NJERËZIT PA ZOT
Këta po ikin. Ça nga kufiri, ça me anije, ça me ambasadat. Ikïn me gjithëçka. Të frikësuar, të pashpresë, me shpresë, të trishtuar, duke qarë, duke qeshur se ja i kanë më në fund. Tëjerë qënjë e renkoin këtu, presin, luten, shpresojnë. Ku ikin ata, çfarë presin këta?… Asgjë nuk dihet. Presim gjersa radios dhe televizorit e huaj të hapin emisionet e lajmeve. A kanë zot këta njerëz?!…
Zoti është përmbysur me direktivë partie më 1967, përfundimisht. Njerëzit të mjeruar apo në një çast gëzimi kthejnë kokën nga qielli dhe diku vështrojnë. Diku. Po ku është ai?
Ai jam unë, Zoti jam unë. Partia e Punës e Shqipërisë tha udhëheqja e Partisë së vetme të Shqipërisë. Besoni tek unë, qëllin dhe tokën i kam në dorë unë, tha Partia me Enver Hoxhën në krye, ju vetëm besoni. E ardhmja e lumtur ju pret, “perspektiva e ndritur” i çelën vendit tonë në udhëheqjen e Partisë së vetme të shokut Enver. Ja ku është perspektiva.
Vaporët u mbushën plot me fëmijë, me pleq, me rini, me gra që janë duke lindur. Kufijtë e Shqipërisë çahen sa në një vend në tjetrin dhe njerëzit nuk pyesin para plumbit. Vërshojnë drejt ambasadave të vendeve borgjeze e revizioniste ku vuajnë njerëzit për bukën e gojës. Të gjithë njerëzit ikin? Ata nuk janë. Nuk janë në të gjitha kuptimet. “Çfarë prindi jam unë që nuk kam bukë për fëmijën në shtëpi”, erdhi e na tha këto ditë një prind në redaksi.
Ku është zoti fëmijë, zoti më i ndritur i botës njerëzore? Këta, më në fund këta, mund ta mbajnë një njerëz në mend. Fëmijët kanë mbushur anijet e po ikin, janë ngjitur nëpër mure të ambasadave dhe kërkojnë lumnë ti tej. Ndërjërin e ka marrë edhe plumbi në rrugë, apo pranë shtëpisë, apo brenda në shtëpi. Ose fëmijët i kemi në
«Ky vend ka zot?!»
Viz. F. Thaçi
me gra që janë duke ikur. dhe njerëzit nuk pyësin ku vuajnë njerëzit për bukën e gojës. Të gjithë për të siguruar jetën. Ku është tani Zoti që quhet Parti e Punës? Nuk paska qenë kurrë Zot.
Qeveria ku është? Në Durrës qëndrova tri ditë radhaz dhe nuk e pashë. Në kufi nuk është fare. Në Vlorë, sikurse njoftojnë shokët, nuk është parë. Qeveria që ka vullën e pushtetit të popullit nuk e ka kurajon dhe as të drejtën të dalë para popullit e t’i thotë tërë në vendin tënd, jeto. Qeveria me duket se ka vetëm disa zyra komode dhe një njeri që i vjen për dore për të shkruar tekste deklaratash ku thotë se “armiqtë e jashtëm e të brendshëm e shkaktojnë këtë braktisje”. As qeveria nuk është Zot i këtyre njerëzve.
Ku është “oti më i madh: nëna e babai? Ndalini fëmijët tuaj, ndaleni këtë rini që të rrijë në tokën e vetë dhe dashur nënën e baballarë!... Oh, kujt i lutem, atyre që nuk janë. Nuk ka më nëna e baballarë. “Nëna është Partia”. Tashmë kemi thënë këtë gjysëm shekulli. “Babanë ta kundërshtojmë në mbledhje e me fletërrufe, në sy të të gjithë botës”. E prisëm Perëndinë – familje. Tani ta gjejmë, tani që njerëzit më në fund këta, mund ta mbajnë njeriun ngjitur nëpër mure të ambasadave dhe kërkojnë lumnutë. Ndërrimin apo brenda në shtëpi. Ose fëmijët i kemi emërtuar ndryshe: ca huliganë, ca të pabindur, ca edhe forca kundërshtare. Fëmijët nuk janë më zot.
Zot është toka e njeriut, është toka dhe qielli i atdheut të vet. Atë, mes tyre, njeriu ka jetën dhe, vdekjen, ka atë pak pasuri dhe atë hapësirë nga merr dritë e ajër. Ku e ka pasurinë e vet njeriu shqiptar? Pasurinë s’e ka, pasuria është borgjeze, kemi thënë gjer tani, dhe nuk e duam. Pasurinë ia dorëzuam shtetit, i dorëzuam tokën, bagëtinë, lumin, mineralin, pyllin, të gjitha. Ku janë tani këto? Asnjëri nuk e di. Vetëm njerëzit e u-dhëheqjes, familjarët e Enverit, pranuan të jenë të pasur. Njerëzit, pikërisht pse u mungon çdo gjë ndaj, po ikin.
Kush mundet të dalë para këtyre njerëzve dhe t’u thotë sot që qëndroni këtu, në vatër e tyre? Ose t’u thotë shkoni në iks vend, atje ju pret kjo punë e ky njeri dhe ardhshi shëndoshë? Asnjëri. Njerëzve tani u zakon të zgjidhen vetë Zotin. Zoti i vërtetë e i pandryshueshëm është Shqipëria. Ta bëjmë Zot Shqipërinë dhe ta dëgjojmë
«Ky vend ka zot?!» Viz. F. Thaçi
Viktima të sistemit demon(i)ak
Shqipëria nuk po arrin të kalojë pa dhimbje në rrugën e demokracisë. Madje dhimbjeve të vjetra po u shtohen të reja. Tek ne ajo po vjen me zhurmën e tankeve në rrugët e kryeqytetit e të qyteteve të tjera, me patrulla të armatosura ushtarake që të kujtojnë një gjendje pushtimi, me qentë ndjekës që lëshohen mbi turmat e irrituara vandale, me breshëri automatike të mitralozësh në orët e vona të natës e në ditën me diell. Demokracia po vjen me terren të paparë demonstrativ e agresiv, brutal e revan-shist, me burgje e rrahje masive. Demokracia po vjen me pasigurinë në rrugë e në familje, me derdhjen e gjakut shqiptar nga shqiptarët, pa kursyer as fëmijët. Kështu pjella të sistemit germadhë në pushtet, ata që humbasin gjithçka nga demokracia, patriotët e «parajsës së humbur» të diktaturës antidemokratike, nostalgjikët e privilegjeve të uzurpuara e të mbrojtura nga totalitarizmi, duan të fajësojnë demokracinë e ta mbytin që në lindje.
Për thellimin e mëtejshëm të kësaj gjendjeje tepër të rëndë të krijuar me ndërgjegje të plotë për qëllime të errëta puçiste, antikombëtare, gjaku shqiptar nga vatrat e rrugët tona po derdhet tani lumë në Adriatik për t’u shpërndarë rrugëve të Europës e të botës. Djemtë mijë bashkëdetarë, vëllezër pa motra, fëmijë pa prindër, nëna pa fëmijë, një për-mbytje e tërë dëshpërimi po braktis Atdheun, braktis gjithçka të shenjtë në Atdhe. Është ky gjaku ynë, është hemorragjia e detyruar dhe e dhimbshme e trupit tonë në të raskapitur e dërmuar, e demokracisë, që synojnë ta emigrojnë me urgjencë e me çdo çmim, me çdo krim, syrgjyn pa-ra zgjedhjeve, syrgjyn për të fituar edhe një apod kandidatë.
Përpara kësaj tragjedie të vërtetë burokracia shqiptare në pushtet, përfaqësuesi e saj, po riaktivizojnë skemat e vjetra staliniste që shkaktuan i gjenjë gjendje tek «armiqtë e jashtëm e të brendshëm të vendit». Cilët janë këta armiq anonimë? Këshilli i Ministrave, që përdor në një komunikatë të tij të këtyre ditëve këtë gjuhë, mendohet të ketë të dhëna për to. Po kështu, për rrjedhojë, edhe qeveria shqiptare e udhëheqja e PP-së. Komunikata nuk mungon të bëjë hapur një thirrje – akuzë drejtuar, as më pak e as më shumë, por «të gjithë qytetarëve që të ndërpresin veprime të tilla të rrezikshme për linjën e pavarësisë e atdheut». Akuza të tilla monstruoze kundër një populli të tërë «trup e shpirt sakatuar», janë të aftë të bëjnë vetëm persona, kasta ose shtresa që pasi janë larguar e distancuar përfundimisht prej tij, ndjejnë në ndërgjegje t’i kenë tradhtuar interesat e tij, prandaj edhe e tremben e duan të sajojnë pretekste për ta shtypur atë.
Asnjë «armik i jashtëm apo i brendshëm» nuk është përgjegjës për situatat tepër të tensionuara e eksplozive, që fatkeqësisht po jetojmë sot. Burokratët tanë me shkollë partie e me mësimet e Enver Hoxhës në mendje e në zemër, nuk mund të mos kujtojnë mirë se faktori i brendshëm është gjithnjë vendimtar dhe se politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë. Këtu duhet të gjejnë ata edhe origjinën e vazhdimësinë e kësaj rrokullisjeje marramendëse drejt një fundi tragjik ku e çuan vendin ku e degdisën rininë shqiptare, bijtë e bijat e këtij populli.
Liderët e PP-së kanë deklaruar këto ditë se «për lëvizjen e njerëzve, brenda e jashtë vendit, s’ka asnjë kufizim ligjor e praktik». Ata realitetin e njohin vetëm nga raportet e aparatiçkëve zellshëm që dë mos u prishin atyre humorin. Agjencia Telegrafike Shqiptare, nën kontrollin e plotë të PP-së, pranon se shqiptarët po largohen duke mos «marrë parasysh se rreziku që u kërcënon atyre gjatë udhëtimeve të tilla nga moti, gjendja jo e mirë teknike e anijeve dhe nga rojet kufitare». Ata, pra, rrezikojnë gjithçka, janë gati të humbasin gjithçka sepse nuk kanë më asnjë besim, kanë krizë të plotë besimi, pasigurie të plotë. Ata rrezikojnë sepse mendojnë se s’kanë ç’të humbasin më, sepse ushtria dhe tanket në rrugë, të urdhëruar nga pushtetmbajtësit, u kërcënuan edhe të veten gjë që u kish mbetur, jetën e pasigurtë. Këta njerëz janë viktima të sistemit pseudocialist demon(i)ak që po vdes, mjeranë të tij, viktima të ambicieve e egoizmit të pafre e të panogur për pushtet.
Udhëheqja më e lartë e PP-së edhe në këtë ditë zije të vërtetë kombëtare, në këtë situatë me përmasat e një tragjedie kombëtare, vend e pa vend s’po pushon së kthyer kokën pas për të trumbetuar «sukseset e arritura gjatë 46 vjetëve të pasluftës», periudhë gjatë së cilës «përparimet janë gjigathështu të qarta». E vetmja gjë që mund të kritikohet, sipas saj, është se «mund të ishte bërë më shumë». Ja pra përse u braktis Shqipëria nga armiqtë e bukëskhalët që nuk duan t’u gëzohen 46 vjet fitoreve, nga ata që nuk qëndruan të kënaqur sepse mund të ishte bërë më shumë! Jo, kështu nuk shkon «shokë» – zotërinj. Kështu mund të flitet me miqtë e huaj në ndonjë rast, por jo më me popullin shqiptar.
Sukseset madhështore, veprat madhështore, thjesht ndonjë mangësi sa për të thënë se s’jemi pa gjë, rritja e pandërprerë e mirëqenies materiale e shpirtërore të masave punonjëse etj., profka të stampave slavvo - bizantine, po të kishin qenë realitet, me siguri do të na kishin mbërthyer grusht në tokën e të parëve tanë. Por në Shqipëri popullit nuk i është siguruar as jeta e as vdekja. Ai i mbetet borxhli edhe jetës edhe vdekjes. Kjo «dhuratat» e kobshme ende na shoqëron si hije e trupit tonë. Prandaj po shpërndahet sërish pas 500 vjetësh gjaku i shprishur i arbërit përtej Adriatikut, drejt së panjohurës, mërshirës, në kërkim të jetës, të të drejtës për të jetuar si njerëz.
PPSH REFUZON DEBATIN PËR FSHATIN E BUJQËSISË
Sikurse është njoftuar, Televizioni Shqiptar ka hartuar një program të veçantë për debatin, dialogun e shkëmbimin e mendimeve midis partive politike gjatë fushatës së zgjedhjeve. Në këtë kuadër, telespektuesit ndogjen me interesim konferencat e shtypit të partive politike që transmetoi televizioni kohët e fundit.
Pikërisht në bazë të programit të hartuar nga televizioni për fushatën e zgjedhjeve, këto ditë duhej të fillonte faza e debateve midis partive rreth programeve të tyre. Partia Demokratike e ftoi Partinë e Punës në debat për problemet e zhvillimit të fshatit dhe të bujqësisë në të ardhmen. Punonjësi i aparatit të KQ të PPSH, Nexhmedin Dumani e refuzoi zhvillimin e këtij debati. Ai tha se për PPSH-në mjaftojnë shkrimet e botuara në gazetën e Partisë. Pra debati refuzohet nga PPSH.
Vëllezër dhe të tjerë
Ja një provë tjetër dhe një nder tjetër për demokracinë tonë
VAZHDIMI I REPORTAZHIT PARIS - BRUKSEL E KTHIM
Gjatë vizitës në Evropë delegacioni i PD-së, ku me qëllim, ku rastësisht, iu ekspozua edhe emigracionit shqiptar në Francë dhe Belgjikë. Realizimi i pajtimit kombëtar të shqiptarëve të cilët sundimi i një ideologjie i ka shpërndarë andej-këndej nëpër botë si zogjtë e korbit, është një ndër pikat kyçe të programit të PD-së. Pra delegacioni ishte i siguruar nga atavizmat në këtë aspekt, aq më tepër se, siç u pa më vonë, shumica e emigrantëve shqiptarë janë dëmtë dhe vajza që kanë lindur jashtë atdheut, janë shkolluar atje dhe kanë ruajtur në nivel shembullor identitetin kombëtar e mallin e zjarrit për Shqipërinë. Këta djem e vajza flasin e lexojnë shqip, siç flasin frengjisht mbajnë kaseta me këngë shqiptare nëpër makina, mbajnë portretet e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Fan Nolit e Bajram Currit në banesa. Këta djem e vajza truple-dhur ndihmojnë përparimin e kombëve të tjerë, ku megjithëse të respektuar ndjehen të huaj, gjithnjë të huaj, gjithnjë duke pritur ditën që atdheu i prindërve t’u çelë derën që t’i njohë si bij të vet. Ata të gjithë, kudo që t’i takosh, në Paris e Bruksel, bëjnë një pyetje që të godet mu në zemër: A e di rinia e Shqipërisë se në këtë në dhe të huaj jemi pjesë e saj dhe ëndërrojmë të kthehemi atje si qytetarë të thjeshtë, me të drejtë banimi, votimi etj? A është e vetëdijshme rinia e Shqipërisë se ekziston një brez i ri shqiptarësh në botë, një brez i pafajshëm dhe i papërgjegjshëm për gabimet apo fajet e prindërve e gjyshërve, një brez që ëndërron një Shqipëri demokratike ku të bashkëjetojmë në paqe e mirëkuptim të gjithë? Këto pyetje m’i bënë Nuhu, Besniku, Skënderi, Zana, Naimi, Duraku, Kujtimi, Sara e sa e sa të tjerë në Paris e Bruksel. Unë vajta një të diel në kishën e Shën Mërisë në Bruksel, pashë atë fëmijë të bukur si engjëj që i lutëshin zotit që në Shqipëri të mos derdhet gjak, që demokracia të fitojë pa gjakderdhje. Ata mbaheshin përdore nga prindërit apo gjyshërit, të cilët gjithashtu luteshin për mëmëdheun. Të rinjtë dhe të vegjlit e kishin parë Shqipërinë vetëm në hartë, ata e dinin ku është nëna por s’kishin të drejtë ta prekni, ta puthnin. Lutëshin me duar të ngritura lart dhe kubeja e kishës i kthente lutjet e tyre me jehonën e ngashërimave elegjiake të këngëve të vjetra me tifutet endacake. Nuk mund t’i mbajë lotët. Mor zot, thoshja me vete, pse janë këta fëmijë, pse janë këta njerëz të bukur këtu?
Ata janë atje sepse prindërit apo gjyshërit e tyre janë atje? bukur këtu?
(Vijon në faqen 2)
Shqipëri të gazetarëve dhe vëzhguesve të huaj
Zgjedhjet e para pluraliste që do të zhvillohen më 31 mars në Shqipëri kanë ngjallur interes edhe të opinionit ndërkombëtar.
kanë ngjallur interes edhe të opinionit ndërkombëtar. Gazetarë dhe vëzhgues të shumtë të huaj kanë kërkuar të vinë në vendin tonë për të pasqyruar objektivisht zhvillimin e tyre.
Është një veprim mjaft pozitiv fakti që Presidiumi i Kuvendit Popullor, siç është njoftuar, miratoi vendimin për pranimin e tyre gjatë fushatës dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira të 31 marsit në Shqipëri. Por, nuk mund të kuptohet siç ka dështim me këtë vendim, Ministria e Punëve të Jashtme e vendit tonë po nxjerr vështirësi të shumta për të penguar vënien e plotë, të pashmangshme në praktikë të vendimit të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Kërkesat e shumta të gazetarëve dhe vëzhguesve të huaj Ministria e Punëve të Jashtme po u përgjigjet me zvarritje burokratike nga pozitat e interesave të njëanshme të partisë në pushtet. Ajo po bën seleksionime dhe diferencime duke lejuar përgjithësisht ardhjen në Shqipëri të gazetarëve, që kanë dhënë “prova” në zbukurimin ose mnostrajtimin objektiv të realitetit shqiptar, ashtu siç i ka interesuar PPSH-së. Për gazetarët dhe vëzhgues të tjerë, që nuk e kanë kaluar këtë “provë”, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të mos lejuar ardhjen e tyre në Shqipëri, po nxjerrin lloj-lloj arsyetimesh absurde siç është ajo e gjendjes së vështirë që po kalon vendi, e mungesës së ushqimeve dhe hoteleve etj.
Zgjedhjet e lira të 31 marsit, siç e presupozojnë dhe paravijëzimin e lirë të opinioneve të ndryshme mbi zhvillimin e tyre. Ministria e Punëve të Jashtme, siç duket, I trembet një gjëje të tillë. Por ajo nuk është Drejtori e Jashtme e KE të PPSH-së. Prandaj veprime të tilla nuk mund të pëlqejnë opinionin pluralist demokratik shqiptar e ndërkombëtar.
T’U RIKTHEJME NJEREZVE SHPRESAT
T’u rikthejmë njerëzve shpresën tonë se Shqipëria do të futet në familjen e kombeve europiane.
[caption] Foto e Tom Lantos.
Në vizitën tonë, ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti i Lidhjes shqiptare në SHBA, Xhozef Dioguardi, mori ftesë të kryetarit të Komisionit Ministror të Partisë Republikane, Sabri Godo. Në aeroportin e Rinasit, zoti Dioguardi theksoi se shumë kam ardhur këtu sot si një vëlla arbëresh që nuk e kemi harruar mëmëdheun tonë për më se pesë shekuj. Në qershor, gjatë vizitës së parë në Shqipëri me kongresmenin Tom Lantos, ne shpresëm shpresën tonë se Shqipëria do të futet në familjen e kombeve europiane. Shqipëria është në Evropë. Tani ne po shohim se shqiptarët janë duke luftuar me kurajo për të bërë një emër dhe një vend për veten e tyre në komunitetin e kombeve europiane.
Gjatë intervistës që zoti Dioguardi na rezervoi pas mbërritjes së tij këtu, shprehu edhe një herë shpresën që ka ai dhe gjithë komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se Shqipëria do të ecë përpara në rrugën e demokratizimit të mëtejshëm, gjë që do ta ndihmojë atë për t’u integruar në proceset evropiane dhe organizmat politike e ekonomike të tregut të Përbashkët Evropian. “Dua të ndihmoj proceset politike këtu, të dëgjoj mendimet e partive të ndryshme”, theksoi ai.
Gjithashtu, zoti Dioguardi na tha se është lidhur me “Neshënall Rëpublikan Institjut” në SHBA dhe se gjatë këtij muaji në bashkëpunim me këtë institut do të gjejë rrugët për të sjellë këtu specialistë, që me përvojën e tyre do të ndihmojnë forcat demokratike për t’u paraqitur sa më mirë gjatë fushatës elektorale. Zgjedhjet janë një moment tepër i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse nga mënyra e zhvillimit të tyre do të varet edhe e ardhmja e vendit. Bota duhet të besojë se në Shqipëri janë duke u zhvilluar zgjedhje të lira dhe jo vetëm në këtë rrugë ne mund të fitojmë besimin politik. Vetëm kështu do të vijmë afaristët të investojnë këtu. Kur e pyetëm zotin Dioguardi, nëse shqiptarët e Amerikës do të jenë të gatshëm të sjellin kapitalet e tyre këtu për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së rëndë ekonomike që po përjeton vendi, ai u mendua një çast e na tha se edhe kjo varet në mënyrën se si do të ecë Shqipëria në rrugën e demokratizimit. Gjërat janë të lidhura. Shqipëria ka qenë e izoluar për vite me radhë nga zbatimi i ideologjive të ngurta. Shqiptarët me banim në Amerikë kanë qenë një oqean i larg dhe në marrëdhënie komunikimi me atdheun e tyre, sa edhe huajt.
Duke përfunduar, zoti Dioguardi theksoi: “Ne, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, besojmë plotësisht se Shqipëria do të marrë përsëri përmes këtyre ditëve të vështira me urtësi dhe tolerancë e së shpejti do ta shohë veten një anëtare të përhershme të familjes së madhe evropiane. Ne gjithashtu dëshirojmë të shprehim admirimin tonë për pionierët e lëvizjes demokratike në Shqipëri. T’u shprehim atyre mirënjohje e falenderim për tesën që na bënë për të parë me sytë tanë se si po ndërtohet demokracia në Shqipëri”. Zoti Dioguardi do të kthehet të hënën në SHBA dhe do të vijë përsëri para zhvillimit të fushatës së zgjedhjeve.
Tiranë, 8 mars 1991.
Vaporët u mbushën plot me fëmijë, me pleq, me rini, me gra që janë duke ikur.
Ministria e Punëve të Jashtme të mos pengojë ardhjen në Shqipëri të gazetarëve dhe vëzhguesve të huaj
Zgjedhjet e para pluraliste që do të zhvillohen më 31 mars në Shqipëri kanë ngjallur interes të veçantë opinionit ndërkombëtar.