Pas presionit publik të Nanos drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, vihen në lëvizje të gjitha segmentet e Prokurorisë dhe Shërbimit Sekret
faqe 3
Morali i ri elektoral
NGA ALEKSANDËR ÇIPA Fushata elektorale e dy kandidatëve kryesorë për Bashkinë e Tiranës, pra, demokratit Mustafaj dhe të socialistit Rama, në fasadën dhe brendinë e saj ekspozon prirjen vepruese me një moral të ri qytetar. Ndërsa konkurruesi i socialistëve rikthehet përmes një spoti të posaçëm në Varrezat e Dëshmorëve të At dheut, ambasadori demokrat ngre nivelin e kontakteve të veta publike, duke u ekspozuar cilësisht si në karrierë, me krerë të selive diplomatike. Edhe konkurruesit e partive më të vogla, në tonë të një konkurrence të admirueshme, ofrojnë veprimin premtues dhe jo propagandën irrituese. Mirëpo pavarësisht nga kjo prirje drejt një morali të ri elektoral, dy krerët e kampeve kryesore politikë, përkatësisht kreu socialist Nano dhe ai demokrat Berisha, shfaqen edhe kësaj here “me posterin e hedhjes së dorashkës” për njëri-tjetrin. Në cilësinë e tyre politike të dy korifenjtë, i shtojnë realitetit të konkurrencës ngjyrat e egra të kërcënimit, luftës, damarëkërcyerjes dhe pse jo edhe patologjizmit. Një deklaratë kërcënuese e zotit Nano për prokurorët që s’e kanë bërë detyrën dhe aq më keq që s’e bëjnë tani, zhvleftëson përfundimisht “olimpizmin e tij të deritanishëm ndaj precedentëve antiligjorë të kundërshtarit Berisha. Ndërsa në raport me kandidatin përfaqësues të partisë në Tiranë, kryetari socialist ka prishur harmoninë dhe elegancën e dekorit dhe veprimit të tij elektoral. E njëjta gjë duhet thënë edhe për kreun e selisë blu Berisha, në raport me kandidatin Mustafaj, kur vëren, për shembull, që ky i fundit kërkon ndjesë publike për “të përndjekurit” ndërsa kryetari flet për “arrati” dhe përmbysje të gjithçkaje pas datës zgjedhore. Spektakli në këto dy pamje vepruese të konkurrencës elektorale nga njëra anë dhe rivalëve politikë nga ana tjetër, ekspozon njëherësh, ndeshjen mes moralit të ri dhe atij të vjetër. Dueli zgjedhor dhe prirja moderuese e kandidatëve në konkurrencë, paralajmërojnë afrimin e një loje të re politike për periudhën e afërt postzgjedhore. Dy korifenjtë politikë, ndonëse dhe nuhatës ndaj kësaj, falë mentalitetit të deritanishëm të elektoratit, rishfaqen “në logoren e tyre” të njohur. “Posteri” elektoral-politik i tyre ka mbetur i pandryshuar. Kjo gjë i shtyn kandidato-politikanët e rinj të përcjellin përmes ardhjes prurjen e re të vetvetes, pra, moralin e ri.
Nesër, Berisha bën dy vjet pa imunitet
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA E SHQIPËRISË
Nr 1425
Tiranë, 14. 09 1998
KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Z. SKËNDER GJINUSHI, KRYETAR I KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë ka filluar procedimin penal për kryerjen e krimit të kryengritjes së armatosur të parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ndodhur
Z. SKËNDER GJINUSHI, KRYETAR I KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR
në datën 13 dhe 14 shtator 1998 në Tiranë.
Deri tani është punuar me kryerjen e veprimeve të ngjarjeve që përfshijnë shkatërrimet masive të institucioneve kryesore të shtetit si dhe të një numri objektesh prone private.
Sipas provave të grumbulluara deri tani rezulton e provuar se organizatori i kësaj kryengritje të armatosur është, ndërmjet të tjerëve edhe z. Sali Ram Berisha, deputet i Kuvendit Popullor. Duke përfituar nga ceremonia mortore e ish deputetit të Kuvendit Popullor, z. Azem Hajdari, me bashkëpunëtorë të tij të ngushtë dhe persona të armatosur kanë pushtuar me dhunë institucionet qendrore të shtetit, Kryeministrinë, Kuvendin Popullor, Gjykatën Kushtetuese, Ministri të ndryshme dhe Radio Televizionin Shqiptar prej nga u dhanë kushtrime luftarake, shifje, disinformacion dhe shpërthën haptazi përfundimin e kryengritjes që sipas tyre përfundoi me marrjen e institucioneve të shtetit.
Ky plan është paralajmëruar nga zoti Sali Berisha prej kohë me parë dhe, veçanërisht ditët përpara realizimit të tij. Ai haptazi ka bërë thirrje për përmbysjen me dhunë të institucioneve shtetërore kushtetuese duke e vënë veten pa mburojë si organizator i gjithçkaje që ndodhi në Tiranë. Kjo mënyrë sjelljeje e tij, që përbën një vepër të vazhdueshme e të pandërprerë të përgatitjes së dhunës, formon elementet 221 i Kodit Penal.
Meqenëse, vepra penale e ndodhur përbën rrezikshmëri të madhe shoqërore, kërkojmë nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetit Sali Ram Berisha, dhënien e lejes për fillimin e procedimit penal dhe arrestimin e tij.
Kjo kërkesë u mbështet në urdhërimet e nenit 22 të ligjit Nr 7491 dt 29.4.1991 Për dispozitat Kryesore Kushtetuese dhe nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.
PROKURORI I PËRGJITHSHËM
Arben Rakipi
Faksimile e shkresës së Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Arben Rakipi, ku i kërkon Kuvendit Popullor heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha