08/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 tetor 2000

Poçi shpërndan policinë, Tropoja në duart e Renea-s

60 policë lirohen nga detyra si inaktivë, të paaftë e të korruptuar Vazhdojnë arrestimet, tre të tjerë në pranga. Shpallet kërkimi për 10 të akuzuar faqe 8

...Sepse fituesi nuk gjykohet

NGA MARTIN LEKA Gjatë shtatë ditëve, që nga e diela e kaluar kur shqiptarët votonin për “idhujt” e tyre, refreni që ka shoqëruar median shqiptare, veçanërisht shtypin, ka qenë një “apologji” e vërtetë për humbjen e Berishës. Madje humbje të Berishës më shumë se të Partisë Demokratike. Ca të ekzaltuar e ca modestë, të gjithë kanë kërkuar përmes reshtave “Përse-të” e disfatës së Berishës, liderit të partisë, së cilës për mënyrën e sjelljes së deritanishme, nuk mund të gjesh asgjë prej demokracie, përveç “mbiemrit” identifikues. Nën këtë trysni informacioni të përqëndruar rreth liderit autoritarist të opozitës, duket se janë lënë mënjanë protagonistët fitues. Kjo padyshim nuk mendojmë se ka doza mosmirënjohjeje, ashtu siç edhe ne nuk mund të justifikohemi me shprehjen “fituesi nuk gjykohet”. Fenomeni “Berisha” nuk mund të mohohet të jetë faktor, si në rastin e fitores së socialistëve, por më shumë në humbjen e demokratëve. Nuk mund të thuash kurrsesi se Edi Rama fitoi për efekt të “gogolit”, po të kihet parasysh fushata e tij ekselente. Nuk mund t’i veshesh merita të tjerëve, përveç tij, pse ai nuk u lodh duke takuar mijëra njerëz në Tiranë, që nga romët që pastrojnë plehrat e kryeqytetit gjer tek shken[?]cëtarët, apo so njerëz në Korçë zih[e]j me komisionin zgjedhor, pse fleta e votimit nuk kishte emrin e Edi Ramës?! Nuk mund të marginalizohet kjo fitore për fajet e Berishës, ashtu sikundër nuk mund të përjashtohen mijëra e mijëra anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste që morën pjesë në rregullimin e infrastrukturës së fitores së tyre. Fatos Nano e Ilir Meta profiluan politikisht portretin e të qenit racionalë, por edhe konfort po të kemi parasysh frazat e këtij të fundit në mbrojtje të Kushtetutës e ligjit. Gjithsesi, socialistët janë protagonistë të fitores, edhe pse ditën të sillen me Berishën jo siç kërkonte ai. Tashmë Berisha është tërhequr, edhe pse disa kasnecë anallizo-nacionalistë tremben çuditërisht vetëm kur humb ai i tyre shpirtëror. Por, historia politike, përfshirë edhe atë të afërmen, tregon se njerëzit e cilësuar autoritaristë (përfshirë diktatorë), mbeten të rrrezikshëm edhe pa pushtet, nëse humbet kontrollin mbi ta. Nëse perifrazojmë shprehjen “fituesi nuk gjykohet”, socialistët do të gjykohen tash sa u tutje nëse humbasin kontrollin mbi sjelljet brutale të Berishës e përkrahësve të tij të dhunshëm.

KQZ zbën fitoren e PS-së

faqe 3 Fotaq Nano, kryetari i KQZ Foto Pllo

Nga kati i tetë i bie tulla në kokë

Vdes tekniku i pallatit në ndërtim e sipër, pranë Ministrisë së Jashtme Tulla u nda në 26 copë të vogla. Pas hetimit, policia arreston presidentin e firmës dhe gjykata vendos arrest pa afat Faqe 11