19/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 janar 1991

DREJT ZGJEDHJEVE TË LIRA

Pas pluralizmit politik realizimi i zgjedhjeve të lira përbëjnë hapin tjetër më të rëndësishëm drejt vendosjes së plotë të demokracisë në vendin tonë. Partia Demokratike kërkoi dhe këmbënguli për shtytjen e zgjedhjeve të 10 shkurtit. Këtë kërkesë ajo e paraqiti dhe e mbrojti vetëm e vetëm që të kishte kohën dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin e një fushate elektorale serioze të denjë dhe politikisht të pjekur në përputhje me idealet, aspiratat dhe dëshirat e opinionit demokratik shqiptar dhe konformë rregullave dhe normave të njohura ndërkombëtare. Pa këto nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Partia Demokratike është e ndërgjegjshme se situata e sotme politike dhe ekonomike është tejet komplekse dhe e vështirë. Në këtë aspekt barra më e rëndë pa dyshim rëndon mbi punëtorët dhe fshatarët tanë që po tregojnë një vendosmëri të pa lëkundur për demokracinë. Ajo e di gjithashtu mirë se shkakët e vërtetë të kësaj gjendjeje qëndrojnë në politikën e dështuar ekonomike të PPSH, në sistemin e mbykur dogmatik socialist që sundoi për më shumë se 45 vjet në vendin tonë. Ajo gjithashtu e di se kjo situatë nuk zgjidhet me meritime kozmetike por me operacione të thella dhe radikale. Por me gjithë këto, vendosjen dhe sigurimin në periudhën e zgjedhjeve të një jete paqësore apo të një paqeje sociale, Partia Demokratike e konsideron si element jetik për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Paqa sociale në periudhën e zgjedhjeve është shndërruar në një normë elementare që praktikohet në të gjitha vendet që dëshirojnë demokracinë e vërtetë. Kjo sepse siç dihet, çdo tension social qoftë dhe i drejtë mbart vetë në këtë rrethana rrezikun e tensioneve politike të cilat forcat burokratike staliniste janë të gatshme t’i shfrytëzojnë për interesat e tyre. Këto forca luftojnë me të gjitha mjetet për të mbajtur gjallë strategjinë e tensionit dhe të dhunës nëpërmjet të cilës ata do mund të mbijetojnë, të frikësojnë njerëzit, të kufizojnë dhe dobësojnë veprimet e lira të Partisë Demokratike, e për rrjedhojë të minojnë zgjedhjet e lira. Natyrisht Partia Demokratike nuk mund dhe nuk do të pajtohet kurrë as me oreksin apo idetë e ekstremistëve, të cilët jo për mungesë të kulturës politike por nga parimi e tyre anarshiste dhe ekstremiste nuk ngurrojnë t’i venë etiketa nga më të ndryshmet, thirrjes që forcat politike të vendit i drejtojnë puno- kulturës politike por nga paramendia e tyre anarkiste dhe ekstremiste nuk ngurojnë politike të vendit i drejtojnë punonjësve gjatë fushatës së zgjedhjeve. Është rast i theksojmë edhe një herë se ekstremistët e çdo ngjyre kanë qenë dhe do të jenë të huaj për Partinë Demokratike. Vërtet partia jonë së bashku me forcat e tjera politike të vendit iu drejtohet punonjësve që gjatë kësaj periudhe të heqin dorë nga disa kërkesa që mund të jenë dhe absolutisht të drejta. Por ajo e bën këtë në emër të disa qëllimeve shumë të mëdha. Duke siguruar zgjedhje të lira për herë të parë në jetën e tij qytetari shqiptar fiton shumë e shumë më tepër në liritë dhe të drejtat e tij themelore, fiton demokracia për të cilën ai është gati të bëjë sakrifica edhe më të mëdha, sepse është i bindur se në mungesë të saj nuk ka dhe nuk do të mund të ketë stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik.

LUFTA FILLOI.

Vështrim mbi Gjirin Persik - Rreziqet e shtrirjes së konfliktit, - Kohëzgjatja është më pasojë të rënda kudo, - Keqardhje, pse njerëzit paqësore nuk arritën të zgjidhin krizën. Vështrim mbi Gjirin Persik LUFTA FILLOI. - Rreziqet e shtrirjes së konfliktit, - Kohëzgjatja është më pasojë të rënda kudo, - Keqardhje, pse njerëzit paqësore nuk arritën të zgjidhin krizën. «Çlirimi i Kuvajtit filloi... Operacioni, «Stuhia e Shkretëtirës», filloi...», njoftoi Shtëpia e Bardhë, të mërkurën, duke u gdhiherë e enjte. Mbaruan kështu shpresat për një zgjidhje me mjete politike e diplomatike të krizës së Gjirit Persik dhe iu la në dorë forcës së armëve për të vendosur drejtësinë, pas skadimit të afatit të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të detyruar Irakun të tërhiqej nga Kuvajti në mënyrë paqësore. Diplomacia i përdori të tëra rrugët e metodat për të mos arritur në këtë konflikt të armatosur, që filloi në një kohë kur Evropa e mbare komuniteti botëror, si asnjëherë tjetër po bashkëpunonin për të forcuar paqen, sigurinë e demokracinë. Është e vështirë të përshkruhen saktë hollësitë e operacionit luftarak, pasi edhe të dhënat zhvlerësohen pas pak çastesh. Operacionet vazhdojnë me intensitet. Objektivat kryesore të bombardimit nga avionet e forcës shumëkombëshe ishin bazat ushtarake irakiane në territorin iraken dhe kuvajtjan, burimet e naftës, shkatërrimi i raketave irakene me rreze veprimi të ndryshme dhe uzinat e prodhimit të armëve kimike e baktereologjike. Avionët amerikanë, të Britanisë së Madhe, Kanadasë, Arabisë Saudite, Kuvajtit, Francës e Italisë po bombardojnë me intensitet në shumë pika me rëndësi strategjike. Dhe pasditë, zëdhënësi i Pentagonit amerikan njoftoi se 80 për qind e 2000 milionëve ushtarake të ndërmarra nga forca shumëkombëshe kanë përfunduar me sukses. Humbjet e aleatëve janë minimale: deri tani shtatë avionë janë rrëzuar. Të dhëna për humbjet në njerëz nuk ka. Në këto sulme të para po përdoren mjete të sofistikuara e me precizion të lartë për dy arsye. Së pari të mos e lënë ushtrinë irakiane të organizohet për t’u kundërpërgjigjur me efikasitet dhe së dyti të ruajnë sa të jetë e mundur më tepër jetët njerëzore. Ndaj edhe nuk janë ndërmarrë sulme kundër qendrave të banuara, por vetëm kundër bazave ushtarake dhe kundër ndërtesave të ndërlidhjes e radiotelevizionit në Bagdad. Në këto sulme janë përdor avionët e prodhimit amerikan «F-15», gjigandët B-52, avionët anglezë «Tornado» me shpejtësi maksimale deri në 2000 kilometra në orë, «Jaguarët» francezë, të gjithë të aftë për të fluturuar në lartësi, tepër të vështira për t’u goditur nga forca kundërajrore irakiane. Megjithë këto sulme të furishme forca ushtarake irakiane është tepër e madhe dhe e aftë për të rezistuar. Forcat e armatosura të diktatorit Sadam Husein janë të pajisura me raketa të sofistikuara të shtatë tipeve të ndryshme, midis së cilave edhe «Skud» me rreze veprimi deri në 2000 kilometra. Sipas ekspertëve ushtarakë, këto janë armët më efikase irakiane sepse edhe forcat e aleatëve e kanë mbrojtjen antiraketë dhe të komp- letuar. Megjithëse, gjithnjë sipas të dhënave më të fundit, 6 raketat «Skud» të lëshuara nga irakianët arr- itën të shkaktojnë dëme edhe objektivin e tyre në Daharan të Arabisë Saudite, ku ndodhet pista kryesore e fluturimit e forcës ajrore shumëkombëshe. Ndërkohë, diktatori Husein po (Vijon në faqen 6)

Pas çerek shekulli në xhaminë e Tiranës

Më 18 Janar në Xhaminë e Ethem Beut u zhvillua e para ceremoni fetare myslimane pas një çerek shekulli. Në sheshin «Skënderbej», shkallët e Pallatit të Kulturës rreth Sahatit dhe brenda në Xhami ndodheshin të pranishëm dhjetëra, mijëra vetë. Pas kaq vitesh ndalimi të egër ndaj përfaqësuesve të fesë dhe besimtarëve të saj, populli i Tiranës priti me entuziazëm këtë nismë. Komuniteti myslimar mysliman, me lejen e Komitetit të Kulturës dhe Arteve i kreu shërbesat brenda në Tempullin fetar. Merrnin pjesë anëtarë të këtij komuniteti, ish-imamë i kësaj Xhamie dhe dashamirës. Pas faljes së hapjes së mbajtur nga Ibrahim Balla, i cili shpjegoi çështje islamizmi dhe parimet e tij, që foli për unitetin kombëtar, vëllazërimin e paqën, ndër të tjera tha se ushtrimi i lirë i fesë është vazhdë e demokratizimit të përgjithshëm. Pastaj u kalua në ceremoninë e Mevludit (përvjetori i ditëlindjes së Muhametit), u këndua Sure nga kurane, Mevludi të ndryshme dhe u bë një predikim fetar. Ceremonia zgjati rreth një orë. U vu në përdorim dhe minarea e Xhamisë. Ishin të pranishëm pjesëtarë të trupit diplomatik të akredituara në vendin tonë, gazetarë vendas dhe të huaj, gazetarë të radios, Kinostudios, televizionit, etj.

Vazhdon kronika e grevës së minatorëve në Valias

Ajo që u arrit, u arrit prej minatorëve të Valiasit Siç u bë e njohur këto ditë, minatorët e Valiasit futuan atë që kërkuan në grevë dhe që u takonte si fryt i djersës dhe i mundit të tyre. Megjithatë kjo kronikë do të ishte e paplotë nëse nuk do të flisnim paksa mbi atë që ndodhen të hënën pasdite, të martën, dhe të mërkurën në mëngjes. DITËN E HËNË ME 14. 1. 1991 Aty nga ora 16.00 fillojnë sërish bisedimet midis dy komisioneve, atij qeveritar dhe grevist. Gazetarët e «Rilindjes Demokratike» nuk u lejuan nga Ministri i Energjetikës, Besnik Bekteshi që të merrnin pjesë në këto bisedime (!), ndërkohë që gazetarët e televizionit ndodheshin në sallë. Kjo mbledhje e cila vazhdoi gjatë, po ashtu si dhe ato të mëparshmet, nuk arriti në asnjë konkluzion. Përfaqësuesit e qeverisë ngulnin këmbë se kufiri maksimal i ngritjes së pagës ishte 40 për qind, madje dhe kjo shifër nuk dihej në ish plotësisht e realizueshme. Por nëse përfaqësuesit e Qeverisë ngulnin këmbë, anëtarët e komisionit grevist ishin të vendosur se kufiri i shtesës së pagës duhej të ishte 60 përqindësh. Kjo vendosmëri dhe bindje e tyre mbështetej njëherë dhe në mënyrë absolute nga masa e madhe e minatorëve. Edhe kjo mbledhje nuk arriti në ndonjë përfundim. Palët biseduese u larguan secila me mendimin se kishte të drejtë. Po kush kishte të drejtë të vërtetë dhe kush fitoi atë? Le të presim deri të mërkurën. E MARTË, TË 1. 1991: Nuk duam Kompromis Dita e pestë e grevës. Minatorët ende në pritje. Komisioni i grevës del në ballkonin e ndërtesës së kulturës dhe anëtarët e tij mundohen të qetësojnë grumbullin e minatorëve për të marrë fjalën. Figuron Xibri, kryetari i këtij komisioni pyet minatorët nëse janë dakord për shtesë page poshtë 60 përqindëshi. Jo! Jo-ja e fortë e tyre pason nga thirrjet: «Nuk duam kompromis!». Telegramë solidarizimi vijnë vazhdimisht dhe leximi i tyre ngrë peshë entuziazmin e minatorëve. Ku qëndron burimi i këtij entuziazmi që nuk mposhtet edhe nga lodhja 5-ditore? Si shpjegohet që brohoritjet e tyre nuk reshtin megjithëse (Vijon në faqen 2)

KAVAJË PËRJETON ZYMTËSI

Me përjashtim të fëmijëve të

KAVAJА PËRJETON ZYMTËSI

Me përjashtim të fëmijëve të vegjël që përshëndesin udhëtarët e trenave me dy gishta lart dhe kohës me diell gjithçka tjetër është e trishtuar në Kavajë këtë mes Janari. Banorët e saj përjetojnë të lodhur varfërinë e tyre. Kjo ndihet në fytyrat, bisedat, komentet, psherëtimat përpara dyqaneve të zbrazur. Uzina e gozhdë-bullonave në periferi të qytetit, jo larg stacionit të trenit është e heshtur. Punëtorët e saj na ftuan në ditën e tretë të grevës. Ata qëndrojnë grupe-grupe duke pritur vendimet e përfaqësisë. Nuk është thjesht çështje e rritjes së rrogave - na thanë, - kërkojmë punë dhe kushte për punë. Kemi më tepër se katër vjet që furnizohemi me karburant. Duam punë, nuk duam 80 përqindësh për lemoshë. Repartet e gjata me dritare të mëdha pa xhama ose të mbyllur përgjakshëm me tulla, janë sfondi i parë i grevës. Brenda gjithçka është e vështirë. Reparti i thërrmijës së telit të ngjall trishtim me rrëshirën e tij. Trupi i gjysëm i përbaltur me përzierje acidesh dhe disa makina që më pak se odo që mund të ngjajnë të tilla. Salla e madhe rrihet nga të gjitha anët prej erës së ftohtë, me përjashtim të një cepi ku punëtorët për të ngrohur ndezin zjarr. Kushtet e sigurimit teknik janë me mungesa të shumta. Punëtorët tregojnë se gjatë këtyre viteve mungesa e tyre ka shkaktuar plagosje dhe madje viktima. Në repartin e gozhdëve - e njëjta gjë. Punëtorët i ndezën para kasetë makinat. Godina u mbush me një zhurmë tronditëse. Makinat e vendosura këtu që më 1963 e kanë plotësuar që prej gjashtë vjetësh afatin e amortizimit në të gjitha pikat. I janë bërë ministrisë kaq kërkesa dhe vetëm sivjet nisi zëvendësimi i tyre. Edhe ky - gjysmak, (Vijon në faqen 2)

Marrëdhënie por edhe kujdes

- Çfarë janë lidhjet me Bashkimin Sovjetik? - Të mos harrojmë se Shqipëria nuk ka më aq vende të lira si dikur për të grumbulluar hekurishte nga Rusia. - Parulla jonë tani është: «E duam Shqipërinë si gjithë Europa». Para pak ditësh u nënshkrua në Tiranë marrëveshja afatgjatë mbi bashkëpunimin tregtar ekonomik e teknik dhe Protokolli tregtar ekonomik për vitin 1991 midis Shqipërisë e BRSS. Delegacioni sovjetik pati takime me personalitetet më të larta qeveritare të vendit tonë, gjatë të cilave u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, për lidhjet tradicionale e “traditat e përbashkëta” deri për “trëndafilet e thella” të miqësisë midis popullit shqiptar e atij sovjetik që çenkan jo vetëm tek e mira e vjetër por edhe tek e reja. Rivendosja e marrëdhënieve me BRSS është një prerje të marrëdhënieve prej tri dekadash, gjithë shqiptarët e shohin si një gjë të mirë. Gëzohemi që tashmë i përkasin së kaluarës trazat e pafundme të politikës politike e ideologjike shqiptaro-sovjetike. Në Plehënizmin e 10-të të KQ të PPSH është shprehur se politika e pavarur e Shqipërisë ishte gatishmëri vendoste marrëdhënie diplomatike me dy superfuqitë, të cilat deri atëherë i kishin mohuar me gjithë forcën e tyre. Me Bashkimin Sovjetik punët kanë marrë më e shpejt, ndonëse me mëra e ende kemi me probleme, ... [pjesë e palexueshme] ... është kapërcyer “vështirësitë teknike”. Por ndërsa kemi arritur në këto caqe të reja në marrëdhëniet tona me superfuqitë interesi e nevoja për reflektime të vazhdueshme nuk janë pakësuar. Prandaj ka vend që kjo temë të rrihet më lirshëm në shtypin tonë. Dashamirës të marrëdhënieve të mira me Bashkimin Sovjetik ka pasur Shqipëria dhe kur bëhej fjalë e luftës verbale kundër revizionizmit e social-imperializmit sovjetik gjëmomim deri në kufijtë e të kujt. Tani numri i këtyre dashamirësve, padyshim, shtohet se në rrethana të reja arsyeja shtyn njerëzit drejt ndjenjash më miqësore. Por nga ana tjetër nuk mund të mohojmë se në veshët tanë nuk ka pushuar ende jehona e sulmeve të trepta që bëheshin deri në një të kaluar krejt të errët, madje deri në sezonet shkencore, ndoshta të vetmet më boncore, ndoshta të vetmet më të sakta, për të demaskuar gorbaçovizmin, perestrojkën e glasnostin. Pra është pak si shpejt të bëjmë një gur gjoja midis nesh nuk ka ndodhur kurrë asgjë dramatike, por vetëm ka patur disa keqkuptime që nuk ia vlen t’i kujtojmë më tani, që përsëri po lëshojnë filliza të rinj (sic) këtu e vjetëri të miqësisë së thellë e traditave të përbashkëta. E vërteta është pak ndryshe. Këtë e dimë të gjithë dhe pragmatizmi politik nuk duhet të na bëjë të hiqemi sikur s’ka ndodhur gjë e s’kemi ç’kujtojmë nga e kaluara. Ne mund t’i qortojmë cinikët që politikën e krahasojnë me gruan e përdalë, por kjo nuk i përligj veprimet që mund t’u shkojnë për shtat pikërisht cinikëve të tillë. Nuk është aspak për t’u çuditur që në rrethanat e reja të arrijmë mbi ujë e të lulëzojnë edhe nostalgjitë e ndërmjetme për shumë a bukur të mialit të miqësisë së dikurshme shqiptaro - sovjetike. Por krahas tyre mbeten gjithnjë të pranishme edhe zhgënjimet e thella për besimin tonë si sinqertë deri në naivitet për këtë miqësi, e cila na kushtoi jo pak. Dhe mund të themi se kujtohë që të na ftohtë me dimakëri të tre ose të përpiqet me ndonjë mënyrë tjetër të na shtyjë për të kthyer plotësisht tek e kaluara, dheherë të jillë të do të ndodhë jo pak shqiptarë që do ta kuptojnë: me vendosmëri. Ne sigurisht, i duam marrëdhëniet e mira, të drejta e të vërtetshme. Këto për lidhat e kohës dhe marrëdhënie s’na merr malli më. Madje po ta pëlqen

Ndërsa thuhet: Jemi për popull e për klasën punëtore

Datë 17.1.1991, Durrës. Punëtorët e ngarkim-shkarkimit mallrave në portin e Durrësit, janë hedhur në grevë. Në Durrës pa u takuar ende me punëtorët e grevistë, mësuam nga qytetarë të moshave të ndryshme, se greva është 4 ditë që kishte filluar. U shantangëm. Për ditën e 14 Janarit, e cila shënonte fillimin e grevës s’kishte patur asnjë njoftim nga mjetet e informacionit. Kaq pa rëndësi janë kërkesat dhe zëri i punëtorëve?! Dihet se në portin detar shkarkohen të gjitha mallrat që vijnë nga importi, bile në mësuam një fakt: Anijet e huaja caktojnë një afat për shkarkimin e tyre. Nëqoftëse ky afat shkurtohet, d.m.th. nëse anija shkarkohet përpara këtij afati, të interesuarit paguajnë një shumë në valutë. Është llogaritur që 70 për qind e saj t’i shkojë shtetit dhe 30 për qind punëtorëve, të cilët në të vërtetë kanë meritën e punës së sforcuar. Por ç’ndodh? Pjesa e caktuar për punëtorët shkon për “vegla pune” pa përsëritur që marrjen që është e shtetit. Pra pse thuhet se nuk ekzistojnë mjetet për plotësimin e kërkesave të punëtorëve? Grevistë na ... [teksti vazhdon në faqen 6] ... në port gjendej një anije me grurë që priste të shkarkohej. Si ka mundësi që askush nuk shqetësohet për plotësimin e kërkesave të punëtorëve, dhe për kërkesën e popullit që pret grurë e bukë. Ndërsa thuhet: Jemi për popullin e për klasën. Kërkesat e tyre janë plotësisht të drejta, pavarësisht se mund të bëhen në çast të vështirë për ekonominë. Porti detar është një marrje fitimprurëse. Atëherë ku shkojnë fitimet? Pse të mos shërbejnë këto fitime për plotësimin e kërkesave të punëtorëve? Punëtorët grevistë na thanë ...

U krijua Seksioni i Partisë Demokratike në Ministrinë e Ndërtimit

Dje më 18.1.1991, në Ministrinë e Ndërtimit u krijua seksioni 1 i Partisë Demokratike. Në mbledhjen e tij të parë antarët e seksionit i bënë thirrje të gjithë punonjësve të aparatit të Ministrisë së Ndërtimit që të antarësohen në këtë Parti, e cila në përputhje me interesat e gjithë kombëtarë, lufton për të vënë në jetë një program përparimtar. Korresp. i «RD».

Përfaqësues të Partisë Demokratike paraqesin ngushëllimet në ambasadën e Shtetit Palestinez

Më datë 17.1.1991 në orën 10.00 përfaqësues të Partisë Demokratike të përbërë nga Azem Hajdari, Petrit Dodbiba, Bashkim Sala dhe Mark Topalli shkuan në ambasadën e Shtetit Palestinez dhe paraqitën ngushëllimet për vrasjen e zëvendëspresidentëve të Shtetit Palestinez Salah Khalef Abu Ijad dhe Hail Abdelhamid, Abu El-Hul. Korresp. i «RD»

Lajmërim

Gazeta «Rilindja Demokratike» bën pajtime edhe për le- kues të saj jashtë shtetit. Numri i llogarisë rrjedhëse në valutë në Bankën e Shtetit Shqiptar është: 302/107/01 Tel: 221-57 Telex: 2153, 2118, 2133. Albanian State Bank for Foreign Relations. Tiranë.