14/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 nëntor 2000

Kaos dhe mashtrime në licencat TV-ve

Prokuroria e Tiranës, e gatshme për të hetuar dokumentet false të konkurentëve për licencat kombëtare Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve përballë akuzave të ndërsjella mes TVA-së dhe Koço Kokëdhimës Faqe 4-5

Mashtruesit televizivë

Ndër armiqtë më të rëndësishëm të viteve të fundit, nga analistë, politika dhe opinioni i gjerë është vlerësuar padyshim edhe lulëzimi i medias elektronike. Duke qenë të mësuar me të vetmin televizion, TVSH, tashmë monopoli është zhdukur. Idetë e reja që kanë përçuar transmetuesit privatë, normalisht kanë “shkundur” edhe TVSH, i cili po punon për rigjetjen e identitetit në kushtet e konkurrencës private. Por, përveç formave e gjuhëve të reja të televizioneve private, jo rrallë në disa transmetues ka pasur e vazhdon të ketë raste, jo thjesht të shkeljes së etikës, por edhe të abuzimit flagrant me të drejtën e transmetimit. Viktima të këtij kaosi mediatik kanë qenë telespektuesit, të cilët shpesh kanë parë nëpër ekranet abuzues, që nga thirrjet antikushtetuese, gjer tek pamje të përdhoshme me skena të llah-tarshme vrasjesh e seksualiteti në mes të ditës. Ngritja me ligj e Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit (KKRT) ishte dhe mbetet një ngjarje e shënuar për rregullimin dhe arbitrimin e medias elektronike. Por ky komision kërkon mbështetje reale nga të gjithë strukturat shtetërore, në mënyrë të veçantë kërkon edhe konsensusin e medias në përgjithësi, në mënyrë që ashtu siç prishen kioskat e paligjshme, të prishen edhe “kioskat” televizive. Shembuj të pastrimit të një kulture e serioziteti të lartë kanë shfaqur në veçanti TV Klan, TV Norba, TV Koha, TVA, etj. Ngjarje të rëndësishme, siç kanë qenë zgjedhjet e fundit në Shqipëri e Kosovë kanë identifikuar RTV KOHA si një përpjekje reale e serioze për një profesionalizëm e guxim shembullor gazetaresk, duke informuar për një kohë të gjatë realitetin mbi këto zgjedhje. A? Sa shpesh kemi qenë dëshmitarë që edhe vetë disa nga subjektet politike i raportojnë të dhënat, jo nga funksionarët e tyre, por nga gazetarët raportues. Por, ditët e fundit, në prag të licencimit të televizioneve private, ka nisur një luftë e hapur mes dy stacioneve që pretendojnë licensë kombëtare, pasi “de jure” TV Klan as që e diskuton kusht. Në thelb, përveç shoqërisë me garën për të fituar, në këtë luftë mes dy ekraneve (njërin edhe i zi), shikohet edhe një problem serioz, që ka të bëjë ndoshta me vetë ligjin, i cili kërkon detyrimisht tre bashkëpronarë si kusht paraprak. Problemi ka lindur kur dikush e ka marrë borxh bashkëpronarin, sa për ta paraqitur në KKRT. Dhe këtë e ka bërë pa dijeninë e “bashkëpronarит”. Këto lojë televizionesh me bashkëpronarë që nuk janë në dijeni janë kthyer në modë dhe duhen verifikuar me shumë seriozitet nga KKRT, ashtu si duhen verifikuar të gjitha dokumentet, që nga zhgënjimi i aparaturave që përdorin këto media, që nga pronësia e vërtetë e atyre që quhen prona e deri në vetë personat që quhen pronarë. Ndryshe do të gjendemi përballë monopoleve dhe pronarëve të tyre të pakontrolluar që mund të rrëzikojnë shoqërinë, pasi që në fillim e nisin me mashtrime e rrufyshe ndaj KKRT-së.

OSBE: Berisha, stop mitingjet

Fytyrë gruaje në konferencë; në pjesën e përparme duket një tabelë me tekstin “CHARPEN…ON”[?].

Hartohen Projektdeklarata

Faqe 4-5 Hartohen Projektdeklarata Parlamenti: Marrëdhënie me kushte me Serbinë Faqe 3