Dje, në ditën e Pavarësisë Kombëtare, Berisha organizoi sulmin ndaj institucioneve në qytetin e Bajram Currit, ku pati të vrarë dhe shumë të plagosur nga demonstruesit që tentuan të pushtonin Komisariatin
Dje, në ditën e Pavarësisë Kombëtare, Berisha organizoi sulmin ndaj institucioneve në qytetin e Bajram Currit që Currit, ku pati të vrarë dhe shumë të plagosur nga demonstruesit që tentuan të pushtonin Komisariatin
Kush prek Shtetin prek vdekjen e sigurtë
Vritet vëllai i Sali Lushës. Berisha: U vra demokrati më i madh i Tropojës
Faqe 2,3,4,5
Gjak në festën e Flamurit
Askush në Shqipëri nuk mund të mendojë se Ismail Qemali shpalli mëvetësinë e shtetit shqiptar nga fuqitë e huaja që dyert e institucioneve të shtetit shqiptar të bëheshin paskajët, përkatësisht pas 88 vjetësh, si dyer gardhesh, lëmsh e li, ku mund të hyjë kushdo.
Dje, ndërsa shqiptarët e qetë përkujtonin këtë ditë të shenjtë, Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha kishte nxitur përkrahësit e vet që në vend që të festonin, të protestonin. Dhe protestat e këtyre ditëve të opozitës së Berishës dihet sa “paqësore” kanë qenë. Në vijim të këtyre protestave, në vendlindjen e ish-presidentit Berisha, dje ka ndodhur edhe incidenti që në fakt ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë. Protestues të dhunshëm e të armatosur, ndoshta duke përfituar nga shembujt e “paqes” së protestave në Tiranë, kanë tentuar të dhunojnë e përdhosin institucionet e themelta të shtetit: komisariatin e policisë dhe gjykatën e rrethit. Edhe pse në këtë rreth ka kohë që rendi publik e institucional ka qenë në pozita të lëkundura, forcat e ruajtjes së rendit kanë mundur të zbatojnë ligjin, edhe pse rrjedhoja të këtij konflikti të armatosur kanë patur të vrarë e të plagosur. Faji i ka mbetur edhe këtë herë, si përherë, politikës. Politikës së konflikteve të hakmarrjes, politikës që “mbillet” në Tiranë e “korret” në Tropojë, politikës që vjen nga “vazhdimi” e Sali Berishës. Ka kohë që ky njeri është kthyer në tipin e fortit, tipin e të tmerrshmit, pa asnjë shenjë tolerance. Është absurde të mendosh se si një njeri si kreu i sotëm i opozitës që pretendon të bëhet nesër Kryeministër apo President, thur një fjalor të tillë hakmarrës ndaj shqiptarëve, inicim me fjalorin e vet vepra të dhunshme, madje i sheh me qetësi e ngazëllim dyert që digjen. Ato dyer që nesër pretendojnë t’i hapë vetë?!... Dje, shteti shqiptar ka bërë të mësojnë shqiptarët dhe të huajt, dashamirësit dhe armiqtë e vendit se nuk do të tolerojnë më këdo që cenon institucionet dhe stabilitetin e vendit. Askush nuk ka të drejtë të gëzohet kur vdesin shqiptarët. Madje jemi shumë pak për të vrarë me njëri-tjetrin. Por askush nuk ka të drejtë të vrasë të armathem tonë kolektive, ashtu siç po mundohen të bëjnë forca regresiste, të cilat duke hedhur gurin e fshehur dorën, nuk bëjnë gjë tjetër veç lojës së strucit. Tashmë për këdo që e sheh qartë se moraliteti politik nuk mund të zëvendësojë Ligjin, Kushtetutën, para të cilës jemi të barabartë të gjithë. Edhe Ilir Meta, edhe Rexhep Meidani, edhe... Edhe Sali Berisha, edhe Edi Paloka?...
Festa Kombëtare në sheshin Skënderbej
faqe 7, 9
Sozitë e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit dje në Tiranë
Foto P.Ilo
Sozitë e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit dje në Tiranë. Foto P.Ilo
Lajm i orës së vonë
Arrestohet Sokol Mulosmani
Mbrëmë vonë u arrestuan
Lajm i ores se vone Arrestohet Sokol Mulosmani
Lajm i ores se vone
Arrestohet Sokol Mulosmani
Mbrëmë vonë, u arrestuan 8 persona të PD-së, ndërmjet tyre edhe Sokol Mulosmani dhe vëllai i tij, pjesëmarrës në sulmet ndaj institucioneve shtetërore. Mulosmani është ndaluar nga policia sapo ka dalë nga selia e PD-së, ku mesa duket ka marrë edhe udhëzimet për të përsëritur në Tiranë ngjarje si ajo e Tropojës. Mbledhja e drejtuesve kryesorë të policisë në Ministrinë e Rendit ka vendosur që arrestimet të vazhdojnë edhe sot.
Azgan Haklaj: Për 2 orë çlirojmë Shqipërinë
Kryetari i PD-së Tropojë u nis dje nga Tirana në miting
Drejtori i Drejtorisë së Prefekturës së Kukësit Kolonel Ilirjan Dida rrëfen për “KJ”:
faqe 3