12/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 tetor 2000

Greqia në gjunjë para Shqipërisë

Futboll, mbrëmë ekipi shqiptar mposhti ekipin e vendit fqinj me rezultatin 2-0. Mijëra tifozë festojnë në sheshet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, duke valëvitur flamurin shqiptar . Greqia në gjunjë para Shqipërisë Pas ndeshjes futbollistët e Kombëtares ngrene në krah kryeministrin Meta dhe festojnë para stadiumit Kombëtar page 2,3,4-5 Tifozët shqiptarë duke festuar fitoren në rrugët e Tiranës Reuters

Jo vetëm ndeshje futbolli, por edhe ndeshje dinjiteti

Sporti shqiptar ka rikthyer dje në stadiumin kombëtar një ndjenjë dinjiteti për gjithë shqiptarët. Ndeshja e ekipit tonë përfaqësues me përfaqësuesen e Greqisë ka fituar brenda shpirtit publik peshën e një evenimenti që përcjell frymëzim dhe shton krenarinë kombëtare. Fjala e parë e djemve të Shqipërisë pas fitores ka qenë: “Kur veshim bluzën e Atdheut, të gjithë e kemi kundërshtarë”. Dhe kjo fitore në të vërtetë është triumfi i realizuar i vlerave tona, i atyre vlerave, të cilat në arenën aktuale të Botës sportive sjellin imponueshëm autoritetin tonë kombëtar, dinjitetin e vlerës sonë njerëzore. Pas kësaj ne shtojmë diçka tjetër në atë që e quajmë referencë ndaj vlerave tona. Në këtë plan, fitorja e djeshme futbollistike e përfaqësueses sonë, pason me një aureolë që ka dimensionin më të madh se perimetri i Stadiumit Kombëtar. Reagime të tilla triumfale, ndonëse vijnë prej stadiumit, bëhen manifest për hovin shpirtëror të ndjenjës dhe ndërgjegjes kombëtare në tërësi. Më shumë se gëzimi i shfrenuar në momentet e pasndeshjes, në kryeqytetin shqiptar vërshoi valëvitja e flamurit kombëtar. Ky ishte një moment që Shqipëria kishte kohë të gjatë pa e shijuar. Gëzimi i djeshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ishte padyshim më kuptimplotë dhe më masiv. Për triumfe të tilla shqiptarët kanë shpenzuar ëndërrim dhe gatishmëri përherë. Por fitore të tilla që kanë peshën reale të dinjitetit të afirmuar, na japin edhe njëherë të drejtën të përcjellim në hapësirën e kësaj Bote, vlerën dhe virtytet tona reale. Shoqërimi i këtij gëzimi dhe entuziazmi me korrektësinë qytetare, me respektimin e kundërshtarit të mundur, na rikthefmon edhe një herë në qytetërimin dhe kulturën tonë kombëtare.