Mendoj se Partia Demokratike është një nga partitë më serioze, më të forta e më dinjitoze të opozitës, që u krijua në krejt vendet e Lindjes. Me programin e saj, me gjenetën, me ritthcka tjetër; ajo dëshmon kulturën e popullit shqiptar në këto çaste. Dhe kur një popull tregón kulturë në çaste të rënda, ai dëshmon se është vërtet i qytetëruar. Uroj që të vazhdojë kështu. E them këtë se kam vënë re që kjo parti po sulmohet nga drejtime të ndryshme. Si të mos i mohojmë sulmet e stalinizmave, ajo sulmohet nga liberalët ose më saktë nga pseudoliberalët. Ai sulmohet gjithashtu nga reaksioni më primitiv. Uroj gjithashtu që me krijimin e partive të tjera mos të teprohet kjo gjë e pluralizmi të mos kthehet në një marri. Partitë e opozitës duhet të jenë një ansambël opozite që plotësojnë njëra-tjetrën e jo një garë për përfitime. Që në çastin që nisin lojrat dhe spekullimet, partitë e ndryshme mund të shkaktojnë zhgënjim të madh. Është kjo arsyeja që një historian romak ka thënë për partitë, domethënë partitë që përpligen për përfitime mbi kurrizin e kombit janë më të këqia se muratajat!
(Marrë nga gazeta «Zëri i Rinisë», Kosovë)
FANTAZMA E STALINIT MIDIS NESH
U hoq edhe statuja e fundit e Stalinit që kishte mbetur në planetin tonë.
(Busti i vetë që ishte rrethuar në qytetin e tij të lindjes, në Gori të Gjeorgjisë, është shkallmuar nga turmat e demonstruesve në fund të viteve tetëdhjetë). Dhe, për namin tonë të keq, kjo statujë ishte hedhur rrëzë një të thella në bulevardin tonë më të bukur e me emrin më domethënës: Dëshmorët e Kombit.
Sekretari i parë i KQ të PPSH, Ramiz Alia, tha në aktivin kombëtar të kësaj partie më 26 dhjetor 1990, se aleanca jonë me Stalinin para afro 40 vjetësh erdhi nga përputhja e interesave e se këto marrëdhënie tashmë i përkasin historisë së largët. Ky shpjegim harron ose hedh poshtë në mënyrë tërësore të gjitha përkatësimet që ka dhënë Enver Hoxha dhe ai vetë më parë për karakterin e lidhjeve të PPSH-së me Stalinin dhe trashëgiminë e tij ideologjike e politike, kur Stalini quhej gur prove i socializmit të vërtetë etj. Ndaj edhe është një shpjegim krejt i mangët. Gjithkush e kupton se, sikur marrëdhëniet me Stalinin dhe teorinë e tij, të kishin qenë sadopak koniunkturale, nuk do të ishte kthyer në Tiranë rekordi i përkujtimit publik të një diktatori, dhe nuk do ta ishin dënuar me burgime të gjata ata shqiptarë që u shprehën kundër tij.
Sidoqoftë, moria e statujave që lëshonin hijen e tij të rëndë në pjesën më të madhe të qyteteve tona, bashkë me simbolet e tjera të figurës së tij, zyrtarisht u hoqën. Dhe primarja e këtyre statujave, ajo në bulevardin «Dëshmorët e Kombit», u hoq sipas një skenari të vërtetë stalinist. Duke u gdhirë 21 dhjetori, që i binte të shtunës 11-vjetori i lindjes së tij, në një natë me shi, në fshehtësinë më të madhe nga populli, masa e bronztë me format e trupit të tij, u lidh me litarë të çelikët, që të shkulej nga piedestali i lartë.
Tirana u gdhi pa të, por edhe pa ndonjë eufori naive se me këtë truporja përfundoi diku në ndonjë magazinë, stalinismi i la shëndoshë këtë vend; skenari shurdh i heqjes nuk vërtetonte këtë.
Është fare e qartë për këdo se PPSH nuk i hoqi simbolet e Stalinit nisur nga një amalje realiizë, realiteti — «kontributi» të tij, por se mbajtja e tyre, pavarësisht nga vendosja e policëve të posaçëm në vendet ku ato ndodheshin, u bë e pamundur. Me siguri, harta e skenarit kanë besuar se me zhdukjen nga dekor ti i siluetës së vrenjtur të Stalinit dhe me fshirjen e ctateve të tij të trepta nga fjalori politik zyrtar, po kryenin aktin e nevojshëm që do ta përmirësonte njëherë e mirë imazhin e tyre. Më parë para opinionit publik të brendshëm e të jashtëm. Por, për fatin e tyre të keq, populli ynë ka tashmë një përvojë të tërë të hidhur, e cila pa e bërë skeptik, e shërben nga mashtrimi i veprimeve spektakolare. Kjo përvojë i ka dhënë atij mësime të mjaftueshme për të kuptuar se thirrja bubulluesë për të mos u marrë me shqyrtimin dhe gjykimin e të kaluarës është
(Vijon në faqen 2)
Telegram i studentëve dërguar Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani
Në mitingun e organizuar më 7.2.1991, ora 9.00, në sheshin «Demokracia» të Qytetit-Studenti, studentët e Universitetit të Tiranës, të Institutit të Lartë të Arteve dhe Institutit të Kulturës Fizike «Vojo Kushi» vendosën të kërkojnë:
a) 1. Duam të plotësohen kërkesat e studentëve të ILB në Kamëz.
2. Kërkesave të tyre u shtojmë edhe kërkesat tona që janë të arsyeshme dhe të plotësueshme nga shteti.
a) të zgjidhet problemi i ngrohjes në godinat e fakulteteve të mjeksisë dhe në godinat e Qytetit «Studenti».
b) të asfaltohen menjëherë rrugët e brendshme të Qytetit «Studenti» dhe të përmirësohen aty ku paraqitet nevoja, duke përmirësuar gjithashtu dhe ndriçimin e tyre.
c) të pengohet që banonjë në godinat 18 të sistemohen në shtëpi banimi jashtë qytetit «Studenti».
d) në mjediset e Qytetit «Studenti» të montohet aparatura e një diskoteke dhe t’i jepet për administrim Shoqatës së Studentëve Shqiptarë.
3. Të bëhet çideologjizimi i shkollës.
a) Heqja e të gjitha lëndëve politike.
b) Për lëndët ekonomisë politike dhe materializmit historik dhe dialektik të veprohet siç u veprua me lëndën e historisë së PPSH (të bëhen fakultative që këtë vit shkollor).
— të hiqen nga programet e provimeve të këtij viti të gjitha trajtimet e ideologjizuara e të politizuara në lëndët: pedagogji, psikologji, estetikë, folklor, organizimin e ekonomisë socialiste dhe të gjitha lëndët e tjera që kanë të bëjnë me këto trajtime të tilla.
b) të ndryshohet formulari i fletores së studentët dipo— [pjesë e paqartë]
5. Të mos ketë ndalime policore dhe procese gjyqësore ndaj studentëve për motive politike.
6. Kërkojmë legalizimin të shpejtë të Shoqatës Studentore Shqiptare.
7. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Punëve të Jashtme Reiz Malile dhe drejtorit të televizionit Virgjil Kule.
8. Të çfuqizohet dekreti i fundit për mbrojtjen e figurave historike.
Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, Qeveria le të japë dorëheqjen.
Për ato probleme që i takojnë Qeverisë, presim përgjigje deri ditën e shtunë datë 9.2.1991. Ndërkohë me do të vazhdojmë t’i mbështesim kërkesat me format tona.
KOMISIONI ORGANIZATIV I STUDENTËVE
Tiranë, më 7.2.1991
NISMETARE E PLURALIZMIT ESHTE LEVIZJA STUDENTORE
Intervistë e kryetarit të Komisionit Nismëtar A. Hajdari dhënë Radio «Zëri i Amerikës»
Pyetja 1: Janë dëgjuar zëra brënda dhe jashtë Shqipërisë se P.D., nuk është një opozitë e vërtetë, vihen në dukje lidhjet e disa udhëheqësve në PPSH. Lavdërimi i Ramiz Alisë në pluralizmin politik, e cilëson i demonstratat të tjera?
Pyetja 1:
Janë dëgjuar zëra brënda dhe jashtë Shqipërisë se P.D., nuk është një opozitë e vërtetë, vihen në dukje lidhjet e disa udhëheqësve në PPSH. Lavdërimi i Ramiz Alisë në pluralizmin politik, e cilëson i demonstratat të tjera? Si huliganë etj. Disa thanë se P.D. u krijua me propagandën e Ramiz Alisë. Si u përgjigjeni këtyre kritikave?
Përgjigje: Është shumë e vërtetë që në ditën e dytë të themelimit të P.D. u përhapën zëra se kjo Parti nuk është një opozitë e vërtetë, se kjo na qenka një krijesë e Ramiz Alisë. E vërteta është se këto lajme dhe akuza janë përhapur dhe interpretuar me të madhe nga disa elementë që nuk e kanë idenë që të thotë Parti, opozitë, pluralizëm. Këto lajme janë përhapur nga mjetet e informacionit të Beogradit dhe çudirërisht nga disa punonjës të lëvizjes M-L të Shqipërisë dhe emigracionit kosovar. Kjo taktikë u ndoq sepse ishte e vetmja mënyrë për të zhgënjyer shpresat e popullit dhe të opinionit demokratik ndërkombëtar për një opozitë demokratike në Shqipëri.
I vetmi argument që përdoret është qenia në PPSH e dy prej shokëve që dhanë kontribut tëpër të madh në lëvizjen studentore, dhe në themelimin e PD. Do të doja të flisja diçka për këta persona, që siç dihet tash janë Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko.
Dr. Sali Berisha: Disident. Vitet e fundit ishte nga intelektualët kryesorë që pa e tepruar mund të them se ishte flamurtar i pluralizmit politik në Shqipëri, gjë që e dëshmon me shkrimet e tij, dhe në qëndrimin e prerë dhe burrëror që mbajti në takimin me patën intelektualët me Presidentin Alia.
Dr. Gramoz Pashko: Disident. I pari njeri që mbrojti tezën për demokracinë që ka futurja ekonomikë e tregut për rikëmbëngjen e Shqipërisë dhe që mbrojti publikisht të madhin Kadare.
Për mendimin tim dhe të PD, nismëtarë të pluralizmit politik i demonstratat e studentëve dhe lëvizja studentore dhe aspak PPSH dhe Sekretari i Parë i saj, Ramiz Alia, i cili kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur se në Shqipëri pluralizmi politik është në kundërshtim. Mund të them se lëvizja e PD është kurorëzim i lëvizjes së madhe demokratike. Eshtë pra tashmë realistë përthama e saj dhe, si të thuhet ajo për ritmet me shpejtësi e ushqyer dhe e mbështetur me vendosmëri nga forcat demokratike shqiptare.
Pyetja 2:
Ju jeni takuar me Ramiz Alinë. A i besoni kur thotë që zgjedhjet janë të lira dhe procesi i demokratizimit do të çohet deri në fund?
Përgjigje: Kam patur rastin të takohem 3 herë me zotin Alia. Dëshiroj shumë që zgjedhjet e ardhshme të jenë vërtetë të lira. Për sa na përket ne si PD po luftojmë e punojmë çdo ditë që populli i shumicave urg urg regjimi totalitar të shkojë i lirë në zgjedhjet e 31 Marsit.
Por theksoj se duke u nisur tek qëndrimet e fundit të PPSH e antimitingjet që ajo organizon nga akuzat e vazhdueshme dhe të papranueshme që ajo na bën të cilat janë më vese se akuzat që i bënte Balli Kombëtar, PPSH-së kur lindi, si dhe nga disa udhëheqës të Ministrit të Mbrojtjes zoti Kiço Mustaqi që është njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike i PPSH, po jetën e nuk shoh mundësinë e realizimit të zgjedhjeve të lira, por shoh një rrezik të madh edhe dhe demokratizimit në Shqipëri. Pra, unë them se Ramiz Alisë si Kryetar i Presidiumit të Kuvendit të Republikës
(vijon në faqen 5)
Qeveria e hëngri fjalën
Ahbi qeveritëse
Qeveria u mblodh me 25 janar. Më 26 janar doli njoftimi në organet e shtypit me titull: «Mbi gjendjen ekonomike të vendit».
«Midis të tjerave theksohet: «15 shkurti u caktua si afat për stabilizimin e gjendjes së furnizimit të popullit me ushqimet e nevojshme: perime qumësht, vezë, oriz, yndyrna, miell, makarona etj...».
Njoftim. më të saktë rrallë ka nxjerrë qeveria jonë! Fjalët janë peshuar në mënyrë të tillë, që populli të mos ketë nevojë për interpretime. E shumta mund të sqarohej një pakicë njerëzish që perimeve u thonë zarzavate ose qumështit tambël. Për të tjerat: oriz, sheqer, makarona nuk ka dialektalizma. Megjithatë u bë edhe një zbërthim zyrtar në televizion. Ato ditë dha një intervistë sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano. Ai foli për rëndësinë e mbledhjes dhe nënvizoi se duke punuar me aksion do të arrihet stabiliteti në furnizimin e tregut.
Çdo shqiptar i ndershëm shtrëngoi radhët duke pritur me bar-kun bosh mrekullinë që do të ndodhte pas 15 shkurti. Kishte dhe drejtë të ndërtonte: qeveria kishte dhënë fjalën! Pati edhe ndonjë skeptik, që hodhi farën e dyshimit me fjalë të tilla: Mirë vajtëm orizi që mund të blihem me dollarë që na dha greku me tur-dun, po perimet e qumështi i lopës mos vallë do të vijnë nga importi?...
Me iluzionet e tilla populli shqiptar i kaloi 10 ditë që mund të quheshin 10 ditë të shpresës së madhe. Të nëntëdhjetëditën erdhi zhgënjimi. Këte e dha në një lajme zyrtar «Zëri i popullit»: «Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit në Këshillin e Ministrave e quan të nevojshme të bëjë një sqarim rreth njoftimit mbi mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 25 janar. Ky njoftim ishte interpretuar sikur deri më 15 shkurt do të mundeshin dyqanet me të gjitha mallrat e nevojshme ushqimore e industriale dhe të gjitha fabrikave do t’u sigurohej lëndë e parë e importuar.
Së pari, Këshilli i Ministrave në atë mbledhje kërkoi dhe brenda datës 15 shkurt të vendosë rregull për shpërndarjen dhe rishpërndarjen me të mirë të artikujve ushqimorë që disponohen...»
I lexon njeriu socialist këto dy lajme për të njëjtën mbledhje qeverie dhe nuk u beson syve! Ta quajë autokritikë të qeverisë — nuk e quan dot sepse ajo bën fajtor popullin që nuk e ka kuptuar drejt lajmin e parë. Të thuash se kemi të bëjmë me ndonjë anë të qeverisë, nuk e thua dot sepse Fatos Nano, si pjesëtar në këtë mbledhje dhe dhënës i intervistës në televizion, disa ditë më parë u ngrit në përgjegjësi: u emërua zëvendëskryeministër.
Le të bëjmë ndonjë koment. Në lajmin e parë thuhet: stabilizimi i gjendjes së tregut. Në të dytin: vendosje e rregullit për shpërndarjen dhe rishpërndarjen më të mirë të artikujve që disponojmë. Në rastet të tilla populli nuk thotë keqinterpretim por «Hane fshat, hane Bagdat!», Qeveria e kuqe shqiptare ka 45 vjet që po e ngop popullin me lugë të zbrazët. Këtë skenar përgatiti dhe realizoi edhe në mbledhjen e 25 janarit, edhe pse kushdo kishte bindjen që dyqanet nuk mbusheshin me shkëpinë magjik të burokracisë.
Në kushtet e unitetit të plotë të popullit rreth Partisë dhe Qeverisë, shkelja e vendimeve, mosmbajtja e fjalës së dhënë, kalojnë me «autokritikë bolshevike» brënda mureve të Këshillit të Ministrave. Mirëpo erdhi pluralizmi politik. Dhe qeveria vendosi të ndërrojë modë: do të bëte autokritikë publike. Por autokritika publike është e rëndë për njerëzit e një qeverie që në histori nuk e ai nuk e ka njohur këtë praktikë. Atëherë u vendos: autokritika të zëvendësohej me një alibi. Popullit i le të bëjë interpretime sipas qejfit, «Fati» i qeverisë vendoset kështu, në aparatin e KQ të Partisë.
Ja një histori e ditëve tona. Tre muaj më parë kryeministri deklaroi se janë marrë të gjitha masat për furnizimin ritmik të «masat për furnizimin ritmik të ndërmarrjeve me lëndë të parë». Viti 1991 do të fillojë sa më mbarë. Pa kaluar dy muaj kryeministri e kupton se premtnë po i merrte era. Ai u shfaqte shumë, sepse duke mos pasur lëndë të para, preket mirëqenia e popullit... E kuptoi këtë shqetësim ligjor edhe Byroja Politike e PPSH-së... Ruana zot, se mos i ndodhë një kryeministrit dhe me me populli! Prandaj Byroja sugjeroi që kryeministri t’i shtohet edhe një nishan: të emërohet edhe kryetar i Frontit Demokratik. Këshilli i njerëzve këtë sugjerim duke bërë këtë njoftim për popullin: shoku Adil Çarçani emërohet në vend të shoqes Nexhmije Hoxha, e cila arsyeton nga ky post për arsye moshe! (Ka zëra që të dy janë bashkëmosharë).
Kthehemi përsëri te qeveria. Si e pritën këtë alibi disa ministra? Përfitojmë nga rasti të nxjerrim disa nga disa intervista që mori televizoni para tre-katër ditëve:
Shane Korbeci: ministër i Tregtisë së Jashtme. — Kemi siguruar grurë, oriz, yndyrna... miell peshku për pulat e tjera. (Po veza do të ketë? — ndërhynji pa takte telekronisti). Duhet të kemi para-sysh që kreditë që na dha Turqia me Greqinë nuk mund të përdoren me aq lehtësi, sepse ka një praktikë bankare... Vlen të nënvizohet një fakt: eksporti nuk është realizuar as 50 për qind. Dhe pa eksport nuk ka import!
Ylli Bufi, ministër i Industrisë Ushqimore: — Nëse ekonomia është e lidhur zinxhir, mungoi amnyri — nuk punoi fabrika. Pa punuar fabrika — nuk ka furnizim. Tani po luftojmë për të plotësuar planin dhe deficitit. Vec për gjë duhet ditur: kur flasim për stabilizimin furnizimi kemi parasysh normativat e vendosura dhe jo bollëkun në dyqan... Këtu kanë përgjegjësi edhe konsumatorët: në shumë raste kanë blerë më shumë mallra se sa i kanë nevojat.
Pajtimi Ajazi, ministër i Tregtisë së Brendshme: — Treu është i ndjeshëm. Kur mungon veza një artikull tjetër, njerëzit përdorin më shumë qumësht... Të mos harrojmë edhe pengesën zhdoganimit: mungesën e ambalazhit!
MITRO ÇELA
KRONIKE E PD-së
FOLTORE: PLATFO-RMA ELEKTORALE E PD-së
Dega e studentëve e PD organizoi në sallën e lekësionove të Pallatit të Kulturës në Tiranë një diskutim demokratik me pedagogët dhe studentët e UT lidhur me platformën elektorale të PD.
(Vijon në faqen 2)
Opozita është fuqi morale e popullit në Kosovë
Në Konferencën për shtyp të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, foli dr. Ibrahim Rugova.
Në Konferencën për shtyp të organizuar nga LDK-së, të mbajtur më 5 janar 1991, Kryetari i LDK-së, dr. Ibrahim Rugova, informoi gazetarët për disa ngjarje me karakter të dhunës që tashmë të zakonshme po ushtrohet në Kosovë dhe paraqiti qëndrimet e LDK-së për disa çështje aktuale politike. Gazetarët e pranishëm pastaj shtruan pyetje lidhur me problemet e ndryshme të pranishme në opinion.
Në fillim të konferencës dr. Ibrahim Rugova, pasi konstatoi se gjatë javës nuk pati ngjarje të rëndësishme politike, theksoi se sa ditë më e gëzuar e Vitit të Ri për shqiptarët nuk kaloi pa represion dhe pa dhunë, jo nga kujdesia, siç ndodh zakonisht në rastin e Vitit të Ri, por nga represioni. Maltretimi u bë në kuadër të Kapesnikës në Pejë mu në prag të Vitit të Ri, e më parë, dy ditë para Vitit të Ri, edhe në ditën e tretë në pazarin e Pejës Pastaj, u burgos gazetari Jusuf Ferizi në aeroportin e Shkupit, dhe ne nuk dimë, tha Rugova e arrestuan nga policia maqedonase apo nga ajo federale, por ky rast do të thotë se intelektualët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë në të ardhmen as përmes aeroportit të Shkupit. Më pastaj Rugova i njoftoi gazetarët edhe me një vdekje të re të ushtrisë shqiptare Izet Bushit, me ç'rast shprehu ngushëllime familjes së ushtarit, ndërsa nga APJ u kërkua që të zbardhet për vrasjet e ushtarëve shqiptarë në ushtri.
Pas protestës energjike ndaj këtyre krimeve mbi shqiptarët, dr. Ibrahim Rugova, përsëriti edhe njëherë qëndrimet e LDK-së për kthimin e Kuvendit të Kosovës, KER-së, RTVP-së dhe të «RILINDJES», si kërkesa momentale
(vijon në faqen 5)
Portret i dr. Ibrahim Rugovës.