03/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 tetor 2000

Tani duhet ribërë Opozita

Fitore e merituar, por e frikshme e PS-së. OSBE, ODIHR dhe Këshilli i Europës njohin rezultatin e zgjedhjeve Socialistët fituan për meritë të Kryeministrit Meta dhe për fajin e Berishës faqe 3

Tetori - zgjedhjet më të mira të 10 viteve të Demokracisë

Nga Edi Lesi Me mbylljen dje të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, Shqipëria kaloi pengesën më të lartë në vrapimin e saj drejt strukturave euroatlantike, drejt anëtarësimit në bashkësinë e vendeve demokratike. Prestigji i vendit tonë në arenën ndërkombëtare u rrit [?]

Berisha: Zgjedhjet janë të manipuluara

… të vleve të Demokracisë

Me mbylljen dje të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, Shqipëria kaloi pengesën më të lartë në vrapimin e saj drejt strukturave euroatlantike, drejt anëtarësimit në bashkësinë e vendeve demokratike. … të vleve në bashkësinë e vendeve demokratike. Presituj i vendit tonë duhet të jetë veshur me aureolën e dytë të artë, pas qëndrimit fisnik në kohën e krizës së Kosovës. Ndërsa një vit më parë, me strehimin e gati një milionë kosovarëve, përveç përmirësimit të opinionit për shqiptarët që qëllimisht etiketuar deri më atëherë vetëm si destabilizues e prishës të rendit, vendi ynë nuk përfitoi asgjë tjetër ekstra, me provën e djeshme përveç fjalëve të mira mund të përfundojë ndonjë gjë edhe në trastë. Njerëzit me rol të madh ndërkombëtar si, Olbrajt, zëvendësi i saj Pikering, përfaqësues të Bashkimit Europian etj, kanë artikuluar dhjetëra herë se një proces normal zgjedhor më 1 tetor është një hap i madh drejt integrimit të Shqipërisë. Po këta përfaqësues thanë dje se ne ia kishim dalë në krye duke votuar të lirë, ndershmërisht dhe në përputhje me standartet demokratike. Kjo do të thotë se mbetet një portë më pak për të hyrë në familjen e madhe europiane. Në fakt, zgjedhjet e së dielës u dukën me të vërtetë si më të arrirat në këto 10 vite të demokracisë, ku qetësia, mosndërhyrja me dhunë verbale ose fizike tek ideja personale të qytetarëve, mosçënimi i fletëvotimeve, eklipsuan defektet teknike që ishin të pakta. Parregullsitë në listat e votimit të konstatuara nga opozita nuk mendohen të jenë aq të mëdha e të patolerueshme që të minojnë bindjen se zgjedhjet qenë të lira e të ndershme. Një bindje për të cilën votuesit shqiptarë kanë aq shumë nevojë. Do të ishte me të vërtetë fatale nëse në hyrje të mileniumit të ri, të ishim ende të paçliruar nga ankthi i së dielës së votimit, një ankth që ka shoqëruar për disa vite qytetarin ku vota përfundonte herë në lumë, herë dilte e parregullt ose për më keq shkonte pro kandidatit që nuk preferohej. Me hapin e parë që Shqipëria hodhi të dielën nuk është herëzi të thuhet se zgjedhjet parakohshme shqiptare do të jenë edhe të jenë akoma më afër standarteve demokratike ndërkombëtare. Kjo mund t’i jepte Shqipërisë rolin e liderit drejt integrimit, në mes të disa vendeve fqinje që vuajnë akoma nga mungesa e respektimit të drejtave të njeriut dhe të votës së lirë. Kjo ndodh, për meritat të vetë shqiptarëve, të cilët janë të lodhur nga mitingjet, ruspat dhe tritoli i Berishës, por edhe për vendosmërinë e kryeministrit, i cili mbajti premtimin publik se “do të ndëshkojë cilindo që prek institucionet e shtetit”.

Radiotelevizioni Koha më i shikuari të dielën

53 gazetarë në rrethe dhe 21 në Tiranë ishin në dispozicion të stacionit televiziv Stacioni i vetëm në Shqipëri që transmetoi për çdo minutë ecurinë dhe rezultatin e zgjedhjeve lokale faqe 2

janë të manipuluara

Sot “K” me 24 faqe

Ju kërkojmë ndjesë, të dashur lexues, pasi mbrëmë në ora 21.00 një kolpo tensioni e Elektrikut të Tiranës shkatërroi të gjithë sistemin e kompjuterave të gazetës, dogji transmetimin e radios dhe televizionit Koha, çka na detyroi që sot të dalim me 24 faqe. Ju kërkojmë edhe një herë ndjesë, por aq mundëm të bëjmë për të nxjerrë sot gazetën në treg.