09/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 dhjetor 2000

SHBA: Qeveria t’i përgjigjet dhunës që të sigurojë shtetin

Zgjedhjet në Shqipëri ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare Intervistë e ndihmës zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për Europën, James Swigert, dhënë Zërit të Amerikës

Dimri, pro dhe kundër

Nga FRROK ÇUPI Opozitari më i mirë ka mbetur i vetëm dhe shpeshherë i harruar. Ky është zoti Dimër. A nuk e dimë se Dimri është opozitari? Të gjithë e dinë. Këtë e dinë, së pari, politikanët që synojnë pozitat e larta pushtetore. Kujtojnë pak betejën e tyre. Derisa dritat fillojnë të mungojnë dhe mallkimet të pëlcasin; derisa bidonat e vajgurit fryjnë mbi biçikleta nga grykat e zbrazëta; derisa ujërat mbulojnë hidrovorët e prishur dhe tokat e ulëta. Deri në këto momente këta kanë bërë njëmijë intriga për të rrëzuar dikë e ngritur vetveten. Por kur vjen dimri, të gjithë këta të kësaj kategorie heshtin sikur nuk ishin. Kush vallë do të donte të merrte përgjegjësi në kohë të keqe?! Kësaj here Dimri bëhet aleat i dy palëve kundërshtare: i këtyre që makbethojnë për të shkuar në pushtet nga përbrenda radhëve dhe i atyre që janë të shpallur si “opozitë” politike. Dimri i Shqipërisë bëhet palë pro nihilistëve që “kanë parë Botë me sy, por Shqipëria nuk bëhet”. Këta dalin në mes të diellit pranveror në Dhjetor dhe predikojnë se “Perëndia i dha diell këtij vendi, por mallkoi tokën dhe njerëzit”. Ndjenja patriotike e qytetarëve ka rënë në nivele të ulëta; “patriot” mund të quhet edhe ai që djeg pyllin, minon shtyllat elektrike, gërryen rrugën. Matësi i patriotizmit anon nga egërsia. Ka qenë klima e mrekullueshme e kësaj hapësirë që i ka bërë shumë vëzhgues të huaj që pjesën me diell të Ballkanit ta quajnë “një arenë e banuar nga njerëz domosdoshmërisht të favorizuar”. Por, ndërkohë shumëkush thotë se ekuilibret natyrore i ka rivalizuar dembelizmi ose detyrimi i banorëve për mbijetesë. Në qoftë se nuk do të kishim Dimër kaq të butë e pranveror, ndoshta do të kishim punuar më mirë për ngrohjen dhe rrugët. Dimrin nuk e kemi gjithmonë me vete, ironikisht kur ai është i butë. (Vijon në faqen 4)

Bode nuk e konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e OSBE

Faqe 3

Erlion Mustafaraj

Vjen “Beni ecën vetë”

faqe 27

Pjesëmarrjen në tryezën e OSBE

Faqe 5 BB bllokon kredinë për KESH, orët e dritave pakësohen Faqe 17, 23