NGA KIÇO BLUSHI
Nuk besoj të ketë shqiptar të gjallë që të mos e bëjë këtë pyetje dramatike jo vetëm kur vë kokën në jastëk, - i detyruar nga mosdrita, - por edhe kur kërkon “të gjellisë” politikë nëpër metinge a konferenca shtypi në vend të bukës së gojës.
Kush, pra, kush e shkaktoi Shqipërinë, kush e ktheu në një varrezë gjigande diellore të varreve në çdo kilometër, kush e vrau shpresën, kush e degeneroi ndërmjet një demokraci në kaos e anarki, kush i detyron vajzat shqiptare të bëhen prostituta, kush i tremb fëmijët të luajnë në rrugë, kush e bëri këtë vend të bekuar të padëshirueshëm (për të mos thënë: të frikshëm) për të banuar, punuar e bashkëjetuar?
Kush pra, kush, kush, kush?!
Për shumë njerëz të traumatizuar nga varfëria, vrasjet e të afërmve, ikjet e fëmijëve, nga ngujimi psikik, fizik e shpirtëror, kjo pyetje nuk është një dilem ë e thjeshtë dramatike që kërkon një përgjigje, një emër e një zgjidhje, por ajo është një klithmë e pashpresë vaji. Kush pra kush po e pllakos Shqipërinë në terr, në terror e në tension të papërmbajtshëm?
Një miku im më tregoi që këtë histori të dhimbshme: Ish na spital për të parë fëmijën e aksidentuar të fqinjit. Teksa po e çonin për ta operuar, djali gjashtë vjeç i tha mjekut:
-Xhaxhi doktor, mos ma pri këmbën.
-Jo, i tha mjeku, - s’ka pse të va pres këmbën.
-Xhaxhi doktor, - këmbënguli foshja, - ne jemi të varfër.
-Ani, - i tha mjeku, duke qeshur, - po pse mendon se do të ta pres këmbën?
-Sepse babi s’ka para me të pague…
Kjo histori, për atë që di të kuptojë, flet shumë, por sigurisht nuk i jep dot përgjigje pyetjes që shtrojmë:
Kush, pra, kush e ka fajin?
E kam shumë të qartë se edhe për do kohë kjo pyetje do të errësojë sytë e mjaft shqiptarëve që po mbeten të verbuar nga militantizmi partiak. Një pjesë do të përgjigjen menjëherë: Fajin e ka Berisha!
…jin e ka Berisha!
Ata të Berishës do të thonë: Fajin e ka Fatosi! Ca “të pavarur” ia hedhin fajin popullit, i cili “genka pa kulturë të mjaftueshme demokratike”, etj. etj.
E, gjithsesi, përgjigjja mbetet në terr, edhe pse zgjidhja e saj nuk varet nga mungesa e resurseve në zonën verilindore. Shqipëria po mbetet një dhe e mbyllur jo vetëm për investitorët e huaj por edhe për atë vendas.
Kush, pra, kush e lyp anarkinë dhe kaosin në Shqipërinë tonë të handakosur?
Armiku i jashtëm? Armiqtë e brendshëm? Apo të dy palët bashkë?
Po ç’kanë, xhanëm, me ne, e pse duan të na çbëjnë edhe më? - Kështu mund të pyesin naivët, që s’janë të pakët.
Këto dhjetë vjet pluralizëm besoj se na mjaftuan për të kuptuar se përballat me “armiq të brendshëm” e “armiq të jashtëm” janë të shpifura sa kohë nuk e gjejmë brenda vetes tonë armi kun e vetvetes. Ky armik është më së shumti në mendjen tonë të sëmurë se në shpirtin tonë të hallakatur. Për ta kuptuar këtë nuk mjafton të bëjmë thirrjet standarde që u ngjajnë predikimeve fetare: Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa. Të duam njeri-tjetrin pavarësisht nga dallimet partiake, fetare ose krahinore, - por mjafton të shohim si e ka pësuar kryeqendra e demokracisë, - Shkodra, - për të mos thënë sa rëndë e ka pësuar “bileten” e demokracisë Tropoja, - vendlindja e ish presidentit për të kuptuar ç’zezonë ka mbirë prej urrejtjes absurde në Shqipëri e veçanërisht në këto dy rajone: Shkodra e Malësia me njerëz e fëmijë të ngujuar, Bajram Curri e Tropoja me njerëz të vrarë për ditë, - realisht janë bërë zona “të djegura”, vende të frikshme, vende të shkretuara e të mbuluara nga gjaku që s’po duket këtë të të sosur së derdhuri nga mar ria e ca krerëve që mbajnë fjalime në Tiranë të rrethuar me bodyguardë e njerëz të verbuar…
E pra, Tropoja e shpirt i çdo shqiptari i ngjan tashmë asaj foshnjës që i thotë mjekut:
-Doktor, mos ma pri këmbën, se jemi të varfër e s’kemi pare me të pague!
Deputetët: Mos na hiqni zonat
Faqe 5
Shumica e partive opozitare si dhe dy, tre deputetë të PS-së kërkojnë rrëzimin e qeverisë Meta