05/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 tetor 2000

SHBA: Zgjedhjet ishin të ndershme

Mbrëmë dy deklarata të Ambasadorit Amerikan në Tiranë dhe Kryekoordinatorit Special për Paktin e Stabilitetit, Hombah, paralizojnë Berishën Sot Këshilli Kombëtar i PD-së duhet të reflektojë seriozisht për gjendjen kaotike, në të cilën ndodhet kjo parti dhe të marrë masa për t'u kthyer në Opozitë dinjitoze faqe 2, 3

Berisha i rrethuar

Nga ALEKSANDER Çipa Opozita shqiptare është e rrethuar nga fitorja e pozitës. Dhe kjo e vërtetë e ka rikthyer çësh-[?]

Berisha i tërhequr

Opozita shqiptare është e rrethuar nga fitorja e pozitës. Dhe kjo e vërtetë e ka rikthyer çështjen tek dilema ç’do të bëjë opozita? kjo e vërtetë e ka rikthyer çështjen tek dilema ç’do të bëjë opozita? Rrugëdalja bëhet edhe më e pajendshme për liderin e demokratëve Berisha, kur vëren se institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe operatorët aktivë të diplomacisë rëndën të artikulojnë vlerësimet e tyre për procesin elektoral të 1 tetorit. Përballë pretendimit të opozitës për manipulim, vërshojnë konsiderata dhe vlerësime zyrtare të faktorit të jashtëm, të cilat pasqyrojnë edhe më tej sfidën në adresë të zotit Berisha. Madje vlerësimet dhe impresionet e tyre për këtë proces janë përcjellë sinkron në hapësirën kohore të tre ditëve. Kjo tablo e bën edhe më të varfër vetë kreun e opozitës në veprimin dhe pozicionimin e deritanishëm kontestues të zgjedhjeve. Me këtë mbyllje dhe heshtje agresive, ish-Presidenti nuk bën gjë tjetër veçse i lë edhe më tepër terren dilemës për fatin e mëtejshëm politik të opozitës. Reagimet e një pjese të kësaj opozite, ku së paku deri tani për aktin e tyre shprehen, kryesisht më të spikatur mbeten reformatërët dhe kandidatët i Të Djathtës së Bashkuar për Tiranën, Dashamir Shehi, mund të shënohen si përpjekja e parë reflektuese. Mirëpo pesha specifike e tyre në bazën e opozitës ende mbetet modeste. Nga ana tjetër qëndrimi jo plotësisht i shprehur i zotit Berisha dhe mbyllja e tij në rrethimin e heshtjes, e ka lënë kampin opozitë në “çastin e pritjes” për vendim. Vetë Berisha i rrethimit e tij, ndoshta të fundit, mund ta ndajë në dy alternativa mundësi: (Vijon në faqen 3)

PD mes të ardhmes dhe Berishës

faqe 16 - 17

“Më hoqën për një afishe të PS-së”

Dy ditë para zgjedhjeve në Laprakë ishte grisur nga dikush dhe sipas zërave furgoni shkoi me vonesë Intervistë/Ish-shefi i Komisariatit numër tre, Nikolë Vatnikaj, tregon se të gjitha aludimet për lidhje me Sali Lushën janë shpifje Faqe 9