VËLLEZËR DHE MOTRA
Zgjedhjet e reja për Kuvendin Popullor, janë të parat zgjedhje të lira, që zhvillohen në Shqipëri në kuadrin e sistemit shumëpartiak, pas një periudhe 46-vjeçare të sundimit të një Partie. Vendi ynë ka mbetur vendi më i varfër në Evropë. Niveli i jetesës së shqiptarit rrështohet ndër më të ultit edhe ndër vendet në zhvillim. Sistemi i ekonomisë së centralizuar e ka çuar vendin në buzë të gremisjes. Mungesa e efektivitetit të industrisë dhe rrënimi i fshatit, janë pasojat më të dukshme të këtij sistemi. Racionimet ushqimore, mungesa e mallrave të konsumit të gjerë, emigrimi i shqiptarëve, janë bërë plagët e dukshme të një realiteti, që nuk fshihet dot më. Vendi po kalon një krizë të thellë. Katastrofa ekonomike e sociale ndodhet në prag. Partia Demokratike mendon, se i gjithë sistemi politik, ekonomik, ekonomik-shoqëror i Shqipërisë, duhet të transformohet në mënyrë rrënjësore, për të mundësuar shndërrimin e Shqipërisë në një vend modern e demokratik. PARTIA DEMOKRATIKE, ANGAZHOHET PARA JUSH, SE DO TË BËJË Ç'ËSHTË E MUNDUR TË LUFOJË TRAGJEDINË QË PO I KANOSËT POPULLIT SHQIPTAR. NË FUSHËN POLITIKE Partia Demokratike i ka vënë këto objektiva, që synojnë të luftohet për krijimin e shtetit juridik në Shqipëri dhe vendosjen e plotë të demokracisë. Për këtë: 1) Të luftojë për ruajtjen e pavarësisë, tërësisë territoriale dhe sovranitetit të popullit shqiptar, forcimin e unitetit kombëtar, realizimin e dëshirave dhe aspiratave të popullit shqiptar për një shoqëri pluraliste, demokratike dhe moderne. 2) Të realizohen tërësisht liritë demokratike dhe të drejtat themelore të njohura nga aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si janë Karta, e OKB, Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, Akti Final i Helsinkit, Dokumenti përfundimtar i Kopenhagenit, Karta e Parisit dhe aktet e tjera të KSE-së. Partia Demokratike do të luftojë për hartimin dhe zbatimin e një legjislacioni demokratik, për realizimin e demokracisë pluraliste parlamentare dhe institucioneve e saj, për krijimin e shtetit juridik, drejtësinë sociale dhe për barazinë e çdo individi që buron nga ligjet, individi që buron nga ligjet, për ndarjen e partive nga shteti, për të drejtën e informimit real dhe të shtypit të lirë, për t'ja nënshtruar gjithë veprimtarinë shtetërore Kushtetutës së shtetit shqiptar dhe ligjeve të tjera. 3) Të bëhet çpolitizimi i menjëhershëm i aparatit shtetëror, i ushtrisë, i organeve të ruajtjes së rendit dhe i atyre të drejtësisë. 4) Partia Demokratike në politikën e jashtme do të niset nga parimet e KSBË dhe do të punojë për integrimin e plotë të Shqipërisë në proceset demokratike të Evropës duke mbështetur vënien në jetë të 10 pikave të Aktit Final të Helsinkit. Për këtë, ajo do të punojë për rritjen e dinjitetit politik, ekonomik e kulturor të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, nëpërmjet marrëdhënieve aktive të mosndërhyrjes në punët e brendshme dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë, me të gjitha shtetet e botës. Partia Demokratike, do të zhvillojë një politikë prioritare të fqinjësisë së mirë mbi bazën e mbrojtjes së interesave kombëtare në Ballkan dhe më gjerë. Ajo do të luftojë gjithashtu, për hartimin e një politike të re të shtetit shqiptar lidhur me çështjen shqiptare, realizimin e aspiratave të popullit shqiptar për bashkim përparim në përputhje me dokumentet ndërkombëtare të OKB dhe të KSBË. Partia Demokratike, do të përpiqet që Ballkani të bëhet shembulli i paqes i mirëkuptimit midis popujve. Ajo do të kërkojë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave e shërbimeve pa viza e pengesa të tjera kufizuese në rajonin ballkanik. 5) Partia Demokratike mbron kërkesat legjitime të të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre jashtë RPSSH. Partia Demokratike mbështet luftën e popullit të Kosovës për vetëvendosje. 6) Partia Demokratike u njeh të gjitha pakicave kombëtare të njohjat të drejta me shtetasit e tjerë. Ajo do të përpiqet që ata të ruajnë identitetin e tyre etnik, kulturor, gjuhësor e fetar, të zhvillojnë kulturën e vet të krijuar nga çdo përpjekje asimilimi. Pakicave u njihen e drejta të përdorin gjuhën e tyre, të kenë institucionet e tyre arsimore të të gjitha niveleve, të ushtrojnë besimin e tyre fetar, të krijojnë organizata e shoqata të pavarura, në përputhje me të gjitha kërkesat mbi pakicat që përmbajnë dokumentet e KSBË. Partia Demokratike do të kërkojë, që të lejohet regjistrimi i lirë i individëve të pakicave kombëtare si të tillë. Partia Demokratike do të luftojë që pakicat kombëtare të vendosin të ardhmen, pa ndërmjetësimin e autoriteteve qendrore, konkrete brenda vendit dhe jashtë tij, me ata që kanë të njëjtën origjinë. 7) Partia Demokratike njeh lirinë e besimit, të drejtën e ushtrimit të fesë, të drejtën për institucione fetare, si dhe për krijimin e bashkësive fetare, lokale dhe në gjithë territorin e vendit në përputhje me traditën e secilit besim. 8) Partia Demokratike e konsideron ushtrinë, si garanci të ruajtjes së lirisë së shtetit shqiptar. Ajo do të punojë për përmirësimin e nivelit të saj teknikisht ushtarake dhe për ngritjen në nivele bashkëkohore të cilësisë së përgatitjes ushtarake. Partia Demokratike, në të njëjtën kohë, do të përpiqet për uljen e afatit të shërbimit ushtarak dhe krijimin e formave të shërbimeve alternative në rastet e kundërshtimit për arsye ndërgjegjeje. Ajo mendon, se është e nevojshme të vendosen menjëherë shënjat dalluese dhe gradat e kuadrit komandues në ushtri. 9) Partia Demokratike do të luftojë për lëvizjen e lirë të shtetasve brenda dhe jashtë vendit, për largimin dhe kthimin e tyre. Për këtë, ajo mendon se praktika e dhënies së pasaportave, duhet të thjeshtohet dhe të kryhet në përputhje me standardet evropiane, si për afatin e lëshimit dhe kohëzgjatjen e saj, ashtu edhe për, parashikimin e vizës për hyrje e dalje. Partia Demokratike është për hyrjen e lirë, të pahulzuar nga visa ose rregulla të tjera, për shtetasit e huaj me kombësi shqiptare.
PARTIA DEMOKRATIKE FTON TË GJITHË ZGJEDHËSIT TË VOTOJNË PËR TË
PLATFORMË ELEKTORALE E PARTISË DEMOKRATIKE
PROGRAMI EKONOMIK
Partia Demokratike është për përmirësimin e rregulloreve të legjislacionit shqiptar, për qarkullimin e të huajve në territorin e RPSSH, në përputhje me aktet e Konferencës së Helsinkit.
Në fushën ekonomike Partia Demokratike, do të punojë për përballimin dhe kapërcimin sa më të shpejtë të krizës ekonomike dhe kryerjen e ristrukturimit të ekonomisë së vendit.
I
Për të përballuar krizën, Partia Demokratike kërkon:
1. Ndërprerjen e menjëhershme të eksportit të produkteve ushqimore dhe shpalljen e një fushate urgjente ndihmash ushqimore dhe artikujsh konsumi, të domosdoshëm nga jashtë, për të stabilizuar gjendjen e tregut. Rregullimin rrënjësor e të menjëhershëm të legjislacionit për të mundësuar një fushatë të tillë duke përfshirë ndryshimet në Kushtetutë, në kodin civil, në ligjin mbi doganat, në sistemin e taksave, etj. Kjo duhet të synojë që të lehtësohet sa më shpejt që të jetë e mundur hyrja e kapitaleve dhe mallrave nga individë, firma apo organizma shtetërore të huaja.
2. Marrjen e masave urgjente ligjore dhe ekonomike, për të favorizuar çeljen e ndërmarrjeve nga individë, grup individësh në të gjitha sferat e ekonomisë, të industrisë, bujqësisë dhe në shërbime. Do të favorizohen në radhë të parë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
3. Ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha investimeve dhe importeve të luksit, për përqendrimin e energjive të larta. Shpërndarjen e menjëhershme të pasurisë së Pritjes.
4. Ndërprerjen e menjëhershme e të gjitha investimeve të filluara, afati i vetshlyerjes së të cilave, kalon një periudhë katër - pesë vjeçare.
II
Për të bërë ristrukturimin, do të punohet në këto drejtime:
1. Do të vendosen parametrat ligjorë që të lejojnë dhe mbrojnë pronën private. Këto parime do të përfshihen në të gjithë sistemin ligjor, duke u shkruar në kushtetutë. E drejta e pronës ligjërisht e barabartë për të gjithë do të mbrohet nga Gjykata e Lartë. Riprivatizimi d.m.th. kthimi i pasurisë pronarëve të vjetër, të shpronësuar para vitit 1945, do të përshtatet me ligj.
Do të bëhet përmirësimi i menjëhershëm i të gjitha rregulloreve dhe i sistemeve të shërbimit në pika kufitare, për lëvizjen e lirë të mallrave dhe personave. 16. Do të vendoset një politikë çmimesh reale dhe pa shtrembërime si hap i domosdoshëm për të shkuar drejt konvertueshmërisë së monedhës. Do të hiqen subvencionet mbi çmimet dhe do të përpijë që ato të përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg, si dhe të synohet në përafrimin e tyre me ato të tregut botëror. 17. Në përputhje me interesat e vendit, do të zhvillohet përfshirja e ekonomisë shqiptare në sistemin ekonomik e financiar ndërkombëtar, duke respektuar rregullat ndërkombëtare të mirënjohura dhe pranimin si të disiplinës, ashtu edhe të përfitimeve që rrjedhin prej tyre. Të bëhet kërkesë e menjëhershme, për pranim të Shqipërisë si anëtare në të gjitha institucionet ekonomike, tregtare, financiare ndërkombëtare. 18. Do të sigurohet: Liria e kontakteve të drejtpërdrejta midis afaristëve vendas dhe të huaj në të gjitha nivelet e tregtisë dhe shtresat e industrisë e të përdoruesve përfundimtarë; lehtësimi i hyrjeve dhe qëndrimit të afaristëve në vendin tonë; lehtësimi i hapjes së zyrave dhe lejimit të licencave tregtare pa diskriminim; heqja e kompetencave qeverisëse, apo organeve të tjera shtetërore dhe lënia e lirë iniciativës së ndërmarrjeve apo individëve për këto veprime, në përputhje me sistemin ligjor në fuqi; lehtësimi për përdorimin e infrastrukturave, telekomunikacioneve dhe sigurimit të drejtpërdrejtë të personelit nga ana e firmave të huaja. 19. Do të favorizohet më përparësi biznesi që do të kryhet nga personat me kombësi shqiptare, me banim jashtë atdheut. Do të krijohen lehtësi financiare e fiskale për investimet e tyre. 20. Do të punohet për lehtësimin e qarkullimit reciprok të informacionit ekonomik, duke ristrukturuar menjëherë aparatin statistikor, publikimin e të dhënave, përshtatshmërinë e tij me standartet ndërkombëtare. 21. Do të kërkohet pranimi i menjëhershëm i vendit tonë, në të gjitha institucionet dhe rrjetet e ndryshme të këshillimit ekonomik e të shërbimeve të informacionit. 22. Do të stimulohet me përparësi zhvillimi i infrastrukturës, si rrugë, forma të tjera transporti; ajror dhe detar, telekomunikacione e shërbime të tjera. Do të tërhiqet kapitali i huaj për këto qëllime. 23. Punonjësit do të kenë të drejtë të zgjedhin lirisht vendin e tyre të punës, sipas aftësive individuale. 24. Politika sociale e pagave, do të synojë mundësimin e ekuilibrimit të tyre me ndryshimet që do të pësojnë mallrat ushqimore dhe të konsumit të përditshëm, në mënyrë që të mos preket niveli i jetesës dhe rritja e vazhdueshme e tyre, në përputhje me rritjen e prodhimit shoqëror; do të synojë afrimin e nivelit të sotëm të pagave me nivelet mesatare evropiane. 25. Do të luftohet që të shtohet një ditë pushimi e paguar në javë, duke synuar që të arrihet në 40 orë pune në javë, për çdo punonjës. Do t'u paguhen punëtorëve ditët e festave zyrtare (civile ose fetare). Do t'u jepen të gjithë punonjësve, jo më pak se një rrogë suplementare për periudhën e pushimeve. 26. Reforma ekonomike dhe ristrukturimi i administratës, do të synojë që të zbuten pasojat ekonomike të menjëhershme të saj ndaj nivelit ekzistues të jetesës.
II
1. Do të vendosen parametra ligjorë që të lejohen pasurisë pronarëve të vjetër, të shpërnësuar para vitit 1945, do të përjashtohet me ligj.
2. Individët do të kenë të drejtë të shesin dhe blejnë lirshëm pronën. Individët do të kenë të drejtën e kompensimit të menjëhershëm, të drejtë dhe efektiv, në raste se prona private do të merret për përdorim publik.
3. Do të fillojë procesi i privatizimit të ekonomisë, i cili do të bëhet shkallë - shkallë. Shteti duhet të mbështesë në rrugë ligjore, financiare dhe fiskale, duke garantuar interesat e individëve me interesat publike.
4. Privatizimi duhet të fillojë nga banesat vetjake të punonjësve. Këto do t'u jepen qytetarëve pa shpërblim.
5. Do të privatizohen menjëherë, me shpërblim, njësitë e vogla si dyqane, kioske, bare e restorante, punishte e njësi shërbimi.
6. Do të hiqen subvencionet mbi ndërmarrjet e mëdha shtetërore të tipit monopol dhe do të arrihet ndarja e tyre në njësi më të vogla.
7. Do të krijohet menjëherë një sistem ndihme ose subvencioni për të papunët nga ndërmarrjet, që do të falimentojnë, i cili do të mbajë në një nivel jetese të qytetëruar edhe të papunët, për aq kohë, sa të normalizohet gjendja e tyre në sektorë të tjerë. Do të punohet për rikualifikimin e të papunëve në moshe të re, do të jepet pensioni për të papunët e moshur.
8. Do të krijohet një sistem kompensimi pagash, që t'i përgjigjet çdo rritjeje të çmimeve të artikujve bazë të jetesës.
9. Shteti do të marrë përsipër zgjerimin dhe përmirësimin rrënjësor të edukimit tekniko-profesional, të atij të drejtimit ekonomik në kushtet e ekonomisë së tregut, zhvillimin cilësor të shkencës dhe kërkimeve në këto fusha.
9. Do të bëhet kthimi i ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri aksionare. Punëtorët, duhet ta ndajnë vetën dhe pronarë të ndërmarrjeve. Atyre do t'u jepen aksionet falas, ndërsa personave të tjerë qofshin edhe të huaj, do t'u shiten me çmime të diferencuara. Zotëruesit do të kenë të drejtë të gëzojnë fitimin që u siguron aksioni dhe të drejtojnë e shtjes së tyre me çmimin që do të përcaktohet nga kursi i aksioneve. Do të krijohet një treg kapitalesh dhe një bursë aksionesh.
10. Zhvillimin e menjëhershëm me përparësi, të të gjitha industrive për prodhimin dhe përpunimin e ushqimeve dhe veshmbathjeve për popullin. Favorizimin e investimeve dhe kooperimit në këtë fushë, veçanërisht të atyre që realizohen nëpërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Favorizim, do të ketë parasyshshit kapitale i huaj, që do të investojë për të prodhuar dhe zgjeruar tregun e brendshëm shqiptar dhe në radhë të parë atë të mallrave ushqimore dhe të konsumit.
11. Do të punohet për reformimin e plotë të sistemit bankar dhe për krijimin e një tregu financiar. Do të synohet për krijimin e një rrjeti të pavarur bankash, që do të shtrihen në të gjithë vendin, për të favorizuar kredinë. Do të vendoset një sistem krediti konsumator që të lehtësohet rregullimi i mirëqenies së njerëzve për mallra të konsumit afatgjatë, si pajisje elektroshtepiake, banesa etj.
12. Sistemi i kreditit dhe fiskal, do të favorizojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, private ose kolektive, në përputhje me strategjinë e zhvillimit të ekonomisë kombëtare.
13. Politika monetare, do të synojë kontrollin e masës së parave në qarkullim nëpërmjet bankës qendrore. Norma e këmbimit të monedhës, do të vendoset unike për të gjithë sektorët e ekonomisë dhe ajo do të pasqyrojë vlerën e tregut. Një treg zyrtar valutash të huaja, do të krijohet për këtë qëllim.
14. Do të hiqet monopoli i shtetit mbi tregtinë e jashtme dhe do të krijohen kushtet për tregtinë e jashtme të lirë. Kjo do të kryhet duke hequr pengesat doganore.
15. Zhvillimin e një politike të brendshme, që të krijojë kushte për një treg të lirë, lëvizje të lirë kapitalesh dhe rritje, dallësim fillestar për investuesit e huaj, në monedhë të konvertueshme.
III
POLITIKA PËR RISTRUKTURIMIN E FSHATIT
Partia Demokratike është e mendimit se ndaj fshatit shqiptar është zbatuar një politikë diskriminuese që ka krijuar shtrembërime ekonomike dhe ka krijuar një hendek të madh midis fshatit dhe qytetit, në mirëqenien dhe në mënyrën e jetesës. Shteti i diktaturës së proletariatit e ka keqpërdorur fshatin, ka siguruar prej tij të ardhura e akumule të vazhdueshme dhe ka bërë shumë pak për të përmirësuar gjendjen e fshatit. Borxhet e fshatarëve ndaj sektorit publik janë më më të mëdha.
Partia Demokratike është e mendimit se kjo përbën një detyrim të madh të shtetit shqiptar që në të ardhmen të shkojë me prioritet fshatin duke u kthyer fshatarëve gjithçka u është marrë nëpërmjet kolektivizimit. Me qëllim që të arrihet një përmirësim rrënjësor i jetës në fshat, emancipimi i plotë i fshatarësisë dhe zhdukja e dallimeve të fshatit me qytetin si në çdo vend të qytetëruar, Partia Demokratike mendon të marrë këto masa:
1. Do të luftojë që fshatarësia të marrë pjesë realisht drejtpërdrejt në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
2. Politikën e saj për fshatin Partia Demokratike e mbështet në marrjen e vendimeve prioritare për të lehtësuar zgjedhjen e lirë të çdo shtetasi (si qytetar apo fshatar) për vendbanimin e tij, pavarësisht të drejtën e popullit fshatar për të jetuar në qytet.
Ajo do të përpiqet t'i jepet fund menjëherë të gjitha rregullave burokratike të pasaportizimeve që pengojnë lëvizjen e lirë të popullsisë dhe zgjedhjen e lirë të vendbanimit. Do të lehtësohet vendosja e fshatarëve me vendbanime në qytet.
3. Do të favorizohet punësimi i fshatarëve në qytet apo në qendra pune urbane sipas aftësive të çdonjërit. Do të punohet për punësimin e tyre përmes ngritjes së infrastrukturave si në rrugë, autostrada, hekurudha, të fshatrave turistike dhe shërbimet që do të lidhen me to. Kjo do të bëhet duke vendosur një sistem shpërblimi më të favorshëm në këta sektorë.
4. Do të respektohet e drejta e fshatarëve për emigrim jashtë atdheut.
5. Partia Demokratike do të luftojë që të mundësohen për t'u zhvilluar në fshat këto forma pronësie mbi baza vullnetare:
- prona individuale (si familjare ose mbi bazë kurorësh)
- prona e grupit (grup familjesh, lagjesh dhe fshati)
- prona shtetërore.
Për këtë Partia Demokratike do t'u krijojë mundësi fshatarëve që të zgjedhin vullnetarisht atë që dëshirojnë mbi bazën e mbledhjeve apo të referendumeve lokale.
6. Partia Demokratike do të punojë për nxjerrjen e ligjit mbi pronësinë individuale të tokës sipas të cilit toka i përket atij që e punon dhe që duhet të parashtrojë:
(Vijon në faqen 2)