Olbrajt: Zgjedhje politike në Kosovë
“Veshjet demokratike në Ballkan nuk mund të na sigurojnë për largimin e ekstremizmave”
Ballkani dhe Kosova, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Sekretaria amerikane e Shtetit jep lajmërimin
Zhurma e kotë
NGA MARTIN LEKA Pas publikimit të raporteve përfundimtare të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri dhe shugjerimeve të tyre për personin e gjithë piramidës së zgjedhjeve, në qendër të vëmendjes së politikës dhe opinionit është vënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Mazhoranca qeverisëse, legjislative e vendore, duket se ka reflektuar në mirëkuptim me faktorin ndërkombëtar prezent në Shqipëri për mirëkuptim e konsensus të politikës. Kjo duket qartë përmes një qëndrimi ... të reflektuar tek treshja President-Kryeministër- President-Kryeministër-Kryetar i PS. Dukët qartë se Meidani-Meta-Nano nuk kanë mbajtur pozitën e “moskëtierëve”, por kanë treguar koshiencën e duhur për të përballuar një situatë të re, e cila mund të bëhet burim konflikti serioz që mund të dëmtojë, jo vetëm zgjedhjet e afërta të përgjithshme, por edhe imazhin e mirë të zgjedhjeve që sapo kaluan. Tre të mëdhenjtë e politikës qeverisëse duket se e kanë të freskët imazhin e zgjedhjeve të vitit 1996, pavarësisht se me to nuk mund të hiqet asnjë paralele me zgjedhjet e këtij viti. Sidofqë, ata duket se po japin mesazhin e krijimit të klimës së përshtatshme për të pasur pas gjashtë muajsh zgjedhje akoma më të mira se këto që kaluan. Nga ana tjetër, tashmë është detyrë e opozitës të tregohet tolerante e luajale. Ajo nuk duhet të shfrytëzojë iniciativat pragmatiste të pozitës për t’u shndërruar në rolin e “fëmijës së përkëdhelur”. Për opozitën duhet të jetë e qartë se impresion pozitiv për të tek votuesit shqiptarë, fillon pikërisht në momentin kur kjo, opozita, të ulet në tryezë përpara se të dalë në rrugë, të thotë kundërshtart përpara se të thotë armik, të thotë fjalë përpara se të hedhë shashka e shishe me benzinë. Është e drejta e opozitës të kontestojë e sulmojë KQZ, ashtu siç është e drejta e kujtdo të mendojë edhe për të kundërtën. Fundja, edhe problemet e krijuara me KQZ-në do të gjejnë zgjidhjen e duhur, ligjore ose të kompromisit. Por nuk mund të arrihet në përfundimin se KQZ është zgjedhja përfundimtare dhe e vetme për të mos pasur kontestim zgjedhjesh. Sepse për këdo është e qartë se mandatën e një kryetari bashkie nuk e jep KQZ, por Komisioni Zonal. Atëherë, ç’faj kanë shtatë anëtarët e KQZ pse në Shkodër është zgjedhur kryetar bashkie Rushi i PD-së dhe në Vlorë, Veizi i PS-së?! Kryetar bashkie nuk duket këtu. Ai është “institucionit” të mirëkuptimit racional mes pozitës dhe opozitës. Një sëmundje e përsëritshme periodikisht këto dhjetë vjet.
Meta siguron uljen e çmimit të ngrohjes
Lënda djegëse
faqe 5
Lënda djegëse
Meta siguron uljen e çmimit të ngrohjes
faqe 5
Hysen Domni, kryetar i Bashkisë së Elbasanit nga dje President i KOKSH. Foto: P. ILO
ngrohjes
faqe 19
Ndryshimi i KQZ
PSD akuzon PS-në:
Po ushtron presion ndaj Shtetit
faqe 3