Kërkesës së ish-kryeministrit Majko për dialog me kryetarin e PD-së, dje Meta i është përgjigjur: Berisha të respektojë institucionet dhe ligjet e të mos kërkojë djegie komisariatesh
Çdo polic do të përfitojë 30 milionë lekë të vjetra nëse plagoset në ruajtjen e institucioneve dhe ka urdhër që të qëllojë nëse i preket komisariati nga mitingashët
Faqe 2
Ka humbur Opozita
N[?]ë qoftë se në vitin 1989 (ose aty rrotull), do të nishim aq të lirë sa të bisedonim për opozicionin
NGA FRROK ÇUPI
Në qoftë se në vitin 1989 (ose aty rrotull), do të ishim aq të lirë sa të bisedonim për opozicionin politik, kam bindjen se do të na përshkonte një optimizëm i hidhët: “Ah, na duhet kohë për të ngritur opozitën, na duhen edhe dhjetë vjet”. Kështu do të kishim thënë dhjetë vjet më parë, duke u dëshpëruar se dhjetë vjet kohë janë shumë.
Por ja ku jemi, pikërisht dhjetë vjet pasi në Shqipëri lindi opozita dhe pluralizmi politik. Aş që mund ta mendonim në fillim se dhjetë vjet do të na duheshin jo për ta ngritur, por për ta humbur opozitën. Praktikisht sot Shqipëria është pa opozitë politike.
Mbrëmë vonë, përmes rrjetit të ATSH erdhi dhe u shpërnda një lajm se fshatarët e Kalosianit në Kukës kishin mbyllur saracineskën e ujësjellësit duke lënë pa ujë të gjithë qytetarët e Kukësit. Në mendjen e secilit, ky akt vjen e shfaqet si përkrahje ndaj disa njerëzve që sulmuan policinë në Tropojë e në Tiranë. Edhe në qytetin e Gjirokastrës u mblodh një grup njerëzish që sulmuan policinë duke i konsideruar “heronj demokratë” ata njerëz që sulmuan policinë. Në sheshin e Tiranës shfaqen mitingje njerëzish që as dëgjojnë e as heshtin, por presin kushtrimin për të thyer dritare dhe djegur makina.
Në rrugë ka policë dhe ant policë. Në apartamente banorët e zakonshëm porosisin fëmijët që “të mos kalojnë andej nga Sheshi” sepse nuk i dihet.
Po sikur të ishte opozita? Atëherë opozita do të kishte kërkuar modernizimin e mjeteve të demokracisë. Opozita do të kishte komoditetin dhe privilegjin për të ndërtuar konceptin modern të kërkesave ndaj qeverisë dhe të pamjeve optimiste për nesër. Opozita ka kurdoherë favorin e të drejtës për të ndërtuar “kopshtin e ëndrrës”. Ndërsa qeveria i ngjan “hallit” që shtyn vagona e madhe të halleve të ditës, opozita merr rolin e vëzhguesit elegant që kërkon: “Eh, kujdes, vagon po dëmton lulet, po bën zhurmë, po qytetarët, nuk po vijnë dritat, po na mungon uji, etj. Ndërsa ndaj atyre që presin ujin e venë këmbën, opozita do të ishte më e prerë se sa vetë qeveria.
(Vijon në faqen 3)
Meta: Brenda 24 orëve dua të arrestohen
Mbrëmë, vonë në ora 21⁰⁰, kryeministri Meta mblodhi të gjithë drejtuesit kryesorë të Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe shërbimet e tjera të informacionit të rendit publik
Meta: Brenda 24 orëve dua të arrestohen të gjithë të kërkuarit nga policia
Mbrëmë, vonë në ora 21⁰⁰, kryeministri Meta mblodhi të gjithë drejtuesit kryesorë të Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe shërbimet e tjera të informacionit të rendit publik
Pas takimit me kryeministrin të gjitha efektivat e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe strukturat e Rendit Publik kanë filluar operacionin në të gjithë Republikën për të gjetur adresat e sakta të gjithë të kërkuarve nga policia si dhe për t’i dërguar ata në qelitë e birucave të komisariateve të policisë e që më pas t’i kalohen prokurorisë. Mësohet se urdhri i prerë i Metës ka çuar në arrestimin e tre shumë të kërkuarve në Tiranë, një në Durrës, tre në Vlorë, një në Shkodër, një Korçë dhe dy në Elbasan. Gjithashtu mësohet se operacioni është munduar të mbahet shumë sekret, pasi të gjithë agjentët e hedhur në aksion për arrestimin e tyre janë të emëruar para një muaji e të panjohur nga qytetarët, bile ata njihen vetëm nga drejtuesi kryesor i SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) i çdo prefekture.
Mësohet gjithashtu se është dhënë urdhri për t’i ekzekutuar, nëse rezistojnë me armë apo kërkojnë të largohen nga vendi i rrethimit policor. Numri i forcave në këtë aksion është mbi 1250 veta, të cilët kanë marrë po mbrëmë edhe një udhëzim të veçantë nga shefat e tyre, por që “Koha Jonë” nuk arriti ta mësojë për t’ia bërë të njohur publikut shqiptar.
A.B