16/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 mars 1991

Shqipëria nuk do të jetë pronë e asnjë regjimi

Z. Frok Çupi, Kryeredaktor i «Rilindjes Demokratike». I nderuari Zoti Kryeredaktor: Më duket si ëndërr kur për herë të parë në jetë ti shkruaj një organizate në Atdhe. E kam ditur që një ditë do ta kem privilegji, por jo me kaq vonesë. Asnjë moment nuk m’u ka larguar nga mendja, qysh se u largova si foshnjë dhe qysh atëherë iu ndalua babait, mu refuzua mua dhe iu bë e pa mundur fëmijëve të mij. Me fjalë tjera na u mohua e drejta e Shqipërisë (?!). Sot, dëshiroj t’ju sjell urimet për iniciativën e mi-RILINDJA DEMOKRATIKE. Misioni juaj në drejtim të nxjerrjes në dritë të gazetës të Demokracisë dhe lirisë meriton përkrahjen e të gjithëve. Shpresoj se nuk e keni harruar realitetin tonë, kombëtar, as traditat dhe simbolët tona, si komb i lashtë e inteligjent. Historia jonë nuk ka mbaruar, por vetëm ka pësuar një periudhë fatkeqe e obskure. Uroj që zëdhënësja e posa dalur t’i respektojë normat dhe etikën e gazetarise së nivelit të Evropës demokratike dhe ta fitojë besimin e të gjithëve. T’i veni në dije se Muri i Berlinit është shembur dhe është kjo koha e sloganëve as e lavdatave të këtij apo atij diktatori. Të bëhet e qartë se Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pronë e asnjë regjimi apo ideologjie. E dyta fjala «Parti» nuk kufizohet në një klikë, autokrate, por edhe te ne ka pluralizëm, që do ta shpëtojë kombin Shqiptar nga «Kapsulla e kohës», siç shkruajnë në Perëndim. Diaspora Shqiptare e Amerikës, e madhe me numër dhe shumë e suksesshme dhe liridashëse është e injoruar tepër gjatë, pa të drejtë. Dëshira jonë është të na ftoni për vizitë në Gjiun e Nënës Tonë. Duke ju përshëndetur miqësisht ju sjell urimet e mia për suksese të mëtejshme. Përzemërsisht. SEJDI BITICI New York

U MBLODH AKTIVI I PARË KOMBËTAR ELEKTORAL I PARTISË DEMOKRATIKE

Të enjten paradite, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë u mblodh aktivi i parë elektoral i Partisë Demokratike në Shqipëri. Merrnin pjesë anëtarë të Komisionit Drejtues të Partisë, të Komisioneve drejtuese të rretheve, anëtarë dhe veprimtarë nga i gjithë vendi, që janë përcaktuar si kandidatë për deputetë të PD. Në zgjedhjet e 31 marsit, përfaqësues të shtypit, të RTSH, të ATSH e të ftuar të tjerë. Kemi rast për të fituar kohën e humbur Në emër të komisionit drejtues të PD aktivin e përshëndeti sekretari i tij Eduart Selami. Mes të tjerave ai tha: Takimi i parë pas 45 vjetësh i kandidatëve të lirë, natyrshëm mbart mbi vete vlera historike. Janë kandidatët që do të luftojnë për Shqipërinë Demokratike. Janë kandidatët që mbajnë mbi vete njerëz vuajtjesh dhe shpresat e këtij kombi; që janë zotuar t’i japin fund prapambetjes tronditëse të vendit. Bashkë me ne në këtë takim janë në mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve demokratë kudo që ndodhen, bashkë me ne janë Eduart Selami duke folur për situatën politike që po kalon vendi theksoi: Qëllimi kryesor i lëvizjes sonë nuk është kritika e së kaluarës, këtë më mirë se kushdo e ka bërë e po e bën vetë koha. Qëllimi ynë kryesor është realizimi sa më shpejt i demokracisë si hapi i parë vendimtar për progres kombëtar. Kemi rast të fitojmë kohën e humbur, kemi rast si komb të tregojmë vlerat më të mira tonat, kemi rast të ndahemi përgjithmonë nga e kaluara e hidhur. E ne kemi besim se këtë do ta arrijmë. Jemi të bindur në fitoren e demokracisë. PD është e vendosur për të fituar në zgjedhjet Në vazhdim e mori fjalën z. Aleksandër Meksi, kryetar i komisionit politik të PD, që mbajti një raport mbi gjendjen politike aktuale. Për demokracinë e re shqiptare që po lind, ditët që na ndajnë nga 31 marsi janë vendimtare për fitoren e demokracisë, për përparimin e gjithanshëm ekonomik, shoqëror e politik apo thellimin e mëtejshëm të krizës së rëndë ekonomike që e ka pllakosur vendin. Por duhet thënë se pushtetike e në mënyrë të veçantë për Partinë Demokratike. PD është e angazhuar në të gjitha nivelet e strukturave të saj për të përballuar këtë fushatë me mobilizimin më të madh, për të realizuar aspiratat demokratike të popullit shqiptar, për të fituar në zgjedhjet e 31 marsit. Me poshtë për të argumentuar se ecurinë normale të fushatës së zgjedhjeve e pengojnë edhe disa qëndrime zyrtare të shtetit, ai vazhdoi: me dt. 3 shkurt të këtij viti në si PD i kërkuam presidentit Ramiz Alia që brenda një afati optimal, konkretisht deri në 31 mars të kryej depolitizimi i ushtrisë, organeve të ruajtjes së rendit dhe MPB si dhe të aprovohej sistemi proporcional për zgjedhjet elektorale, Deri më sot si nga Presidiumi ashtu edhe nga Këshilli Presidencial janë kthyer vertet përgjigje refuzuese e të pa argumentuara. Në qoftë se sot fitojmë politikisht, padyshim që nesër do të fitojmë edhe ekonomikisht në Demokratike. Janë kandidatë që mbajnë mbi vete njëherazi vuajtjet takim janë ndodhen, bashkë me na janë sot martirët e demokracisë shqiptare: Me propozimin e tij të gjithë pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje për të gjithë ata që bënë sakrifica sublime për vendin dhe fitoren e demokracisë në vendin tonë. Më poshtë zoti e demokracisë, vendin. Por duhet thënë se pushteti i Partisë në fuqi na ka krijuar pengesa të shumta në rrugën tonë. Të gjithë jemi dëshmitarë të strategjisë së tensionit kur «forcat e errëta» ende të pa identifikuara u përdorën si shkak për të krijuar një klimë jo të përshtatshme për forcat e reja poli- Në qoftë se sot fitojmë politikisht, padyshim që në nesër do të fitojmë edhe ekonomikisht. Kandidati i shkencave ekonomike Genc Ruli u ndal në disa probleme themelore të programit ekonomik të PD. Zgjedhjet e lira demokratike janë kushti themelor për çdo progres të ardhshëm ekonomik. Ekonomia e demokracia mund të zhvillohen veçse së bashku - thek- (vijon fq. 2)

A KA KOMUNISTË QË DO TË VOTOJNË PËR PD?

Për të shkruar këtë artikull mosha shkak nga mbledhja me ekonomistët dhe intelektualët e Shkodrës më 22 shkurt në kinema «Punëtori». Ishin ftuar 650 intelektualë, anëtarë dhe simpatizantë të PD, por edhe pa parti, madje kishte edhe komunistë. Me gjithëse dritat u fikën afër një orë, populli priti me durim dhe kur, në fund erdhën dritat, ndodhi çudia. Jo vetëm njerëz të rritur të qytetit, po në sallë gjendeshin 1200 vetë, domethënë ishin futur dhe më se 500 të paftuar. Doktor Gramoz Pashko e la mënjanë referatin që kishte përgatitur për zhvillimin e plat-formës ekonomike të PD-së, dhe iu përgjigj pyetjeve që ardhu-ra nga salla. Kështu mbledhja u kthye në një bashkëbisedim të dobishëm e të kulturuar. Mbledhja vetë më erdhi dhe kështu: A ka komunistë që do të votojnë për Partinë Demokra-tike? Komunistët sipas mendimit tim janë disa llojesh: Së pari, janë idealistët utopistë. Këta njerëz të mirë ose u vranë në luftë ose e panë se teoria e komunizmit me praktikën e tij ishin larg sa dita me natën. Ata u zhgënjyen, u vunë në opozitë, u bënë disidentë. Është folur shumë për terrorin dhe persekutimet që ka ushtruar fashizmi, imperializmi, kapitalizmi, regjimet antipopolullore, kundër komunistëve. Megjithatë mund të thuhet me plot gojën se më tepër se të gjithë, ai që ka pushtetuar, burgosur, internuar ose përndjekur komunistët është vetë komunizmi. Le të bëhen statistikat e ç’është bërë me 200 komunistët e parë, bërë me 200 komunistët e parë. Sa prej tyre ka vrarë e burgosur e internuar vetë pushteti i tyre? Po kështu mund të betohet se sa vetë kanë përruar pa u provokur nga Komiteti i parë Qëndror i PKSH, nga Komiteti i dytë Qëndror e kështu me radhë. Sa komunistë janë dënuar si agjentë të CIA-s, Intelixhens Servisit, UDB-së, Astatalias e gjithë spiunazheve të botës, vetëm sepse guxuan të shprehin një pakënaqësi? Cili regjim antikomunist ka mbajtur në burgje dhe internime 20-30 e 40 vjet siç ka bërë diktatura e Enver Hoxhës me anëtarët e Partisë Komuniste që nuk i kanë shkuar për shtat atij? Një kategori tjetër komunistësh janë aventurierët, karrieristët. Këta kanë ecur përpara duke shtryrë me bryla djathtas e majtas, janë ngjitur lart, pastaj dikush tjetër më i shkathët i ka lënë shtegshmën dhe i ka gremisur poshtë. Kategoria e tretë dhe më e madhja përbëhet nga komunistë të thjeshtë, punëtorë, fshatarë dhe intelektualë, që kanë hyrë në parti me bindur që janë në rrugë të drejtë. Kur e kanë kuptuar se janë gabim, kanë pësuar kthesë të dalin jashtë saj. Ka edhe njerëz që s’kanë guxuar të thonë jo kur i kanë ftuar të hyjnë në parti, ose nga disa të tjerë që kanë menduar se duke u bërë komunistë, do ta kishin më të sigurtë punën, bursën, strehimin apo transferimin. Këta komunistë nuk janë armiq tanë, ne s’kemi asgjë kundër tyre dhe ata do ta ndjejnë veten më të lirë e më të sigurt në regjimin demokratik se në regjimin komunist. Kjo është taktikë, është mashtrim. Në të gjitha vendet e lira demokratike të Perëndimit, komunistët kanë gëzuar të drejta shumë më të plota se në vendet ku ka lulëzuar totalitarizmi njëpartiak. Kjo është arsyeja që më bën të mendoj se një pjesë e komunistëve do të votojë bindje për Partinë Demokratike. PJETËR ARBNORI

Lidhjet diplomatike me SHBA - një akt i shumëpritur

Mbarë populli shqiptar, të gjitha forcat demokratike të shoqërisë sonë, pritën me gëzim të rrë dhe të hapen horizonte të reja në historinë e shtetit tonë. Këto mesazhe nga zemra e popullit, Në një transmentim të datës 14 mars Radio «Zëri i Amerikës» bëri të ditur se «zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shteteve të Bashkuara pohoi para disa ditësh se udhëheqësit e PD-së kishin kërkuar me këmbëngulje që Uashingtoni të normalizonte marrëdhëniet me Tiranën sa më parë dhe në këtë mënyrë të dëshmonte mbështetjen amerikane për proceset demokratike në Shqipëri. Zëdhënësit amerikanë theksuan se rivendosjen e marrëdhënieve e shikojnë si një rast të volitshëm për të mbështetur reformat demokratike në Shqipëri dhe për të nxitur atë vend që të luajë një rol ndërtues në Evropë». Sipas «Zërit të Amerikës», doktor Sali Berisha dhe doktor Gramoz Pashko, që ndodhen për një vizitë në SHBA, i kanë bërë thirrje qeverisë amerikane që t’i japë Shqipërisë ndihma të shpejta humanitare pasi ajo po ballafaqohet me probleme të dukshme ekonomike. (Vijon në faqen 6)

I bëjnë të njohur shtypit, konservatorët në Parlamentin Evropian (grupi demokratik Evropian)

Parlamenti evropian dhe zgjedhjet shqiptare Në mbledhjet e dt. 5 dhe 7 mars 1991, në Bruksel, Grupi Demokratik vendosi të dërgojë për të mbështetur Partinë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e para për Parlamentin Shqiptar, më 31 mars 1991, dy anëtarë, Lord Bethell, anëtar i Parlamentit Evropian për Londrën Veriore, Dr. Edward McMillan-Scott, anëtar i Parlamentit Evropian për Yorkun. Lord Bethell dhe z. McMillan-Scott janë të ftuar nga PD e

Pamje nga aktivi elektoral i PD

DITA E ZGJEDHJEVE TË LIRA PO NA VJEN

Lista e kandidatëve për deputetë të PD-së

RRETHI I BERATIT 1. Abdi Hasan Baleta jurist 2. Pandeli Lazar Cina mjek, dr i shkencave 3. Agron Neki Musaraj mësues 4. Namik Xhafer Dardha gjeolog 5. Lili Aastas Dhame gjeolog, ks shkencave 6. Afërdita Nazif Zeri inxhinere 7. Adem Idriz Goga ekonomist 8. Gjaliç Myslim Sina mjek 9. Vangjel Noi Fani veteriner 10. Balil Baki Gjini gazetar 11. Theodhor Jani Maskuti mësues 12. Kristaq Thoma Jani inxhinier 13. Eduart Xhevit Zaloshnja ekonomist 14. Ermal Fethi Permeti mësues RRETHI I DIBRES 15. Genc Kadri Bardhulla mësues 16. Bashkim Osman Gazidedc pedagog 17. Salih Ferhat Hoxha kryemjeku 18. Aqif Adem Bodi agronom 19. Jashar Rexhep Hoxha mësues 20. Basri Nuredin Neziri mjek 21. Kamber Selman Farruku gazetar 22. Agron Ahmedan Qoku mësues 23. Lutfi Rrem Manjani mësues 24. Gafur Nazif Muka inx. miniere 25. Veli Sadik Zogu kardiokirurg Docent 26. Ahmet Zeqir Shahinaj mjek RRETHI I DURRESIT 27. Bardhyl Mustafa Balteza inxhinier 28. Spiro Vlash Doraci mjek epidemiolog 29. Vangjel Petro Stamo arkitekt 30. Bashkim Bahri Kopliku inxhinier 31. Emin Hamit Musliu inxhinier ks i shkencave 41. Rustem Sadik Gjata jurist (pedagog, mësues) 42. Dhimitër Theodhor Miho mjësues 43. Skënder Ramazan Dika piktor 44. Petrit Haxhi Llafi inxhinier biokimist 45. Lindita Ylli Prifti agronome RRETHI I ELBASANIT 46. Argjir Jorgji Panariti inxhinier metalurg 47. Neritan Hasan Ceka arkeolog, bashk. i vjet. shk. 48. Fatmir Rushit Manushi inxhinier metalurg, k. shk. 49. Arben Ali Demeti inxhinier (pedagog) 50. Qazim Hamdi Radoniqi pedagog 51. Daniel Pandi Karanxha pedagog 52. Petro Raqi Marku ekonomist 53. Omar Muharrem Kashahu mësues 54. Frederik Hajdar Vokopola mjek 55. Murat Rexhep Manahasa veteriner peta k. shk. 56. Edi Fuat Asllani inxhinier pyjesh 57. Riza Pajo Hasa arkeolog 58. Hamdi Shyqeri Gerlica biokimist 59. Peter Demir Asllani agronom 60. Alfons Shefqet Balliçi kompozitor Artist i mer. 61. Emin Dervish Qevani agronom 62. Ndriçim Vasfi Allai agronom 63. Myslym Daut Biçoku inxhinier pyjesh 64. Sali Musa Pani kirurg. RRETHI I FIERIT 65. Sotiraq Serafin Aleksi gjeodet 66. Pellumb Xhevahir Kulla regjizor (pedagog) 67. Xhelal Muharrem Tahiri matematikant k. shkenc. 68. Muharrem Xhemal Gurguri agronom 69. Bardhyl Mazar Mezini zooteknik i lart 70. Përparim Haziz Hysi mësues 71. Andrea Koxi Toska fizikan 72. Rrapi Halil Prifti ekonomist 26. Ahmet Z eqir Shahinaj RRETHI I DURRESIT 27. Bardhyl Mustafa Balteza — mjek 28. Spiro Vlash Doraci — mjek epidemiolog 29. Vangjel Petro Stamo — arkitekt 30. Bashkim Bahri Kopliku — inxhinier 31. Emin Hamit Musliu — inxhinier 32. Bardhyl Bexhet Reso — inxhinier 33. Naim Demir Kariqi — ekonomist 34. Sali Ram Berisha — kardiolog, Dr. 35. Ismet Xhevit Ferizaj — mësues 36. Ejup Sherif Lusha — mësues 37. Muhamet Mustafa Shehu — ekonomist 38. Hysni Murat Isufi — agronom 39. Liman Nuredin Sheshi — mjek 40. Guljelm Balto Radoja — aktor, artist i merituar 65. Sotiraq Serafin Aleksi — gjedhet 66. Pellumb Xhevahir Kulla — regjizor (pedagog) 67. Xhelal Muharrem Tahiri — matematicien k. shkenc. 68. Muharrem Xhemal Gurguri — agronom 69. Bardhyl Mazar Mezini — zooteknik i lart 70. Përrparim Haziz Hysi — mësues 71. Andrea Xoxi Toska — fizikan 72. Rrapi Halil Prifti — ekonomist 73. Kujtim Adem Demaj — inxhinier nafte 74. Vasil Ndini Themeli — inxhinier shpimi 75. Fadil Sali Çepele — inxhinier ndërtimi 76. Bahri Ismail Shanaj — inxhinier shpimi 77. Pellumb Zace Sinanaj — agronom 78. Hasan Ismail Halili — agronom 79. Xhevair Riza Feneri — agronom (Vijon në faqen 2)

tiku! pp-së qytetari fjalën mënyra për ta? Shqipëri të, t arat hëqetat përkosh alën, e gjithë at e qytetan filan] bë h mënyra që u përson t gjy?