13/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 tetor 2000

Plas skandali “Lusha” në Ministrinë e Rendit

Arrestimi i ish-badigardit të Berishës nxori lidhjet e tij me shefin e Komisariatit 3 Burri i sekretares së Pojës, avokat i Sali Lushës Arrestimi i ish-badigardit të Berishës nxori lidhjet e tij me shefin e Komisariatit 3 Plas skandali “Lusha” në Ministrinë e Rendit Burri i sekretares së Pojës, avokat i Sali Lushës

Sa e vonuar kjo kthesë!

Nga FRROK ÇUPI Po bëhet thuajse një javë që nga dita kur në Ballkan ndodhi ajo çfarë pritej prej kohësh dhe me dramaticitet: Presidenti Millosheviç, i mbiquajtur shkaktari i krizës dhe gjakderdhjes në Ballkan, u largua nga froni. Në vend të tij erdhi opozitari, i votuari me shumicë qytetare, Presidenti i ri... Kjo çfarë do të thotë? një agim demokracie për Serbinë. Ky proces nisi në vitin 1989 me rënien e Murit të Berlinit dhe pas kësaj me rënien e regjimeve totalitare në tërë sipërfaqen Lindore të rruzullit. Në qoftë se nuk do të binte edhe totalitarizmi millosheviçian, atëherë nuk mund të thuhej se procesi ka shkuar deri në fund, një gogël kishte mbetur ende në këmbë. Kjo që ndodhi do të thotë një hapje perdeje që të gjithë të shikohen sy më sy si të barabartë. Për shkak të një regjimi absurd dhe të mbrapshtë, Serbia dhe serbët kishin mbetur përtej kuintave, pa pasur mundësinë e barazisë me të gjithë ballkanikët, të paktën. Edhe pse ata mund të mos e donin një gjendje të tillë. Por vetë traktet dhe paktet perëndimore për përparimin e Ballkanit nuk mund të aplikoheshin në një fushë ku “në mes ndodhej një shkëmb i palëvizshëm”. Tanimë rrëfshimi ballkanik pret procese të përbashkëta ardhmërie. Dhe, së treti, ajo që ndodhi në Serbi vuri tabelën e suksesit për luftën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Sikur të mendojmë për një çast se nuk do të ishte ky sukses i “vogël” i largimit të Millosheviçit, vallë si mund të duronin qytetarët e tjerë ballkanikë një Sadam në mes tyre? Por edhe vëllezërit tanë kosovarë që vuajtën ferrin nën Millosheviçin, tani, edhe pse nuk mund të rikthejnë të vrarët e dëgju[?]mit, të paktën nuk kanë para syve shkaktarin e tyre. Ajo që ndodhi në Ballkan është shënuar si një kthesë botërore. Demokracia amerikane dhe demokracitë perëndimore, atë natë kur Presidenti i mbrapshtë po binte, thuajse nuk fjetën. Të gjithë reaguan, të gjithë përshëndetën, të gjithë dhanë mesazhin e tyre. Mirëpo politika dhe qytetaria shqiptare duket se po e bëjnë ngadalë këtë kthesë. (vijon në faqen 7)

Aleanca për Kombin, nga Himara në Tiranë

faqe 9 Të gjithë të djathtët mbështesin PS-në Aleanca për Kombin, nga Himara në Tiranë faqe 2

Ahrens: KQZ ka shumë probleme

faqe 4-5

Kreu i arvanitasve Kola, mbyll sytë në Athinë

Dje, në kryeqytetin grek, në Athinë ka mbyllur sytë përgjithësisht kryetari i shoqatës “Besa” të arvanitasve Aristidh Kola, njëri ndër personalitetet më të shquara të genit arbëror në këta 30 vjetët e fundit në Greqinë fqinje. Avokati dhe studiuesi i njohur arvanitas, frymëzuesi kryesor i indjenjës dhe ringritjes shpirtërore të arvanitasve në gjithë Greqinë, përkrahësi i parë i intelektualëve shqiptarë të emigruar në Athinë, i njohur njëherësh si studiues, botues dhe hulumtues dhe historian, njihej në të gjitha mjediset kulturore, komunitetet e emigrantëve dhe qarqet intelektuale të Athinës dhe disa kryeqyteteve të Botës.