22/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 nëntor 2000

Të gjitha trazirat të çojnë tek Berisha

Dje mblidhen së bashku dhe hartojnë strategjinë e arrestimit, Prokurori i Përgjithshëm, Rakipi, Ministri i Rendit Publik, Ilir Gjoni dhe Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Klosi

Meta nuk lejon që “ftohja” të shndërrohet në “akull”

Brenda harkut kohor të 24 orëve, politika shqiptare u njoh me dy lëvizje të menjëhershme politike të kreut të lartë të Ekzekutivit shqiptar. Disa ditë pasi mediat shqiptare dhe të huaja kishin njoftuar se në Beograd ndodhej njëri i Metës, vetë kryeministri shqiptar deklaron në një intervistë dhënë agjencisë Rojter se me jemi të gatshëm të rivendosim marrëdhëniet diplomatike me Beogradin. Menjëherë pas kësaj pason një telefonatë e gjatë e kryeministrit shqiptar me kryeministrin grek Simitis dhe realizimi i një takimi të shpejtë midis tyre. Siç duket, Meta do të takohet me Simitis në Athinë në fillim të muajit dhjetor, me rastin e organizimit të një tryeze rajonale lidhur me minoritetet. Dhe, në Athinë, një gazetë greke njoftonte për një telefonatë tjetër të gjatë të Metës me Papandreun. Të analizuara me kujdes veprimet e fundit politike të kryeministrit shqiptar janë veprime të zgjuara dhe në momentin e duhur. Fryma nacionaliste dhe emotive e disa prej politikanëve shqiptarë periudhën e fundit, lidhur me problemet rajonale, kishte filluar pak nga pak t’i “zinte” frymën vetë qeverisë. Qarqe të ndryshme politike dhe diplomatike filluan të kursehen në qëndrimet e tyre ndaj Shqipërisë. Në disa prej tyre filloi të flitej për një vetëizolim të ardhshëm të Shqipërisë. Kostoja politike e tyre natyrisht që filloi të rëndonte mbi kryeministrin shqiptar dhe qeverinë e tij. Nga ana tjetër politika e Berishës me anën e protestave të rrugës, më shumë se sa “merakun” e votave “të manipuluara”, siç duket synon të plotësojë gjithë spektrin e atyre forcave dhe qarqeve politike brenda dhe jashtë vendit, të cilët dëshirojnë dobësimin e pozitave të Shtetit dhe Ekzekutivit shqiptar dhe etiketimin e tij si “delja e zezë” e Ballkanit. Të para brenda kësaj tabloje politike, veprimet e fundit diplomatike të kryeministrit shqiptar janë më shumë se veprime të zgjuara. Ato flasin për një realizëm dhe pragmatizëm të nevojshëm dhe të domosdoshëm në mënyrën e të gjithë politikën shqiptare dhe në të gjitha nivelet e saj. “Ztohja” me Greqinë nuk arriti të shndërrohej në “akul”. Në të kundërtën, telefonata Meta-Simitis dhe takimi i ardhshëm midis tyre “nacionalflet” për një klimë të ngrohtë në marrëdhëniet shqiptaro-greke. “Nacionalizmi” fals në marrëdhëniet me Beogradin, gjoja për shkak të Kosovës, nuk arriti të prekte pragmatizmin e politikës zyrtare shqiptare. Presidenti amerikan Klinton ishte ai që njoftoi i pari bombardimet mbi Beograd. Por ishte përsëri ai që me një deklaratë të veçantë përshëndeti rivendosjen e marrëdhënieve me Beogradin. Politikanët shqiptarë duhet ta kuptojnë se përfundimisht Kosova nuk mund të përdoret më si kapital politik në interes të karrierës së tyre. Ajo nuk mund të shërbejë më për një qëndrim paternalist. Ekujlibrat politikë ndërshqiptarë janë plotësisht zhvendosur. Ndërsa përdorimi i mentalitetit të viteve 60-të të fillimit të Shekullit të ri nuk është gjë tjetër veçse primitivizëm, në një kohë kur Shqipëria ka nevojë për realizëm dhe pragmatizëm.

Fillon protesta e studentëve

Shkodër faqe 11

Nga Byax Kapedani

FIRMA protesta e studentëve

faqe 16