17/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 tetor 2000

Himara, Besëlidhja e dytë kombëtare

Në vend që Parlamenti grek të mblidhet për të hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, mblidhet për të prishur marrëdhëniet Më 2 mars 1444 Besëlidhja e Skënderbeut kundër turqve, ndërsa më 15 tetor 2000 Besëlidhja e dytë kundër grekëve, të cilët donin të okuponin zonën shqiptare të Himarës faqe 3

Provokacioni me emrin Himara

NGA MARTIN LEKA Kur zgjedhjet vendore kanë mbaruar dhe kur konfiguracioni politik ka marrë trajtën përfundimtare, gjykimi për gjithçka ndodhi duket i qartë. Për të mos i hyrë një analize të thellë, balotazhi u fokusua “in extremis” në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Himarës. Ishte një rast ku padrejtësisht politikat u munduan të ndërhyjnë në shenjtërinë e votës së lirë të zgjedhësve, duke i dhënë një procesi të zakonshëm votimi trajtën e një “referendumi” nacionalizmi. Gjithë ky proces i zakonshëm u shoqërua nga politika, sidomos ajo e Greqisë, shpesh me gjuhën e urrejtjes, duke rënë në skema aspak komode për një politikë liberale. Është gjithashtu më se e qartë se nuk bëhej fjalë për zënien e një posti, por për një më shumë se kaq. Po të ishte ndryshe, vëmendja e partisë së Melos apo deputetëve të djathtë grekë do të ishte përqendruar njëlloj si në Himarë, edhe në Vunë e Delijë, ku fitoi kandidati i PBDNJ. Pse nuk erdhën deputetët grekë dhe shpura e medias e shoqëruesve të tyre pikërisht këtu?! Sot të duket më shumë se një absurd fakti pse Himara të dielën u bë epicendra e politikës, e shtypit, e opinionit në përgjithësi, këndej e tek atij grek. Sot gjithashtu, kur emocionet janë fashitur e gjuha e urrejtjes është venitur, jo vetëm analistët, politikanët, por edhe opinioni në përgjithësi është bindur se “precedenti Himara” ishte thjesht një provokacion. (Vijon në faqen 3)

Grekët, të shqetësuar për humbjen e Himarës shqiptare

Ambasadori grek në Tiranë, Malias, i cili sonte ka darkën e lamtumirës dhe ku pritet që lideri i PS-së, Nano, t’i bëjë dhuratë një pikturë nga Himara Kryetari i PBDNJ-së, Melo Ambasadori grek në Tiranë, Malias, i cili sonte ka darkën e lamtumirës dhe ku pritet që lideri i PS-së, Nano, t’i bëjë dhuratë një pikturë nga Himara. Kryetari i PBDNJ-së, Melo

ODIHR bën lojën greke

Ambasadori i OSBE-së është kundër lojës greke të Himarës Dje ODIHR bëri një lojë të hapur progreke, kur nxori dy deklarata për zgjedhjet e raundit të dytë, një në anglisht, pothuaj në rregull dhe një tjetër në shqip aspak në logjikën e drejtë të zgjedhjeve korrekte. Në konferencën e shtypit dje ODIHR doli vetëm, pa praninë e ambasadorit të OSBE, zotit Ahrens. Kujtojmë se mëdhenjtë tjetër, për raundin e parë, Ambasadori i OSBE doli në konferencë të përbashkët shtypi me përfaqësuesit e ODIHR dhe të KE, por këtë radhë, me sa duket ka pasur mospërputhje mendimi për raundin e dytë. (Vijon në faqen 2)