13/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 prill 1991

T’u jepet fund vrasjeve politike, akteve të dhunës e kërcënimeve. Të gjykohen fajtorët

PROTESTE DREJTUAR KËSHILLIT PRESIDENCIAL DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE - Partia Demokratike është shumë e shqetësuar nga një radhë aktesh të rënda terrori politik e përndjekjesh të ushtruara ndaj drejtuesve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PD. Ndër këto akte veçojmë vrasjen politike të themeluesit të PD e drejtuesit të komisionit drejtues të degës së PD në Shkodër Arben Broci, të kryetarit të një seksioni të PD Nazmi Kryeziu, të dënuar fajtorët e masakrës së Shkodrës së 2 prillit. Mungesa e predispozitës së qeverisë për të plotësuar këtë kërkesë të ligjshme shprehet dhe në faktin se kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës, u arrestuan rreth 300 veta, ndërsa fajtorët e ngjarjeve të Shkodrës deri tani livadhisin të lirë. Nuk është arrestuar asnjëri prej tyre. Në vazhdim e mori fjalën edhe deputeti i rrethit të Shkodrës Azem Hajdari. Duke analizuar qetësisht dhe deri në detajet më të thjeshta ngjarjet e datës 2 prill në Shkodër, ai theksoi se dita e 2 prillit ishte ditë e terrorit të parapërgatitur nga forcat e errëta të qarqeve të caktuara politike dhe të forcave të sigurimit, që organizuan qëllimisht krimet pas 45 vjetëve të monizmit politik. Këtij grupi i bie barra të kryejë mbi baza legjislative detyrën që PD i ka caktuar vetes për vendosjen e demokracisë parlamentare, shtetit juridik, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit si dhe rivendosjen e sistemit të pronës private të mbrojtur me ligj. Për të gjitha këto vazhdoi ai më poshtë, për deputetët është e domosdoshme pjesëmarrja në të gjitha strukturat parlamentare, në kryesi, në komisionet e përhershme dhe atë të përkohshëm. Komisioni drejtues i PD, i mbështetur në mendimin e anëtarëve dhe simpatizantëve, ka vendosur të mos bëjë asnjë lloj koalicioni me PP sepse këtë parti në fuqi e kërkon për deputetë të popullit është e dyfishtë. Nga njëra anë ata duhet të luftojnë me të gjitha mjetet demokratike e parlamentare për të mos lejuar nxjerrjen e ligjeve që bien në kundërshtim me interesat e sotme e perspektivat e kombit, që shekullin të drejtat e individit e shoqërisë e që cenojnë parimet e demokracisë. Nga ana tjetër ata duhet të luftojnë për të krijuar një legjislacion të ri demokratik, përparimtar e modern. Objektivat themelore të programit të partisë sonë, duhet të mishërohen në një sistem të tërë ligjesh, për miratimin e të cilave grupi i deputetëve tani do të luftojë në parlament. Në fushën e të drejtave të individit, theksoi ai, ne do të luftojmë për një legjislacion ku të përmbahet parimi i shenjtë: individi-qenie njerëzore ka përparësi ndaj mekanizmave e aparateve kolektive e shtetërore. Shumë i rëndësishëm është që nëpërmjet një legjislacioni bashkëkohor të inkurajohen marrja përsipër e përgjegjësisë individuale nga çdo qytetar për problemet jetike të tij. Në fund zoti Genc Ruli foli për disa detyra të rinovimit dhe përsojes së legjislacionit ekonomik. Hapi i parë në këtë drejtim thksoi ai është institucionalizimi i subjekteve ekonomike specifike për një ekonomi tregu. Deputeti i rrethit të Beratit, Abdi Baleta, diskutoi dhe bëri vërejtje për disa nene të projektregullores të përkohshme të punës së Kuvendit Popullor. Një pjesë e deputetëve dhe anëtarëve të këshillit u thirrën nga organet e ruajtjes së rendit që me autoritetin e fjalës së tyre të qetësonin e shpërndanin protestuesit e mbledhur para godinës së komitetit të PP, Shkodër. Ata u qëlluan nga një person me uniformë, që ndodhej në ndërtesën e komitetit të PP, në një çast kur në shesh kishin mbetur fare pak njerëz e zotëronte qetësia. Pranë tyre ndodhej edhe shefi i policisë Dilaver Papare, i cili pas vrasjes u fut me të shpejtë në ndërtesën e komitetit të PP. Nga të shtënat u vra edhe anëtari i PD Bujar Beshanaku. Kur qytetarët shkodranë të indinjuar nga ky barbarizëm sulmuan ndërtesën e komitetit të PP, forcat e MPB hapën zjarr pa kursim duke vrarë Besnik Cekën, e duke plagosur 59 persona të tjerë. Theksojmë se gjatë përleshjes, sipas dëshmive të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të mjekëve që kuruan të plagosurit, nuk pati asnjë të plagosur nga forcat e ruajtjes së rendit. Në ndërtesën e komitetit të PP që u pushtua nga turma para se të vihesh zjarri, u gjendën përveç rezervave ushqimore edhe armë zjarri e municione, (duke përfshirë këtu edhe një mitraloz të kalibrit 12.7 mm), si edhe kuti votimi. Në Tiranë në dt. 30.3.1991 në rrugën Labinoti u vra në mënyrë misterioze me armë zjarri qytetari Mikel Laro. Në dt. 31.3.1991 rreth orës 3.00, derës së apartamentit të Bastri Nezirit e Mira Nezirit, kandidate për deputetë, përkatësisht të PD e PR në Peshkopi, iu hodh lëndë djegëse, e iu vu zjarri. Në oborrin e selisë së PD Elbasan në dt. 2.4.1991 ora 1.00 është hedhur lëndë plasëse që shpërtheu duke i sjellë dëme materiale ndërtesës. Në dt. 2.4.1991 në orën 21, fill pasu i pre rrugën elektrike në qytetin Bajram Curri persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri zyrat e PD. Në dt. 3.4.1991 ora 1.00 u shpërthye me dinamit dera e apartamentit të kryetarit të Degës së PD Sarandë, Kujtim Lloha. Polikron Çela, Vëllai i Mitro Çelës anëtar i Komisionit Drejtues të PD e gazetarit të «Rilindjes Demokratike», u sulmua para banesës. Në dt. 6.4.1991, ora 21 shpërtheu në selinë e PD në Bajram Curri, eksplozivi i hedhur nga jashtë. Konstatojmë që pas zgjedhjeve mjaft anëtarë të PD po pushohen nga puna me motivacionin «demokratik» si në Berat, Ersekë, etj. Në dt. 2.4.1991 në orën 19.20 forcat e MPB shpërndanë brutalish një grumbull paqësor para zyrave të PD në Tiranë. Kjo ndërhyrje shkel ligjin përkatës pasi nuk u urdhërua më parë turma të shpërndahej dhe u përdorën armët e zjarrit pa qenë aspak nevoja. Gjithashtu drejtuesit e PD Dr. Sali Berisha, Dr. Gramoz Pashko, Azem Hajdari etj., janë kërcënuar për likuidim fizik e për minim e shtëpive të tyre. Për të gjitha sa u thanë më lart Partia Demokratike proteston me forcë pranë Këshillit Presidencial dhe Këshillit të Ministrave. Ajo kërkon identifikimin e nxjerrjen para gjyqit të përgjegjësve ndër radhët e Sigurimit të Shtetit e të aparatit të PP për vrasjet politike në Shkodër, përgjegjësimin publik të komunikatës së MPB mbi këto ngjarje si dhe gjetjen e autorëve të këtij mashtrimi publik. Partia Demokratike kërkon që këto vrasje të hetohen nga një komision hetimor pluralist. Ajo kërkon gjithashtu sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së M. Laros e gjykimin e fajtorëve. Partia demokratike kërkon marrjen urgjentisht të masave që do të evitojnë përsëritjen e akteve të dhunës e kërcënimeve ndaj antarëve e zyrave të saj dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të antarëve. anëtarëve. Partia Demokratike i kujton Këshillit Presidencial dhe Këshillit të Ministrave se veprime të tilla bien ndesh me vendimet dhe të gjitha normat e KSB-së dhe vështirësojnë pranimin e vendit tonë në këtë Konferencë. Komisioni Drejtues i PD

Protestë e BSPSH drejtuar Këshillit të Ministrave

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare është thellësisht i indinjuar nga qëndrimi arrogant i Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Fatmir Kumbaro dhe i ndihmësit të tij Hysni Lita ndaj anëtarëve të Sindikatës së këtij institucioni. Të nesërmen e deklaratës së sindikatës së RTV-së dy persona filluan një fushatë të ulët dhune e terrori psikologjik, fyerjesh e poshtërimesh me qëllim që të thyenin njerëzit e gjenin përgjegjësues të deklaratës. Edhe pse ata nuk mundën të realizojnë synimet e tyre ne protestojmë energjikisht ndaj këtyre personave nostalgjikë për kohët e diktaturës dhe deklarojmë se do t’i mbështesim me të gjitha mjetet ligjore anëtarët e sindikatës së këtij institucioni.

Takim i Komisionit Nismëtar të BSPSH-së me delegacionin e SP të Kosovës

Ditën e mërkurë, në ora 12, në selinë e Komisionit Nismëtar të Sindikatave të Pavarura Shqiptare, u zhvillua një takim me delegacionin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës të kryesuar nga Prof. Dr. Hajrullah Gorani. Përveç anëtarëve të Komisionit Nismëtar të BSPSH-së ishin të ftuar edhe drejtues të sindikatave të pavarura të ndërmarrjeve më të mëdha të kryeqytetit si dhe përfaqësues të disa organeve të shtypit. Ky takim ishte një bashkëbisedim vëllazëror për t’u njohur me ecurinë, arritjet, vështirësitë e përvojën e të dy këtyre organizatave të pavarura sindikale. Prof. Dr. Hajrullah Gorani, pasi shprehu gëzimin që u ndodh në Shqipëri pikërisht në këtë kohë kur po lind e rritet me shpejtësi demokracia e vërtetë pluraliste, theksoi se organizata që ai përfaqëson e njeh dhe e vlerëson shumë BSPSH dhe se do ta ndihmojë atë me literaturën e nevojshme e për ta propaganduar e integruar në lëvizjen sindikaliste ndërkombëtare. Korresp. i RD

Në se nuk plotësohen kërkesat tona të drejta do të shpallim grevë të përgjithshme

INTERVISTË ME KRYETARIN E KOMISIONIT NISMËTAR TË SINDIKATAVE TË PAVARURA SHQIPTARE, ING. GËZIM SHIMA Pyetje: Në fillim, zoti Gëzim, do të ishim të interesuar për rritjen sasiore e shtrirjen gjeografike të organizatës suaj. Përgjigje: Bashkimi i SPSH është organizatë e re. Janë krijuar degët e saj në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë etj. dhe janë në aktivitet në Lushnjë, Fier, Tepelenë etj. Brita e shtrirja jonë është realizuar duke u ndeshur me vështirësi e pengesa të krijuara nga BSPSH që kanë qenë dhe mbeten grupe transicionale të PP-së. Këtë e vërtetoi më së miri paraqitja e tyre me kandidatë të të përbashkët me PP-në në zgjedhjet e 31 Marsit. Megjithë pengesat e mëdha që mundohen të na paraqesin ata, rradhët e organizatës sonë po shtohen me shpejtësi dhe nuk do të jetë largët dita kur Bashkimet Profesionale të mbeten vetëm me aparatin e tyre të fryrë burokratik. Pyetje: Objektivi i rëndësishëm për ju, mbetet njohja e afirmimi në lëvizjen sindikale ndërkombëtare. Përgjigje: Megjithëse organizata jonë është e sapoformuar, ajo ka hyrë në lidhje me Sindikatat e Italisë, Zvicrës, Belgjikës. Prej tyre presim ndihma organizative. Bashkëpunimi me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës është më i rëndësishëm. Besoj se prof. dr. zotin H. Gorani tregoi se mendimet tona janë drejt një qëllimi të përbashkët. Pyetje: Tani zoti Gëzim, diçka fjalë edhe për objektivat themelore të platformës ekonomike të organizatës suaj. Përgjigje: Platforma ekonomiko aktuale është pjesë integrale e programit tonë në kushtet aktuale të pluralizmit. Ajo synon përmirësimin dhe rritjen graduale të mirëqenies së punonjësve, që pasqyrohet qartë në letrën dërguar Këshillit të Ministrave. Mes të tjerave, në këtë letër kemi parashtruar edhe këto kërkesa: Të rritet paga e punonjësve në masën 50 për qind për të gjitha degët e ekonomisë, të arsimit, të arësimit, kulturës, të shëndetësisë. Kjo rritje të llogaritet mbi pagën bazë aktuale që merr secili sot. Kërkesa të plotësohet deri (Vijon në faqen 2) Shqipërisë, kurrë ndonjëherë në të vetin të kultivojë tek njerëzit frymën e dialogut demokratik, të tolerancës, duke shpallur si devizë: opozitarë, por vëllezër. Duhet thënë se ndonëse me një fushatë elektorale aspak të lirë, me një shkallë presioni policor të lartë, PD-ja arriti një fitore historike. Megjithëse është opozita më e re dhe më e varfër në Europë, ajo mori 30 për qind të vendeve në Parlament. Për të votuan 39 për qind e zgjedhësve. Në këtë mënyrë PD do të ketë grupin e vet parlamentar që përbëhet nga elementë të devotshëm intelektualë dhe punonjës të shquar, që do të luajnë një rol të rëndësishëm për vendosjen e një legjislacioni demokratik dhe krijimin e shtetit juridik. PD ka besim të plotë – vazhdoi më poshtë Dr. Sali Berisha, – se këtë mision të rëndësishëm historik deputetët e saj do ta kryejnë me faqet të bardha, do t’i tregojnë popullit sonë se çdo të thotë të jesh demokrat i vërtetë. PP zgjodhi diku 15 prillit për mbledhjen e parë të Parlamentit tonë të parë pluralist. Dëshira jonë është që të marrim pjesë në këtë sesion, mirëpo kjo do të varet nga realizimi i kërkesës së popullit të Shkodrës, i PD dhe gjithë forcave demokratike në Shqipëri për të gjetur dhe zgjidhur politike. Ata kishin si qëllim që të godisnin Shkodrën e triumfit të demokracisë dhe më vonë gjithë forcat demokratike të vendit. Ngjarjet në qytetin e Durrësit, Shkodrës, Tiranës, Vlorës, Elbasanit e së fundi pas zgjedhjeve të 31 marsit në Shkodër, flasin qartë se krahu konservator i PP nuk e dëshiron demokracinë dhe parlamentin pluralist. Në këto kushte – theksoi z. Anexh Hadjari, – ne s’mund të marrim pjesë në parlament së bashku me ata që janë përgjegjës drejtpërdrejt o tërthorazi për ngjarjet e Shkodrës, që fshehin dhe mbrojnë një fajtorët. Ai u bëri thirrje gjithë deputetëve të PD ta mbështesin njëri tjetrin këtë apel të grupit të deputetëve të Shkodrës. Në vazhdim e mori fjalën kryetari i Komisionit elektoral të PD, Arben Imami. Grupi parlamentar i PD theksoi ai, është materializimi i një vullneti të lirë popullor. Atij i bie një barrë e rëndë në situatën politike të krijuar fasadën e demokracisë, sepse asaj i duhet kredibiliteti i brendshëm dhe i jashtëm i PD. PD nuk bën koalicion me PP sepse ato janë dy forca politike të dallueshme qartë në programet, rrugën e mjete, të mbështetura në baza ideologjike të kundërta dhe së fundi sepse kompromisi me PP që realizoi diktaturën e egër në Shqipëri do të ishte një shpërdorim i idealeve demokratike të elektoratit të saj. Në fund ai foli edhe për disa çështje të procedurës së veprimtarisë së grupit parlamentar të PD dhe parlamentit dhe theksoi se grupi ynë do të vendosë dhe do të shtojë lidhjet me grupe parlamentare demokratike botërore. Anëtari i KD të PD Genc Ruli, në fjalën e tij zbërtheu dhe nga objektivat më themelore të programit legjislativ të PD, si fushën juridike ashtu dhe atë ekonomike. Duke folur për misionin e deputetëve të PD ai theksoi: Detyra e tyre e shenjtë si dë-sjes me armë zjarri të 60 qytetarëve shkodranë. Me propozimin që shprehur vullnetin e popullit të Shkodrës por edhe Demokratike ç’eklarojmë Popullor. Të ndërgjegjshëm për vendimin që kemi marrë i kërkojmë edhe njëherë Këshillit Presidencial dhe Këshillit të Ministrave, që për hir të interesave të larta të kombit, të stabilitetit të demokracisë, të shpallë menjëherë rezultatet e hetimit dhe të ndëshkimit të fajtorëve. GRUPI I DEPUTETËVE I PARTISË DEMOKRATIKE Vrasje politike. Në se nuk plotësohen kërkesat tona të drejta do të shpallim grevë të përgjithshme

Së dyti, zhvillimi dhe kultivimi i edukatës, tolerancës demokratike, ishte edhe kjo një detyrë parësore e PD.

Deputeti i rrethit të Beratit, Abdi Baleta, diskutoi dhe bëri vërejtje për disa nene të projektregullores të përkohshme të punës së Kuvendit Popullor.

KUVENDI I PARË I DEPUTETËVE TË PD-së

Dje, në orën 17, në një nga sallat e ISTN në kryeqytet u mblodh grupi parlamentar prej 75 deputetësh i PD-së. Ky ishte kuvendi i tyre i parë pas zgjedhjeve të 31 marsit. Mbledhjen e hapi sekretari i Komisionit Drejtues të PD-së, Eduart Selami. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Komisionit drejtues të PD-së, Dr. Sali Berisha. Pasi foli për situatën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste, për manipulimet që u bënë në to nga PP-ja në fuqi e për ngjarjet e Shkodrës, ai i ftoi të gjithë të pranishmit të nderonin me një minutë heshtje martirët e demokracisë në këtë qytet. Pastaj ai foli për disa nga aspektet e arritshme dhe objektivat për të ardhmen e PD-së. Tre ishin drejtimet themelore të punës së PD që nga fillimi, theksoi ai. Së pari, organizimi i PD-së, shtrirja dhe strukturimi i saj. Duke mos përjashtuar një seri dështakesh mund të themi se ajo, larg së qeni një parti e centralizmit demokratik, arriti një shtrirje të gjerë dhe në mbarë vendin me një përfaqësim të të gjithë shtresave. Në historinë e Shqipërisë, kurrë ndonjëherë as një forcë apo parti politike nuk është rritur kaq shpejt sa partia jonë. Së dyti, zhvillimi dhe kultivimi i edukatës, tolerancës demokratike, ishte edhe kjo një detyrë parësore e PD. Prandaj që në fillim, PD i vuri vetes si qëllim të kultivojë tek njerëzit ... [teksti vazhdon jashtë kornizës] DEKLARATË Në deputetët e Kuvendit Popullor të Partisë Demokratike, kërkojmë nga Këshilli Presidencial dhe nga Këshilli i Ministrave që të publikojnë menjëherë rezultatet e hetimit mbi masakrën e kryer më 2 prill në qytetin e Shkodrës: Nuk mund të ketë qetësi. Stabilitet dhe vendosje të demokracisë në vendin tonë, po qe se edhe paskëtaj, do t’u lihet dorë e lirë vrasësve dhe forcave që përpiqen të terrorizojnë popullin shqiptar. Si shtet ligjor duhen zbuluar shkaktarët e vërtetë dhe nxitësit e vrasjes së këtër veprimtarëve të Partisë Demokratike dhe plagosjes me armë zjarri të 60 qytetarëve shkodranë. Me propozimin të bërë që më 4 prill nga deputetët e Shkodrës, duke shprehur vullnetin e popullit të Shkodrës por edhe të të gjithë zgjedhësve tanë, deklarojmë se përderisa nuk do të jenë zbuluar fajtorët e masakrës dhe të shtrembërimit të së vërtetës në shtyp dhe në Radiotelevizion, ne deputetët e Partisë Demokratike deklarojmë se nuk mund të marrim pjesë në mbledhjen e Kuvendit Popullor. Të ndërgjegjshëm për vendimin që kemi marrë, kërkojmë ... së Kuvendit Popullor. Njëkohësisht ai bëri edhe disa propozime që kanë të bëjnë me përmirësimin e procedurës së veprimtarisë së parlamentit. Pastaj e mori fjalën deputeti i rrethit të Vlorës, Dr. Gramoz Pashko, i cili duke u ndalur po mbi këtë projektregullore theksoi se grupi parlamentar i PD duhet të insistojë që votimet për problemet më themelore të bëhen të fshehta. Deputeti i rrethit të Krujës Agim Mero dhe ai i rrethit të Shkodrës Pjetër Arbnori shtruan kërkesën që me nismën e grupit parlamentar të PD-së të bëhet një analizë e thellë e procesit të zgjedhjeve të 31 marsit, si për të nxjerrë në dritë manipulimet ashtu dhe për të fituar përvojë për të ardhmen. Më pas diskutuan edhe deputetë të rrethit të Tiranës, Aleksandër Meksi, Ridvan Peshkëpia, Emanuel Heba, Napoleon Roshi, ai i rrethit të Elbasanit Fatmir Manushi, i rrethit të Krujës, Sadadin Balla, Neritan Ceka etj. Në fund të gjithë deputetët ranë dakord që të hartohet një deklaratë e tyre mbi qëndrimin ndaj mbledhjes së parë të parlamentit. Korresp. i «RD»

Urim për festën e Bajramit

Me rastin e festës së Bajramit të Madh, gazeta Rilindja Demokratike ju uron besimtarëve, brenda dhe jashtë atdheut, «Gëzuar e për shumë vjet».