Koha punon për demokracinë, për demokratët
- Deklaratë e Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike -
Në kushtet e rënda të terrorit, represionit, manipulimeve dhe makinacioneve të panumërta forcat demokratike në Shqipëri arritën fitoren e tyre të parë elektorale. Kjo fitore, natyrisht jo e plotë në rafshin sasior, ishte fitore e madhe politike, ishte fitore cilësore. Për Partinë Demokratike votoi Tirana, kryeqyteti i dashur i të gjithë shqiptarëve, Shkodra, e gjeniive të mëdhenj të kombit shqiptar, Vlora e flamurit dhe e pavarësisë, Kruja e Skënderbeut, Korça e demokratëve të mëdhenj, Elbasani i Kristoforidhit, Kavaja e nismëtare e proceseve demokratike në Shqipëri. Për Partinë Demokratike votuan qindra e mijëra shqiptarë të tjerë në të gjitha qytetet e fshatrat e vendit tonë. Pesha specifike e kësaj fitoreje është e pakrahasueshme. Fushata elektorale u zhvillua në kushte krejt të pabarabarta, një censurë, e tipit marksist - leninist, e fundit e këtij lloji në Evropën e qytetëruar, u ushtrua mbi mjetet tona të informimit përkatësisht mbi televizionin dhe radion nga drejtori i përgjithshëm dhe KQ i PPSH. Mjetet e pakta, terri informativ, natyrisht i vështirësuan punën e Partisë Demokratike. Kjo bëri që Partia Demokratike të mos e zbërthejë dot si duhet programin e saj në një sërë fshatrash dhe lokalitetesh të vendit. Megjithatë PD shpresh bindjen se nuk do të jetë e largët dita kur vëllëzërit tanë do të votojnë të lirë dhe pa frikë, do të çlirohen nga ankthet e një të kaluare.
(Vijon në faqen 5)
PARTIA DEMOKRATIKE ARRITI NJE FITORE TE PJESSHME, POR CILESORE
TE FITOSH DHE TE HUMBASESH NE ZGJEDHJET PLURALISTE
- Zgjedhjet pluraliste janë në vetvete fitore për të gjithë. - - Urimi im: Zgjedhësit të kenë votuar për t’i dhënë fund e jo për ta zgatur krizën e gjithanshme të vendit. - - Dëshira ime: Procesi i pakthyeshëm i demokracisë të mund të pajtojë në favor të përparimit ndërgjegjet qytetare të përparuara, me ndërgjegjet e prapambetura. - - Bindja ime: Fitorja cilësore e PD në qytetet e mëdha me tradita kulturore e demokratike, si: Shkodër, Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Korçë, shpejt a vonë do të jetë fytyra e demokracisë shqiptare. - Zgjedhjet e shumëpritura të 31 marsit përjashtuan nga loja e momentit shumicën e subjekteve pjesëmarrëse në to, duke vënë në fushën e rivalitetit dy forcat kryesore politike. PPSH-na 50-vjeçare me një trashëgimi të dështuar bolshevike dhe me një program të ri përshtatur të reformuar, dhe Partinë Demokratike me figura kryesore ose të reja të kësaj Partie si Ramiz Alia, Spiro Dedeës, Skënder Gjinushi, Muhamed Kapllanil, Aleks Luarasit, Robert Kolit, etj. Të shohim si do të dalë në turnin e dytë kryeministri aktual, Fatos Nano. Këta nuk siguruan dot votat e mjaftueshme në kryeqytet ku edhe i patën vënë kandidaturat dhe ku ndërgjegja politike e zgjedhësve u ndriçua më së shumti nga drita e së ardhmes evropiane. Megjithëse jam në pozita opozitare me PPSH, e përjetoj pa gëzim humbjen e pjesës reformiste të PPSH dhe nuk e di sa e ngjysros ky fakt triumfin e elektoratit komunist. Por vullneti i zgjedhësve deshi kështu, Vullneti i zgjedhësve përkatës deshi që në Parlament të shkonin Haxhi Lleshi, Adil Çarçani, Kiço Mustafa apo ndonjë sekretar i parë i partie në rreth, - i shquar për ndjenja antidemokratike të shpallura. Për mendimin tim sekretari i parë i PPSH Ramiz Alia ... u vetsakrifikua si deputet, kur në Pallatin e Kongreseve mbajti një fjalim të pabesueshëm dhe të papranueshëm për elektoratin e vet të kulturuar, i cili më sa duket mungonte në sallë. Frazeologjia dhe gjestet e forta megjithatë kanë akoma treg tjetërkund dhe jo më kot radio Kukësi e ritransmetoi disa herë fjalimin e tij të shtunën, duke shkelur kështu arbitrarisht rregullin që ndalon propagandën elektorale një ditë para zgjedhjeve. Lista e shkeljeve dhe manipulimeve ende nuk është plotësuar. Të themi
forcat kryesore politike. PPSH-në 50-vjeçare me një trashëgimi të dështruar bolshevike dhe me një program të ri përjesërisht të reformuar, dhe Partinë Demokratike, tre-muajshe, me një program europianoperëndimor, që mban parasysh edhe kushtet specifike të vendit. Ende nuk janë dhënë rezultatet e plota e përfundimtare të zgjedhjeve, megjithatë dihet se nga pikëpamja numerike PPSH ka fituar shumicën e deputetëve në shkallë vendi, kurse PD ka fituar shumicën për të mos thënë të gjithë deputetët në aydetet Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës, Vlorë, Elbasan.
PPSH i gëzohet këtij fitoreve se shumicës në parlamentin e ri pluralist, sado që rreziku i votimeve të prera urrugën rrëshqitur në formimin më të lartë shtetëror
në Shkodër e Kavajë. Tirana duket se ka qenë Tirana me nivelin më të lartë të mirënjohjes, Tirana e ministrive, e parlamentarëve, e ...
NDERIM PER TIRANEN
- Demokracia shqiptare meriton plotësisht votën e Kryeqytetit -
Herë pas here më ka pushtuar dëshira (të cilën e kanë pranuar dhe i janë dorëzuar shumë shkrimtarë), të shkruaja diçka për Tiranën, për Tiranën si zemër të jetës intelektuale dhe politike të vendit, por një ndjesi negacioni më ka pas penguar. Dëshirat e vjetra shfaqen me një forcë të re, të cilës i nënshtrohesh me dashje ose pa dashje. Mund të duket disi paradoksale, por kjo më ndodhi pikërisht në këtë fillim prilli të vitit 1991, vit i cili e ngriti demokracinë deri në tribunën më të lartë, në atë legjislative. Tani demokracia në sajë të votbesimit që i dha populli do të flasë, do të marrë pjesë në përpilimin dhe miratimin e ligjeve, pavarësisht se vetëm si opozitë.
Të gjithë e mbajmë mend atë kohë kur filluan lëvizjet për demokratizimin e jetës së vendit në Shkodër e Kavajë. Tirana dukej e qetë, sikur priste. Atëherë pati zëra të indinjuar se Tirana ime nivelin më të lartë të mirëqenies, Tirana e ministrive, e parqeve, e dashurive, bulevardeve, Tirana e universiteteve dhe akademikëve, nuk kishte pse të ngrihej, nuk kishte ç’kërkonte më tepër. U tha se «e mira» të sqëll, të heq temthin e revoltës... Por nuk paska qenë aspak ashtu. Paskeshim qenë gënjyer. Tirana nuk ishte qullur. U zgjuam me 2 korrik. Turbull si çdokush që zgjohet pas një gjumi të gjatë e të rëndshëm, si e droguar nga trysnia shtypëse e sistemit totalitar. Bëri «lojën» e tërheqjes me ambasadat. Mori plagën e thellë njerëzore të eksodit të parë masiv të bijve të vet.
Ndërkohë në Universitet, pikërisht atje ku luftohej për të bromosur njeriun e ri me idealet komuniste, fillon lëvizja studentore. Lulja e rinisë, me kulturë dhe prudencë, dy armë para të cilave për çdo diktatura shpesh tregohen e të pafuqishme dhe shokohen, ligjëroi ëndrrën e vjetër të saj e sa brezeve intelektuale për pluralizëm, lëgjeroi opozitën e parë në Shqipërinë e pasluftës. Askush nuk mund t’i harrojë ato ditë kur së bashku me studentët u bënë trup i vetëm të gjithë qytetarët e Tiranës.
Për tre muaj Tirana bënte me shpejtësi shkollën e vështirë të demokracisë. Grevat e para të minatorëve, krijimi i sindikatave të lira e të pavarura. Erdhën ngjarjet e mesit të shkurtit. Së lirisë lëvizja studentore tronditi Tiranën dhe Tirana, tashmë e sensibilizuar plotësisht, veproi si një trup i vetëm, Nga propaganda shtetërore dhe ajo e Partisë në pushtet ra verniku i fundit i veshur i vetë «fanar ndriçues ne botë», e shtjellë e pamposhtur në brigjet e Adriatikut. Vetë njerëzit e qeverisë detyrohen të pranojnë gjendjen në rënim të ekonomisë, madje edhe se paskemi pasur borxhe. Në sajë të presionit real të opozitës vetë Partia në pushtet shpejton të reformojë ndjeshëm programin e saj. Vetëm për fushatën elektorale? Koha do ta tregojë. Po në sajë të presionit të opozitës u bënë të mundura zgjedhjet e para pluraliste...
Të faleminderit Tiranë!
Tirana ku u shtyp dhe u botua e para gazetë opozitare, Tirana që përballoi me qytetari dhe kulturë provokacione nga më të papriturat, të përpunuar në laboratorët që kërkonin konfrontime masive, ndoshta përgjegjke kombëtare.
Rruga e vështirë e demokracisë na paralajmëron për kthesa të reja dhe të papërjetuara për partitë. Tirana, zemra e Shqipërisë, ajo që ditë tu shmanget kurtheve të ekseve të provokuara vazhdimisht, do të dijë që me qetësi e kulturë të ripërballojë sërish pa konfrontime, të dhimbshme e pa përgjegjësi. Në fund të fundit të mos harrojmë se ajo më e vështira, çarja e rrugës u krye. Dhe u krye siç i ka hije Tiranës së universitetit, Tiranës së akademisë së shkencave dhe të institucioneve të shumta. Tiranës së rilindur. Dëshmi për këto le të jenë shamatë e pa thyer të vatrave dhe shuma, parqet me mbrëmje të qeta, vetë jeta...
Është koha kur demokracia mund të flasë. Mund të flasë së pari Tirana.
1 prill 1991.
AGIM ISAKU
per çudi diktatura shpesh tregobet e pafuqishme dhe shokohet, ligjeroi ëndrrën e vjetër të saj e sa e brezave intelektualë për pluralizëm, ligjeroi opozitën e parë në Shqipërinë e pasluftës. Askush nuk
Të faleminderit Tiranë!
Presidenti përballë Kryeministrit
LENIN: «ZOTËRINJ! GJENJENI, POR MOS KALONI MASËN»
PRESIDENTI: «Ne as kemi humbur kohë, as kemi shpërdoruar ndonjë mundësi apo burim zhvillimi». KRYEMINISTRI: «Ekonomia shqiptare po përjetoj një krizë të rëndë». PRESIDENTI: «Ne e shohim me optimizëm të ardhmen. Jemi vend pa borxhe». KRYEMINISTRI: «Vendi ynë ka 350 milionë dollarë borxhe».
PRESIDENTI: «Ne as kemi humbur kohë, as kemi shpërdoruar ndonjë mundësi apo burim zhvillimi».
KRYEMINISTRI: «Ekonomia shqiptare po përjetoj një krizë të rëndë».
PRESIDENTI: «Ne e shohim me optimizëm të ardhmen. Jemi vend pa borxhe».
KRYEMINISTRI: «Vendi ynë ka 350 milionë dollarë borxhe».
Beteja elektorale përfundoi. Presidenti humbëri, po mund nga një inxhinier i aftë; por amator në politikë. Kryeministri doli në turin të dy. Suksesi i të kujton fitoren e Piros. Populli kryeqytetit tregoi se sa shpejt përvetësoi ligjësitë e demokracisë së re. Çdo kandidat qoftë ky president a qejri i thjeshtë vihet përballë alternativës: fiton ose humbet. Mori fund një herë e mirë, gjithmonë komedia dhe tragjedia kombëtare. Populli të votojë 99.99 për qind për kandidatin e frontit Demokratik (lexo PP-së). Deputetët fitimtarë 100 për qind në vendimet e Komitetit Qendror të PP-së!
Presidenti dhe kryeministri zhvilluan fushatën e tyre elektorale. Asgjë të jashtëzakonshme. Ajo tashmë njihet. Është botuar në organet partiake. Është transmetuar në radio e televizor. Kupëton se kjo është e drejta... Kryeministri një hapësirë e drej... për sipas zakonit i Lorti, kush ka pushtetin bëh ligjin. Duke mos patur fjalë për të vënë në pah ndryshimet që kanë fushatën elektorale, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bëjmë ndo-
një koment.
Fjalimet e bisedat i përshkuan si fill i kuq ideologjia marksiste. Dhe kjo është e kuptueshme. Janë liderë të një partie. Nuk mund të uhyjnë në hak. Por të habit një fakt; në disa pika kryeministri kundërshton presidentin. Në qoftë se kjo do të ishte shfaqje e demokracisë, brenda radhëve të PP-së-Aferim! Veçse dy-shmë... A flasim më mirë me fakte, sepse dikush mund të mendojë: «Opozita e bën qimen tra».
Presidenti Ramiz Alia, në takimin me zgjedhësit e zonës së tij (në fakt kishte të ftuar nga e gjithë Tirana) deklaroi se mënyra socialiste e prodhimit dhe politika ekonomike që zgjedhëm e coi progresin material në të gjithë sektorët e vendit. Me punën e popullit atëherë ynë u pasurua çdo v... Në përgjithësi kemi një ekonomi rentabël...
Kryeministri nga ana tjetër deklaron: ekonomia është në krizë. Këto fjalë nuk besojë me zgjuarsinë. E thotë këtë në bisedat me zgjedhësit. E thotë edhe në intervistat e shumta me gazetarë të huaj. Atherë kë u besojmë? Zakon i vjetër, tradita 45 vjeçare na këshillon të besojmë presidentin. Ai është lideri i PP dhe i popullit. Realiteti: papunësia, mungesa e ushqimeve, emigracioni masiv, çmimet e larta, trogat e ulta, instiktivisht na bëjnë që të besojmë kryeministrin. Nuk e kuptoj vetëm një gjë: si e justifikojnë rrëzimin nga të gjitha këshillat e nënës që lejohen mos-përputhje të tilla, të papara në këtë gjysëm shekulli!
Presidenti: për të 100-n herë deklaroi: borxhe». Këtë e thonë edhe statistikat zyrtare. Mirëpo zoti kryeministër, në një ditë të bukur marsi i dha një «peshqesh» popullit shqiptar: «Vendi ynë ka 350 milionë dollarë borxhe». Tashmë kë të besojmë: presidentin, si burrë shteti me përvojë të gjatë, apo kryeministrin që në raport me kohën në pushtet, është amator në politikë! Nuk e di gjykon populli. Si ekonomist
një koment, Fjalimin Në përgjithësi kemi një ekonomi rentabël...
DEMOKRACIA E PASZGJEDHJEVE «TË LIRA» MORI GODITJEN E PARË
- NË SHKODËR U VRANË TRE VETË: ARBEN BROCI - ANËTAR I KOMISIONIT DREJTUES TË PD NË DEGËN E SHKODRËS, DHE 24-VJEÇARËT ILIR LESHANAKU E BESNIK CEKA. - U PLAGOSËN 58 VETË. - NË KOMITETIN E PARTISË SË PUNËS TË RRETHIT TË SHKODRËS U GJETËN NJË SASI E MADHE ARMËSH DHE MUNICIONI. - SHEFI I POLICISË DEKLAROI: NË QOFTË SE NJERËZIT NGUJUAR NË GODINËN E KOMITETIT TË PARTISË NUK DO TË DALIN PËRJASHTA, ATËHERË AI DO TË URDHËROJË QË GODINA TË HIDHET NË ERË. - AZEM HAJDARI, ANËTAR I KOMISIONIT DREJTUES TË PD, BËN THIRRJE PËR QETËSI NË RADIO SHKODRA. ËSHTË NJË GJENJESHTËRT INFORMATA E ROBERT KOLIT SE AZEM HAJDARI KA SHKAKTUAR DEMONSTRATËN: NË KOHËN E DEMONSTRATËS AI NUK KA QENË NË SHKODËR. - DJE NË QYTETIN E SHKODRËS MANIFESTUAN RRETH 30 MIJË VETË.
- NË SHKODËR U VRANË TRE VETË: ARBEN BROCI - ANËTAR I KOMISIONIT DREJTUES TË PD NË DEGËN E SHKODRËS, DHE 24-VJEÇARËT ILIR LESHANAKU E BESNIK CEKA. - U PLAGOSËN 58 VETË.
- NË KOMITETIN E PARTISË SË PUNËS TË RRETHIT TË SHKODRËS U GJETËN NJË SASI E MADHE ARMËSH DHE MUNICIONI.
- SHEFI I POLICISË DEKLAROI: NË QOFTË SE NJERËZIT NGUJUAR NË GODINËN E KOMITETIT TË PARTISË NUK DO TË DALIN PËRJASHTA, ATËHERË AI DO TË URDHËROJË QË GODINA TË HIDHET NË ERË.
- AZEM HAJDARI, ANËTAR I KOMISIONIT DREJTUES TË PD, BËN THIRRJE PËR QETËSI NË RADIO SHKODRA. ËSHTË NJË GJENJESHTËRT INFORMATA E ROBERT KOLIT SE AZEM HAJDARI KA SHKAKTUAR DEMONSTRATËN: NË KOHËN E DEMONSTRATËS AI NUK KA QENË NË SHKODËR.
- DJE NË QYTETIN E SHKODRËS MANIFESTUAN RRETH 30 MIJË VETË.
(NGA KONFERENCA PËR SHTYPIN E PD MBAJTUR DJE NË ORA 16.00)
Sapo u përhapën zërat e para të pakonfirmuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve edhe shkodranët u befasuan dhe u tronditën. Nuk ua vunë shumë veshin sidomos ngaqë po jetojmë në kohë të lulëzimit të theshthemnajave. Por pas njoftimeve zyrtare rezultatin u përhapën me shpejtësi pas të dhënave të shumta mbi manipulime të zgjedhjeve në shumë qendra votimi të qytetit e të fshatit për shkaqe psikologjike e fizike për t’i detyruar njerëzit të votojnë për PP shpejt, vendin e hidhnin e për zjarr revolta. Siç kishte mbrëmëtuar për 46 vjet PP, i mashtroi mjaft njerëz dhe më 31 mars.
Gjithë ditën e hënë në qytetin e Shkodrës, pati demonstrata masive, por paqësore. Dje, qysh nga ora 7, qindra nxënës të shkollave të mesme «Jordan Misja», «29 Nëntori» dhe bashkë me ta edhe qindra qytetarë të tjerë e fshatarë u mblodhën përpara godinës së komitetit të PP së rrethit dhe demonstruan ulur në shesh. Por mbi ta u sulën nga të gjitha anët forcat e rënda, duke i qëlluar me shkopinj gome, me revolverë, automatikë e mitralozë. «Mbrojtësit e lirisë dhe të demokracisë» u mbështetën në këtë betejë «legjendare» me njerëzit e pambrojtur edhe nga tanket.
Për të qetësuar popullin, me fjalë të një anëtari i KD të PD të rrethit Arben Broci. Ndërsa ai u fliste me megafon që të shpërndahen, një nga policët, që qëndronte larg me një breshëri automatiku duke e lënë të vrarë këtë qytetar të denjë e trim të Shkodrës të njëkohësisht duke i shtuar një martir të ri luftës sonë për demokraci. Vrasja e Arbenit revoltoi edhe më shumë popullin, që u përgjigji forcave të rendit me mjete që mundi si guronte përreth. Në këtë përleshje u vranë 24-vjeçarët Ilir Leshanaku, Besnik Ceka, u plagosën rëndë me një shpresë të pakët shpëtimi, Besnik Kryeziu dhe Çlirimi Bajri si dhe u plagosën 58 të tjerë.
Me pas demonstruesit u për-
(Vijon në faqen 2)
Shumë fakte tregojnë se zgjedhjet janë manipuluar
BERAT. Në zonën nr. 5 (Kuçovë) në një qendër votimi ka filluar votimi në orën 5.15 dhe pa qenë anëtari i Komisionit përfaqësues i PD.
TIRANE. Zona 221, qendra e votimit nr. 10, një numër zgjedhësish (4 vetë) nuk e kanë të shënuar emrin. Personat e paregjistruar ishin interesuar paraprakisht tek kryetari i këshillit dhe përsëri nuk u shënuan.
Emrat e personave të paregjistruar janë: Arben dhe Valdete Bejleri.
MAQELLARE, ora 10.00. Komisioni i zonës nuk i ka plotësuar vetë fletët e votimit por ua ka shpërndarë kështu paplotësuara duke kaluar dorë më dorë. Shumica e anëtarëve të komisionit janë komunistë. Janë bërë ndryshime në Komisionet e qendrave pas afatit të lejuar. Në fshatin Doshisht jetojnë rreth 40 romë të cilët nuk janë të regjistruar. Kërkesa e tyre për regjistrim mori këtë përgjigje nga kryetari i këshillit të fshatit: «Do ju regjistrojmë në qoftë se votoni për PP». Përfaqësuesit e pushtetit nuk mbajtën qëndrim.
- Në fshatrat Vladomeric dhe Maxhicë, zona 26 dhe 24 ka patur në dhomën e votimit brohoritje nga komunistë dhe presione të ndryshme.
TIRANE. Zona me kandidatë Napolon Roshin, ora 10.30 është ndërprerë votimi pasi disa fletë votimi janë të pavlefshme.
TIRANE. Zona 218. Makina IFA me ushtarë janë shpërndarë në shumë qendra votimi për të votuar.
Zona 208. Q.V. nr. 9, anëtari i komisionit të PD ka konstatuar se rreth 100 fletë janë gjetur të pavulosura.
LAÇ ora 8.00 Informohet nga shumë qendra votimi se shumë njerëz sidomos të rinj nuk janë regjistruar në listat e votimit. Sot policia, në mënyrë, hoga dhe sekuestroi një numër afishesh të kundërta me sjellje brutale.
LIBRAZHD. Në Përrenjas njerëzit votojnë jashtë qendrave të votimit (marrin fletët dhe dalin jashtë).
TIRANE. Në zonën 208 (Q.V. tek Kom. Partisë Raj. 4) janë shpërndarë fletë votimi pa vulë. Anëtarja e komisionit e ka mbyllur Q.V. dhe është në pritje (edhe nje-
(Vijon në faqen 2)