Mosfutja e opozitës në konkurrimin e 15 tetorit mund të rrezikojë jo vetëm PD, por edhe krejt procesin zgjedhor
Ndërkohë që mbrëmë në Beograd opozita serbe digjte Parlamentin dhe Televizionin shtetëror, Këshilli Kombëtar i PD vendos të mos hyjë në balotazh
faqe 4
Millosheviçi dhe Berisha nuk njohin zgjedhjet
. Ballkani vazhdon të mbetet gadishulli i tranzicionit politik. Për komunitetin e shteteve të tij tashmë është kapërcyer periudha e tensionit ndëretnik, e cila i jepte cilësimin e tejpërdorur “Fuci baruti”, duke mbërritur në tranzicionin e “demokracive të pashtruara”. Kjo gjendje dhe rrjedhë zhvillimesh, po shënon aktualisht në disa prej vendeve me tranzicion më të ashpër politik, përplasje dhe agresivitet që rëndon mbi jetën institucionale dhe normalitetin civil. Ndodhitë e përcjella në Shqipërinë e vitit ’97 dhe anarkia e nisur një ditë më parë në Beograd, mbartin në pamjen dhe shkakun e tyre të ndryshëm disa reminishenca, të cilat në një pikë të japin arsyen e krahasimit. Për “mars ’97-të një pretekst i defintimit në anarki dhe shkatërrim institucional ishte i quajturi pozicion stoik i ish-presidentit Berisha dhe mostërheqja e tij nga qeverisja e sfiduar nga fajdet. Pasojat ishin katastrofike dhe shteti zbriti në “gjendjen zero”. Në të njëjtën pamje duket se ka nisur një ditë më parë Serbia dhe kryesisht kryeqyteti i saj Beogradi. Presidenti kriminel Milosheviç ka kontestuar me gjithë forcën e pushtetit rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, duke shkelur në mënyrën dhe masën më flagrante të drejtën legjitime të votës qytetare. I mbërthyer në karrigen presidenciale, i rrethuar nga shpura e shërbyesve të vet dhe i papërgjegjshëm për koston e këtij stoicizmi apolitik, ka prirë rrjedhën deri në vërsuljen popullore mbi institucionet dhe shtetin e kapërdorur. (Vijon në faqe 9)
Opozita serbe pushton parlamentin
Opozita serbe pushton parlamentin. Faqe 2-3
Aktualiteti
Specialet dezertojnë nga Bajram Curri
Faqe 19
Kulturë
Ndr i çim Xhepa “Me tri të dashura stjuardesa”
Faqe 26
Aktualiteti
Prokuroria e Përgjithshme kryqëzon dy hetues
Faqe 11