Ministri Milo, besnik i Jugosllavisë së vjetër
Shefi i diplomacisë deklaron në Budapest: Do të hapim kufijtë me Jugosllavinë
faqe 3
Mbyllja e ciklit të Berishës
Do dhe pak më shumë se 2 javë të mbyllesh 10 vjet që nga koha kur Sali Berisha, i dërrguar nga Ramiz Alia, u kërkoi studentëve të linin protestën dhe të shkonin në shkollë. Atëherë ata e përzunë doktorin komunist, por më vonë nuk dihet se ç’forcë e riktheu.
Dekada po mbyll ciklin politik të Berishës, për periudhën e pluralizmit. Ai, ashtu si 10 vjet më parë i është kthyer urrejtjes për Amerikën dhe amerikanët dhe për të gjithë ata të huaj që me të drejtë mendojnë se kanë të bëjnë me një marshall të ushtrisë së dezertorëve të Zhulalit dhe jo me një politikan. Dhuna që po nxit dhe teli me të cilin kërkon të shkatërrojë Shqipërinë, demokracinë dhe pluralizmin po e zhveshin marshallin nga të gjitha gradat e politikanit. Ai ka zbritur në fushën e një betejë të humbur kundër të gjithëve.
Sulmi i fundit ndaj ambasadorit amerikan, është një turp që nuk duhet ta pranojnë, as shqiptarët, as administrata amerikane. Një njeri që, i ngarkuar nga Shteti i vet përpiqet për zhvillimin e Shqipërisë më shumë se shumica absolute e politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë, një njeri që e ndien përgjegjësinë e moszhvillimit më shumë se shumica absolute e politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë, nuk e meriton një shpërblim të tillë. Megjithëse qeveria shqiptare nuk e ka parë të arsyeshme të reagojë në mbrojtje të traditës shqiptare (pasi në këtë rast pak bëhet fjalë për politikë), ndoshta administrata amerikane duhet të reagojë direkt për të treguar që politika e SHBA për Shqipërinë është në favor të qetësisë dhe stabilitetit dhe hapur kundër dhunës që ofron Berisha.
Nuk dihet se ç’do të thotë Berisha për deklaratën e djeshme të ish-kryeministrit italian, Massimo D’Alema, i cili komunikoi publikisht fundin e epokës së Milosheviçit, Tuxhmanit dhe Berishës. Nga kjo kuptohet qartë se është kjo specie politikanësh që ka mbajtur apo ende po kërkon të mbajë peng vend dhe rajonin. Është ekzistenca e Berishës në politikë që mban peng zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë, është toleranca ndaj Berishës që heq besimin e shqiptarëve dhe investitorëve ndaj Shqipërisë. Njeriu që mban peng PD-në, së fundi vendosi të vërë në pikëpyetje të Fesnë, kombëtare shqiptare. Ai do të dalë në 28 nëntor për të pushtuar Sheshin, duke bërë një miting për të testuar se ç’do të bëjnë gjithë shqiptarët dhe kundër fesë që do të bëjnë gjithë shqiptarët dhe do të kërkojnë konfrontimin, me qëllim që 28 nëntori të shndërrohet në ditë zie. Në këtë pikë ai ka tentuar t’i bëjë të gjitha dhe ka bërë shumicën. Nuk dihet deri ku do të shkojë.
Bush fiton pas numërimit me dorë
GORE’S A CRY BABY
DIMPLE. PIMPLE. SIMPLE. NOT A VOTE!
I SUPPORT SEC. HARRIS & FLORIDA LAW
SH CHENEY
BUSH CHENEY
BUSH/CHENEY
A GRIP… AL LOST [?]
Protestues me pankarta gjatë numërimit të votave në SHBA.
Anëtari i KQZ: Të largohet Fotaq Nano
Flet për “KJ” anëtari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Gaspër Kokaj
faqe 2