Parlamenti italian miraton dëmshpërblimin për të afërmit e viktimave
Tre vjet pasi “Sibilla” mbyti të “Katrin e Radës” dhe në fund të detit mbetën rreth 100 shqiptarë
Faqe 7
Parathënia diplomatike e SHBA për shqiptarët
Nga ALEKSANDËR ÇIPA
Ndërsa Presidenti i ri amerikan Xhorxh W. Bush po deklaron emrat e stafit të vet, pjesa dërrmuese e Europës dhe veçanërisht politika ballkanase, vëmendjen e mban ngrehur tek ajo që ndryshilejsohet “stafeta diplomatike” mes demokratëve dhe republikanëve amerikanë. Në formën e një karroce të veçantë, sekretarja amerikane e Shtetit Madalen Albright, dy ditë më parë në Bruksel, shpalli disponimin diplomatik aktual dhe perspektiv për Kosovën dhe Ballkanin në tërësi. Nuk është pak të thuhet se nëntëvjeçti i fjalimit të fundit të saj në cilësinë e shefes së diplomacisë amerikane lidhej drejtpërsëdrejti me atributet vetëqeverisëse dhe politikëbërëse të shqiptarëve në Kosovë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes fjalës së saj përcilllej nxitja për realizimin në kohë të institucioneve politike të Kosovës. Ky gjest zyrtar përbën epilogun e një kontributi të kësaj zonje amerikane që luajti kostumin e diplomacisë së Uashingtonit në momentin më madhor të historisë sonë kombëtare, si dhe për periudhën më përmbysëse në gjeopolitikën e mijëvjeçarit të ri në Ballkan.
Në këtë akt të këmbimit të stafetës qeverisëse nga demokratët tek republikanët amerikanë, është e natyrshme të ngrihen dilema dhe të parashikohen ndryshime për pozicionimet politike. Mirëpo kur bëhet fjalë për diplomacinë si mision në funksion të strategjisë së përcaktuar, atëherë nuk duhet harruar se amerikanët janë ata që i shtojnë “efektet” së tyre diplomatike, së pari, “masën anësore” për ruajtjen e gjithë fondit të krijuar dhe mbledhjen e njëkohëshme të tij. Nuk është aspak rastësi që kjo vijueshmëri të shfaqet qysh në shpalljen e emrit të Colin Powellit, si pasuesit të Albrightit, i cili njëherësh njihet si shefi diplomatik i parë në pozicione të ndryshme, në tre mandate qeverisëse të republikaneve amerikanë. Në përfaqësimin e parashikuar e fillim-turave diplomatike të administratës së ardhshme Bush, në përgjithësi parashtrohet një vizitë të afërt në Kosovë. Nëse ajo do të jetë një vizitë të afërt në Kosovë, atëherë shqiptarët … duhet të përqëndrohen në strategjinë aktuale dhe perspektivën amerikane siç e tyre janë një faktor më shumë në rrjedhën e kësaj diplomacie. “Kur je shok me amerikanët diplomatikë: Ku je shaka…”, ky konstatim mund të perifrazohet: “Kujt i intereson …”
Kthehet nga Amerika, pas tre vjetësh, Koço Devole
HUMORI I SË DIELËS
Nga Filip Çakuli
Kthehet nga Amerika, pas tre vjetësh, Koço Devole
Në 12 dhjetor, ditën kur Bushi u shpall President i Amerikës, mbërrin në Tiranë humoristi i shquar Koço Devole. Ai u prit menjëherë nga kolegu i tij humoristi Nikollë Lesi, i cili e ftoi për të parë ndërtesën e kompanisë “Koha Jonë” dhe në katin e tetë, në zyrën e tij, shtroi një koktej ku ndër të tjera kolegu i tij Lesi i tha: “Nuk është rastësi ardhja jote pikërisht më 12 dhjetor, ditën kur Bushi bëhet President, kur PD-ja feston themelimin e saj dhe një ditë pas atentatit ndaj kryeministrit Meta”.
Më pas, Koçon e priti Presidenti i Republikës, i cili foli për marrëdhëniet shumë të mira shqiptaro-amerikane. Koço Devole gjatë pritjes i kërkoi Presidentit që të mos ndërhyente kaq shumë në politikën shqiptare. Një bisedë kokë më kokë, Koço Devole pati dhe me Fatos Nanon, të cilit iu lut që për hir të depolitizimit të KQZ të jepte dorëheqjen dhe t’ia linte vendin Fatos Nanos. Në ditët e ardhshme Koço Devole pritet të ketë takime të ngjeshura me Kryeministrin, ministrin e Rendit dhe ministrin e Bujqësisë. Për viziten e tij në vendin tonë dhe për mendimet e Koços për politikën e sotme shqiptare, do të lexoni ditën e mërkurë në një intervistë ekskluzive për “Koha Jonë”.
Për më tej do të lexoni faqet e humorit si dhe një intervistë telefonike të Koço Devoles në lidhje me krimin dhe me rendin në Shqipëri, dhënë kolegut të tij, Filip Çakulit — Faqe 22-23
Njoftim për gazetarët dhe punonjësit e “KJ”
Njoftohen të gjithë punonjësit, gazetarët dhe korrespondentët e “Koha Jonë” që sot do të jenë në punë për të nxjerrë numrin e parë të gazetës së të hënës.
Gjithashtu njoftohen të gjithë gazetarët e korrespondentët se ditën e hënë do të kenë në pikat e shitjes edhe gazetën “Koha Jonë”.
… në … bi it … faqet 9 … faqja 11 … ditën e … faqja 7 …