1-Krijimin e një Bashkimi Doganor, i cili gjatë një periudhe nëntëvjeçare do të ketë statusin e të preferuarit në marrëdhëniet me BE
2-Për një periudhë dyvjeçare të vendoset një TVSH rajonale për të zëvendësuar humbjet e të ardhurave doganore
3-Mbështetje buxhetore përgjatë një periudhe trevjeçare për Shqipërinë, Kroacinë, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi...
faqe 4
Që Shqipëria të mos bëhet “brengë” e Kosovës
NGA MARTIN LEKA Situata në Ballkan pas “rënies së lirë” të Millosheviçit dhe ardhjes po kaq të lirë të Koshtunicës, duket disi më oportune në realizimin e një integrimi global të rajonit drejt një demokracie më të qëndrueshme. Në këtë situatë të re të krijuar, askush nuk mund të mohojë rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në integrimin rajonal, madje parësor do të thonim, për vetë pozitën gjeopolitike e strategjike që ka vendi ynë. Nismat rajonale si ato integruese përmes perceptimit të Paktit të Stabilitetit, japin shenjat e para të “zbutjes së kacafytjeve ballkanike”, ku për vite të tëra janë mësuar vetëm të luftojnë kundër njëri-tjetrit; herë me “luftë të ftohtë” e herë me grykët e pushkës. Tashmë duket se gurët po zënë vendin e vet për t’u kthyer përjetësisht në “muranë”. Në këtë situatë të re, politika e deritanishme e Shtetit shqiptar ka qenë realiste, përkundër qëndrimeve ekstreme që kërkohen natyrshëm nga një pjesë e opozitës shqiptare, siç ishte diskutimi që ngjalli votimi nga ana e vendit tonë për pranimin e Jugosllavisë së mbetur në Organizatën për Sigurimin dhe Bashkimin Evropian (OSBE). Qeveria shqiptare tregoi me këtë akt, por edhe me politikën e gjer tanishme, se është për ndërtimin e barrierave politike pa interesa për tejkalimin e tyre, të cilat në rastin më të keq, mund të jenë vetëm një pjesë ekstranacionaliste që kënaqin vetëm një pjesë ekstranacionaliste që kënaqen vetëm një pjesë e shef politikën ballkanike, përkatësisht atë mes Shqipërisë e Serbisë, në mënyrën më revolucionare e bolshevike. (Vijon në faqen 4)
Bodo Hombah: Paaftësia administrative vonon projektet e Paktit
faqe 5
STABILITY PACT
SARAJEVO SUMMIT 1999
Policia bllokon skafin, skafistët bllokojnë rrugën
Situatë e tensionuar në Skelë. Disa adoleshentë i vënë flakën një makine me targa të huaja si reagim për sekuestrimin e një skafi gjigant
faqe 14