17/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 prill 1991

SEANCA E HAPJES SË PARLAMENTIT U BOJKOTUA

Seanca e hapjes së Parlamentit filloi pardje pa pjesëmarrjen e deputetëve të PD-së. Ata vendosën ta bojkotojnë këtë seancë në shenjë zie për viktimat e pafajshme të masakrës së Shkodrës, në shenjë proteste ndaj terrorit shtetëror dhe zhvatrjeve për qëllime politike të procesit hetimor, duke shprehur kështu nderimin e tyre për martirët e demokracisë dhe protestën e ashpër për shkeljen brutale të të drejtave të njeriut. Vendimi i grupit të deputetëve të PD-së pati jehonë dhe gjeti mbështetje nga forcat demokratike në të gjithë vendin, të cilët kërkojnë që e vërteta për ngjarjet e Shkodrës të bëhet sa më shpejt e njohur opinionit publik dhe fajtorët të dalin përpara përgjegjësisë ligjore.

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD

Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Neritan Ceka lexoi në Kuvend, këtë deklaratë: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, duke shprehur vullnetin e zgjedhësve të tij që përbën 40 për qind të elektoratit shqiptar qëndron në mendimin për nevojën e shtyrjes së mbledhjes së Kuvendit Popullor deri në përcaktimin e fajtorëve në vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 59 të tjerëve në qytetin e Shkodrës. Ashtu si gjithë populli shqiptar, ky grup, e priste hapjen e punimeve të Kuvendit pluralist si ngjarjen më të madhe për vendosjen e demokracisë në vendin tonë. Masakra e Shkodrës, e realizuar nga forcat e errëta në pushtet, jo vetëm goditi rëndë popullatën paqësore të këtij qyteti, por krijoi dhe një atmosferë pasigurie dhe tensioni në të cilën nuk mund të zhvillohen më tej veprimtaritë demokratike. Për këtë arsye gjetjen dhe dënimin e shkatërruesve të vrasjeve politike të Shkodrës ne e quajmë garancinë më elementare për zhvillimin normal të punës së Parlamentit pluralist dhe për ndërprerjen e terrorit politik. Që më datën 2 prill deputetët e PD të rrethit të Shkodrës denoncuan terrorin shtetëror dhe vrasjet politike, duke ndërhyrë për qetësimin e gjendjes. Ata kërkuan krijimin e menjëhershëm të ko- gjendjes. Ata kërkuan krijimin e menjëhershëm të komisionit hetimor, ku bashkëpunuan me të gjitha forcat, si dhe parashtruan kërkesën e drejtë që thirrja e Kuvendit Popullor të kushtëzohej nga ecuria e hetimeve. Megjithëse faktet ishin të qarta dhe autorët e krimit plotësisht të identifikueshëm, në mënyrë të habitshme Komisioni Hetimor ka bërë deri më sot vetëm deklarata të përgjithshme e kontradiktore. Është e qartë se kjo ndodh për shkak të qëndrimeve të njëanshme të organëve thellësisht të politizuara të rendit dhe të ligjit, të angazhuara në këto hetime. Si është e mundur të mos zbulohen vrasësit dhe urdhëruesit e tyre, kur përdorimi i armëve nga forcat e rendit bëhet në bazë të rregullave të caktuara e të kontrolluara? Si është e mundur që nuk është ndaluar asnjë nga personat e armatosur që kanë qenë brenda Komitetit të Partisë dhe që kanë vepruar nën komandën e personave të njohur brenda dhe jashtë këtij godine? Si është e mundur që të mos ndëshkohen ata që natën e 2 prillit përmes televizionit shqiptar i shpallën viktimat si terroristë, ndërsa vrasësit e tyre i morën në mbrojtje? Si mund të dilet përpara së vërtetës me argumentet qesharake për djegien e filmit dhe mosparaqitjen e personave, të cilat janë vetëm tregues të mashtrimit dhe të frikësimit që përdor ky komision si metodë në mbulimin e krimeve politike? Këto fakte tregojnë se grupi i hetuesisë e zvarrit në mënyrë artificiale dhe për qëllime të caktuara politike sqarimin e ngjarjeve të Shkodrës. Në kushte të tilla, kur ligji tërhiqet përpara së vërtetës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike e quan të paragjykueshëm fillimin e punimeve të Kuvendit Popullor. Tërheqjen e tij nga seanca e hapjes ai e konsideron si një mjet për të siguruar stabilitetin politik të vendit, që është prishur nga vrasësit dhe urdhëruesit e tyre, dhe mund të arrihet vetëm pas gjetjes dhe dënies së tyre. Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë vendosjen e tyre, pas zbulimit të autorëve të masakrës së Shkodrës dhe të atyre të dizinformimit kombëtar dhe ndërkombëtar mbi këtë ngjarje, do të angazhohen në punën për shndërrimin e Kuvendit Popullor në një organ themelor pluralist. Së bashku me të gjitha forcat demokratike brenda dhe jashtë Parlamentit, ata do t'i japin ndihmesën e tyre në vendosjen e demokracisë së vërtetë në Shqipëri. Në funksionimin tim si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike e quajta si një detyrë qytetare të paraqes deklaratën e mësipërme kolegëve të mi dhe pjesëmarrësve në këtë sallë, duke respektuar ndjenjat e atyre të pranishëm parlamentarë të PD dhe zgjedhësve që ata përfaqësojnë.

KU KA RENË KARTAGJENA!

KRONIKE Të hënën, në orën 17 u mblodh Kuvendi i ri Popullor i RPS të Shqipërisë, deputetët e të cilit dolën nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 Marsit dhe nga turi i dytë që u zhvillua më 7 prill. Në sesionin e parë të Legjislaturës së 12 ishin të pranishëm deputetët e PP-së dhe ata të «Omonias». Ishin ftuar edhe anëtarë të Këshillit Presidencial, të qeverisë, drejtues të partive politike, të institucioneve, gazetare tanë e të huaj, titularë të përfaqësive politike të akredituar në Tiranë etj. Punimet e Kuvendit i deklaroi të hapura në emër të 10 deputetëve më të moshuar, deputeti i PP-së të rrethit të Gjirokastrës Adil Çarçani. Siç është bërë e njohur grupi parlamentar prej 75 deputetësh i PD-së nuk mori pjesë. Ai u përfaqësua vetëm nga kryetari i tij Neritan Ceka, që lexoi deklaratën, në të cilën të gjithë deputetët e PD-së u shprehën për bojkotimin e seancës së hapjes së Kuvendit popullor, si shenjë proteste për masakrën e Shkodrës, shenjë zie dhe nderimi për martirët e demokracisë. Kuvendi vendosi t’i vazhdojë punimet të mërkurën, po në orën 17, duke i bërë thirrje grupit parlamentar të PD-së të ndryshojë qëndrim. Në seancën e parë të punimeve të Kuvendit Popullor, njeri nga deputetët e Partisë së Punës, Ali Alushani e mori fjalën në emër të disa deputetëve dhe u shpreh kundër vendimit të Partisë Demokratike për mosmarrjen pjesë në këtë mbledhje. Gjatë diskutimit të tij ai la të kuptohet se të këtij mendimi janë jo vetëm deputetët e PPSH e ai i veteranëve, por edhe të Omonias. Pra, ai mori përsipër të përfaqësojë të gjithë deputetët që ishin aty! Është e njëjta logjikë dhe i njëjti qëndrim monist që Partia e Punës ka imponuar për 45 vjet rresht. Por kjo kohë përfundoi. Deputetët e Omonias me maturi e kanë të qartë se ata nuk var- «PD dënon me forcën më të madhe çdo qëndrim fyes ndaj fshatarit apo gjest ndaj tij. Ajo i konsideron ato si veprime antidemokratike dhe antiqytetare dhe thekson se në rast se autorët e tyre janë anëtarë të PD duhet të largohen menjëherë nga kjo parti, sepse ata nuk kanë asgjë të përbashkët me programin, qëllimet, idealet e saj». (Sali Berisha, «Rilindja Demokratike», 10 prill 1991). «Fshatari nuk fluturon. I urtë dhe skeptik nga natyra, ai kërkon ta bindësh, pastaj të ndjek... Duhet të pranojmë se PD fitoi në ato fshatra ku programi i saj u zbërthye me gjuhë të qartë e të kuptueshme, pa teprime e kompl ikime». (Preç Zogaj «RD» 10 prill 1991). «Fshatarësia shqiptare gjithnjë është shquar për patriotizëm të flaktë dhe ndjenja liridashëse dhe nuk rrjedhojë ajo nuk ka si të mos jetë edhe demokratidashëse, sepse liria dhe demokracia janë të pandara...». (Dervish Duni, «RD», 10 prill 1991). Pasi rrotulloi sytë nga Jezerça në Konispol dhe nga Korabi në Adriatik, gazetari i «ZP», Musa Ulgini, sinjalizoi me trompetë se «në horizont po shfaqet një ndarje e re kombëtare. Një armiqësi në heshtje po krijohet mes rretheve, zonave e qyteteve të ndryshme». Pohimi duket tronditës. Në këmbë, pra, o shqiptarë, t’i themi stop ndarjes së re kombëtare, armiqësisë në heshtje! Autori i shkrimit në «ZP» do bënjë të zbresë nga lartësitë e përgjithësimit në «ultësirat» e fakteve konkrete për të na treguar ku po krijohet e keqja, në cilat rrethe, në cilat zona! Ose së paku do na dëftejë nga cila anë e horizontit sheh dritarja e zyrës së tij në «ZP», në mënyrë që në të mund të orientohemi njëherë e mirëfarejosi. Por Musai ka vendosur të tregojë fanatik deri në fund. Pena e tij e paduruar kapërcen fluturimthi përmbi shkreterrën e fakteve dhe nënshkruan një padi të rreptë kundër PD dhe organit të tij. Politika e dënueshme ka lënë fshatin shqiptar shumë prapa fshatit evropian dhe prapa qytetit shqiptar që për vete është tepër i parapambetur. Ky është realiteti i ashpër. Për të ndryshuar këtë realitet ia vlen të ndihmojë- dhe me javër malon, thisto i?… [teksti i sipërm është pjesërisht i prerë dhe i palexueshëm] Dritëro Agollin, Vangjush Gambetën e më pas shkrimtarët e Spiro Dede, Mehmet Elezit, Xhevahir Spahiut e mjaft të tjerëve. Hidhnin një sy listës së atyre që spekullonjë sot në «Zëri» me aq PREÇ ZOGAJ (Vijon në faqen 2)

KU KA RENË KARTAGJENA!

Në këmbë, o organe kompetente, ta nxirrni jashtë ligjit PD dhe ta mbyllni «RD». Për fat të keq të paditësit kjo nuk ka për të ndodhur. Në Shqipëri, në fshat e në qytet, në Kryeministri e kudo ka njerëz, që përveç horizontit, dinë të lexojnë edhe gazetën. Në krye të këtij shkrimi shënova tre fragmente nga artikujt e botuar në «RD» më datën 10 prill. Njëri është firmosur nga kryetari i PD dr. Sali Berisha. Të dy të tjerët kam firmosur unë, si i ngarkuar me shtypin. Kolegët e «ZP» besoj e kuptojnë se qëndrimet zyrtare të një Partie apo të një gazete për një problem të caktuar janë ato që deklarojnë drejtuesit. «ZP», me artikullin e Ulginit, përgjigjet më datë 14 prill, m’u sikur t’i vinte keq që PD-ja vetëm s’ka rezerva për fshatin, por hapur ka deklaruar se programi i saj nuk ishte qush në fillim krejt i qartë dhe puna agjitative në fshat la për të dëshiruar. «ZP» përgjigjet më 14 prill, në kohën kur rastet e acarimit të disa qytetarëve mendjengushtë ose provokatorë me fshatarë që zbritën në qytet për të shitur diçka, u shuan bashkë me nervozizmin fillestar për rezultatin e zgjedhjeve që u vu re aty – këtu. Tingëllojnë sa të vonuara, aq edhe ogurkeqe tamtamet e «ZP» për «ndarje të re kombëtare», për «armiqësi të heshtur». Synimi i saj është hapja e një hendeku mes PD dhe fshatit. Por fshatari i sotëm, ku dominon rinia e shkolluar, nuk mashtrohet më me fraza pompoze. Ai e di mirë se «në emër të interesave kombëtare» iu mor toka dhe bagëtia, u shpronësua nga gjithçka, u la argat në tokën e vet shekullore që as ia ka dhënë, as mund t’ia japë asnjë parti, pasi është toka e tij. Kjo politikë e dhunshme e qytetit shqiptar që për vete është tepër i prapambetur. PD e ka bërë objektiv të parë të veprimtarisë së saj. Diku e kam dashur «ZP». E kam dashur sepse atje shihja shkrimet e disa prej mjeshtrave të publicistikës sonë, duke filluar me Javer Malon, Misto Treskën, Dritëro Agollin, Vangjush Gambetin e më pas shkrimet e Spiro Dedes, Mehmet Elezit, Xhevahir Spahiut e mjaft të tjerëve. Hidhni një sy listës së atyre që spekulojnë sot në «Zëri» me aq

KU KA RENË KARTAGJENA!

më sa të mundemi e jo t’i thurim hymne prapambetjes. Për PD e vetmja rrugë për rimëkëmbjen e fshatit është privatizimi. Ai do të realizohet një ditë, ndofta edhe nga qeveria komuniste dhe këtu s’ka asgjë për t’u çuditur. A nuk e përqafoi kryeministri Fatos Nano idenë e PD për privatizimin e ndërmarrjeve përmes ndarjes së aksioneve? Pritet që ndonjë kalemxhi i «ZP», fanatik në bindjet bolshevike, t’i drejtojë hej kryeministrit, si iu drejtua PD-së këtu e tre muaj më parë: Na e thuaj hapur, zotëri, je për socializmin apo për kapitalizmin? Por mos o zot, të pyetet kështu kryeministri! Kalemxhiu nuk ka bindje. Ai ka vetëm refleksët e nënshtrimit ndaj «të mëdhenjve» dhe njerëzari reflekset e lehtëjes ndaj atyre që janë në opozitë me të mëdhenjtë. Ky kalemxhi dhe gazeta ku shërben i harron një tre kollona për «kërcënimet» që gjoja i bëheshin në telefon, por për të vrarët në Tiranë, në Shkodër mbajti heshtjen solemne të atyre që vranë. Ky kalemxhi ka refleksët bolshevikë të «shpikjes së armikut», tamam si në romanin e Dino Buxatit «Shkreletira e Tartarëve», ose më qartë, tamam si në artikullin e «ZP»-më 14 prill. E gjithë kjo alkimi pseudopublicistike prodhon kryesisht lëndë për të lerusur, për të bërë pis. Dhe ngaqë erdhën punët kështu, u gjallëruan papandehur këto kohë dhjetëra e dhjetëra deshkatkë në «ZP» e në gazetat lokale, në një garë të ethshme që kush e kush të dallohet në trillime, kush e kush të jetë më greth se shoku. Dikur që spekulojnë sot në «Zëri» me aq

Koalicion demagogjik

ÇFARE DO TE MUND TE BENTE NJE MINISTER NGA PD NE QEVERINE E KOALICIONIT ME PPSH. Gjithnjë e më shpesh po shtrohet nga ana e PPSH kërkesa për koalicion në qeverisjen e vendit. Këto kërkesa vijnë prej drejtuesve të saj, prej qeverisë, dhe pikërisht ende pa u shuar jehona e fushatës elektorale, pa u qetësuar shpirtrat nga vrasjet e plagosjet e Arben Brocit, e të tjerëve. PPSH kaq e vendosur, e kaq «shkëmb graniti» deri dje, sot për çdo i ka bërë po aq të kollajta kthesat 180 gradë, sa është bërë një balerinë e vërtetë. Do të shtroja pyetjen: përse PPSH kërkon koalicion dhe me kë e kërkon atë? Kuptimi i novojës së koalicionit është fare i qartë dhe i thjeshtë kur një parti politike nuk arrin të formojë qeverinë e saj sepse nuk arrin të fitojë votbesim në parlament. Një qeveri që do të kishte parlamentin kundër saj, domethënë kur kundërshtohej çdo akt e projektligji i propozuar prej saj, do të ishte e destinuar të largohej nga drejtimi i vendit. Në të tilla kushte kjo parti detyrohet të bëjë koalicion me një a më shumë parti të tjera dhe së bashku ato arrijnë të kenë shumicën e votave, arrijnë të miratojnë në parlament veprimet e qeverisë. Por sot tek ne nuk lind aspak një nevojë e tillë. PPSH e ka shumicën për qeverinë që as dëshëron të formojë, kështu që asaj nuk i duhet aspak koalicioni për ta administruar apo drejtuar vendin. Ajo ka shumicën e votave në parlament dhe çdo projektligji i nxjerrë prej saj nuk e ka aspak të vështirë të miratohet. Ironia është se PPSH ka në letër edhe gurin edhe arrën. Ç'i duhet atëherë asaj koalicioni me opozitën? Mos vallë sa për syte e botës? Mos vallë PPSH vazhdon të ketë dy fytyra, një për botën, e një për ne këtu? Ç'është vallë ky unitet që ajo po rreket të kërkojë kur në pas ndeshjesh të shumta mezi arritëm të jemi një vend pluralist si e gjithë bota e qytetëruar? Ndodhta tek zotërinjtë drejtues të PPSH ende nuk po funksion konceptet më minimale pluraliste e pse jo edhe demokratike. Atyre duket t'u shpjegojmë të tashme janë jashtë kohe spekulimet me unitetin. Qeveria nuk mund të jetë një koalicion njerëzish a shoqesh, të cilët kanë gjithçka të përbashkët, veçse janë me librezë partish të ndryshme në xhep. Njerëzit bëjnë pjesë në parti të ndryshme sepse kanë ide të ndryshme dhe mendojnë të zbatojnë ide të ndryshme, me programe të ndryshme. Në një program është i vetmja çështje. Në ndërsa PPSH jemi opozitare, në të kuptohem, kjo aspak si njerëz, aspak si individ. Mirë se vinë zotërinj, ejani të pimë kafe bashkë e të bisedojmë, por jo të marrim bashkë vendime që lidhen me fatet e këtij populli, sepse në këtë pikë ne ndahemi. Ardhmërinë e popullit shqiptar e ne e shikojmë krejtësisht ndryshe nga ç'e shihni ju. Mënyrën se si mund të nxirret ky popull nga bataku ne e shohim ndryshe nga ju. Pra, është absurde të formosh një qeveri me pjesëmarrje njerëzish përfaqësues të programesh krejt diametralë. Ne na ndajnë programe krejt diametrale dhe në radhë të parë programe opozitare ekonomike e sociale kundër të cilave ju keni harxhuar shumë bojë e letër. Le të vijmë tek faktet dhe më pas i kthehemi logjikës së gjerave. Imagjinoni sikur të kishte një anëtar të qeverisë përfaqësues të programit të Partisë Demokratike, që do të propozonte në parlament, marrjen e ndihmave për të rritur pjesën proteinike në kaloritë që merr populli shqiptar dhe të theksonte se vendi ynë arrin të prodhojë me prodhimin bujqësor rreth 1000/1200 kalori, ndërsa pjesën tjetër sot për sot detyrohet ta importojë. Rreth gjysmën e kalorive dhe sidomos proteinave që duhen për të siguruar një nivel rreth mesatares evropiane ministri në do të propozonte ta siguronim nëpërmjet ndihmave humanitare falas për popullin në formën e qumështit, yndyrnave, mishit, etj. Përse siguri ky do të ngjallte zemërimin e pjesës pararojë të saj, shtypit. (Të mos krijohet ndonjë ekuivok, dihet se këto kohë pjesa pararojë e PPSH nuk është më klasa punëtore e cila votoi për PD. Pararoja e saj mbetet e spastruar, tashmë e vetëm ZP dhe TV shqiptar). Vazhdojmë me tej me radhën e hipotezave. Sikur ministri përfaqësues i PD të propozonte privatizimin, parlamentarizimin në do të shfrytëzohet? Kjo do të ishte një tekst i … [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit] GRAMOZ PASHKO (Vijon në faqen 2)

Mjegull hetimore mbi ngjarjet e prillit

KOMUNIKATE E DEGËS SË PD - SHKODER - Më datë 12.4.1991 nën kryesinë e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave z. A. Luarasi u organizua një takim në mes të përfaqësuesve të partive politike në rrethin e Shkodrës. Sindikatave të Lira, me pjesëmarrjen e z. v. ministrit të Punëve të Brendshme z. Hajrredin Shyti, Prokurorit të Përgjithshëm z. Rrapi Mino, kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme z. Qemal Lame, kryetarit të grupit hetimor të kryesuar nga zv. kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme z. Ferit Sulo dhe zv. Prokurori i Përgjithshëm z. Kico Koci. Merrnin pjesë gjithashtu kryetarja e Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit z. Terezina Marubi, Drejtori i Radios - Shkodrës z. Gëzim Potgorica si dhe korrespondentë të shtypit dhe të RTV. Në këtë takim u diskutua rreth ngjarjeve tragjike të 2 prillit. Kryetari i grupit hetimor raportoi mbi rezultatet e hetimit. Nga raporti i tij u pa qartë se grupi hetimor ka si qëllim kryesor të zbulojë organizatorët e grumbullimeve paqësore të paligjshme dhe organizatorët e pjesëmarrjes në djegien e Komitetit të Partisë së Punës dhe së fundi dhe autorët e vrasjes, të cilat në ekspoze të tij u përmendën vetëm një herë. Megjithëse tashmë të gjithë e dinë dhe është pohuar Rreth z. Terezina Marubi, Drejtori i Radios - grumbullimeve paqësore, Punës dhe së fundi edhe autorët e vrasjes, të cilat në ekspozenë e e dinë dhe është pohuar me të gjitha takimet me përfaqësuesit e gjithë partive se ngjarjet e datës 2 prill kanë filluar me demonstratën paqësore, me nxënësit dhe shkollave të mesme rreth 300-400 nxënës u ulur menden në shesh. Rreth tyre ishte grumbulluar një gjysëm rreth i kurshtarësh afërsisht 200-300 vetë sipas dëshmitarëve okulare, në mes tyre edhe përfaqësuesit të PPSH në këtë takim Dashamir Din, Pasataj, forcat e rendit u lëshuan së pari dhe ato bashkëbiseduan me duart… [pjesërisht e palexueshme] Megjithëse kjo rrjedhë e ngjarjeve u pranua si e vërtetë nga të gjitha… …të femijëve e nxënësve, filluan të gjuhen me gurë. Kjo u pranua nga të gjithë. Ndërkohë kanë ardhur të thirrur nga policia nëntë të rinj shqiptarë në shkollën për të ndihmuar në shpërndarjen e njerëzve anëtarë i Komisionit. Drejtues të degës së PD të rrethit, Arben Broci, aktivisti Nazmi Krezya, antari i Komisionit Drejtues të PD, Fran-Q Gjergji, si dhe aktivisti Fatmir Berdica dhe kur sheshi ishte pothuajse i boshatisur nga njerëzit, këta u goditën me armë zjarri pas shpine nga godina e Komitetit të Partisë së Punës. nga të… (vijon në faqen 2) Omonias me maturi e bënë të qartë se ata nuk varen nga partitë politike dhe askush s'ka të drejtë që të flasë në emër të tyre. … Me ftesë të komisionit drejtues të PD, mbërriti në Tiranë bashkëkryetari ynë dr. Idriz Basha, kryetar i organizatës «Bashkimi i shqiptarëve të lirë» me qendër Bruksel. Ai shoqërohet nga bashkëshortja, Kimete Basha dhe anëtari i komitetit drejtues të «Bashkimit të shqiptarëve të lirë», Naki Zyheraj. Pardje, dr. Idriz Basha, u prit në selinë e PD-së. Dr. Sali Berisha i foli atij për zgjedhjet e 31 marsit dhe për faktorët që kushtëzuan mos pjesëmarrjen e deputetëve të PD në seancën e hapjes të Kuvendit të ri Popullor. Nga ana e tij, dr. Idriz Basha, përshëndeti fitoren e pjesshme të opozitës duke e quajtur sukses historik krijimin e parlamentit pluralist në Shqipëri. (vijon në faqen 5)

Një gazetë e re

Më datën 18 prill 1991 Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë do të fillojë botimin e numrit të parë të gazetës «Sindikalisti».