Nesër, kujdes! Berisha përgatit skenarë të rrezikshëm
Kërkohet përplasje me policinë para Kryeministrisë. Më pas demokratët synojnë pushtimin e institucioneve
Zëvendësministri i Brendshëm Himçi: Policët do të sulmojnë nëse do të preken institucionet
faqe 12
Sëmundja penguese e opozitës
NGA MARTIN LEKA Kur ambasadori Ahrens raportoi para Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vjenë se Partia Demokratike ishte e çmendur dhe kur ky lajm u emetua në Shqipëri, ndoshta i vetmi që u çudit ishte lideri i PD. Opinioni publik ka vite që shikon tek kjo parti, ose më saktë tek lidershipi i saj dhe një pjesë fanatike që e ndjek kuturu, sëmundjen për të cilën flet flitet, nëse për përfaqësuesit ndërkombëtarë ka patur thjesht pasojat e një ngacmimi apo kalitjeje nervash me këta “politikanë të papërgjegjshëm”, për shqiptarët vazhdon të ketë pasojat e një terrorri psikologjik, të një ndjenje pasigurie e rrezikimit të vazhdueshëm për rrëshqitje në anarki. Mosnjohja e rezultatit të fundit të zgjedhjeve nga lidershipi i sotëm i PD, cilësuar si më të mirat e zhvilluara këto dhjetë vjet, duket se ka qenë edhe përfundimi “laboratorik” i analizës politike të “sëmundjes” së partisë kryesore të opozitës. Vini re: në të gjitha zonat ku ka fituar Berisha, zgjedhjet janë njohur. Në të gjitha të tjera jo!? Jashtë çdo etike, nuk mund të mos përfytyrojmë fabulën e gomarit me ujin: i dhanë ujë të ftohtë - u ftoh; i dhanë ujë të ngrohtë - u dogj; i dhanë ujë të vakët- edhe u ftoh edhe u dogj... Problemi nuk është kaq i thjeshtë. Sëmundja e PD e shndërruar në problem për vendin, është pengesë për proceset demokratike, për investimet, për zhvillimin në përgjithësi. Kryeministri, ministri, shtetari, qytetari duan të punojnë, jo duke patur përpara pengesa “kryengritësish”, por alternativa. Pa alternativa, duhet ta kuptojmë se të jënë të sigurtë të gjithë se është në kufijtë e pamundësisë, jo thjesht “rrëzimi i i gjithë qeverisë”, por analiza të çon drejt fenomenit “bumerang”. “Reversë”, por analiza të çon drejt fenomenit “bumerang”. Shembulli nga i cili duhet të turpërohet opozita shqiptare, janë zgjedhjet në Kosovë. Partia e Thaçit dhe Haradinajt, që sim-bolizon luftën e djemve të UÇK-së, edhe pse humbën, i njohën zgjedhjet duke respektuar njëkohësisht edhe gjakun e djemve të rënë në luftë e të një populli të tërë të masakruar. Opozita duhet të kërkojë dritë, por nëse i kërkon para kryeministrisë duke gjykuar me gurë, atëherë gjithkush mund të ripërsëritë për këtë regjim një politik vjershën shkollore: “Po nuk pati re, po nuk bubulliu...”
Paolo Rossi, dje në Rinas i rrethuar nga dashamirës të tij duke lëshuar autografe
napë i në sha- atë- kul- ullin rme ëhet abur Eu- eria at e hlës më ipi- shtë rej- në met ë e lhe en- Eu- ten ti- mi po i në o e asi ëtë se ara Si- it, rita 17 gi ko- en- m- 2.5 në e n- tet ki- aq pu- fra ra. iri- te inë si në- me i i h- sh- er- oto in.