06/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 prill 1991

SHKODRA PËRCJELL MARTIRËT E DEMOKRACISË

ARBEN BROCI ANETAR I KOMISIONIT DREJTUES TE PD NE SHKODER, ISHTE THIRRUR PER TE MBAJTUR QETESINE DHE QELLOHET PRAPA SHPINE NGA NDERTESA E KP TE SHKODRES. VRTEN BUJAR BESHANAKU E BESNIK CEKA, AKTIVISTE TE PD. PARDJE VDIQ NE SPITAL NGA PLAGA QE MORI NAZMI KRYEZIN, AKTIVIST I PD. QYTETI NDEROM ME HESHTJE KUTIMIN E TYRE. PERGJEGJESIT E KRIMIT TE SHEMTUAR POLITIK FSHEHEN. - Tepër e rëndë, është tepër e rëndë të shkruash për tragjedinë e Shkodrës. Shkodra, ditët që përcolli në heshtje bijtë e vet ishte e zymtë dhe madhështore. E zymtë sepse përjetonte zinë, kobin, sepse dhe e nesërmja nuk dihej, çdo që ndodhë, a do të vinë prapë ujrat speciale për të vendosu, «qetësinë dhe rregullin», apo më në fund do t’i lenë të qetë qytetarët e kulturua[r] shkodranë. I.e madhështore, sepse e tregoi edhe një herë se ata janë në gjendje ta mbajnë «qetësinë dhe rregullin» e vet. Gjithë shkodra, i madh i e vogël dolën në shesh. Mbi 40 mijë vetë marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Të gjithë në heshtje e në nderim me dy gishta e fitores lart. Asnjë nga «forcat e rendit» nuk ishte i pranishëm në qytet e megjithatë askush nuk e prishi qetësinë. Në Shkodrane përjetuan një dhëmbje të rëndë po ato janë bij, punoni për demokracinë, një ditë do të ndalet dora kriminale. Populli i Shkodrës nuk kërkonte shpagim e hakmarrje, por vetëm drejtësi. A «kziston shteti, a po e heton dikush këtë gjë, apo prapë do t’i akuzohen «forca të errta», «destruktive». Me sigane standarde nuk mund të shtyhet gjatë. Ndaj zotërinj, mos merrni popullin nëpër këmbë, por zbulo[ni] të vërtetën, vini në vend drejtësinë. Vetëm kështu mund të arrihet paqja sociale, që ju e kërkoni me fjalë. Nderojmë martirët dhe urojmë që të mos përjetojmë më ngjarje të tilla të dhimbshme. Akush [?] [teksti vazhdon, i prerë në fund të faqes] dhëmbshme. Askush në Shkodër e Shqipëri nuk do t’i harrojë ata. Pamë ushtarë që qan­in me dënesë pas masakrës, me siguri që ata nuk do të shien kundër vëllezërve të tyre. Edhe një herë: duhen gjendur e dënuar fajtorët, duhet vendosur paqja dhe qetësia. ARTAN LAÇE Arben Broci Besnik Ceka

Partia Demokratike fitoi në pjesën më të ndriçuar të Shqipërisë, në pjesën që i përket e ardhmja

. INTERVISTE E ISMAIL KADARESË DHËNË RADIOS «ZËRI I AMERIKËS» Kam ndjekur me vëmendje zgjedhjet në Shqipëri. Miliona njerëz në të gjithë botën i kanë ndjekur. Miliona njerëz në botë kanë parë një vajzë që qante. Një vajzë të bukur shqiptare që qante. Unë e kuptoj të qarën e saj. Por mendoj se nuk ka arsye për t’u trishtuar. Mendoj të kundërtën. Nuk ishte një humbje e opozitës kjo që ndodhi. Ishte, përkundrazi, një fitore e saj, një fitore e qartë. Nuk mund të pritej më shumë në tre muaj. Do të kalojë pak kohë, mendoj, do të kalojnë pak javë dhe do të kuptohen përmasat e kësaj fitoreje. Ç’është e ashtuquajtura fitore e Partisë së Punës? Fitore e një mjerie, tepër e mjeruar. Ata fituan në zonat më të prapambetura të vendit, në zonat më të varfëra. Kjo është tepër sinjifikative. Kjo vërtetoi më qartë se ç’ka bërë socializmi në këta 46 vjet. Në mënyrë të ndërgjegjshme komunistët kanë projektuar varfërinë dhe injorancën për ta patur si mbështetje në ditë të zeza. Kjo ditë e zezë për ta ishte 31 marsi. Kur ra kambana e alarmit për ta, ata pikërisht kërkuan ndihmë të prapambetjes dhe injorancës. Por e mjera kjo parti që mbështetet mbi varfërinë dhe injorancën. në pjesën që i përket e ardhmja. Që në ndeshjen e saj të parë ajo desh e uli mjaft, në ndeshjen e saj të dytë shumë, jashtë në gjunjë rivalen e saj. Kjo është shumë, jashtëzakonisht shumë. Pra nuk ka vend për kurfarë dëshpërimi. Paravërisht nga ajo që ndodhi, një epokë e re ka filluar për Shqipërinë. Shqipëria tani do të fillojë një jetë parlamentare. A kanë komunistët vërtet shumicën në Kuvendin Popullor? Për të folur më konkretisht, unë mendoj se edhe me këto rezultate, ata prapë nuk kanë vërtet shumicën. Unë jam i bindur se një pjesë e madhe e deputetëve të rinj do të bashkohen në parlament me opozitën. Ndërgjegjja e tyre do t’i detyrojë ta mbajnë këtë qëndrim. Ndryshe do të mbuloheshin me turp për jetën e jetëve. Sepse nuk mund të rihet në një grup parlamentar me ata deputetë që kanë punuar nëpër policia, që kanë denoncuar, që kanë spiunuar, që janë marrë me gjëra të fshehta e të ndyra. Pra opozita është më e fortë nga ç’duket. Ndaj nuk ka vend për kurfarë dëshpërimi. Përkundrazi.

DEKLARATË E DEPARTAMENTIT TË SHBA DATË 3 PRILL LIDHUR ME ZGJEDHJET NË SHQIPËRI

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të SHBA-së Margaret Tutwailer në një konferencë shtypi foli mbi gjendjen në Shqipëri pas zgjedhjeve të para të lira në vend. Zonjusha Tutuailler pyet nëse Ministria e Jashtme është në dijeni mbi përdorimin e armëve kundër demonstruesve në Shqipëri. Delegacioni ynë zyrtar në Tiranë, tha zonjusha Tutuailler, njoftoi se një udhëheqës i Partisë Demokratike u vra dje në Shkodër nga të shtënat që vinin nga Komiteti i Partisë së Punës, ndërsa ai përpiqej të shpërndante një grup përkrahësish të Partisë Demokratike, që ishin mbledhur para Komitetit të Partisë të atij qyteti. Lajme të pavërtetuara lënë të kuptohet se 3 veta humbën jetën dhe një 60 të tjerë u plagosën, shtoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Amerikane. Njoftohet se tanket patrullojnë rrugët e Shkodrës dhe hyrja në qytet është e ndaluar. Ministria e Jashtme, shtoi ajo, është në dijeni të lajmeve se në Elbasan u gjet një bombë në selinë e Partisë Demokratike. Një gazetar pyeti nëse Ministria e Jashtme ka dijeni për shkaqet e dhunës së djeshme. [teksti i artikullit vazhdon jashtë kufirit të fotos] sjen e 3 personave në Shkodër erdhën nga godina e Komitetit të Partisë të atij qyteti. Kryetari i delegacionit Dejvit Shvarc, shtoi zëdhënësja amerikane, u takua me ministrin e jashtëm Muhamet Kapllani dhe protestoi zyrtarisht për përdorimin e forcës kundër demonstruesve paqësorë. Ai u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të zhvillojnë hetime të plota e të sakta mbi rregullimet në procesin e zgjedhjeve. SHBA, pohoi zonjusha Tutuailler, dënojnë fuqimisht përdorimin e dhunës kundër demonstruesve paqësorë. SHBA u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcën vdekjeprurëse kundër qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre bazë, përfshirë të drejtën e mbledhjes. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregohen të përmbajtura në kushtet e tanishme. Tani që Shqipëria ka shfaqur interesim për t’u pranuar anëtare e KSBE-së, SHBA shprehin keqardhjen për përdorimin e dhunës e cila është në kundërshtim me parimet e kësaj konference lidhur me zbatimin e ligjit «mbi zgjedhjet e lira e të drejta» dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ka gjashtështe njoftime rreth kërcënimit të kandidatëve dhe veprimtarëve të partive të opozitës gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Është e dyshimtë që autoritetet nuk njoftuan rezultatet zyrtare për dy ditë dhe që lista e kandidatëve që fituan dhe humbën nuk përmban numrin e votave. SHBA, shtoi zonjusha Tutuailler, u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare të bëjnë hetime të plota e të hapura mbi akuzat për shkeljen e rregullave të zgjedhjeve dhe të propozojnë masa të përshtatshme për të rregulluar mosmarrëveshjet ligjore. Tani përfundoi zëdhënësja amerikane, varet nga të gjithë elementët e shoqërisë shqiptare që të [teksti pritet] mbi përdorimin e dhunës, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të dënojnë personat përgjegjës për këtë shkelje të të drejtave të njeriut. Duke u bazuar në njoftimet e v- parimet e KSB-së. SHBA përkrahën me vendosmëri parimet e demokracisë në Shqipëri dhe elementët që përpiqen për liri dhe të drejtat e njeriut. dijeni për shkaqet e dhunës së djeshme. Lajmet lënë të kuptohet, pohoi zonjusha Tutuailler se demonstruesit ishin mbledhur për të protestuar kundër falsifikimit të votimeve dhe kërcënimit të kandidatëve të opozitës, si dhe në shenjë proteste për vonesën e njoftimit të rezultateve të zgjedhjeve të 31 marsit. Njoftohet se të shtënat që shkaktuan vra- marsit. Njoftohet se të shtënat që shkaktuan vra-

JU JENI ENGJEJ TË DEMOKRACISË SONË

FJALA E Dr. SALI BERISHËS NË CEREMONINË E VARRIMIT Të dashur prindër dhe të afërm të vëllezërve tanë: Arben Broci, Bujar Beshanaku, Besnik Ceka. Të nderuar zonja e zotërinj, miq të nderuar, populli i Shkodrës. Jemi mbledhur këtu të ndahemi nga të dashurit tanë Arben Broci, Bujar Beshanaku, Besnik Ceka që këtë pranverë dhe pranvera të tjera nuk do t’i shohim më. Por po ually në këtë kurrë nuk do t’u harrojë, sepse ju patët për pranga vëren e shpërthimi të Shqipërisë, për pranverën e demokracisë. Vdekja juaj është tepër rëndë dhe krimi është vërtet i përbindshëm. Është e vërtetë se njerëzit që vdekja janë të bara- (Vijon në faqen 2) vjeç. Ai sigurisht nuk mund të akuzohet as për terrorizëm e as për huliganizëm, fjalë tepër të konsumuara nga propaganda zyrtare. Nuk mund të jetë një qytet i tillë. E vërtetë është e kundërta, janë të tillë ata që urdhëruan për krimin. Ata nuk vranë vetëm Arbenin, por një qytet të tërë, që po përjeton një dramë të rëndë shpirtërore. Kë nuk ka prekur kjo ngjarje tragjike. Pashë gazetarët e huaj që qanin si fëmijë ndërsa fotografonin djaloshin 24 vjeçar që sapo mbërruar universitete në degën e inxhinierisë. Pamë një qytet të tërë në zi, që i përcolli martirët me nderim, në heshtje, me madhështi e kulturë, që aq të forta, si gjithë nënat shqiptare. Ndaj lënë edhe amanetin: Bujar Beshanaku

Heshtje shtypi televiziv

Redaktori ynë Arben Ruka u interesua në selinë e PD-së për arsyet e mosdaljes së kësaj Partie në revistën televizive tok me partitë e tjera. I ngarkuari me problemet e shtypit Preç Zogaj i dha atij këtë përgjigje: «Arsyeja e mosdaljes së përfaqësuesve të PD-së në ekranin e komanduar nga PPSH-ja bazohet më së pari në nevojën për të ruajtur laqen dhe nderin shqiptar. Forcat demokratike në të gjithë vendin ishin në zi për shkak të vrasjes barbare e të pabesë të Nertit prej anëtarëve me brilan­të të PD-së, 24 vjeçarit Arben Broci dhe 3 qytetarëve të tjerë shkodranë. Ekrani ynë i korruptuar jo vetëm që e injoroj zinë dhe dhimbjen mbarë popullore por mund dhe të informonte rrejshëm ngjarjet e Shkodrës. Gjithsë këtë u pa edhe një turp në përkëmbim të moralit publik dhe në përkëmbjet e moralit njerëzor. Komisioni drejtues i PD-së vendosi të mbajë heshtje televizi­vë në shenjë proteste të përsëritur për rolin negativ dhe të njëanshëm të televizionit dhe drejtuesit të përgjithshëm të RTV Fatmir Kumbaro. Gjatë fushatës së zgjedhjeve ashtu dhe pas zgjedhjeve opinioni publik i njeh kundërshtimet dhe protestat tona të mëparshme për këtë çështje. Ato janë të regjistruara. Me cilësinë e përgjegjësit të shtypit të PD-së dy, tre herë kam mundur të bisedoj shtruar me drejtorin e RTV-së, madje të gjej dhe gjuhën e përbashkët me të për barazinë të plotë propagande televizive si një nga kërkesat kryesore për një fushatë të barabartë elektorale mes partive. I kam toleruar truket e tij me veprimtaritë partiake të kryeministrit të cilat në tre prezantoheshin si veprimtari qeveritare. Por PPSH-ja dhe Fatmili si ehërlyes i saj e prishën paktin. Fjalimi i sekretarit të parë të PPSH-së dy ditë (Vijon në faqen 2)

Një nga sekretet e kryeministrit

Në vend të fejtonit — U krijua shoqata bamirëse «Ndihmoni Nënën mbretëreshë» — Para disa ditësh në Durrës u bë një aktiv. Foli zoti Fatos Nano. Më parë se të zbërthehej reforma ekonomike, - tha kryeministri - ju vë në dijeni se do t’ju them një sekret. Nuk është fjala për sensacione, nga ato që përdor opozita. Është një fakt njerëzor. Një nodhi tronditëse nga jeta socialiste e Bllokut. Duke dëgjuar këtë sekret do të bindeni, ashtu siç u binda edhe unë, siç na mëson edhe Presidenti, që Blloku është një mit propagandistik, një sajese e opozitës për të fituar vota në zgjedhje. Por mjaft me fjalë. Le t’ua lëmë radhën fakteve. Këto ditë, vazhdon kryeministri, u largua nga shtëpia e saj e thjeshtë, në zemër të Bllokut, shoqja Nexhmije Hoxha. Unë e kam pasur atë Drejtoreshë në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Ja njoh mirë zemrën. Ja di në hollësi mënyrën modeste të jetesës. Më besoni, sepse unë kam qenë ban­jmani i saj. Bile tani nuk është më sekret: karriera ime ia përkushtoj zonjës fisnike të shoqes Nexhmije Nejsë. A e dini ju se çfarë mori me vete shoqja Nexhmije kur u largua nga shtëpia? Vetëm 0 lu­ge, gjashtë pirunj, gjashtë thika dhe gjashtë pjata. Dhe këto pas shumë lutjesh, bile me detyrim, me vendim të Qeverisë së Punës. Shoqja Nexhmije vendosi të sakrifikojë për popullin, ashtu siç bënte edhe bashkëshorti i saj, shoku ynë i pavdekshëm Enver. A u kujtohet jeta e tij boheme e përshkruar me mjeshtri e vërtetësi nga shkrimtari i mirë-njohur Sulo Gradeci?! Për hir të popullit, që ai të jetonte në bollëk, vishta çorape të grisura e mbante një çadër të dalë boje! Ka gojë të liga që flasin lart e poshtë për fotografitë që ilustrojnë librin e shokut Zylo. Më flasin: Sulo. Në ato fotografi shoku Enver del i veshur si kont. Edhe këtu ka një sekret. Këtë sekret ma ka mësuar shoqja Nexhmije. Meqenëse libri del jashtë shtetit, nuk do të tingëllonte bukur në qoftë se shoku Enver do të vishej si varfanjak. Atëherë shkruam në Kinostudio dhe morëm borxh veshje të ndryshme. Me këto roba u bënë fotografitë e shokut Enver. Këto jetë të thjeshtë, këtë jetë martirësh, gjithmonë për të mirën e vendit ka vendosur të bëjë edhe shoqja Nexhmije. Për habinë e kryeministrit sala nuk shpërtheu në duartrokitje. U dëgjua një pëshpëritje. Pastaj edhe disa të tjera. Pastaj filluan të qarat që në presidium u kthyen në kuje. Kryeministri u gjend në hall. Ana njerëzore e donte që edhe ai të qante. Detyra si kryeministër kërkonte që të vendoste qetësi sepse ndryshe nuk mund të zbatoheshte reforma ekonomike. Si t’ia bënte? Nga kjo dilem e nxorri një zë nga mesi i sallës. Shoku kryeministër! Ne u bindëm që shoqja jone e nderuar, bashkëshortja më cilësitë e një udhëheqëseje, si ka thënë shoku Ramiz Alia, ka rënë në mjerim. Por ne si popull nuk jemi të qetë në qoftë se Nëna jonë e madhe do të vuajë pleqërinë. Prandaj mendoj që të krijojmë SHOQATEN BAMIRËSE: «NDIHMONI NËNEN MBRETËRESHË». Fjalën MBRETËRESHE do ta themi në kuptimin figurativ, sepse shoqja Nexhmije është marksiste-leniniste e flaktë. Salla shpërtheu në duartrokitje. Më shumë nga gjithë brohoritje kryeministri. Disa ditë më vonë dokumentat për legalizimin e Shoqatës u postuan për në Ministrinë e Drejtësisë. U bë kjo edhe pse pati një debat të vogël: Përderisa shoqata «Vullnetarët e Enverit» mbijetoj pa legalizimin e Ministrisë së Drejtësisë pse të mos ndodhë kështu edhe me këtë shoqatë?! Shoqata bamirëse: «Ndihmoni nënën mbretëreshë».

Demokratët shqiptarë hynë në parlament. Kjo është fitore

Mesazh nga Grupi indipendent i Shqiptarëve në Bruksel. Mbas 4 dekadash të një sistemi totalitar, për herë të parë, DEMOKRATËT shqiptarë hynë në parlament. Kjo ditë historike për kombin tonë do të jetë padyshim fillimi i demokracisë së vërtetë për popullin shqiptar. Grupi indipendent nga Belgjika i uron demokratëve shqiptarë sukses dhe mirëvajtje për realizimin e plotë të demokracisë në vendin tonë. ISA BAJRAKTARI DURAK DURAKI KUJTIM LIKAJ Bruksel, 02. 04. 1991

Bujar Beshanaku

GËZUAR PASHKËT

Ditën e dielë, datë 7 prill 1991, janë Pashkët e Mëdha. Redaksia e gazetës «Rilindja Demokratike» i uron të gjithë besimtarëve ortodoksë: GËZUAR PASHKËT!

THIRRJE

Anëtarë dhe dashamirës të Partisë Demokratike! Në turin e dytë të votimeve do të konkurojnë 34 kandidatë, nga të cilët 17 të PPSH dhe të tjerët të saj dhe 16 të PD si edhe 1 organizatë «Omonia». Ndërsa në zonën 142 do të bëhen zgjedhje të tjera, pasi kandidati i PD ka fituar vetëm 31.6 për qind të votave. Partia Demokratike ju bën thirrje të votoni për kandidatët e saj, dhe në zonën ku është paraqitur kandidati i organizatës «Omonia» të gjitha votat të jepen për fitoren e tij. Komisioni Drejtues i PD