithkush ka të drejtë të dyzohet mes faktit: kush fitoi dhe kush humbi nga 14 Shtatori, dyshohet mes faktit: kush fitoi dhe kush humbi nga 14 Shtatori, dyshohet pa krahë?!
Është maksimalisht e sigurtë se të vetmit që fituan ishin vetëm na dyzet hajdutë, aq të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm sa kompjuterave nxituan t’u gjenin vrimën e antenës, duke i pandehur për televizorë. Dhe kur e kuptuan se nuk bënin për TV, i shitën të nesërmen për pesë lekë(!). Të gjithë të tjerët humbën. Të gjithë shqiptarët, pa përjashtim. Shqipëria humbi imazhin e ringritjes së saj pas katrahurës së vitit ’97, duke sfumuar kështu edhe përpjekjet e admirueshme të bëra gjer në këtë kohë nga fituesit e zgjedhjeve të një viti më parë për të ngritur shtet. Megjithatë, gjithkush e kupton, në fund të fundit, se si ka ndodhur gjatë dhjetë viteve, edhe para dy vjetësh, edhe sot, dueli zhvillohet mes Pozitës dhe Opozitës. Që të dyja humbën. Kaosi dhe anar kia që pushton një vend apo dhe trevë qoftë, nuk mund të nxjerrë fitimtarë. Ashtu ndodhi dhe më 14 Shtator. Pozita nuk që në gjendje ta parandalonte atë që ndodhi dhe për këtë doli e humbur. Sepse ajo ka përgjegjësi për ruajtjen e shtetit e të institucioneve. Opozita në gjithë përbërësit e saj dhe në veçanti lideri i vet S. Berisha, dolën absolutisht më të humburit. Në një analizë sipërfaqësore, kjo kuptohet po të kemi parasysh taktin se tentativa për grusht shteti në mes të Evropës, siç tentoi partia e Berishës, do të merrte jo vetëm kundërshtimin absolut të Perëndimit, por edhe pasoja të tjera katastrofike për vetë nxitesit e krimit publik. Pardje, shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë Jozeph Limprecht, i kërkoi një takim Berishës, ndonëse itinerari ditor i këtij të fundit kishte qenë i ngarkuar dhe të nesërmen do të ndodhej në Vlorë.
(Vijon në faqen 2)
Opozita serbe në Kosovë, Milosheviçi e godet
Mbështetës të presidentit jugosllav Milosheviç hodhën gurë dhe domate në mitingun e rivalit të tij më të rëndësishëm në Kosovë. Kandidati i opozitës Vojisllav Kostunica, që është duke bërë fushatë në zonat e Kosovës të populluara nga serbët, tha se ai është goditur me gurë në fytyrë dhe në këmbë. Një zyrtar i spitalit lokal tha se tetë njerëz kanë marrë ndihmën e shpejtë pas dhunës që shpërtheu kur mbështetësit e Milosheviçit sulmuan vargun e makinave që mbanin Kostunicien, ndihmësit e tij dhe gazetarët. Po dje në pjesën shqiptare të Mitrovicës Hashim Thaçi zhvilloi disa takime elektorale që kaluan pa dhunë nga kundërshtarët politikë.