26/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 janar 1991

DJ në qytetin e Cërrikut

Më datën 25.1.1991, në qytetin e Cërrikut u zhvillua një miting me rastin e formimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Ardhën pjesë rreth një mijë veta. Kishin ardhur dhe shumë banorë nga fshatrat përreth. Nga komisioni nismëtar i Partisë Demokratike merr pjesë Azem Hajdari, Sali Lrisha, Eduart Selami si edhe përfaqësues të degës së Partisë të qytetit të Elbasanit, Petro Marku, Fatmir Manushi dhe pjesëtarë të degës në Cërrik. Mitingu u mbyll me thirrjet: «Liri - Demokraci», «E duam Shqipërinë si gjithë Evropa», etj.

Vështrimi popullor sot. Foto: R. Demi Vështrimi popullor sot. Foto: R. Demi

Një emërtim i ri: «Sheshi i demokracisë»

Për të parën herë në historinë e pasluftës, natën e 8 Dhjetorit 1991 rrugët dhe rrugicat, sheshi i qytetëzës studentore, uhtuan fuqishëm nga thirrjet për liri e demokraci, pluralizëm e përparim. Thirrje që shprehnin dëshirat dhe aspiratat e të gjithë intelektualëve, studentëve dhe të bashkëve… u mblodhën ... në Shqipërinë e begatë e të qeverisur. Studentët ishin ata që goditën ... «murín kinez» të burokracisë shqiptare, prapambetjes 16 vjeçare të shtetit centralist dukë krijuar ... karat e para për të parë se Shqipëria nuk i ngjante aspak një «kaposhi të lu…». Evropa me dekada të tëra larg saj, për të parë besa e dëm… me gjuhën e një ideologjie të caktuar politike, cilado qoftë kjo. Për të parën herë pas 46 vjetësh të regjimit socialist në mesnatën e ftohtë të 8 Dhjetorit deri në orët e vona sheshi studentor dhe rrugicat në të dalë të tij uhtuan nga thirrjet për liri e demokraci, për të zbukuruar në maksimum shtetin centralist burokratik i cili nuk kursente shkollimin e gomës mbi rininë studentore, të ardhmen e inteligjencies shqiptare. Pas shumë e shumë vitesh nga tribuna e sheshit studentor, me legalizimin e pluralizmit politik e të P.D., e cila përbën pa dyshim një ndër ngjarjet më të shënuara të pasluftës e që shënon një kthesë në historinë e kombit tonë, u dha fund regjimit njëpartiak. Nga ky shesh ku u legalizua PDSH, u hap rruga e drejtë një Shqipërie pluraliste e qytetëruar si bllarë Evropë. Vendosja e pllak atës dhe emërtimi i sheshit studentor «Sheshi i Demokracisë» simbolizon jo vetëm kontributin e rinisë studentore në këtë lëvizje mbarëkombëtare për progres, por no një farë mënyre tërë këtë lëvizje popullore me fillesa pikërisht në këtë shesh ku u mblodhën për të demonstruar së bashku me studentët qytetarë të Tiranës e nga gjithë Shqipëria e që bashkuan zërin e tyre me zërin e bijëve të bijave, vëllezërve dhe motrave studentë. Vendosja e kësaj pllake në sheshin studentor bëhet këto ditë. BARDHYL UKCAMA ajtjes së rendit janë kontrolluar ekskluzivisht vetëm nga partia-shtet e cila nuk ka lejuar kurrë me gjithë eksperiencën mjaft të hidhur” që këto organe të japin qoftë dhe formalist llogari para ndonjë instance shtetërore. Nga një kompetencë e tillë ka qenë dhe është e privuar deri sot edhe organi më i lartë ligjvënës i vendit, Kuvendi Popullor, pranë të cilit nuk egziston asnjë komision për ushtrinë apo organet e punëve të brendshme siç egziston për sektorë të tjerë të jetës së vendit. Mirëpo në kushtet e pluralizmit shumëpartiak dhe në prag të zgjedhjeve të lira mbarëpopullore kontrollit të ushtrisë, drejtësisë dhe organeve të ruajtjes së rendit padyshim që paraqet një rrezik shumë të madh për pluralizmin politik dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Vetëkuptohet se sa i lirë mund të shkojë qytetari shqiptar në zgjedhje kur mjetet e dhunës janë në duart e një partie që për 45 vjet ka qenë në këtë vend zot i tokës dhe i qiellit, i shtetit dhe i ligjit. Me fjalë të tjera ruajtja e kontrollit partiak mbi ushtrinë dhe organet e ruajtjes së rendit është një atentat i vërtetë ndaj demokracisë që po vendoset në Shqipëri. Theksojmë gjithashtu se lufta për demokracinë dhe përparimin në Shqipëri zhvillohet sot si një ndeshje ndërmjet forcave konservatore dhe atyre demokratike e përparimtare. Në këto rrethana vetkuptohet që janë forcat bu-

Biznesi në ndërmarrjet ekonomike

NEPER LABIRINTHET E EKONOMISE SE TREGUT - OKB-ja ka një varg organizatash si PNUD-i, UNCTC-ja etj., të cilat angazhojnë ekonomistë e specialistë të tjerë, nga e gjithë bota, për të ndihmuar qeveritë e ndryshme për të bërë rikonstruktimin e strukturave ekonomike. Në këtë kuadër, para disa muajsh edhe në vendin tonë kanë ardhur specialistë të fushave të ndryshme e kanë mbajtur disa leksione, me kuadro e specialistë. Këto leksione deri më sot nuk janë publikuar. Kështu Botues i gazetës «Rilindja Demokratike» gjykoi se botimi i tyre do të ndihmojë për njohjen e ekonomisë së tregut. Në një shoqëri me planifikim të centralizuar mendohet se një grup njerëzish të qeverisë paguhen për të zbuluar dhe nxjerrë kërkesat e konsumatorëve dhe pastaj të prodhohen ato mallra që duhen, po kështu edhe me transformimin e mallrave dhe tek konsumatorët e me shitjen e tyre, procedura këto që janë të njohura për ju. Në një shoqëri ndërmarrëse perëndimore kjo gjë funksionon krejt ndryshe. Ajo që ndodh është, si p.sh. në SHBA, është që një grup i madh njerëzish vërejnë tregun dhe bën studime për kërkesat që ekzistojnë apo edhe ato që mund të dalin në të ardhmen dhe më bazë të tyre bëhet prodhimi i mallrave. Në këtë mënyrë mund të bashkëlëzistojnë ndërmarrje të mëdha me qëndrime të fituara si dhe të vogla prej disa dhjetëra, pasi secila mund të funksionojë një lloj tregu. Në SHBA për shembull, tregu i automobilave furnizohet nga firmat e mëdha por ka dhe shumë lloje prodhimesh të tjera të cilat vijnë nga të voglat. Nga ana shoqërore në këtë mes dhe në krahasim me shoqërinë me planifikim të përqendruar, kemi dy lloje njerëzish të cilët i plotësojnë kërkesat e konsumatorëve. Ata që paguhen nga shteti dhe ata që e nxjerrin pagën e tyre duke e bërë këtë punë vetë dhe mbartin në vetvete dhe rrezikun e dështimit në ndërmarrjen e tyre, apo të mosfitimit. Pra, në këtë mes kemi një dimension njerëzor, me një shkallë më të ndryshme lirie. Kemi të bëjmë me një njeri i cili mund të vendosë t’i hyjë rrugës së rrezikut, të dështimit apo të fitimit. Fillimi i kësaj veprimtarie ka lidhje edhe me ato liri të ndërmarrësisë private të cilat qeveria juaj i ka lejuar të praktikohen kohët e fundit. Pra, individëve po iu lejohet mundësia eksperimentuese mundësitë e tyre për të fituar apo për të humbur. Për të përfunduar këtë hyrje dua të them se me zhvillimin e demokracisë, këto lloj ndërmarrjesh lulëzojnë. Me ngritjen e sistemit legjislativ në kuadrin e të cilit mund të veprojnë ndërmarrësit dhe sipas «Dekretit mbi Ndërmarrjet» kjo gjë është duke marrë rrugë. Duhet kuptuar edhe diçka tjetër, ajo që ndërmarrësia ka të mirat e saj. P.sh. një ndërmarrës i suksesshëm i cili organizon mirë punën në ndërmarrjen e vet për të prodhuar një lloj produkti për të cilin ka nevojë dhe mund të hapi vende të reja pune duke punësuar kështru njerëz. Por është edhe ana tjetër sociale, që në këtë kuadër njerëzit e suksesshëm fitojnë më shumë në krahasim me të tjerët. Dhe në një lloj shoqërie ku niveli i jetesës ka qenë mbajtur afërsisht i njëjtë, dalin disa përfaqësues të cilët pasurohen. Pyetja është se si mund të pranohet një njeri i tillë në një mjedis social që nuk e ka njohur më parë këtë fenomen, përveç krijimit të atmosferës ligjore. Fakti është, se këta njerëz, në rast se vendi, p.sh., Shqipëria, do ta lejojë këtë lloj aktiviteti duhet t’i shërbejnë konditave specifike të vendit, dhe rregullat e veprimtarisë së tyre mund të jenë të tilla që ata t’i shërbejnë sa më mirë shoqërisë. Në këtë drejtim duhet të respektohen disa ligjësi të përgjithshme si p.sh., konkurrenca. Nuk mund të lejohet që të dominojë tregun një ndërmarrje e vetme, pra, duhet të ketë ligje të cilat me anë të taksave dhe me anë të kufizimeve për ndërmarrjet e tyre të mos i kalojnë caqet e dëshirave të tyre por këto duhet të kanalizohen brënda kuadrit të përgjithshëm. Të kalojmë tani në disa nga ligjet e nevojshme të cilat lehtësojnë dhe bëjnë të mundur veprimtarinë e ndërmarrësve. Në mënyrë që njerëzit të bëjnë biznes për llogari të tyre, një nga mënyrat për këtë është organizimi i atyre grupeve të aftësive teknike dhe kapitaleve të nevojshme për të zhvilluar aktivitetin. Një hap i parë është krijimi i ndërmarrjes së pavarur që mund të bëjë biznes vetë me emër të emërtër të saj dhe jo në emër të shtetit. Ju keni ndërmarrje të cilat veprojnë sot. Por ajo që nënkuptohet me biznes është me dy elementë, cilësorë në të. Ndërmarrja në fjalë zotërohet nga një grup aksionistësh, pra pronësia e një korporate të tillë është në duart e një grupi njerëzish, që në ndonjë rast aksionist mund të jetë edhe shteti, por kjo gjë nuk është e zakonshme apo e shoqërisë perëndimore, ku mund të ketë dhe pjesëtarë nga publiku i gjerë. Formë tjetër e ndërmarrjes është ajo individuale, pa krijuar korporatë. Një formë tjetër është ortakësia, për të cilën nuk ka nevojë që të ngrihet një korporatë, por vetëm të firmoset një marrëveshje midis pjesëmarrësve. Përgjegjësia ndaj shoqërisë është e njëjtë, por arsyeja e ngritjes së korporatave është se (Vijon në faqen 5)

Tirana - i vetmi kryeqytet i botës pa gazetare të huaj

Nr. 7 E shtunë 26 janar 1991 Viti I i botimit Çmimi 1 lek Del çdo të mërkurë Tirana - i vetmi kryeqytet i botës pa gazetare të huaj Tirana jonë është i vetmi kryeqytet i botës pa gazetare të huaj me akreditim të përhershëm, po të mos përmendim një të dërguar të HSINUA-së, edhe ai i mbetur trashëgim nga koha e vëllazërisë së madhe me Kinën. Dy vjet të shkuara, një gazetar i njohur i AFP-së më tregonte se deri pak kohë më parë, agjencia e lajmeve ku punonte ai nuk kishte patur korrespondent vetëm në Tiranë dhe në Ulan Bator. Pa dashur ta nënvleftësoj aspak atë vend dhe popullin mongol, që përmendet në gjithë botën për prodhimin e qumështit të pela-ve, përqasja që bëri gazetari francez më tingëlloi tepër ironike. Ironia bëhej edhe më e hidhur nga fakti se qysh aso kohe edhe «kështjella» e Ulan Batorit kishte rënë. Mbetjet, siç mbetet ende sot e kësaj dite, e mbyllur vetëm «kështjella» jonë (!). Pra, përfundimisht, edhe në këtë aspekt, që bën pjesë në një nga parametrat kryesore të Aktit të fundit të Helsinkit, lirisë së informacionit, kemi shok vetëm vetveten. Dihet se gjatë epokës socialiste gjysmëshekullore është punuar me intensitet të lartë nga propaganda zyrtare për të ngulur te njerëzit mendimin se gazetaret e huaj borgjezo-revizionistë përbënin një nga taboret më të rrezikshme ndër armiqtë e betuar të Shqipërisë. Nuk është nevoja t’i hyhet analizës së shkakëve përse i duhej regjimit mungesa totale e gazetareve të huaj të kryeqytetit tonë, pasi ato shkakë njihen e janë të kuptueshme për këdo tashmë. Sidoqoftë, bën përshtypje se nga këta anë ne jemi treguar komunistë edhe më të vendosur se Stalini, i cili pati lejuar në kryeqytetin e vet e madje edhe nëpër republika të ndryshme, përfaqësues të disa prej gazetave më të mëdha borgjeze. Megjithatë, për disa dekada rresht, mospranimi i akreditimit të gazetareve të huaj në vendin tonë, ishte një akt që përputhej plotësisht me krejt vijën e politikës së jashme që ndiqej nga regjimi në fuqi e që ishte politika e izolimit tragjik të Shqipërisë nga gjithë bota. Proceset integruese evropiane dhe botërore jo vetëm nuk pranoheshin haptas, por, me një zell komik, u biheshin edhe të gjitha borive për t’i demaskuar këto procese para opinionit publik të brendshëm e të jashtëm. Pra, edhe mungesa e gazetareve kishte logjikën e vet, sa do që logjikë krejt e mbrapshtë. Po sot me ç’logjikë përligjet një veprim i tillë i qeverisë sonë? Politika e jashtme, edhe pse realizohet me të njëjtin kabinet ministror, të paktën në parullat e saj ka ndryshuar dukshëm. Vërtet në fund të rrështrit e duhen ua u marrë këmbët, por thuhet se edhe ne jemi drejtuar nga bashkësia evropiane. Propagandës zyrtare, ashtu si autoriteteve tona, jo vetëm u ka ikur trimëria për t’i sharë këto procese integruese dhe protagonistët e tyre, siç e kishin zakon, por nuk kanë as kurajon më të vogël për t’i gjykuar të paktën me realizëm morinë e afaristëve dhe misionarëve politikë që hynë e dalin tani këtu. Vetëm gazetaret vazhdojnë të kalojnë nëpër vrimën e gjilpërës, ashtu si dikur. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka disa dhjetëra kërkesa gazetaresh nga gjithë bota që presin prej muajsh miratimin e ministrit për t’u dhënë viza. Ndërsa nuk mund të bëhet fjalë për lejimin e akreditimit të tyre. Që një qëndrim i tillë nuk është thjesht inerci e të kaluarës, kuptohet. Atëherë kush dhe përse ka frikë nga prania e përhershme e gazetareve të huaj? Çfarë informacioni të padëshirueshëm për zyrtarët tanë për t’u publikuar mund të gjejnë ata në realitetin politik shqiptar? Këto dhe pyetje të tjera lenë vend për shumë hamendje e dyshime të hidhura, të cilat nuk mund të hidhen poshtë as nga një shifër impresionuese e numrit të gazetareve të huaj që kanë kaluar nëpër vendin tonë gjatë vitit të fundit. Pjesa dërrmuese e tyre kanë ardhur në turizëm e për të ndjekur veprimtaritë e ndryshme ndërkombëtare që janë zhvilluar në Tiranë dhe janë zhvilluar në Tiranë dhe janë përzënë po tufë në mbarim të këtyre veprimtarive, pa u lënë në këto të shohin qoftë edhe përciptaz se ç’ndodh e ç’përjetohet këtu. Por edhe sikur të ishte ndryshe, dihet se edhe ecejaket e nxitura të gazetareve nuk do të mund ta luanin rolin kaq korrespondentëve me qëndrime të përhershme në pasqyrimin me vërtetësi të zhvillimeve të përditshme në Shqipëri, gjë që është komunikim i domosdoshëm midis opinionit tonë publik dhe atij botëror. Është e tepërt të thuhet se nuk është në nderin e popullit tonë që Tirana, pasi u prapa edhe Ulan Batori, që prej disa ditësh kur Sadam Hyseini i përzuri të gjithë gazetaret e huaj, ka mbetur të renditet vetëm me Bagdadin. BESNIK MUSTAFAJ

Sqarim

- LIDHUR ME PERGJENJESHTRIMIN E ZEDHENESIT TE MINISTRISE SE PUNEVE TE JASHTME - Më 21 janar gazeta «Rilindja Demokratike» botoi Rezolutën e Komitetit Politik të Parlamentit Evropian mbi marrëdhëniet me Shqipërinë, e cila është votuar në mbledhjen e datës 9 janar me 14 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime. Sqarojmë se kjo rezolutë është e Komitetit Politik dhe jo e Parlamentit Evropian. Pasaktësia qëndron në atë se në vend që të shkruhet «Komunitetit Evropian» është shkruar «Bashkimit Evropian». I kërkojmë ndjesë lexuesit për këtë gabim teknik. REDAKSIA