SHBA - OSBE: Tryeza edhe pa Berishën
“Nëse i dikush ngul këmbë pa arsye që të mos arrihet një marrëveshje ai më në fund ka për të izoluar vetveten, sepse procesi do të ecë përpara”
Sot takohen 17 parti politike për të korrigjuar procesin zgjedhor dhe KQZ-në
“PD i shmanget opozitës
“Nuk jemi gati”. Kjo fjali ishte një nga justifikimet e mospjesëmarrjes së PD-së dhe aleatëve të saj në tryezën e sotme të organizuar nga OSBE. Tryeza do të shqyrtojë përgatitjen e një terreni të përshtatshëm për të realizuar zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, duke u nisur nga gabimet e bëra më 1 dhe 15 tetor. Por ndersa pozita dhe një pjesë e opozitës është treguar e gatshme, PD dhe aleatët e saj të vegjël deklarojnë se nuk janë gati.
Që ata nuk janë gati do të thotë që të gjitha mitingjet që po bëhen nuk kanë asnjë vlerë, që ata nuk janë gati do të thotë që të gjitha dosjet e dërguara nëpër Europë (e që janë refuzuar) për manipulimet në zgjedhje kanë qenë vetëm një përrallë. Mungesa e gatishmërisë së Berishës për të diskutuar tregon vetëm se ai nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vërejtje për procesin e zhvilluar në zgjedhjet lokale, por ka pretenduar për manipulime vetëm për t’i shpëtuar pranimit të humbjes.
U bënë tashmë më shumë se 2 muaj që nga dita kur PD deklaroi se ka fakte për shkeljet e bëra në zgjedhjet lokale, se nuk i pëlqen Kodi zgjedhor dhe se KQZ nuk është e pavarur. Por në të gjithë këtë periudhë duket se askush brenda kësaj partie nuk ka menduar si të gjejë mundësinë për të ndryshuar Kodin zgjedhor dhe KQZ apo për të krijuar mundësinë e shmangies së manipulimeve të pretenduara.
Në këtë kushte, nëse vërtet ka pasur manipulime në zgjedhjet lokale, atëherë votuesit shqiptarë duhet të tre mbeten akoma më shumë, se opozita nuk është mbrojtëse e votës së tyre, sepse nuk di dhe nuk do ta bëjë. Në këto kushte opozita e ka nxjerrë veten jashtë institucioneve, jashtë dialogut dhe ka zhytur në tentativën e destabilizimit të vendit dhe të rrëmujës institucionale për të krijuar një terren të papranueshëm në zgjedhjet e përgjithshme, me qëllim që të ketë sa më shumë mundësi për manipulime. Në këto kushte duket se subjektet më të interesuar për manipulime është PD-ja, e cila vazhdon të luftojë më i interesuar për manipulime është PD-ja, e cila vazhdon të luftojë e vetme kundër Shtetit shqiptar dhe gjithë shteteve të tjera dhe organizmave që ndihmojnë Shqipërinë.
Sa do të zhvillohet tryeza edhe pa PD-në dhe ky është mesazhi i qartë që të gjithë kanë vendosur t’i japin shefit të kësaj partie, i cili do të bojkotojë në institucionit nuk është zgjidhje, por izolim i forcës politike. Në këtë izolim dhe harrim të madh ku po zhytet PD, shpejti do të duhet një forcë e vërtetë opozitare.