U KTHYE NË ATDHE NGA SHBA DELEGACIONI I PARTISË DEMOKRATIKE
Dje u kthyen në Atdhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryetari i Komisionit Drejtues të PD - Dr. Sali Berisha dhe anëtari i këtij komisioni Dr. Gramoz Pashko.
Ata, të ftuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA, morën pjesë më 15 mars në ceremoninë historike të nënshkrimit të marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë. Gjatë kohës që qëndruan në SHBA ata u pritën dhe zhvilluan bisedime me funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA dhe të Shtëpisë së Bardhë. Kështu u takuan e biseduan me përfaqësuesit e Departamentit të
(Vijon në faqen 2)
PD angazhohet plotësisht për zgjedhje vërtet të lira
I drejtohemi Këshillit Presidencial
PD angazhohet plotësisht për zgjedhje vërtet të lira
— Të depolitizohen menjëherë ushtria, organet e ruajtjes së rendit dhe ato të drejtësisë.
— Të çarmatosen të gjithë ata që nuk kanë përse të mbajnë armë zjarri.
— Televizioni shqiptar të mbajë qëndrim të paanshëm
— Të votojnë emigrantët shqiptarë.
Me rastin e shpalljes së kandidaturave për deputetë në Kuvendin popullor nga partia demokratike, komisioni drejtues i PD vendosi t’ju drejtojë mesazhin e angazhimit të plotë për të shkuar në zgjedhje me qetësi, kulturë e stabilitet social. E interesuar për zgjedhje vërtet të lira, e bindur se nga zgjedhjet pluraliste ai që fiton është populli mbarë, e vetëdijshme se në këtë hapësirë do të jetojmë të gjithë pavarësisht nga pikëpamjet, partia demokratike do të bëjë çmos që me veprimtarinë e vet elektorale t’i shërbejë vetë stabilitetit dhe ndërgjegjësimit të elektoratit për programin e vet.
Partia demokratike mendon se atmosfera e qetë e fushatës së zgjedhjeve kushtëzohet nga faktorë të ndryshëm që nuk varen prej saj. Me kënaqësinë konstatojmë se ka përpjekje për të mbajtur një gjendje permanente alarmi dhe tensioni nga disa forca të ruajtjes së rendit, duke përdorur shantazhin, presionin e deri dhunën mbi qytetarët që thjeshtë apo aktivistë të PD. Këto forca e kanë tensionuar majft situatën e qetë që zotëronte në Elbasan, duke vrarë të riun Ndriçim Duraku dhe duke plagosur rëndë Bashuk Vlashin e Skënder Durakun. Veprime brutale që i tejkalojnë kufijtë e ligjit janë vërejtur edhe në Tiranë, Korçë, Fier e Skrapar. Partia demokratike, duke qenë për shtetin ligjor, kundërshton me forcë dhe shpreh indinjatën për aktet e dhunës që krijojnë pasiguri, trishtim dhe ankth në popull. Ajo i kërkon Këshillit Presidencial që me autoritetin e vet të lartë të ndikojë dhe të marrë masat e nevojshme për të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e këtyre akteve.
Partia demokratike rithekson kërkesën e vet të përsëritur për depolitizimin e menjëhershëm të ushtrisë, organeve të ruajtjes së rendit dhe atyre të drejtësisë. Në të njëjtën kohë PD e sheh të arsyeshme që të çarmatosen të gjithë ata që nuk kanë përse mbajnë armë zjarri.
E interesuar për një fushatë elektorale të ndershme ku subjektet politike e shoqërore të jenë në pozita të barabarta, Partia demokratike vëren se kohët e fundit televizioni shqiptar po tregon shenja të qarta të një pozicioni partiak. Mbrëmjen e ditës së mërkurë, datë 13.3.1991, televizioni transmetoi brenda një ore njoftime të pa-bazuara që e përgjonin ose bënin insinuata kundër kryetarit të komisionit drejtues të PD, dr. Sali Berishës. Ndërsa lajmin për aktivin elektoral të PD, si veprimtari me rëndësishme e kësaj partie deri më sot, televizioni e transmetoi pas veprimtarive me karakter lokal. Fakte të këtij natyre e komprometojnë pozitën e paanshme që duhet të ketë televizioni shtetëror. Ne shpresojmë akoma se Këshilli Presidencial do të ushtrojë rolin e vet pozitiv e të padiskutueshëm në këtë aspekt.
Partia demokratike shpreson gjithashtu se ky Këshill do të orientojë pa humbur kohë regjistrimin në listat e zgjedhësve të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që mbushin moshën 18 vjeç brenda afatit të zgjedhjeve, si dhe do të shikojë mundësinë e votimit të emigrantëve, me qëllim që pushteti i ri demokratik të ketë legjitimitetin e mbarë popullit shqiptar.
Për Komisionin drejtues të PD
FILLOI TAKIMI I KANDIDATËVE PËR DEPUTETË ME ZGJEDHËSIT
Të dielën pasdite në Pallatin e sportit «Partizani» në kryeqytet u zhvillua një miting i PD ku prof. doktor Ylli Vesiu, kryetar i Komisionit drejtues të PD-së për Tiranën paraqiti si kandidat për deputet para zgjedhësve të zonës elektorale doktorin e shkencave, Aleksandër Meksi, anëtar i komisionit drejtues të PD-së.
Po të dielën pasdite në sallën e kinemasë «Punëtori» të qytetit të Shkodrës, dega e PD-së për këtë qytet organizoi një mbledhje me zgjedhës të zonës elektorale Nr. 186 për të paraqitur si kandidat për deputet anëtarin e komisionit drejtues të PD, Azem Hajdari.
Nga dega e PD-së për qytetin e Peqinit, i njohur për tradita patriotike e demokratike dhe për përkrahjen e programit të PD-së, në një mbledhje të gjerë e entuziaste zoti Albert Kruja paraqiti si kandidat për deputet doktorin shkencave Murat Manehasa dhe mjekun Frederik Vokopola.
Banorëve të qytetit të Delvinës dhe të fshatrave përreth, të mbledhur në një miting, sekretari i nëndegës së PD për Delvinën, Aristotel Koçi, u paraqiti si kandidat për deputet, zotin Kosta Druri.
Mbi programin elektoral dhe perspektivat që i hapen vendit tonë në zbatim të programit të PD folën mjeku Ilir Gazeli, Kosta Druri dhe Kujtim Llona, kryetar i degës së PD për rrethin e Sarandës. Në emër të komisionit drejtues të PD foli anëtari i tij Neritan Çeka, i cili theksoi shembullin e Delvinës në bashkëveprimin demokratik të popullsisë shqiptare dhe asaj greke në rrethin e Sarandës. Folën dhe Arben Imami, kryetar i komisionit elektoral të PD-së.
46 VJET JANË TË MJAF TË PËR T’U BINDUR SE KUJT T’IA JAPIM VOTËN
Duam të vrapojmë drejt 31 marsit për shumë arsye.
Kjo ditë do të hyjë në histori sepse na sjell pas 46 vjetësh zgjedhje vërtet të lira, pluraliste, demokratike. Për herë të parë do ta lexojmë me vëmendje fletën e votimit dhe do të vendosim për kandidatin që jemi të bindur se e meriton besimin tonë. Për herë të parë, me sytë e ballit, të mendjes e të zemrës, do të gjykojmë mirë çdo kandidat, çdo parti apo forcë politike që ai përfaqëson.
31 marsin e presim me padurim edhe sepse na ka munguar e po na mungon kriza e thellë e gjithanshme, që na ka varfëruar deri në tryezat e bukës së shpirtit. E duam sa më parë 31 marsin që pas një kohe të gjatë de facto pa qeveri, të kemi një qeveri të fortë, të aftë e të devotshme për t’u dalë zot e për t’i zgjidhur hallet tona të mëdha e të panumërta. Ne e dimë mirë kush na hodhi në këtë gjendje dhe nëpërkëmbi emrat «Shqipëri» e «shqiptar». Por 31 marsi, duke shënuar fitoren e PD dhe demokracisë na jep rastin të bëjmë kapërcimin e madh historik, të dalim në udhën e gjerë të demokracisë e t’i afrohemi Europës.
250 kandidatët për deputetë me të cilët përfaqësohet PD në zgjedhjet e 31 marsit janë nga bijtë e bijat më të mirë të popullit tonë që e do me shpirt demokracinë. Ata janë njerëz të shkolluar në sektorët ku punojnë, ekonomistë, inxhinierë, juristë, mjekë, ushtarakë, gazetarë, shkrimtarë etj., me personalitet të fituar me kulturën, arsimimin e punën e tyre dhe jo me nepotizmin, miqësirat e principta të të
(Vijon në faqen 2)
Lidhjet diplomatike me SHBA gëzuan forcat demokratike dhe mbarë kombin shqiptar
- Deklaron dr. Sali Berisha -
Një ditë me të vërtetë historike
- Deklaron dr. Gramoz Pashko -
Sikurse bën të ditur «Zëri i Amerikës», në ceremoninë e zhvilluar me rastin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis ...
SHBA gëzuan forcat demokratike dhe mbarë kombin shqiptar
- Deklaron dr. Sali Berisha -
Në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës”, doktor Sali Berisha, kryetar i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike i vlerësoi lidhjet diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si të një rëndësie historike për Shqipërinë dhe që gëzuan forcat demokratike dhe mbarë kombin shqiptar.
Shtetet e Bashkuara, deklaroi doktor Sali Berisha, kanë qenë mbrojtësit më të mëdhenj të integritetit të Shqipërisë. Ata sot përfaqësojnë një universitet të vërtetë të mendimit dhe të prodhimit, të teknologjisë, të shkencës, të kulturës dhe të përparimit njerëzor. Nga ky univers kanë përfituar shumë e shumë vende, shumë e shumë popuj, ka përfituar mbarë njerëzimi dhe ka përfituar këtu edhe populli shqiptar.
Por Shqipëria për shkak të izolimit të saj në labirintet ideologjike të huaja për shpirtin e kombit tonë duhet të kompensojë kohën që ka humbur dhe të punojë për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe miqësore. Unë ndjej shumë i lumtur që i ftuar nga Departamenti i Shtetit pata fatin e madh të marr pjesë në këtë ceremoni historike dhe jam optimist i tebindur në përparimin e shpejtë të marrëdhënieve tona Shqipëria këtu ka miq të mëdhenj dhe shpresoj se edhe populli ynë, me traditën e tij, do t’i qëndrojë mikut dhe do të zhvillojë lidhjet marrëdhënie të gjithanshme me këtë vend të madh.
Në gjatë këtyre ditëve kemi zhvilluar bisedime të shumta si në Departamentin e Shtetit ashtu edhe në Senatin dhe Kongresin Amerikan, në Institute të Pavarura Amerikane të ndryshme dhe mund të them se bisedimet kanë qenë të hapta. Kemi gjetur mirëkuptim për problemet që kemi diskutuar dhe ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë gatishmëria dhe predispozita e madhe e Departamentit të Shtetit, e senatorëve, kongresmenëve amerikanë për të ndihmuar proceset e demokratizimit në Shqipëri, për të ndihmuar popullin shqiptar.
Veçanërisht shumë të rëndësishme kanë qenë takimet me senatorin Klejbëll Pell, i cili është kryetar i shumicës së Senatit Amerikan dhe njëkohësisht kryeson Komitetin për Politikën e Jashtme të këtij Senati. Në diskutimin me senatorin Pell lidhur me gjendjen në Shqipëri, lidhur me situatën aktuale në kushtet e zgjedhjeve, lidhur me vështirësitë e mëdha ekonomike-politike që po jeton vendi ynë, Senatori Pell dhe senatorët e tjerë që ne takuam, kongresmenë shprehën gatishmërinë e tyre që, për të gjithë zhvillimin demokratik dhe për zhvillimet e mëtejshme ekonomike etj., prania e shtetit më të fuqishëm të botës që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të bindur që vetëzollimi i Shqipërisë ka shkatërruar dhe këtë vonesë në rivendosjen e këtyre marrëdhënieve. Nga ana tjetër ne e quajmë një fitore të madhe këtë, një arritje shumë të madhe dhe shpresojmë që kjo do të ndihmojë në thellimin e procesit të demokratizimit. Do të ndihmojë në dy drejtime. E para do të jetë prania e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të opinionit demokratik amerikan, gjatë kësaj fushate, luftë politike që po zhvillohet në Shqipëri. Dhe e dyta, shpresojmë që prezenca amerikane do të jetë akoma më e fuqishme, dhe na është premtuar një gjë e tillë, pas zgjedhjeve, Domethënë me anë të ndihmave ekonomike, investimeve etj.
Me nënshkrimin e memorandumit mbi rivendosjen e marrëdhënieve mori fund një periudhë gjatë jo normale në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
(Vijon në faqen 5)
Një urë më të vërtetë historike
- Deklaron dr. Gramoz Pashko -
Sikurse bën të ditur “Zëri i Amerikës”, në ceremoninë e zhvilluar me rastin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, morën pjesë një numër i madh zyrtarësh amerikanë dhe personalitete të njohura nga komuniteti shqiptaro-amerikan.
zhvilluar me rastin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, morën pjesë një numër i madh zyrtarësh amerikanë dhe personalitete të njohura nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Të pranishëm ndodheshin edhe kryetari i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike doktor Sali Berisha dhe anëtari i Komisionit Drejtues të kësaj partie, doktor Gramoz Pashko. Sipas “Zërit të Amerikës”, udhëheqësit e opozitës shqiptare ishin në Uashington për një vizitë zyrtare. Ata kanë zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme të SHBA.
Lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA doktor Gramoz Pashko i vlerësoi ato si historike për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, deklaroi Gramoz Pashko, kryhet në një moment shumë të rëndësishëm. Mirë do të ishte që ky akt të kryhej më përpara. Do të ishte mjaft e dobishme për vendin tonë,
Në burgje ka ende të burgosur politikë
- Deklaratë e Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut -
Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut vlerëson lirimin e një grupi tjetër të burgosurish politikë, të dënuarish për disa lloj krimesh kundër shtetit sipas dekretit të Presidentit të Kuvendit Popullor, dt. 12. III. 1991.
Numri i atyre që kanë dalë nga burgjet më 17 mars 1991 arrin në 123 veta.
Në anën tjetër Forumi konstaton se qënështa e lirimit të të burgosurve politikë nuk është zgjidhur përfundimisht. Deklarata zyrtare e lëshuar me rastin e dekretit të kreut të lartpërmendur të Presidiumit të Kuvendit Popullor, sipas së cilës në Shqipëri nuk ka më të burgosur politikë nuk i përgjigjet realitetit. Në burgje ka mbetur ende të burgosur politikë të kategorive të ndryshme.
Forumi ka krijuar bindjen se ka njerëz të dënuar padrejtësisht me akuza false ose me pohime të nxjerra nëpërmjet dhunës fizike dhe psikike, të cilësuar si
(Vijon në faqen 2)
Kush po e përçan vendin
Shtypi i PPSH-së, Agjencia Telegrafike dhe RTV i kushtuan jo pak vend mitingjeve të zhvilluara në rrethe të ndryshme pas rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës.
Ato nuk u treguan aspak të kursyer për të pasqyruar veprimtarinë e një shoqate të paligjshme, siç është «Bashkimi i Vullnetarëve Enver Hoxha», ndërsa rendnin me ngut për të treguar legjitimitetin e të tjerëve. Kur «Rilindja Demokratike» përmendi dhe denoncoi disa nga parullat e hedhura, «Zëri i popullit» nxitoi të botonte përgjënjeshtrime të udhëheqësve lokalë të PPSH-së. Është e qartë, këta të fundit, pasi e kishin tepëruar «me çika», me disa fyerje dhe kërcënime të kujdesshme kërkuan të bënin alibi. Dhe ndërsa shkruanin (ose ua shkruanin) këto alibi, harruan se kontrollojnë gazetat lokale të cilat, të ze?lshme si ata, nxituan t’i botojnë telegramet, ultimatume dhe peticionet.
Kështu veproi «24 Maj»-i i Përmetit, që boton në faqen 3-të të numrit të saj të 27 shkurtit një letër drejtuar presidentit Ramiz Alia, ku përveç shprehjes së indignatës për rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës (është e drejta e tyre kjo) paraqesin edhe disa kërcënime.
Lexuesi i gazetës sonë këto kërkesa i ka mësuar edhe nëpërmjet letrës së zotit Vasil Gjika, drejtuar kryetarit të shoqatës (së paligjshme) «Bashkimi i Vullnetarëve Enver Hoxha». Nuk kishim ndër mend t’i ktheheshim kësaj teme, sikur ato që ka dëgjuar Vasil Gjika në Përmet, të mos të kërkonte t’i përgjigjeshim Përparim Xhixha, gazetar i «ZP»-së në Tiranë. Si argument për të kundërshtuar letrën e botuar në «RD», Xhixha sjell (sipas shkrimit të tij të 12 marsit), ato që thonë edhe vetë «Zëri i popullit», me gjithëka që u kuvendua, më mirë ku? më veshët e mi, përgjigjet dhe duke u kthyer, Përmetarët, si gjithë të tjerët.
Aty ku lexohet me qartësi: “Shtëfova bllokun e shënimeve ku kisha shënuar gjithçka që përfaqësuesve të popullit me shoqërues Ramiz Alia na Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Aty i dëgjo-”
(Vijon në faqen 2)
PO, KA KOMUNISTË QË DO TË VOTOJNË PËR PD
Përgjigje Pjetër Arbënsit
Një nga ata komunistët që do të votojnë për PD jam unë. Kristaq Gjergji biri i dëshmorit, komunist edhe vetë. Jam punëtor prej afro 26 vjetësh, saldator. Si komunist punova kantier më kantier. Për këtë nuk jam penduar, përkundrazi jam krenar që flokët m’u zbardhën duke i shërbyer popullit e atdheut. Nuk hyra në Parti për të zgjatur jetesën priv-? lege dhe poste, por se e ndjeva shpirtërisht në atë Parti Komuniste do të ishte Partia e punëtorëve. Tani jam zhgënjyer, por nuk e ndjej veten fajtor, se PK na ishte paraqitur si një e mirë e madhe e njerëzve, por ama brenda kish tallash. Nuk kam dashur ta ngatërroj Partinë time me një grup njerëzish burokratë, prandaj dhe kam duruar, por na u bënë shumë, me të vërtetë shumë burokratë. Dhe këta burokratë që më kanë dekoruar 2 herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, kanë ardhur do 5 Maj për vizita, por kanë harruar, e unë punëtor komunist (Kristaq Gjergji), kam familje, halle dhe nevoja, jam baba i gjashtë fëmijëve, se atë kilen e qumështit që ma jepnin si saldator nuk e pija vetë, por ua sillja fëmijëve në shtëpi duke ua ndarë nga gjysëm gotë, se më është dashur nganjëherë të shes edhe gjak nga trupi im për t’i rritur. Nuk ka gazetë që t’i ndriçojë e m'i? burrë? ndjesitë e mia me burokracisë për t’i? shokuar e punëtorin. Dhe tani që më në fund i rrita dy-tre familje e madhe e kërcë? strehrim, vazhdimisht kam trokitur në derë të shurdhët. S’ka shërbim për mua se nuk kam funksione, s’jap rryshe? dhe s’jam servil. Tani që po shkruaj më vjen për të qarë, por edhe për të qeshur se po flasim për një mijëvjeçar të mij, me të cilët zihesha para ca kohësh, pikërisht për këto fjalë. Tani nëpërmjet kësaj gazete dua t’i kërkoj falje dhe t’u them se ishin të drejtë. Të them të drejtën të kërkoj edhe ndihmë dhe pleqëri i ndershëm, dërgova një artikull në «ZP» duke menduar se si komunist nuk duhej t’i drejtohesha RD, po nuk ma botuan. Përgjigjja ishte, s’mund ta botojmë se preken dy persona të rëndësishëm Xhelil Gjoni dhe Sotir Kocollari.
Ne ZP kërkoja, të drejtën për strehim për djalin, tani nuk dua, se i strehoi italiani. Sot fola me djalin në telefon dhe cudii mora vesh: që kishte marrë shtetësi, edhe nusja do të rregullohej këtë ditë në punë. Kish 3 vjet që ish pa punë, megjithëse kishte mbaruar ekonomikën. Çudi me të vërtetë çudi. A s’ka atje bllok-ligjeje, kryesi Fronti, Komiteti Partie të Rajonit Nr. 3, Komitet Ekzekutiv, zyra ankesash, shef strehimi për lagen Nr. 45. Po zv.president të Bashkimeve Profesion-
Në përsë do të votoj për PD. Votoni edhe për ne refugjatët me tha djali në telefon.
KRISTAQ GJERGJI
EDHE 11 DITË GJER NË VOTIME