21/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 nëntor 2000

Shqiptarja në Bruksel: Mos e pranoni Shqipërinë

Eurodeputetja gjermane: Gjikopuli ka 9 vjet në Greqi, nuk është e besueshme Anëtarja e komisionit të votimit që theu kutinë në Dhërmi dëshmon për manipulime më 15 tetor. Deputetët grekë ngrënë çështjen e Himarës në Parlamentin Europian faqe 5

Rrethimi i butë i Metës

NGA FERDINAND XHAFERRI Sikurse ka ndodhur shpesh kohët e fundit, Kuvendi i Shqipërisë iu servirën përsëri për miratim ndryshimet e para pak ditëve në kabinetin qeveritar. Duke mos dashur të zbërthejmë synimet ekzekutive të kryeministrit me këto ndryshime, mendoj se rituali më i fundit i meremetimit të godinën e Ekzekutivit shqiptar ka zbardhur më së miri se si kanë lëvizur raportet midis dy grupeve kryesore, në partinë që ka dëshirë të quhet rozë. Mbas kongresit tejet të balancuar të PS-së, Meta do të zgjidhte strategjinë e krijimit të shpejtë të portretit të tij në krye të Ekzekutivit. Në funksion të këtij objektivi, midis shumë veprimeve të tjera, ai në të gjitha ndryshimet qeveritare ka kataloguar ministra që qëndronin provizorisht në pozicionin e këshilltarit, thjesht për të përtypur sa më mirë kërkesat e shefit të Ekzekutivit. Kjo ka sjellë krijimin e fizionomisë së një kryeministri me autoritet të padiskutueshëm, ndoshta pozitive për problemet e shumta të tranzicionit. Ndërsa Nano do të ecë në pistën e forcimit të pozitave në parti. I njohur si politikani që mban të ngritura në art cilësitë për të thurrur kurthe afatgjata, mund të thuhet se Nano jo vetëm ka shpërbërë oponencën e konsoliduar kundër tij, por edhe ka vendosur një dominancë të plotë brenda strukturave partiake. Pra Meta, duke lënëcuar figura të pakonsumuara, ka rritur përkrahjen e opinionit publik për të, që në raport me Nanon do të thotë se ka filluar një betejë që e kishte të fituar, por ka humbur shumë brenda partisë. (Vijon në faqen 4)

Mafia e frekuencave nën tutelën e PS-së

49 radiotelevizione fillojnë protestën ndaj shtesave të ligjit “Për radiotelevizionet”, shtesa të cilat u miratuan në fshehtësi natën e 31 korrikut 2000 Radiotelevizionet private të dielën në grevë kombëtare 1. Telenorba shqiptare 2. TV Shijak 3. Teuta TV 4. TV KOHA 5. TV Ballkan 6. ATN 1 7. TV 2000 8. Real TV 9. ETV 10. Nesër TV 11. TV Kukësi 12. BBF 13. Adria 14. Alba TV 15. Calvin TV 16. Egmatia TV 17. TV 4 PLUS 18. TV Durrës 19. Junior TV 20. 6+1 VLORA 21. Kruja Ibro TV 22. ARV Pogради?

Protestuesit e PD-së rrethojnë Parlamentin dhe djegin makinën e një deputeti të PS-së

Përsëri forcat e policisë nuk reagojnë ndaj dhunuesve të ligjit faqe 3

23. TV Skampa 24. Vizion Plus 25. Johaniter 26. AVN 27. TV Amantia 28. Kuçova TV 29. Onufri TV 30. Shkodra TV 1 31. Antena Jug TV 32. TV Lezha 33. Klaudiana TV 34. Radio 101 35. Radio KOHA 36. Radio ime 37. Radio +2 38. Radio Sinët 39. Radio Calvin 40. Radio Nacional 41. Magic Star Radio 42. Radio Valë e Kaltër 43. Radio Fieri 44. Radio nesër 45. Radio Star 46. Radio Alfa & Omega 47. Radio Ngjallja 48. Radio Jon 49. Radio Perla