Po vjen 31 Marsi. Është dita e zgjedhjeve.
Duhet të gëzohemi për këtë ditë, edhe pse ndodhemi në këto momente kur gëzimi na duket i larguar. Le të vështrojmë këtë ditë dhe për një çast të shkarkojmë tërë atë barrë tensioni që na përfshiu këto kohë. Demokracia na pret. Demokracia e fituar me votat tona, me dëshirën dhe vullnetin tonë. Pluralizmi në vendin tonë, pas kaq e kaq mundimesh, tani është një realitet. Partia Demokratike e krijuar vetëm disa muaj më parë ka dalë plot dinjitet e popullaritet në fushatën elektorale. Ajo aspiron të fitojë pushtetin me anë të votave të lira dhe të zgjedhjeve demokratike. Fitorja e Partisë Demokratike do të thotë në mënyrë të qartë fitore e demokracisë në Shqipëri.
Dita e zgjedhjeve po na vjen. Të fitojë demokracia. Të fitojë paqja, drejtësia dhe qetësia. Edhe në qoftë se nuk do të fitojë PPSH që ka fituar në mënyrë moniste për këto pesë dekada, kjo nuk do të thotë alarm e humbje qetësie. Humbja e saj në votime nuk do të thotë humbje e qetësisë dhe stabilitetit. Në qoftë se kjo gjë ndodh sot, kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të shkaktojë tension e humbje qetësie. Tensioni jo vetëm nuk e ndihmon, por e dëmton demokracinë.
Sido që të ndodhë me partitë politike, njerëzit duhet të dinë të fitojnë në këtë kohë demokraci, duhet të dinë të fitojnë atë që u fitua: pluralizëm në zgjedhje, vullnet të lirë në to, qetësi e transparencë. Le të fitojmë atë gaz, atë qetësi, atë cilësi që meritojmë. Le të fitojmë atë që duam, atë që na nevojitet e na e bën të jetojmë jetën. Këtë e kemi në dorë ne, të gjithë ne sidomos më 31 mars.
K…sht për ndihmë: demokracia
- «Shqipëria është e zhytur në borxhe» thekson Klaudio Marteli. - Të hënën erdhi për një vizitë urgjente për të biseduar për problemet e refugjatëve shqiptarë, zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, Klaudio Marteli. Ai u takua dhe zhvilloi bisedime me homologun e vet shqiptar, Fatos Nano dhe me presidentin, Ramiz Alia. Ai dha edhe një konferencë shtypi, ku ishin të pranishëm gazetarë të huaj, që ndodhen në Shqipëri. Zoti Marteli theksoi se takimet e ... sotme lindën nga nevoja e komunikimit të shpejtë e urgjent mes zëm për të gjetur zgjidhje nga më optimalet. Njëkohësisht ajo ka shpresë se do të ndihmohet nga organizmat ndërkombëtare, si nga OKB-ja ashtu edhe nga Tregu i Përbashkët Evropian. Ai theksoi se i është dhënë garanci nga pala shqiptare se fenomenet të tilla nuk do të ndodhin më dhe se, sipas qeverisë shqiptare, gjendja … (Vijon në faqen 6) Shq… Shqipëri për të cilën kërkuan të dinin nëse PD ka ndonjë ve… Përfaqësuesit e Federatës shprehën mendimin se partitë e opozitës duhet të kenë të njëjtin vend në programet e Radio Televizionit i cili duhet të jetë i paanshëm. Korresp. i RD-së
NJE DELEGACION I PD U NIS PER NE SHBA
Me ftesë të Departamentit të Shtetit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar u nis për një vizitë në SHBA kryetari i Komisionit Drejtues të PD-së Shqipërisë Dr. Sali Berisha dhe anëtari i këtij komisioni dr. Gramoz Pashko.
Dr. Berisha priti delegacionin e Federatës së Helsinkit
Kryetari i Komisionit Drejtues të PDSH Dr. Sali Berisha priti të dielën, 10 mars 1991, një grup nga Federata Ndërkombëtare e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Dr. Berisha, duke u përgjigjur pyetjeve, u foli për të drejtat e njeriut dhe për procesin e demokratizimit në Shqipëri. Përfaqësuesit e Federatës shprehën shqetësimin e tyre për kushtet e vështira të të burgosurve. Ata u interesuan gjithashtu për zgjedhjet në Shqipëri, të cilat duhet të jenë të lira e në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Vëmendje të veçantë i kushtuan ligjit elektoral në ndonjë vërejtje. i cili duhet të jetë i paanshëm.
Burokracinë e tremb «fantazma» proletariat
Sklav[e] e vështrimit dogmatik të realitetit burokracia në pushtet po kalon nga një absurd tek tjetri.
Ndër më të fundit në këtë seri është edhe qëndrimi i saj ndaj proletariatit.
Proletariati shqiptar i shtetëzuar në të gjithë qenien e tij nga e ashtuquajtura diktaturë e proletariatit, pra i kthyer në një mjet të pronësuar nga shteti i tejcentralizuar burokratik, i çveshur nga çdo e drejtë reale minimale pronësie vetjake, jo thjesht materiale, por edhe shpirtërore, nuk mund të mos bëhej i ndjeshëm... e parë për jetë a vdekje me burokracinë dhe feudalet e kuq, krijoi Sindikatën e Lirë e të Pavarur të Minatorëve, ortekun e fuqishëm që mirrte përsipër të bashkonte në rrugën e tij të gjithë proletariatin shqiptar. Pushtetmbajtësit u gjunjëzuan, pranuan të ligjërojnë ekzistencën e kësaj sindikate jo të nisur nga ndonjë dëshirë e mirë, por të detyruar. I gjithë qëndrimi i tyre prej zorësh, tërësisht që njohin mirë teorikisht se proletariati është varrmihës i sundimtarëve të tij, flet qartë ...
Prandaj po ve në veprim të gjitha arsenalin e mundshëm që disponon për të përcarë proletariatin, për të mos lejuar një organizim mbarëkombëtar të tij jashtë tutelës së saj. Kjo për faktin se interesat e saj janë në antagonizëm me ato të proletariatit, se ajo mund t’i sigurojë atij vetëm duke i mohuar, në thelb, interesat e këtij proletariati, të cilat ai synon t’i mbrojë duke u organizuar në sindikatat e tij të pavarura.
Bahçevani i Haxhi Lleshit qëllon me armë një njeri të pafajshëm
Sot më datën 11.3.1991, rreth orës 11.00 getësinë e paradites të banorëve të nxënësve të shkollave të lagjes Nr. 8 të Tiranës e prishën në mënyrë befasuese dhe alarmante tri të shtëna arme.
Edhe këtë herë, të shtënat erdhën nga një shtojcë e «Bllokut», nga shtëpia e ish Presidentit Haxhi Lleshi, tashmë me funksionin e anëtarit të Këshillit Presidencial. Qytetarët që lanë rradhën e lartë të mishit dhe të tjerë zbritën të tmerruar nga autobuzi në stacionin pranë, panë një djalë të ri 19-vjeçar që u përmbys në porta nga një pellg të madh gjaku. Shefi i muar vesh se mbi djalin kishin shtënë bahçevani i ish presidentit, Ramadan Sula. Djaloshi 19 vjeçar Taulant Isaraj mëngjesin ujë në pallatin e familjarëve ishte ndërprerë, vajti të mbushte ujë të çezma e ish-presid entit, që rrjedh përherë. Këtë e vërtetonin enët që kishte në duar. Organet e ndihmës së shpejtë dhe ato të policisë i dhanë menjëherë ndihmën e duhur djalit të plagosur rëndë me tre të shtëna dhe morën kriminelin për procesin e pashmangshëm hetimor. Megjithatë, qytetarët e mbledhur, treguan se djali quhej Taulant Isaraj, 19-vjeçar, i jati punon në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, adresa e shtëpisë është kjo: Rruga Miqësia, pall. 11 shk. 1 ap. 6. Është i tepërt komenti për revolën dhe indinjatën e qytetarëve ndaj këtij krimi absurd. Mbi të gjitha ishte shqetësimi i nënave, të cilat duke u qarë hallin djemve të tyre, edhe pse «forcat e errta» po ndriçohen nga drita e së vërtetës, përsëri kanë shumë frikë se nuk është gjë e paktë të armatoset arradhja e madhe e bahçevanëve, makiazhiestëve, berberëve personalë, ruajtësit e pulave, guzhinierët e shërbëtorët… ASTRIT LAMÇE Shënim: Po për këtë ngjarje, menjëherë sapo ndodhi na telefonuan disa qytetarë të alarmuar dhe na shkruan një shkrim edhe mjekja e ambulancës Nr. 4, Habibe Koka që ishte duke e parë si u zhvillua ngjarja, Tomi Moçi, Romeo Karaj, etj.
TRIMAT E TEPELENËS
Deklaratë e harruar
Aktualisht, Partia e Punës ka veçuar dy personalitete nga Tepelena. Njëri i moshuar gati shekullor: i mirënjohuri Shefqet Peçi. Tjetri është tepër i ri, për barrën e madhe që i ka ngarkuar qeveria e punës: ministër i punëve të brendshme.
Erdhi koha e votimeve dhe njerëzit kujtojnë me nostalgji deputetësh dhe jetët e viteve të shkuara. Sa mall i u kujtohen emra deputetësh dhe u ngjallen para syve duart e tyre të ngritura me votimin e paracaktuar për qind. Kërkojnë në imazhin e tyre fytyrat e deputetëve. Kërkojnë të kujtojnë ndonjë pasazh nga bisedat e tyre. Sa më pak dhe sa të varfëra!
- Si nuk na lanë fotografitë — më thotë një i moshuar me humorin e tij të hollë.
- Mos u mërzit, i them se do t’i shohësh prapë, që harron Muçia zanatin.
Lëre ky një fragment bisedë që e kam bërë një vit më parë. Dhe si për çudi më dallin para syve fotografitë e tyre të harruara. Ja, p.sh. më del para syve fotografia e Shefqet Peçit. Sa herë deputet në zonën e Kurveleshit! Ta kujtojnë më mirë populli. Vetëm një gjë dua t’i kujtoj lexuesit: Shefqet Peçi tani në prag të zgjedhjeve propozohet prapë kandidat për deputet në zonën e Kurveleshit. Se kush e propozon? Ai që e merrni me mend se nuk dua t’ia lodh me emra partish, apo dua të lodh me emra partish, apo dubëti sh, por populli i Kurveleshit në vend t’i miratojnë kandidaturën i tha me humorin lab: «Ju s’nokë që na paraqeni kandidaturën e një të moshuari, për të 1 fillin, për të të zgjidhur hallët e posa, le të vazhdojmë më tej, hallët e posa?!…Le të vazhdojmë më tej.»
Kush është Gramoz Ruçi?
Një mësues që ka harruar zanatin pasi ka rreth 15 vjet që merret me punë partie. I pari në Tepelenë deklaroi se nuk pranon pluralizmin politik, as Partinë Demokratike dhe çirret e thërret se kur të kalojnë mbi trupin e tij dhe të «heshtorëve» të Tepelenës do të krijohet Partia Demokratike! Llogarisni një ministër të punëve të brendshme që nuk pranon pluralizmin politik, të jetë edhe antari çeveril! A mund ta kërkojmë depolitizimin e kësaj qeverie me një ministër të tillë në krye?! Ju do të thoni se kanë ndryshuar kohët. Unë u them a ka ndryshuar mendimet e praktik at e këtyre tipave? Megjithatë me ne. Përsa i përket mendimit të popullit të Tepelenës; Ramiz Alia na bëri nder duke na vënë në krye një kryepolic? Nuk e di sa të vërteta qëndrojnë shprehje të tilla, por populli i shpreh. A nuk po flasin të gjithë në emër të popullit?! Më tej. Rrënjët e unitetit të popullit të Tepelenës qëndrojnë në faktin se falë aftësive të Gramoz Ruçit e shokëve të tij, ka hipur grindje midis qytetarëve të Memaliajt e Tepelenës për një fushë sporti. Kështu mund të themi edhe për ndarjen prioritare të labërisë ndaj bashkësisë, pasi në krye të qeverisjes në Tepelenë janë grumbulluar miqësia e farefisi që kanë epigjen dhe shfaqit. Salari që po shpërngulet e tëra drejt qytetit me rrugë masane. Se … farë dhe Hax… Mutsin? në qendër si krye… tar.
Gramos Ruçi, ish sekretar i parë i komitetit të Partisë të rrethit Tepelenë dhe tani ministër i punëve të brendshme pasi u krijua pluralizmi politik, shpall veten kandidat për deputet. Zona ku u shpall kandidatura e tij e refuzoi. Por…
SELMan HODO
KONFERENCË SHTYPI
Pardje paradite, Partia Demokratike organizoi në një nga sallat e Pallatit të Kulturës konferencën e rregullt të shtypit, e cila u kushtua problemeve të refugjatëve shqiptarë në Itali dhe fushatës së zgjedhjeve.
Me këtë rast, kryetari i këshillit botues të gazetës «Rilindja Demokratike», Preç Zogaj, lexoi një komunikatë të komisionit drejtues të PD, ku thuhej:
Izolimi shumëvjeçar i Shqipërisë nga Evropa, kriza e rëndë ekonomike që pasqyrohet në nivelin e ulët të të ardhurave e në varfërinë e tregut, vringëllimi i armëve dhe thirrjet për gjak të organizatës së paligjshme «Enver Hoxha», të cilat krijuan pasigurinë për të fituar në mënyrë paqësore demokracinë - të gjitha këto u shfrytëzuan nga forcat antidemokratike për të nxitur e nxitur valën më të madhe të shpërnguljes së shqiptarëve jashtë atdheut gjatë këtij shekulli. Partia Demokratike, duke ndarë dhimbjen me nënat e të afërmit e refugjatëve dhe duke përjetuar gjendjen e vështirë të bashkatdhetarëve tanë - viktima të sistemit totalitar shqiptar - në portet e Italisë, i konsideron këto ngjarje si përpjekje për të hequr demokracinë mbështetjen e vet më të fuqishme e më të sigurt, rininë - dhe mundësitë për të pezulluar zhvillimin e demokracisë, përpara zgjedhjeve të 31 marsit që do të jenë një festë për popullin dhe Shqipërinë.
E ndërgjegjshme për varfërinë që është zhytur vendi ynë dhe shumë e interesuar për të shkuar në zgjedhjet e lira, Partia Demokratike u bën thirrje qeverive të vendeve të Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’japin Shqipërisë ndihmën urgjente humanitare dhe të kontribuojnë për futjen normale të këtij vendi në rrugën e pakthyeshme të demokracisë. Këtë thirrje Partia Demokratike ua drejton edhe bashkatdhetarëve tanë të emigracionit, lobit shqiptar në Amerikë e gjetiu.
Mirënjohëse për angazhimin humanitar të qeverive organizuese dhe personale, Partia Demokratike zotohen se do të bëjë çmos që këto ndihma t’u shkojnë pikësëpari familjeve të varfra shqiptare, shte… (Vijon në faqen 2)
ZOTËRINJ QE-VERITARË, NA FLISNI NJË FJALË
Në vazhdim të intervistës me «Zërin e Amerikës» dhe të një shkrimi në gazetën «Bashkimi», Domenika in... u ndëpre dhe ministri italian zoti Xhulio Andreoti.
Në vazhdim të intervistës me «Zërin e Amerikës» dhe të një shkrimi në gazetën «Bashkimi», Domenika in... u ndëpre dhe në ekranin e televizionit doli kryeministri italian zoti Xhulio Andreoti. Problemi kryesor në intervistën e tij, siç po ndodh zakonisht këto ditë nga mjetet e informacionit italian, ishte problemi i emigrantëve shqiptarë. Se sa vazhdoi intervista në nuk e matëm, por domos shumë e shumë më tepër se sa njoftimi zyrtar i dhënë para tre ditëve nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në shtypin shqiptar dhe në televizion për vizitën që do të bëjë në Shqipëri. Epo kësaj nuk ke ç’i thuall! Gjen kohë kryeministri italian (anë të cilën edhe një herë po e falenderojmë), e nuk u gjen kohë të paktën që të kishte në televizion ose në shtyp ndonjë zëdhënës nga kaq e kaq shumë zëdhënës që kemi bërë kohët e fundit. Mund të gjen vetëm një: ai që të fliste për jetën e udhëheqës shqiptare. Na ka marrë malli të shohim një zëdhënës qeveritar shqiptar të flasë në televizion apo edhe në shtyp, t’i sqarojë këto situata, të qetësojë e paqësojnë popull, të kishim e dimë ç’do të ndodhë po të kthehen një emigrant nga këta trembshëm, të dhimbshëm e monstru… (Vijon në faqen 2)
…ar në të gjithë qenien e tij nga ashtuquajtura diktaturë e proletariatit, pra i kryer i çveshur nga çdo e drejtë reale minimale pro… njerësi mos bëhej i ndërgjegjshëm për gjendjen, pozitën dhe rolin e tij në këto momente kyçe historike që po kalon Atdheu ynë. Në rrjedhë të këtij procesi, paraqitja e tij e lavdishme, minatorët, në betejën … e proletariatit të detyruar. I gjithë qëndrimi i tyre prej korit sundimtarëve të tij, flet qartë për këtë të vërtetë. Në organizimin e proletariatit shqiptar, në forcën e tij, burokracia sheh armikun e pamëshirshëm të privilegjeve të grabitura që i ka siguruar kastës së saj. … nderi i proletariatit shqiptar. Për të arritur objektivat e saj të mbrapshta, burokracia mori përsipër të xhiroje skenarin e dështruar të riorganizimit të Bashkimeve Profes… (Vijon në faqen 2)
18 ditë gjer më 31 Mars
PER TE QESHUR E PER TE QARE
Për të qeshur:
Ju ftoj, të nderuar lexues të «Rilindjes Demokratike», t’i hidhn[i] një sy dokumentit të mëposhtëm që botohet i plotë sipas origjinalit:
R. P. SH.
Shoqata e Bashkimit të Veprimtarëve Vullnetarë «Enver Hoxha»
Gjirokastër, më 25. 2. 1991
Vendim:
Në emër të Popullit
Populli i rretheve Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Skrapar dhe i zonës së Mallakastrës, i mbledhur në Gjirokastër më datën 24.2.1991 për të mbrojtur figuren, jetën dhe veprën e Enver Hoxhës të udhëheqësit dhe themeluesit të shtetit shqiptar, duke marrë parasysh sjelljen vandaliste të disa pedagogëve të Institutit të Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës të cilët nxitën studentët për të ndërprerë studimet, për të filluar grevën e urisë dhe thyerjen e bustit të Enver Hoxhës.
Shënim: Origjinali ndodhet në kuadrin e I. L. P. «Eqerem Çabej» Gjirokastër.
Për të qeshur e për të qarë:
Ndoskuh mund të mendojë se edhe drejtori i Institutit të Lartë Pedagogjik në Gjirokastër e ka përcjellë me një buzagaz qesëndisës këtë farë vendimi që nuk i le atij «asnjë alternativë dhe asnjë të drejtë për ta vënë në diskutim». Po, për besë! Kështu mendova edhe unë në fillim. Po... i thashë me vete. Ky vend e ka shtetin juridik! Punët e shtetit juridik nuk mund të bëhen lesharapi nga policvilat që buisën këto kohë me vula e firma e urdhëra e vendime të paligjshme në kokat e fryra! Edhe në Krahinën time ka pas jetuar i gjori Marka Fana, ndjesë pastë, një personazh sa i dhimbshëm, aq edhe komik që bridhte rrugëve të pyjeve i armatosur me dy topuzë dhe me gjerdanin e gurë-
ve, Futej ligjinave i padëmshmi Mark Fana dhe në mbrëmje e latë shte të pyllit urdhëronte rrëzëmin e qeverive, të kryetarëve, të drejtorëve; i tërhiqte vërejtje të rënda presidentit të shtetit, i gërmushej, i mbyll gojën mbretit të Arabisë. Pasi i kryente të gjitha këto operacione, ai dilte nga shkurrët i kënaqur dhe me gjithashtu qeshnim e gëzonim me gjithë shpirt. Qesha përseri si dikur, kur lexova vendimin e firmosur nga zoti Valer Zeh[s]k[a?]. Hajde ç’gaz do ketë plasur në Institutin e Gjirokastrës, thashë prapë, por tërë ky humor m’u tret menjëherë kur më ra në dorë dokumenti i mëposhtëm:
I llogarisë:
Sh. Marsian Shena i është prerë rroga për ditët e grevës së studentëve.
Meqë në vendimin e dërguar nga shoqata e veprimtarëve të Enverit emri i tij nuk figuron, t’i kthehen lekët e ndaluar.
7. 3. 1991
Firma e MIHAL KASES
Nëndrejtor i Institutit
Do të thotë se vendimi numër 1 ka hyrë në fuqi. Do të thotë se Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit dhe Ministria e Arsimit rezultojnë të pezulluara. Do të thotë se shtetit juridik (!?) kërkon të dalë mbi supe edhe një kokë tjetër: shoqata e veprimtarëve të Enverit.
Kam frikë se niveli i shërbimit postar ka rënë ndjeshëm këto kohë javët e fundit. Letra e themeluesi i shoqatës në fjalë i
(Vijon në faqen 4)