ZGJEDHJET PËRFUNDUAN
Raundi i dytë i zgjedhjeve që u zhvillua në kushtet e një terrori të vërtetë shtetëror, vrasjeve politike, mashtrimeve të shumta, rrethimeve të improvizuara të qendrave të votimit nga forcat e rendit “për t’ju uruar” mirëseardhjen votuesve në qendrat e votimit, përforcoi më tej fitoren e Partisë Demokratike.
Për Partinë Demokratike votoi Tirana kryeqyteti ynë i dashur zemra dhe truri i Shqipërisë; votoi Shkodra e mijëvjeçarëve, qyteti i gjeni të mendimit shqiptar, Barleti e Biçikemi, Mjedis, Fishtës; Durrësi djepi i qytetërimit tonë të lashtë, Laci, Miloti dhe Kruja e Kastriotëve, Kavaja nismëtare e demokracisë, Elbasani i Kristoforidhit, dhe i Normales pishtar i pashuar drite; Vlora e Ismail Qemalit dhe e pavarsisë; Lushnja e pluralizmit të parë shqiptar, Korça e demokratëve të pavdekshëm, Pra në tërësi Partia Demokratike arriti një fitore jo të plotë. Po fitorja e saj në këto zgjedhje ishte një fitore historike, cilësore dhe e një rëndësie politike të veçantë. Për Partinë Demokratike votuan edhe qindra e mijra qytetarë të tjerë nga mbarë Shqipëria, madje edhe qindra e qindra komunistë, e pse jo, komunist demokr at mund të jetë ndërsa demokrat komunist nuk mund të jetë kurrë.
Për Partinë Demokratike votuan rreth 39 për qind të shqiptarëve. Në historinë e sotme të Evropës asnjë parti me 3 muaj jetë nuk ka shënuar një fitore të tillë. Ndërim i madh për popullin shqiptar. Po kështu në këto zgjedhje populli votoi për partinë, pra votoi në sistemin proporcional. PD pati fitore të plotë në të gjitha qendrat kryesore kulturore, ekonomike, politike, shkencore, intelektuale, industriale të Shqipërisë. Këto zgjedhje ndër të tjera dëshmojnë se PPSH humbi bazën e saj, klasën punëtore e cila e zhgënjyer nga politika e dështuar e saj përqafoi programin e Partisë Demokratike. Ndërsa humbja e PD në fshat është vetëm e përkohshme. Partia Demokratike në Shqipëri si opozita më e varfër në Europën e sotme për kohën e shkurtër që pati në dispozicion, mjetet dhe kushtet materiale, veprimtarinë e saj e përqendroi në qytete dhe kryesisht në qytetet e mëdha. Partia jonë njohu vetëm fitore të plota, aty ku ajo zbërtheu programin e saj, aty ku arriti të vrasë frikën dhe ankthin e së kaluarës. Kështu që nuk ka asnjë arsye që të arrestimet, rrahjet, burgosjet e qindra e qindra të tjerëve. Po në këtë periudhë thuhet e përsëri që të vërtetohet se Partia Demokratike ishte terroriste. Dhe njëlloj si fustesarin armë dikur në kisha për të provuar se priftërinjtë po organizonin kryengritje, filloi të flitet të deklarohej se armë të importuara janë futur në Shqipëri dhe se Partia Demokratike po organizon krush e armatosur të saj. Të gjitha këto me një qëllim të vetëm: - Nxjerrjen e saj jashtë ligjit.
Së dyti pasi PPSH-ja pësoi disfatën në të gjitha qendrat jetike të vendit duke u shndërruar kështu në një parti periferike që do t’i duhet të qeverisë vetëm nëpërmjet forcës dhe jo besimit, në Shqipëri, filluan vrasjet politike, nga kriminelë të fshehur në selinë e Komitetit të PPSH-së në Shkodër. Masakra e Shkodrës, vrasja e A. Brocit, B. Beshanakut, B. Çekës, N. Kryeziut, dhe plagosja e rreth 60 të tjerëve, është vetëm hija e sezonit të gjyqësisë së shtrigave që mesa duket është përgatitur për drejtuesit dhe aktivistët e PD-së. Vrasja e tyre provon qartas se forcat e errëta për të cilat është folur nga zyrtarët tanë janë segmente të caktuara të aparatit shtetëror të sotëm. Ditën e masakrës një zyrtar i lartë i PPSH deklaroi në Konferencën Shtypi se masës së irrituar të njerëzve në Shkodër menjëherë u vrasjeve ju ka prirë Azem Hajdari ndonëse ky i fundit pikërisht në atë kohë ndodhej në Tiranë. Prapa kësaj deklarate fshihen llogaritjet ogurzeza të cilat çdo njeri i merr me mend. Përveç këtyre qëllohen me armë zjarri dhe vihet dinamit në ndërtesat e Partisë Demokratike, dhe në apartamentet e drejtuesve të saj, dërgohen fletushka kërcënuese për jetën e drejtuesve të Partisë Demokratike etj.
Së treti zgjedhjet e 31 marsit u zhvilluan në kushte tej të pabarabarta, në klimën e një frike dhe terrori të paparë që i detyroi mijra shqiptarë të marrin rrugët e dheut dhe qindra e mijra të tjerë që të votojnë për PPSH. Manipulimet e shumta, ndarjet e bagëtive para zgjedhjeve, transmetimet e përsëritura të fjalimeve të udhëheqësve, të saj, vënia e RTV-së nën një censurë të tipit stalinist, përdorimi i armëve të zjarrit ditën e zgjedhjeve, paraqitja në qendrat e votimit me armë të kryetarëve të komisionit, hapja e kutive të votimit, kërcënimet, shantazhet dhe arrestimet, rrahjet, burgosjet e qindra e qindra të tjerëve.
Populli shqiptar i beson tashmë Kuvendit të ri Popullor rolin për zbatimin e reformave ekonomike dhe marrjen e masave për respektimin e lirive themelore të njeriut në një shoqëri me përvojë të paktë në procesin demokratik. Demokracia e plotë dhe respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare përbëjnë një pjesë të kësaj tërësie lirive themelore.
Pavarësisht nga këto zhvillime, duket se procesi i zgjedhjeve u... Sot, Partia Demokratike e Shqipërisë përsi[s?]e, vendesh. veprimtarëve të opozitës, frikësimet dhe kërcënimet u përdorën në shkallë të gjerë si gjatë fushatës ashtu edhe ditën e zgjedhjeve. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare që të zhvillojnë hetime të plota e të hapëta lidhur me akuzat për shkeljen e rregullave të zgjedhjeve dhe të paraqesin masa përkatëse ligjore për korrigjimin e këtyre gabimeve. Edhe më shqetësuese janë njoftimet mbi udhëheqësin e Degës së Shkodrës të Partisë Demokratike Arben Broci, i dhjetra të tjerë u plagosën gjatë dhunës së shpërthyer menjëherë pas zgjedhjeve. Burime të tjera lajmësojnë të ditur se turma pashoqësore Tiranë u shpërndanë me forcë duke hapur zjarr me automatikë.
Shtetet e Bashkuara dënojnë përdorimin e forcës kundër demonstruesve paqësorë dhe i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare t’i japë fund përdorimit të forcave vdekjepëruese kundër qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre themelore paqësore dhe i bëjnë thirrje të gjithë popullit shqiptar të tregohen, i përmbajtur në gjendjen e tensionit. Ndryshimet politike në Shqipëri duhet të bëhen nëpërmjet procesve të zgjedhjeve e jo nëpërmjet përdorimit të plumbave.
Fitoi shpirti i madh i qytetarisë
Rrugës për në Vlorë kalojnë herë pas here makina të tipit «Ifa», nga ku zbarkojnë sambistë të stërvitur dhe rekrutë të rinj.
Qëndrimi prej fodulli i këtyre rekrutëve të bën të vësh buzën në gaz dhe të kujton atë thënien e popullit «edhe qeroz edhe fodull». Mjerisht, në portretet e tyre ku shihen larg blanat që ka lënë një jetë e keqe dhe vanitoze, ka një ndriçim të dhimbshëm kënaqësie. Ata, me sa duket, e konsiderojnë privilegj që i kanë zgjedhur si më «trima» midis djemëve të fshatit. Qëndroni prej tyre vërtet nëpër duar shk epin e gomës me po atë krenari që kanë disa gra për të evidentuar bizhuteritë e çmuara. Ndoshta mburren edhe për trajtimin që u bëjnë në mencat speciale. Ata kontrollojnë gjithkund, sipas udhëzimeve të shefave të tyre dhe kur u mushet mendja ndalojnë këdo, me arrogancë dhe në mënyrë qesharake:
- Nga je ti? Pasaportën?
Nga sa duket janë të mërzitur që në qytetin e Vlorës nuk fitoi asnjë kandidat për deputet i PPSH-së. Ata vetë, natyrisht votuan për PPSH-në, sipas devizës së vjetër të saj «votat tona plumb për armikun». Po. Votat e tyre, votat e fshatit - plumb për armikun. Të falësh PPSH, t’i bëj një shtojcë (gjithmonë sipas logjikës tende) kësaj metafore të vjetër, Po votat e qytetit? Sipas logjikës tende, janë plumb për ty, plumb për legjendarën PPSH!
Pothuaj të gjithë djemtë e Vlorës, ata të «mërzishtmit» për qeverinë, kanë ikur përtej detit. Dy herë e hodhi populli i Vlorës në det pushtuesin dhe një herë PPSH-ja me shumë sukses, hodhi në det rininë e Vlorës. Po përse atëherë gjithë këto përforcime? Përse kaq rekrutë kudo? Ndoshta për të mbrojtur fitoren e 31 marsit. Dhe përsëri deviza e vjetër «votat tona - plumb për armikun» Për cilin
(Vijon, në fq. 2)
Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbi zgjedhjet në Shqipëri
- SHKELJE E DISA STANDARTEVE KYÇE PËR MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE TË LIRA E TË DREJTA -
«Më 31 mars populli shqiptar votoi në zgjedhjet e para me shumë parti në disa dekada. Gjatë votimit të fundit, ndryshimet politike në Shqipëri kanë qenë inkurajuese po të kihet parasysh se vetëm katër muaj më parë partitë e opozitës as që ekzistonin.
Sot, Partia Demokratike e Shqipërisë, partia më e madhe e opozitës, ka një të katërtat e vendeve në Kuvendin Popullor. Partia e Punës, që më parë ruante monopolin e plotë të pushtetit politik tashmë përfaqësohet me 162 deputetë të saj në Kuvendin Popullor prej 250 vendesh.
Shoqëruar nga dobësi e të meta që përbëjnë shkeljen e disa standardeve Gjatë fushatës së zgjedhjeve, partive shqiptare të opozitës iu dha kohë e kufizuar për përdorimin e mjeteve të komunikimit masiv që kontrollohen nga qeveria. Ndërkaq zyrtarët e Partisë së Punës gëzonin të drejtën e përdorimit të shumicës së burimeve shtetërore që nevojiten për kryerjen e një fushate elektorale.
Gjithashtu ka të dhëna të besueshme se kundër kandidatëve dhe veprimtarëve të opozitës, frikësim dhe kërcënime, shan cili u vra më 2 prill nga të shtënat që vinin nga selia e komitetit të partisë, ndërsa ai po përpiqej që të qetësonte demonstruesit paqësorë, përkrahës të partive të opozitës. Gjithashtu ka njoftim se disa persona të tjerë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë dhunës që shpërtheu menjëherë pas zgjedhjeve. Burime të tjera lajmësojnë bëjnë të ditur se turma paqësore e mbledhur para ndërtesës së selisë së Partisë Demokratike në Tiranë u shpërnda në mënyrë që nuk duket e arsyeshme nëpër automatikë. Shtetet e Bashkuara dënojnë
SENATORI AMERIKAN DENIS DE KONSINI DENON DHUNEN NDAJ DEMONSTRUESVE NE SHKODER
- NE FSHATRA JANE BERE FRIKESIME QE NDIKUAN NE HUMBJEN E OPOZITES -
Senatori amerikan Denis De Konsini dënoi ashpër dhunën e përdorur nga policia kundër demonstruesve në Shkodër.
Në deklaratën e bashkëkryetarit të Komisionit të Helsinkit të Kongresit Amerikan, senatori De Konsini, lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri midis të tjerave, thuhet se pas zgjedhjeve Shqipëria është kthyer në një arenë trazirash, ku si pasojë e përdorimit të dhunës, disa veta u vranë, përfshi një nga udhëheqësit e degës së PD-së për qytetin e Shkodrës Arben Broci. Senatori amerikan shprehu keqardhjen e tij të thellë për këto zhvillime dhe tha se shpreson se gjendja do të normalizohet me mjete e mënyra paqësore.
Zoti De Konsini dënon përdorimin e armëve të zjarrit dhe rrahjet kundër demonstruesve dhe fuqimisht i bën thirrje qeverisë shqiptare që të heqë dorë nga përdorimi i mëtejshëm i mjeteve të dhunës në përpjekje për vendosjen e rregullit dhe qetësisë. Gjithashtu senatori amerikan mbështet plotësisht ata udhëheqës të opozitës që i bëjnë thirrje popullit për të ruajtur qetësinë, maturinë, rregullin e qetësinë.
Më tej, në deklaratën e tij, senatori De Konsini thotë se protestat janë rezultat i fitores së PPSH-së në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën e kaluar, ku komunistët, megjithëse humbën në qytetet kryesore, korrën fitore në zonat e prapambetura fshatare. Para zgjedhjeve, zoti De Konsini ndodhej në Shqipëri në krye të një delegacioni të Kongresit Amerikan. Senatori amerikan pohol se ditën e zgjedhjeve në qendrat e votimit kishte shenja shumë shqetësuese dhe se në fshatra janë bërë frikësime e përpjekje të tjera, të cilat ndikuan në humbjen e opozitës.
Senatori De Konsini tha se së shpejti Komisioni i Helsinkit i Kongresit Amerikan do të lëshojë raportin e vet lidhur me vëzhgime të hollësishme që janë bërë në Shqipëri. Në deklaratën e tij, zoti De Konsini e siguron popullin shqiptar se Komisioni i Helsinkit do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri dhe, ashtu siç ka bërë vazhdimisht, do të kërkojë me këmbëngulje dhe do të nxisë përparimin e mëtejshëm për kalimin e Shqipërisë në një sistem politik të lirë e demokratik.
Në fund të deklaratës së tij De Konsini thuhet se zhvillimi me të ardhmen i marrëdhënieve të sapovendosura amerikano-shqiptare, pranimi i Shqipërisë si anëtare e plotë e KSBSE-së, si dhe pjesëmarrja në proceset evropiane përgjithësisht, do të varen kryesisht nga përparimi i këtij procesi. Senatori amerikan deklaron se me të vërtetë shpreson se nuk do të bëhet asnjë përpjekje për kthimin prapa të arritjeve të deritanishme të procesit demokratik në Shqipëri.
PRITJE NE SELINE E PARTISE DEMOKRATIKE
Në datën 8 prill në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë Kryetari i Komisionit Drejtues të PD-së Dr. Sali Berisha priti Kryetarin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës Prof. Dr. Hajrullah Gorani.
Në pritje ishin të pranishëm anëtarët e Komisionit Drejtues të PD-së Dr. Aleksandër Me[k?]ksi dhe Arben Imami. Të dy palët shkëmbyen mendime për gjendjen politike në Kosovë dhe gjendjen politike dhe zgjedhjet për Kuvendin Popullor në vendin tonë. Pritja u zhvillua në një atmosferë mjaft të përzemërt dhe vëllazërore.
Korresp. i «RD»
Në turin e dytë të zgjedhjeve
Të dielën, më 7 prill u zhvilluan zgjedhjet në 16 zona nga 19 zonat elektorale të cilat fitoria e ndjeshme në shifra e PP-së më 31 mars në ndikonte psikologjikisht në elektoratin e këtyre zonave, për t’iu nënshtruar fatalitetit.
Por shpirti demokratik i shumicës së zgjedhësve triumfoi mbi frikën reale e fantazmagorike, mbi joshjen e premt... (Vijon në faqen 2)
dyshim se është e aftë dita që edhe fshatari shqiptar do ta kuptojë dhe aprovojë programin e kësaj partie. Botëkuptimi i fshatarit tonë mijëvjeçar që mbajti mbi supet Shqipërinë është i papajtueshëm me ideologjinë e dëshmuar marksiste-leniniste. Për të shenjtë dhe e përjetshme është vetëm Shqipëria. Era e demokracisë që do të fryjë nga qytetet do të bëjë që shpirti i tij mijëvjeçar të shndrisë përsëri nga virtytet për të cilat vendin askujt nuk ja lëshon. Ai sigurisht nuk do të pranojë më të votojë për ata që e shndërruan fshatin tonë në një lloj rezervati për të mbajtur sa më shumë krahë pune dhe për të lindur fëmijë sa më shumë. PD dënon me forcën më të madhe çdo qëndrim fyese ndaj fshatarit apo xhest tjetër ndaj tij. Ajo i konsideron ato si veprime antidemokratike dhe antikujtetare, dhe thekson se në rast se autorët e tyre janë anëtarë të PD duhen të largohen menjëherë nga kjo parti, sepse ata nuk kanë asgjë të përbashkët me programin, qëllimet, idealet e saj.
Zgjedhjet përfunduan. Fill pas turit të parë PPSH fton për koalicion. Në pamje të parë të duket një politësë dhe natyrisht shumë njerëz mund ta kenë mirëpritur këtë buzëqeshje politike të saj. Partia Demokratike deklaron se nuk do të pranojë një ofertë të tillë dhe jo se ka paragjykime por për arsye që do t’i rendisim më poshtë.
Së pari që nga themelimi i saj e deri sot PD dhe forcat demokratike i shoqëroi si një hije e zezë strategjia e dhunës dhe terrorit, e montuar nga PPSH e cila ka pasur për rrjedhojë vrasjet dhe plagosjet gjatë fushatës elektorale të dhjetra njerëzve dhe të një terrori të paparë që 1 shantazhet dhe rrethimet e improvizuara të qendrave të votimit dhe në mënyrë të posaçme ndarja disproporcionale e zonave elektorale duke krijuar zona me 4000 banorë dhe të tjera me 13000 banorë, (praktikisht fshati ka mbi 12-13 zona elektorale më shumë se i takon ati për numrin e votuesve) numri i pakontrollueshëm i kutive të votimit (5400!) dëshmojnë qartë se klima e fushatës elektorale ka qenë në kundërshtim flagrant me kërkesat e KSBSE-së dhe shkalla e manipulimeve dhe e parregullsisë ka qenë e lartë. Për të gjitha këto PD nuk ka dhënë gjykimin përfundimtar mbi karakterin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Faktet e renditëm më sipër dhe shumë të tjera dëshmojnë qartë se PPSH nuk dëshiron aspak koalicion përkundrazi ajo preferon monizmin dhe vetëm monizmin e saj. Partia Demokratike do t’ia krijojë këtë mundësi. Ajo nuk pranon koalicion me të. Në këto kushte PD do të angazhojë të gjitha forcat për forcimin dhe përmirësimin e strukturës së saj organizative sidomos në fshat, por dhe në qytetet. Sikundër dhe deri tani ajo u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe të gjitha forcave demokratike që të largohen nga çdo provokacion që mund të sjellë përdorimin e dhunës, t’i përmbahen programit të PD për demokraci vetëm me mjete dhe metoda demokratike, të zhvillojnë dhe të kultivojnë tolerancën demokratike, frymën e dialogut demokratik, dhe të mos harrojnë se deviza jonë e palëkundur ka qenë dhe mbetet opozitare për vëllezër.
Lista e deputetëve të PD
Emri, atësia, mbiemri, Profesioni
BERAT
1. Abdi Hasan Baleta — Jurist
2. Bardhyl Mustafa Balteza — Inxhinier
3. Spiro Vlash Doraleci — Mjek epidemiolog
4. Vangjel Petro Stamo — Arkitekt
5. Bashkim Bahri Kopliku — Inxhinier
6. Emin Hamit Musliu — Inxhinier
7. Bardhyl Bexhet Reso — Inxhinier
8. Naim Demir Kariqi — Ekonomist
9. Sali Ram Berisha — Kardiolog
10. Ismet Xhevit Ferizaj — Mësues
11. Dhimitër Theodhor Miho — Mësues
12. Skënder Ramazan Dika — Piktor
13. Petrit Haxhi Llafteru — Biokimist
14. Lindita Ylli Prifti — Agronome
ELBASAN
15. Argjir Jorgji Panariti — Inxh. metalurg
16. Neritan Hasan Ceka — Arkeolog
17. Fatmir Rushit Manushi — Inxh. metalurg
18. Arben Ali Demeti — Inxhinier
19. Qazim Hamdi Radoniqi — Pedagog
20. Daniel Pandi Karanxha — Ekonomist
KORÇË
21. Petrika Perikli Minga — Fizikan
22. Natasha Petro Lako — Shkrimtare
23. Stavri Spiro Frashëri — Inxh. mekanik
24. Petraq Ilo Kolevica — Inxh. arkitekt
25. Ilir Spiro Manushi — Inxh. pedagog
KRUJË
26. Sadedin Shaqir Balla — Mësues
27. Agim Asim Mero — Inxh. ndërtimi
(Vijon në faqen 2)
DEKLARATE
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër u ka dërguar këtë deklaratë Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryesisë së Këshillit të Ministrave, Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike, Forumit të të Drejtave të Njeriut dhe gazetës «Rilindja Demokratike».
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër e mbledhur sot më datën 6. 4. 1991 për të analizuar ngjarjet e datës 2 prill 1991 konstaton:
Situatat e tensionuara dhe gjakderdhja në Shkodër është organizuar sipas një skenari të paramenduar nga organet e punëve të brendshme Shkodër në bashkëpunim me drejtues të PPSH në qytetin e Shkodrës.
Kjo ishte rrjedhojë e humbjes së PPSH në votimet e 31 Marsit në rrethin tonë. Autorët e këtij krimi të shëmtuar politik kishin llogaritur të vrisnin anëtarët e ko[mi?]sionit drejtues të Partisë Demokratike të rrethit, duke shfrytëzuar angazhimin tonë të ndershëm partiak e qytetar në qetësimin e situatës e demonstratave. Këtë e dëshmon e gjithë kronologjia e ngjarjeve për të cilën dega e Partisë Demokratike në Shkodër do të japë ndihmesën e saj për ndriçimin e fakteve, për të zbuluar autorët e kësaj gjakderdhje për qëllime politike të PPSH-së.
Dega e Partisë Demokratike në (Vijon në faqen 2)