Medani kundër PS-së
Kryesia e socialistëve kërkon dorëheqjen e anëtarëve të KQZ-së, ndërsa Presidenti i Republikës nuk pranon që pesë anëtarët e zgjedhur prej tij të heqin dorë
Takimi i djeshëm Nano-Nano solli sërish dy Nano
Kryesia e socialistëve kërkon dorëheqjen e anëtarëve të KQZ-së, ndërsa Presidenti i Republikës nuk pranon që pesë anëtarët e zgjedhur prej tij të heqin dorë
Medani kundër PS-së
Takimi i djeshëm Nano-Nano solli sërish dy Nano
Faqe 3
Decentralizimi i centralizuar për Pushtetin Lokal
Para fushatës së 1 tetorit mazhoranca socialiste bëri një propagandë të madhe për decentralizimin e Pushtetit Lokal, që e përkthyer paksa më në gjuhën popullore, që kompetencat dhe financat të zbresin nga Pushteti Qendror në atë Lokal. Në shërbim të kësaj është firmosur edhe Karta e Autonomisë Lokale. Por çfarë po ndodh këto ditë? A janë realist të lirë kryebashkiakët dhe kryekomunarët për të administruar pushtetin që u takon apo gjithçka mbetet si më parë, kur edhe për një lulishtë apo për dy kanale të ujërave të zeza ata duhet të marrin lejen e Anastas Angjelit e të Spartak Poçit? Pra, a kanë të drejtë të kenë para në buxhetin e tyre dhe ta administrojnë vetë apo duhet të trokasin nëpër zyrat e Pushtetit Qendror?
Për të mos vazhduar më me pyetje retorike po themi shkurt: Nuk kanë asnjë pushtet real për të zgjedhur hallet e tyre njerëzit që i kanë votuar, nëse nuk u jepet përgjigje pozitive nga ministritë apo nga kryeministri. De facto kjo të shpije tek ajo që kishim më parë së 1 tetori, tek një Pushtet Lokal formal, ku kryebashkiaku mbetet një korrier i shpejtë për të thithur fonde, vetëm nëse e gjen në ditë të mirë ministrin e Financave. Në të kundërt rrugët, lulishtet, punësimi, etj mbeten në mëshirë të dëshirës së Pushtetit Qendror, ashtu sikurse është vepruar në këto 10 vite.
Në biseda me disa kryetarë bashkish të qyteteve kryesore ato ankohen se akoma nuk e ndjejnë veten pushtetarë lokalë me kompetenca reale. Në fakt hallet i di më mirë Këshilli Bashkiak apo Komunal dhe kryetari i tij, pasi janë më pranë problemeve konkrete të njerëzve, se sa fjala vjen një zv/ministër apo një ministër që më shumë mbetet jashtë shtetit në takime ndërkombëtare për të “mirën e gjithë vendit”. Për shembull, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ku është pothuaj një e katërta e popullsisë së Shqipërisë, nuk ka kompetencë që të vendosë për fonde rrugësh, por duhet të trokasë tek ministri i Punëve Publike, zoti Spartak Poçi, dhe me pas në zyrën e madhe të Anastas Angjelit. Pra, ai dhe Këshilli Bashkiak nuk kanë të drejtë të përcaktojnë prioritetet e riparimit të rrugëve, por vetëm ministrat, sipas interesat apo zonës ku banojnë. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, ka të drejtë të firmosë drejtpërdrejt projekte që kanë vlerë deri në 200 mijë lekë (!!), aq sa një punë e thjeshtë në një firmë private. Nëse kalon projekti vlerën me 1 mijë lekë të tjera, nga shuma 200 mijë, ai quhet i paligjshëm dhe nuk zbatohet! Atëherë kur kryetari i Bashkisë nuk ka kompetenca reale pse duhet që njerëzit të trokasin në Pushtetin Lokal. Aty le të vijnë në Tiranë dhe të kërkojnë zgjidhjen e halleve me “Komitetin Qendror” të Ministrisë së Financave. Natyrisht që “Ministria e Financave” ka përgjegjësinë për buxhetin, por që Ministria e Financave ka përgjegjësinë për buxhetin, nuk jep asgjë për atë pak buxhet që ka për Pushtetin Lokal t’ua japë për administrim atyre që kanë votën lokale. Decentralizimi duhet të shkojë në bazë e jo të mbetet në podiumet e Pallatit të Kongreseve, ku të gjithë mbajnë fjalime për Pushtetin Lokal; e n’ano, ashtu edhe Meta, si Fino, ashtu edhe Angjeli, por asnjëri realisht nuk ka marrë hapin e parë për të zbatuar Kartën e Autonomisë Lokale. Edhe Ligji për Buxhetin e vitit të ri është kundër Autonomisë Lokale. Pra, gjithëka është në duart e Pushtetit Qendror.
Amerikanët ankohen për flamujt amerikanë të PD-së
Mësohet, nga burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht, se amerikanët të ashtuquajtur në Tiranë, janë ankuar nga shpërderimi i flamurit të SHBA-së në mitingjet e PD-së në sheshin “Skënderbej”, aq më shumë kur mitingjet kanë përfunduar në mënyrë të dhunshme. Flamuri amerikan nënkupton respektim të ligjit dhe jo dhunë e djegie, ndaj janë ndjerë të fyer amerikanët e Tiranës nga shpërderimi i tij në mitingjet e PD-së. I pyetur për këtë deputeti i PD-së, Memia, tha se flamuri amerikan është e drejtë e jona për ta valëvitur dhe nuk pyesim asnjeri, bile as ata që e kanë sjellë. Ne jemi me Bushin e Bushi nuk është me komunistët e Tiranës.
A.N.