Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 shtator 2000

Tirana dhe Vlora vendosin fatin e PS-së dhe PD-së

Cilado parti që fiton në këto dy qytete, që janë barometri i politikës shqiptare, fiton kredibilitetin politik për zgjedhjet parlamentare Humbësi tërheq pasnesër Nesër në mbrëmje do të bëhet ndeshja e fundit. Maratona elektorale për mandatin e pushtetit vendor i vëzhguar me interes të veçantë jo vetëm brenda vendit por edhe në kancelaritë e huaja me një lloj ankthi, tashmë e mbyll me raundin e dytë të balotazhit për tri nga njësitë më të mëdha vendore në vend. Në kalendarin e këtij turi përfshihen vetëm tri zona elektorale ku socialistët kanë shënuar diferencë të ngushtë në raundin e parë. Gara për kryeqytetin ka marrë përmasat e një sfide madhore dhe analistët e huaj e kanë cilësuar si përcaktuese për vendin. Kjo për faktin se Tirana është metropoli ku vendoset fati i politike shqiptare dhe jo vetëm i kryeqytetit. Fitorja këtu, të paktën për të majtën që ka qeverisur në këtë mandat, shihet si një shans më shumë për të mbajtur ritmin edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Në krahun tjetër demokratët kanë investuar në përpjekjen e tyre që të përmbysin avantazhin e socialistëve të raundit të parë pasi këmbëngulin se manipulimi i rezultatit të balotazhit në të gjitha njësitë e qarkut të Tiranës është një projekt i orkestruar politikisht. Për këtë shkak ata kanë akuzuar qeverinë dhe strukturat e saj policore se po përgatisin terrenin për një fitore të manipuluar. Duke qenë se sigurisht që të dy krahët rivalë e konsiderojnë Tiranën si betejën themelore të kësaj gare elektorale, impakti i fitores apo i humbjes këtu duket se do të jetë edhe më i madh sesa përfitimi i administrimit të njësisë. Në Vlorë socialistët demokratik kanë qenë veçse rivalët e natyrshëm të njëri-tjetrit. Kjo e djathtë pa më të ardhme elektorale vjen e ballafaquar me socialistët në një arenë ku tradicionalisht kanë qenë fitues. Në qoftë se në qarkun e Vlorës socialistët e dy krahëve kanë fituar pa problem, në qytetin bregdetar PD-ja pasi këmbënguli për parregullsi ka arritur të shkëlqejë përballë diferencës së vogël me të cilën socialistët e kanë mundur. Në këtë drejtim humbësi i kësaj beteje qoftë në Tiranë apo në Vlorë do të shkaktojë valëzim jo të pëlqyeshëm në elektoratin nga i cili ka dalë forcë fituese. Kjo e fundit sipas vëzhguesve të huaj do të marrë një kredibilitet më të madh në qoftë se pasnesër fitorja e saj është e përsëritur në këto dy bastione. Si qeverisëse për socialistët ashtu dhe si opozitë për demokratët ky është një test për stabilitetin politik dhe pas kësaj fitorja do të ketë edhe vlerën e prestigjit moral pas të gjitha përplasjeve elektorale. Impakti i fitores apo i humbjes bëhet më i madh me afrimin e sfidës parlamentare të vitit të ardhshëm për të dy rivalët. Për këtë arsye pjesëmarrja në këto zgjedhje mbart vlerësime dhe emocione të forta por mbi të gjitha do të peshojë edhe në faktorin psikologjik të adaptimit me humbjen, e cila vazhdimisht na ka lënë impresionin dhe imazhin real të anarkisë. Nano dhe Meta te ne Durres Foto: P. ILO
Nano Meta Tiranë Vlorë Durrës

Mitingu i parë i një të pavaruri në Vlorë

Sot në ora 11°° mitingu në Sheshin e Flamurit në Vlorë Në mitingun e kandidatit të pavarur Fejzo Nuriinë[?] pjesë hyjnë: Pëllumbit Gimishi, ministri Ishtëm[?] Milo dhe deputeti të partive të ndryshme politike Në mitingun e kandidatit të pavarur Fejzo Nuriin[?] pjesë hyjnë[?]: Pëllumbit Gimishi[?], ministri Ishtën[?] Milo dhe deputeti të partive të ndryshme politike MYTOS SUPER FRESH
Fejzo Nuriin[?] Pëllumbit Gimishi[?] Ishtën[?] Milo Vlorë Sheshin E Flamurit

TELE - BINGO

1 Tetor 2000 5 Tele-Bingo me nga 10 MILIONE 1 Mgd.-Bingo me 5 MILIONE 1 Super-Bingo me Dhe plot surpriza të tjera....