Shteti duhet të ngrejë urgjent Antikrimin, ku të vriten të gjithë kriminelët
Dje, vritet edhe një oficer policie nga krimi i rrugës, ndërsa politika vazhdon lojën e versioneve të saj
faqe 11
Rruga vret sërish shtetin
NGA ALEKSANDËR ÇIPA Policia shqiptare përcjell sot me homazhe të larta dhe modeste edhe një oficer të vrarë në krye të detyrës nga një pritë kriminale në periferi të vendit. Një tjetër viktimë detyre, të cilin zyrtarët do ta shpallin dëshmor. Në këtë mënyrë Shqipëria në shembullin ab- surd, shton dëshmorët e vet për rendin dhe sigurinë. Pavarësisht Përkundër kësaj së vërtete tronditëse, në podiumet shtetërore vazhdon rituali i deklaratave pompoze të arritjeve në rend dhe siguri. Po në podiumet politike, opozita e papërgjegjshme vazhdon të ulërasë për protesta, duke na lënë çdo ditë në ankthin terrorizues të vërshimit të rrugës dhe vandalizmit të sprovuar. Është po kjo opozitë që në mitingun e parë, të javës së shkuar, nuk reagontë së paku ndaj leshpakurëve, të strehur në radhët e pjesëmarrësve paqësorë, të cilët provokueshëm u hidhnin policëve të thjeshtë bisha cigareh në fytyrë. Është po kjo opozitë që përdor armën e vet të shpërduar të mitingjeve dhe daljeve nëpër rrugë dhe që ndjen cinikisht kënaqësinë e duelit, jo me subjektin politik që administron pushtetin, por me strukturat shtetërore dhe institucionet që mbajnë në këmbë shtetin. Në lojën e këtij gabimi të kushtueshëm prej vitit 1991 e deri më sot, vazhdojnë të mbeten edhe drejtuesit politikë të Ministrisë së Rendit, të cilët, duke u bërë pjesëtarë të duel it absurd dhe naiv, padashtur rikthejnë plagët e policëve dhe oficerëve të pafajshëm dhe trima të këtij vendi. Sot pala zyrtare do të manifestojë ceremonitë dhe nderimet e larta për oficerin Ylvi Bengasi. Kështu ka ngjarë edhe me kolonel Arben Zylyftarin para tre muajsh. Këta janë heronj të realë të policisë shqiptare, por përballë fatit tragjik të mbylljes së jetës së tyre, shteti dhe politika shqiptare do të mbeten përjetësisht fajtorë. Homazhi i sotëm për oficerin Bengasi është sfida e re e nëpërkëmbjes së uniformës blu, shtetit, ligjit dhe institucioneve nga kriminelët dhe “donatorët” e tyre politikë. Bashkëjetesa rraskapitëse e politikës me “hajafet e pakrehur”, “kaçakët modernë në mes të pista” dhe “vjedhësit ordinerë të periferive” janë realiteti në vazhdim që i merr jetë përsëritshëm policisë shqiptare. Palët politike në Shqipëri duhen të ndëshkohen ligjërisht dhe moralisht për këtë bashkëjetesë dhe bashkëpunim skandaloz. Ky korrupsion dhe imoralitet i selive politike me rrugën dhe ordineritetin na premton vetëm vrasje policësh dhe nëpunësish shtetërorë që janë dëshmorë të atdheut për shkak të idealizmit të tyre të shpërduar.
Li-rohet Flora Brovina
faqe 7
Qeveria Meta shlyen borxhin e katër qeverive të mëparshme
Tharësira e paparë në 30 vitet e fundit tronditi javët e fundit ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, duke rrezikuar errësirën kudo e mbi këdo.
Kërkesës emergjente të qeverisë Meta për të importuar energji nga Greqia, pala greke iu përgjigj negativisht, duke përdorur njëmië e një arsye të këqija si “nuk mban rrjeti”, “nuk kemi për momentin”, etj., ndonëse në thelb problemi i reagimit të Athinës lidhet si kundërpërgjigje për Himarën, ku kryeministri Meta tregoi vlera atdhetare dhe nuk heshti si një pjesë e politikanëve, të cilët nuk reaguan shqiptarish, pasi kishin interesa ekonomike përtej Kakavijës, por edhe fëmijët me bursa greke.
(Vijon në faqen 2)
Shof erët vlonjatë: Do të bllokojmë Urën e Mifolit