Në kohën kur KESH siguroi paratë nga ministri i Financave, uji në hidrocentralin e Fierzës kishte marrë tatëpjetën
Nuk i akordohet në kohën e duhur KESH-it kredia për të blerë një transformator, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm prej 1.4 miliardë lekë të reja energji elektrike
Shtetlin apo vetminë
Nga MARTIN LEKA
E dhe më naivi shqiptar e kupton më në fund se in
[teksti vazhdon jashtë kornizës]
Pse “Kl” shitet 50 lekë, kur ajo është 40 lekë?
Redaksia e gazetës
Shtetin apo Vetëmtinë
NGA MARTIN LEKA
Edhe më naivi shqiptar e kupton më në fund se interesat e demokracisë europiane e amerikane në Shqipëri nuk kanë të bëjnë thjesht me interesa politike, thjesht me interesa ekonomike apo thjesht me interesa gjeostrategjike. Të gjitha këto mund të përmblidhen qartë dhe thjeshtë: politika perëndimore është e interesuar dhe mbështet sigurimin e Demokracisë dhe Ligjit në Shqipëri. Do të ishte paranojake po të mendoje apo të nxjerrje turmat të bërtisnin për Bush apo Al Gore, Shirak apo Zhospe, D’Alema apo Berluskoni, s’ka ndodhur rëndom kohët e fundit në mitingjet periodike të opozitës shqiptare. Interesat amerikane e evropiane në Shqipëri nuk është se lidhen thjesht me vendin tonë. Ato janë në harmoni me rolin dhe pozicionin gjeopolitik të vendit tonë, sidomos po të kemi parasysh faktorin historik të vendosjes së shqiptarëve në vendet fqinjë, ku një rol të konsiderueshëm në këtë faktor interesimi ndërkombëtar luan padyshim Kosova dhe, rrjedhimisht statusi i ardhshëm i saj. Por, për politikën ndërkombëtare, ndërsa pas gjithë atyre zhvillimeve të vrullshme të ndodhura në Kosovë gjatë këtyre dy vjetëve është prekur një realitet i qartë për të ardhmen e saj, për Shqipërinë vazhdojnë të ekzistojnë dilema që për fat të keq, nuk kanë aspak ngjashmëri me lidhjen e këtij vendi me shqiptarët.
Zgjedhjet në Kosovë treguan një nivel të lartë të pjekurisë politike në krahasim me Shqipërinë. Ndërsa në Kosovë votohen, pranohen, fitohen e humbet, këtu vetëm “fitohet”. Opozita në Shqipëri konteston papushim dhe është e prirur drejt dhunës, çka përbën shqetësim, jo vetëm për shqiptarët e qetë, por edhe për komunitetin ndërkombëtar. Pikërisht kjo arsyeja që përmes një deklarate të dalë nga Uashingtoni Klinton-Shirak, dy të mëdhenjtë e politikës amerikane e evropiane kanë shprehur shqetësimin e rritjes së tensionit politik në Shqipëri, duke mbështetur në të njëjtën kohë qeverinë shqiptare të kryeministrit Meta për vendosjen e Ligjit. Mesazhi diplomatik tashmë është i qartë si për opozitën, ashtu edhe për pozitën: Sali Berisha dhe përkrahësit e tij duhet të heqin dorë nga dhuna politike; ndërsa Meta dhe administrata e tij qeverisëse në të gjitha nivelet duhet të zbatojnë ligjin.
Ky nuk është më vetëm një këshillë morale për qeverinë, por një thirrje e hapur për të vazhduar sulmin ndaj atyre që kundër Shtetit me qëllim që të bindë botën se është vendi ku Shteti ka filluar të funksionojë, çka nënkupton edhe pas edhe ekonominë, edhe politikën, edhe garancitë për të ardhmen.
SHBA-BE: Qeveria shqiptare të mbrojë Shtetin nga dhuna
Faqe 3
Nga e majta: Prodi, President i Komisionit Evropian, Shirak, Presidenti i radhës i BE dhe Klinton, president i SHBA
REUTERS
Pse ‘N’ shitet 50 lekë, kur ajo është 40 lekë?
Pse ‘N’ gazetës “Koha Jonë” ka njoftime se disa gazetashitës po spekulojnë me çmimin e gazetës, duke ua shitur atë lexuesve 50 lekë, ndërkohë që çmimi i saj ka qenë në 40 lekë.
Redaksia u lutet lexuesve që të na njoftojnë se cili gazetashitës ose agjenci shitjeje vepron në mënyrë spekulative, në mënyrë që t’i ndërpresim kontratën menjëherë.