09/11/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 nëntor 1991

KRYETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, RAMIZ ALIA, PRITI PËRFAQËSUESIT

Punëtorët grevistë flakën nga puna

Më datën 16.12.1990 punëtorët e minierës së nxjerrjes së bakër-piritit në Qafë-Bari organizuan një grevë me kërkesat e poshtëshënuara. 1. Ngritjen e pagave në përshtatje me frontet dhe vendet e punës. 2. Përmirësimin e kushteve të punës 3. Përmirësimin e kushteve të fjetjes. 4. Përmirësimin e zbatimin e rregullave e vendimeve të Këshillit të Ministrave për ushqim-veshmbathjen e punëtorëve e punonjësve. Greva filloi sipas të gjitha rregullave që parashikohen në ligj. U lajmërua komanda e policisë si dhe u afishua lajmërimi në Qytetin e Fushë-Arrëzit. Për 3 ditë me radhë autoritetet shtetërore si dhe forcat e mbrojtjes së rendit u sollën në mënyrë të ligjshme. Gjatë kësaj kohe nuk ka patur asnjë akt-padi të ngritur kundër askujt Ditën e kaltërt me dt. 20.12.1990 rreth orës 8.00 pasdite në Qafë-Bari lajmëruan përmbledhjen. Punëtorët u futën në mbledhje. Mbledhjen e drejtonte drejtori i ndërmarrjes, Fran Pjetri, deputet. Ai nuk bëri asnjë dialog por filloi të lexohët një listë. Në mënyrë krejt normale fillon të ngrihen ata punëtorë që u lexohet emri. Komunikohet largimi i tyre nga puna me motivin «Për thyerje të disiplinës në punë si dhe marrjen në punë jashtë rregullave të Ko Kodit të Punës». Në një kohë që lejohej të shkojë të punojë në një zërit edhe jashtë shtetit! Në kohën që punëtorët ngrihen ata i kapnin 2 ose 3 policë dhe me dhunë, duke i rrahur me shkopinj gome e me grushta, i fusin në autobus sipas destinacionit të caktuar nga policia e rrethit Pukë. Nuk e tejmoj po të them se punëtorët ishin të gjitha moshave dhe pati edhe plagosje. Dhuna vazhdoi deri në vendin e zbritjes. Punëtorët ishin nga rrethi i Shkodrës e ankua tek Tereza Marubi dhe ajo caktoi dt. 28.12.1990 për të biseduar me punëtorët në orën 8.00, datë kjo që u shty për 1991 pa afat të caktuar, megjithëse punëtorët kishin udhëtuar nga 70-100 km rrugë për të arritur orarin. Martin Zef Gjoni, Fran Zef Gjoni, Zef Mark Ndoc i, Lulosh Zef Marashi, Fran Mark Ndoci, Gjergj Llesh Guri, Kol Ndue Podja, Prendush Ndue Podja, Nard Prendush Podja, Gjek Mark Podja, Fran Zef Bregu, Lulosh Kol Marku, Zef Ndue Preka, Dak Pol Sharani, Ilir Gjeta Malaj, Gjovalin Gjoni, Safet Selman Bracaj, Ndrek Ndoc i.

Takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Të shtunën në drekë dy përfaqësues të Komisionit organizues të PD, Gramoz Pashko dhe Eduard Selami, u takuan me ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Përfaqësuesit e PD shprehën shqetësimin e tyre për qëndrimin provokues që po mbajnë organet e policisë dhe të punëve të brendshme për mitingjet e organizuara dhe aktivitetet e tjera të PD. Provokime të tilla janë vënë re në Shkodër pas mitingut, në Vlorë për caktimin e sheshit të mitingut, në Fier, në Lushnjë, etj. Provokime të tilla mund të çojnë në gjakderdhje në situatën e tensionuar, theksuan përfaqësuesit e PD. Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, u shpreh se organet e MPB kanë mbajtur qëndrim ndaj oficerit i cili qëlloi me armë zjarri pas mitingut në Shkodër. Ai tha se nuk ka dije për raste të tjera dhe premtoi se do t’i shmangë këto raste nga ana e policisë. Ai gjithashtu se mitingjet e organizuara nga PD kanë qenë korrekte, por ka patur veprime të pakontrolluara pas mitingjeve, të cilat kanë rrezikuar rendin publik, si në Korçë dhe në Lushnjë. Përfaqësuesit e PD theksuan se ata nuk janë të përgjegjshëm për ngjarjet pas mitingjeve, por dëshirojnë që të mos ketë veprime të tilla. Ata që provokojnë incidente do të mbajnë përgjegjësi përpara kombit.

E shtuna e vështirë

POGRADEC: PROVOKOHEN PËRPLASJE MES QYTETARËVE Anëtari i komisionit nismëtar, Arben Meçe, në marrëveshje me policinë, organizon një mbledhje të aktivistëve në pallatin e kulturës të qytetit. Para se të fillonte mbledhja, ndërtesa rrethohet nga forca të shumta policore. Aktivistët protestojnë deri në qendër për këto demonstrim të panevojshëm force nga ana e policisë. Qendra njofton ministrin e Drejtësisë, por rrethimi në Pogradec nuk hiqet. Më në fund fillon mbledhja që zhvillohet në përputhje me të gjitha rregullat. Në orën 11.00 shefi i policisë ndërhyn me propozitë dhe urdhëron: Mbledhja mbaroi! Dilni jashtë tani! Për të mos provokuar incidente aktivistët e ndë- [teksti vazhdon jashtë kornizës së dukshme] Dëshironin të takonin si mik të vjetër dhe të dëgjonin prej meje mendime mbi zhvillimet e sotme demokratike. «Hashë që në fillim se nuk jam përfaqësues i asnjë partie dhe në bisedën e shkurtër që zhvillova me ta në oborrin e Institucionit u shfaqa vetëm pikëpamjet e mia mbi demokratizimin e Shqipërisë. Ndërkohë kur zhvillohej biseda nga muri i Institucionit u hodhën rreth 20 policë të pajisur me mburoja dhe helmeta, të cilët na rrethuan dhe u përgatitën për të na goditur. Nënkryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Fierit që drejtonte këtë «operacion» deklaroi se takimi që bëhej ishte i jashtëligjshëm dhe une duhet të largohej bashkë me personat e mbledhur, ndryshe do të ndërhynte me forcat e rendit. Për të më takonin në spital. Abdulla Bardhi dhe Alush Bajrami janë plagosur me armë dhe po marrin ndihmën mjekësore. I pari nuk flet dot, por të afërmit shpjegojnë se është plagosur te pazari i vjetër i qytetit. I dyti është plagosur në të njëjtin vend ku ka edhe shtëpinë, njëzet metra larg derës. Nuk dihet kush e ka qëlluar. Drejtori i spitalit thotë se deri tani janë katër të plagosur me armë zjarri. Anëtarët e komisionit përpiqen të lidhen me qendrën, por biseda ndërpritet sapo jepet numri i të plagosurve. Anëtarët e komisionit nisin drejt Tiranës. Në hyrje të Lezhës dy policë u marrin dokumentet dhe u thonë se duhet të paraqiten në degën e punëve të brendshme. Policët nisen me shpejtësi me dokumentet në duar. Në paraqiteni në degën e punëve të brendshme. Atje i lënë të presin jashtë dhe më në fund zëvendësshefi i policisë del dhe u thotë anëtarëve të komisionit: Na e bëni kabull, ishte një keqkuptim! Në fakt nuk ishte keqkuptim. Më në fund nga selia e PD-së anëtarët e komisionit i telefonojnë ministrit të Drejtësisë dhe i tregojnë për incidentet në Shkodër. I habitur, ai përgjigjet se nuk ka dijeni. Në lajmet e orës dhjetë jepen pastaj lajmi për plagosjet në kufi? Partia Demokratike, na thënë në «elinë e PD-së», këmbëngul në kërkesën e vet të ligjshme për asnjëanësinë e forcave të ruajtjes së rendit në raport me partitë e veprimtaritë e tyre, këmbëngul në zbatimin e të gjitha ligjeve që provojnë sigurinë dhe gjakderdhje; këmbëngul për mosfshehjen e informacionit. Korresp. i «Rilindjes Demokratike» Në orën 11.00 shefi i policisë ndërhyri me propozencë Por incidenti është përgatitur jashtë. Një grup i madh oficërësh e PD-së ruajnë gjakftohtësinë dhe shpërndahen pa u përputhje me rregullat ndërkombëtare të tubimeve? … pagaterren për të la goditur. Në hyrje që drejtonte këtë «operacion» më deklaroi se takimi që bëhej ishte i jashtëligjshëm dhe unë duhet të largohesha forcat e rendit. Për të tërhequr gjendjen dhe për të evituar një skandal, u detyrova të shpërndaj miting e mi dhe të zhvilloj një bisedë me zv. kryetarin e Degës Mihal Qiqin, ku u binda se ai kishte vepruar jo vetëm me iniciativën personale. Kërkoj që ky veprim dhe autori i tij të dënohen sipas dispozitave në fuqi mbi dhunimin e një territori shtetëror, ofendimin e një personi zyrtar brenda këtij territori dhe shkeljen e direktivave themelore të njëriut. Theksoj njëkohësisht nevojën që organet e rendit të shkëputen në mënyrë sa më urgjente nga komandi verbal nga subjektet që nuk përgjigjen ligjërisht për rrjedhimet e veprimeve të këtyre organeve. Korresp. i «Rilindjes Demokratike»

KRYETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, RAMIZ ALIA, PRITI PËRFAQËSUESIT E PARTISË DEMOKRATIKE

Dje pasdite, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Ramiz Alia priti përfaqësuesit e Partisë Demokratike, me kërkesën e këtyre të fundit. Dje pasdite, e Partisë Demokratike, me kërkesën e këtyre të fundit. Në këtë takim përfaqësuesit e PD-së parashtruan kërkesën e kësaj partie për shtyrjen e zgjedhjeve të 10 shkurtit dhe ndryshimin e ligjit elektoral. Ata argumentuan se këto kërkesa kanë të bëjnë me barazinë dhe partneritetin e subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, shtyrja e të cilave diktohet para së gjithash nga realiteti i ri politik. Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia tha në ndër të tjera se interesat e larta të popullit e të kombit do të vihen në rrezik të madh nëse këto organe legjislative e ekzekutive të popullit nuk marrin një votëbesim immediat nga populli. Korresp. i «Rilindjes Demokratike» (Foto: A. Babani) KRYETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, RAMIZ ALIA, PRITI PËRFAQËSUESIT

Thirrje e Austrisë drejtuar Shqipërisë

- Reformat nuk duhet të zhvleftësohen me masa represive - Lidhur me ngjarjet më të fundit në Shqipëri, Austria i ka bërë thirrje forcave udhëheqëse dhe autoriteteve të këtij vendi që të bëjnë ç’është e mundur në mënyrë që procesi i demokratizimit, i cili deri tani vlerësohet si pozitiv edhe nga vende të tjera, të mund të vazhdojë në rrugën paqësore dhe në kushtet e respektimit të të drejtave të njeriut. Një ndryshim i keq kursi nëpërmjet zbatimit të masave shtypëse do të rrezikonte hapjen e mëtejshme të Shqipërisë, thuhet në një deklaratë të sotme të Ministrisë së Jashtme në Vjenë. Austria shpreh plotësisht besimin Ministria, se në Shqipëri do të krijohet gjithsesi jo vetëm një klimë demokratike, por edhe kushtet që të bëjnë të mundur që zgjedhjet parlamentare të parapërgatitura më 10 shkurt 1991, të mund të zhvillohen në një ambient me të vërtetë pluralist. Futja e një sistemi të efektshëm shumëpartiak do të përfaqësonte me siguri një hap të rëndësishëm në demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe në hapjen e saj ndaj botës së jashtme, veçanërisht pensa i përket pjesëmarrjes së ardhshme të këtej vendi në KSBE, thuhet në deklaratë. Në këtë kuptim, vazhdon ajo, vendimi i kryetarit të shtetit shqiptar, Ramiz Alia, për të lejuar aktualisht partitë politike, në thelb duhet përshëndetur. Këto hapa pozitive duhen të çojnë përfundimisht në garantimin e plotë të të drejtave dhe lirive qytetare. Ato nuk duhen zhvleftësuar nëpërmjet zbatimit të masave të rënda represive, theksohej në fund në këtë deklaratë. (ATSH)

U FORMUA PARTIA EKOLOGJIKE

Ministri i Drejtësisë, Enver Haxhia, thirri pardje në Ministrinë e Drejtësisë përfaqësues nga grupi nismëtar i Partisë Ekologjike. Ai u njoh me programin dhe dokumentet e tjera, të cilat në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, komunikoi urdhërin për miratimin e kërkesës për lejimin e formimit të Partisë Ekologjike, si dhe regjistrimin e aktit në arkivin e kësaj ministrie.

FIER: DESHMON NERITAN CEKA

Më datë 5.1.1991 në ora 11.30 si drejtor i qendrës arkeologjike arrita në bërthamën arkeologjike të rrethit të Fierit për të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të kësaj bërthame. Në oborrin e Institucionit më prisnin në numër prej rreth 20 personash, aktorë të njohur të teatrit, bibliotekës dhe librarive, me të cilët kam qenë në një kolektiv gjatë 6 vjetëve që kam punuar në Fi-

SHKODER - LEZHE: NJE ODISE ME VETE

E shtunë, 5 janar, ora 14.00. Anëtarët e komisionit organizues, Arben Imami dhe Azem Hajdari janë në Shkodër në familjen e një anëtari të degës së Shkodrës. Më tej dëgjohe[n] të shtën[a] armësh. Rreth orës 17.00 dikush njofton se ka të plagosur në spital. Anëtarët e komisionit organizues shkojnë menjëherë në vendin ku ndodhi ngjarja. Me të arritur ata janë sulmuar dhe rrethuar prej turmës. Nuk lejohet dalja nga shtëpia. Në të njëjtën kohë një oficer i policisë lokale, me megafon, u flet personave të grumbulluar: «Qetësohuni! Mbajeni mendjen, se pas disa minutash do të arrijë makina e partisë». Ndërkohë nga prapa shpinës së komisionit organizues dalin persona me uniforma policie, të cilët i arrestojnë të dy anëtarët e komisionit dhe i çojnë në komisariatin e policisë së Shkodrës. Në komisariat i pyesin se ç’kërkojnë këtu. Përse kanë ardhur. Me propozencë provokuar incidente aktivistët e ndërpresin mbledhjen dhe dalin nga salla. Por incidenti është përgatitur jashtë. Një grup i madh oficerësh dhe veteranësh, pa kërkuar leje gjykundit, janë mbledhur dhe brohorasin «Parti-Enver, jemi gati kurdoherë». Është e drejta e tyre. Dikush nga radhët e policisë thotë: bjeruni, o mor bjeruni! Aktivistët e PD-së ruajnë gjakftohtësinë dhe shpërndahen pa iu përgjigjur provokimeve. Lind pyetja: Edhe për mbledhje në salla të mbyllura duhet marrë leje në polici? A është kjo në përputhje me rregullat ndërkombëtare të tubimeve? FIËR: DESHMON NERITAN CEKA që kam punuar në Fi-

VALIASI SI STARI - TERGU

I ndarë e i copëtuar pjesë-pjesë kështu siç është sot populli ynë, sikur është thënë që edhe historia e zhvillimit të kohës së sotme të bëhet pjesë-pjesë; e copëtuar... Pse themi kështu?! Po, ja do të ishte më mirë që për shembull atë ditë kur u bëhem miting për komunizmin në Kosovë të shembet edhe në Shqipëri? Ose atë ditë kur u formua Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u formua edhe Partia Demokratike e Shqipërisë! Ose atë ditë kur u hodhën në grevë minatorët e Stari-Tërgut të lidhën edhe minatorët e Valiasit! Po, megjithatë lëvizja kombëtare po zhvillohet sot andej po edhe këtej kufirit me gjemba. Ngjarja që ndodhi në minierën e Valiasit më 7 të këtij muaji ka qenë e ngjashme me ngjarjet e shkur[r]it të vitit 1988 në Stari-Tërg në Kosovë. Edhe minatorët e Stari-Tërgut autobotë po edhe minatorët e Valiasit, sot në plan të parë kanë vënë kërkesën e natyrës politike; ata të Stari-Tërgut kërkuan ndërprerjen e «marrëveshjeve politike», kurse këta të Valiasit kërkojnë ndryshimin e zgjedhjeve të lira të 10 shkurtit. Edhe ata të Stari-Tërgut caktuan afatin e plotësimit të kërkesave të tyre po edhe këta të Valiasit kanë caktuar atilin e tyre. Edhe ata të Stari-Tërgut qenë minatorë shqiptarë, edhe këta të Valiasit janë minatorë shqiptarë! Pra, është një ngjarje, një vazhdim i një revolucioni që populli ynë i ndarë kështu më dysh po e përjeton dy herë. Megjithatë, një gjë nuk duhet lënë të përsëritet është që minatorët e Valiasit ashtu si ndodhi me minatorët e Stari-Tërgut; përfundimi tragjik i fatit individual të minatorëve vë përpara punë, burgosja, nxjerrja para gjyqit e pasojë të tjera që pësuan minatorët e Stari-Tërgut pas daljes nga zgafella e tyre. Kjo nuk bën asësi të ndodhë me minatorët e Valiasit. Atyne u duhen plotësuar të gjitha kërkesat e tyre, absolutisht të gjitha. Atë ditë të 7 janarit kur ishim në mesin e minatorëve grev[ë] të minierës së Valiasit në fytyrat e tyre lexuam përparësisht po të njëjta të ndryshkura të një sistemi që i çonte para fashë e përpara me parë në Stari-Tërg. Me fat minatorët e Valiasit, me fat minatorëve të Stari-Tërgut! Me fat kombi ynë kudo që është! Me fat! BILBILI I RAMËS BAJRAM MORINA

(Foto: A. Babani)

Në orën 11.00 shefi i policisë ndërhyri me propozencë dhe urdhëron: Mbledhja mbaroi!

… pagaterren për të la goditur. Në hyrje i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Fierit që drejtonte këtë «operacion» më deklaroi se takimi që bëhej ishte i jashtëligjshëm dhe unë duhet të largo-hesha bashkë me personat e mbledhur, ndryshe do të ndërhy[n]te me forcat e rendit.

POPULLIT, ZOT TE FATEVE TE TIJ, POPULLIT, TE AFTE TE MENDOJE, I KA HIJE TE LUFTOJE JO ME ARME, POR ME IDE PER DEMOKRACINE. KJO ESHTE ABETARJA E SE VERTETES.