Figura e policit është e paprekshme në çdo shtet. Cilido që ngre dorë ndaj tij prek autoritetin e Shtetit
Mbrëmë kryeministri Meta vendosi që të shpërblejë efektivin e policisë së Tropojës me 80 milionë lekë të vjetra, si dhe nëndrejtorin e policisë së Prefekturës së Kukësit, Shyqyri Gjoshi, dhe shefin e komisariatit të Tropojës, Ali Gjoni, me nga 20 milionë lekë secilin
Faqe 2
Nga tritoli tek kapsolla
Nga EMIN BARÇI
“Të nderuar demokratë! Sot mos plasni kapsolla!”, urdhëronte dje në sheshin “Skënderbej” një nga organizatorët e mitingut të Partisë Demokratike. Dhe u urdhrua zbatua. Shishet molotov, gurët mbi xhama dhe kapsollat plasëse dje bënë pushim. “Sot, mos plasni!” është konfirmimi se deri dje janë plasur, deri dje qytetari i është ngritur gjaku në kërkim të dallimit mes zhurmës së një kapsolle dhe krismës së një arme. Deri dje Policia dhe Shteti kanë qenë të provokuar në ekstrem e durimit dhe të vetëpërmbajtjes. Deri dje prindërit i kanë mbajtur fëmijët e tyre larg kampingjeve me lodra në zonat e privatizuara nga demokratët me dhunë, pasi në çdo sekondë një plasje kapsolle mund të shndërrohet me një plumb qorr. Ajo që demokratët e konsiderojnë legjitime është terrori psikologjik ndaj gjithkujt që nuk mendon si ata, ndaj gjithkujt që nuk i bashkohet atyre, ndaj gjithkujt që nuk lëshon kundër të tjerëve një send qorr.
Pak të ngjarë ka që dje kapsollat të kenë respektuar gjakun e partizanëve. Die dukej qartë se kokat ndezëse të barutit të kapsollave lexuan leksionin që ligji i dha vetëgjyqësisë. “I paprekshmi” Berisha dje ishte në të vetëgjyqësisë. “I paprekshmi” Berisha dje ishte në të njëjtën godinë ku kishte futur vite më parë Fatos Nanon, u pyet në të njëjtën zyrë ku ishte pyetur edhe pastruesja e “Koha Jonë” për bombën që mafia kishte vendosur tek VEFA, hyri dhe doli nga e njëjta derë, në të njëjtat korridore që për 5 vjet politika, gazetarë, militantë, gra e pleq e mësuan përmendësh, për shkakun e vetëm pse ishin kundër politikës së tij. Në radhët e kundërshtarëve të Berishës, arsyeja e ndalimit shkaktoi pakënaqësi. Kronologjia e veprimeve të “të fortit” të PD-së, që nga shtypja e protestës së korrikut ’93, në futjen e vendit në kaosin e vitit ’97 me humbjen e 1.5 miliard dollarëve dhe me vrasjen e rreth 4 mijë vetëve, deri në shtatorin e ’98-ës, premtonin shumë më tepër se disa orë ndalim. Por dje qeveria theu shumë më tepër se disa orë ndalim. Por dje qeveria theu mitin e “fortit”, “të paprekshmit”, të “përbindëshit”. Edhe vetë Berisha, duke kujtuar mitingjet e dhjetorit ’90 deri në vitin ’92, dje u kuptua se e drejta është më atë që e ndalon, pasi protesta që organizoi dhe qetësia në Tropojë e gjithë Shqipërinë nuk e justifikoi zemërimin e tij.
A do të ketë sërish sheshe të pushtuara, kapsolla që plasin, gurë që thyhen apo molotovë që digjen? Duke u ankuar për policinë, Berisha dha lajmin e madh se qeveria ia bën rogun segmentove të tjera të Shtetit për t’i mundësuar shqiptarëve një jetë të qetë. Tani është e qartë se Berisha pas tritoli dhe kapsollës do të përfundojë...
Mblidhet shoqata e botuesve shqiptarë
Në një nga ambientet e Hotel Rogner dje u mblodh Asambleja e Përgjithshme e botuesve të shtypit shqiptar.
Ajo diskutoi për problemet dhe vështirësitë në të cilat po ndodhet veprimtaria e botuesve në Shqipëri. Diskutantët u ndalën veç të tjerash në nevojën për një paketë ligjesh që do të çonte në lehtësimin e pozitës dhe veprimtarisë së botuesve të shtypit të lirë shqiptar. Nuk mund të vazhdohet me taksa e tatime nga më të lartat në botë, siç aplikohen në Shqipëri. Nuk mund të vazhdohet me situatën kur shtypi nuk shpërndahet në mbi 60 për qind të territorit të vendit.
Diskutantët kërkuan angazhimin e mazhorancës së sotme për një mbështetje efektive, realiste e institucionale në zgjidhjen e problemeve të rënda që ka shtypi shqiptar dhe realizimin e një sërë projektesh të propozuara nga kjo shoqatë.
Shoqata e botuesve të shtypit shqiptar shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e vet të plotë ndaj kërkesave të operatoreve radiotelevizive për abrogimin e shtesave të bëra në 31 korrik 2000 në ligjin 8410 për radiot dhe televizionet, për uljen e taksave shkatërruese për mediat elektronike dhe për korrigjimin e shkeljeve të rënda që KKRT ka bërë në procesin e licencimit të mediave elektronike.
Asambleja bëri ristrukturimin e organeve drejtuese të shoqatës. Kryetar u zgjodh zoti Ylli Rakipi, zëvendëskryetar Nikollë Lesi dhe sekretar Leonard Gremi.
SHOQATA E BOTUESVE TË SHTYPIT SHQIPTAR
Tiranë, më 29.11.2000
Partizane e Brigadës së Parë Sulmuese martohet me komandantin e batalionit. Dasmën e bën në Pejë pas një beteje
Si më fejoi në luftë Mehmet Shehu
Emine Bahja, e vetmja Heroinë e Popullit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që është gjallë, tregon betejat e luftës
faqe 14
Deputeti reformator Ferdinand Xhaferi tregon për lëvizjen që po finalizohet