23/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 shtator 2000

Gruaja shqiptare ushqen gentë serbë

Ambasadori jugosllav i ka premtuar se do ta paguajë kur të kthehet Që nga marsi i vitit ’99, u hedh kocka dhe bukë banorëve të Ambasadës Jugosllave faqe 10

Këto zgjedhje duhet t’i fitojë Paqja

NGA FRROK ÇUPI Para disa ditësh, tek po mundohe-shim për zbardhjen e një interviste të ardhur për ATSH nga Kukësi, ku sapo kishte shpërthyer tritoli në ujësjellësin e qytetit, bie zilja e telefonit. Një gazetar nga vendet verio-europiane më fliste aq nxitimthi sa dukej sikur po i zihej fryma: - Çfarë bëni ju atje, miku im? E shikoni se po e humbisni Kukësin! Thirrja urgjente e gazetarit dhe veçanërisht fjalët okupuese “po e humbisni Kukësin” më tronditën; m’u duk se edhe ai ishte influencuar aq shumë nga ballkanizmi. Por alarmi i tij qëndronte diku tjetër, sikurse edhe shpjegoi pak më vonë. Lajmi për tritbolizimin e ujit të Kukësit kishte marrë dhehën e andej para se të vinte në veshët e Tiranës. Sidomos disa që ndodheshin në radhë për çmimin “Nobel për Paqe”, po shikonin këndej nga Kukësi me çudinë (ndoshta jo me shpresën) se si nuk po ndodh ndonjë gjë e keqe “në atë qytet shqiptar”. Dhe ja ndodhi: shpërthimi në ujësjellës. Kushtedi se sa zile kandidatësh për “Nobel” shihn tundur, sipas kolegut tim, dhe kishin thirrur me shpresë për vete: “E shikoni Kukësin, nuk mund të jetë Nobel i Paqes një qytet që shkatërron jetën e vet me tritol”. Ja pra, kështu ka ndodhur. Pas kësaj çështja “Nobeli Paqes” për Kukësin ndodhet në një pikëpyetje të frikshme. Dikush mund të thotë se “ata që vunë tritol janë një grusht njerëz, pjesa e gjashtë vetë - së shumti; ndërsa Kukësi që priti atë eksod biblik të kosovarëve është një gjë tjetër, është e madhja. “Po, sigurisht, edhe kështu është; por kush mund të thotë se nuk është edhe ashtu si thonë pretenduesit për Nobelin e Paqes atje në Botë?!... Po sikur të ndodhë që pikërisht kështu të thuhet për gjithë Shqipërinë, menjëherë pas mbylljes së zgjedhjeve të Tetorit? Në qoftë se në zgjedhjet tona nuk do të fitojë Paqja, atëherë kjo është e sigurtë: Bota e përparuar do të thotë se shqiptarëve është i pamundur instalimi i principeve qytetare e shtetërore të shekullit që jetojmë. Prapa derës së zgjedhjeve nuk është duke pritur ndokush me çmimin e Nobelit, por është duke pritur tërë Komuniteti ndërkombëtar që të na përfshijë në gjirin e vet si të afërt për të bashkëjetuar, ose të na lërë tej përroi. (Vijon në faqen 9)

Ministri i Rendit, Spartak Poçi, duke treguar forcën e duarve në vendosjen e rendit. foto: P. LLO

Meta fiton Berishën në zyrë

“Dua të njoh pretendimet e tij për parregullsi dhe manipulime në procesin zgjedhor” Kryeministri lëshon ftesën publike për kryetarin e opozitës faqe 4

Gjimnazisti qëllon me TT në mes të klasës

U grind me shokun për vendin e bankës Policia mbërrin në vendngjarje dhe arreston protagonistët faqe 13